Ruci: Oferta jone, mbi tavoline, gati per kompromisin
Faqja 1 e 1
08092010
Ruci: Oferta jone, mbi tavoline, gati per kompromisin
Rozeta Rapushi
Te hapen kutite e votimit dhe te behet transparenca e zgjedhjeve. Keshtu e nisi dje sesionin e ri parlamentar ne emer te opozites, kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci. Sipas tij, e majta i le edhe pak kohe afat mazhorances qe te reflektoje dhe te pranoje oferten e opozites per hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive te votimit, ne te kundert nuk do te kete me oferta nga ky kamp. Por kete here, Ruci ne emer te PS-se, tha se opozita eshte e gatshme qe te prese edhe nje vendim te Komisionit te Venecias per kete ceshtje. "Duhet t'i japin zgjidhje nje here e mire krizes politike ne vend. Pranoni oferten tone qe keni ne tryeze. Ngrini Komisionin Hetimor per transparencen e zgjedhjeve, me shumicen e opozites dhe drejtimin e saj. Te zbatohet rezoluta e Parlamentit Evropian me hetimin e te gjitha materialeve zgjedhore ku bejne pjese edhe fletet e votimit, pasi ju e lexoni keq dhe e shtremberoni ate. Ne jemi te gatshem te pranojme cdo opinion te Komisionit te Venecias", tha prere ne seancen e pare plenare per kete sesion kreu i grupit Ruci. Sipas tij, kryeministri Sali Berisha, duhet te reflektoje shpejt per kete oferte, sa ka edhe pak kohe. Ne te kundert, Ruci paralajmeroi se opozita nuk do te kete me asnje oferte per mazhorancen ne pushtet por vetem per shqiptaret qe t' bashkohen aksionit te saj politik ne emer te votes se lire dhe zgjedhjeve te ndershme. "Ne e kemi dhene alternativen tone, lexojeni mire zoti kryeminister, e keni mbi tavoline. Ne ju presim por ju shume, nuk kemi oferte tjeter per ju. Me pas do t'ia leme ne dore popullit te vendose", u shpreh Ruci. Nderkohe ai e ka cilesuar sesionin e kaluar nje deshtim te plote. "Sesioni i kaluar ishte nje deshtim i plote, ndaj duhet te reflektojme se bashku qe te shohim para dhe jo pas. Jemi ende ne kohe qe t'i japim zgjidhje krizes politike dhe jeni vetem ju qe po e zvarrisni e zgjasni pa fund ate", theksoi kreu i grupit parlamentar socialist. Sipas tij, ndryshimet ne ambientet e salles se Parlamentit, nuk mund te fshehin dot, cenimin e votes se lire, te zgjedhjeve ne vend dhe korrupsionit te pushtetit. Ndaj kreu i grupit me te madh te opozites, kerkoi nje reflektim sa me te shpejt te mazhorances per kete ceshtje, duke ngritur komisionin hetimor qe do te hetoje zgjedhjet e vitit te kaluar nepermjet hapjes se kutive te votimit. "Nuk ka ngjyra qe do t'ju mund t'ju mbulojne ju, ngjyren e zeze te korrupsionit te pushtetit, te gremines ku po e coni vendin dhe te ardhmes se zymte", vijoi Ruci. Ai akuzoi serish mazhorancen se pushteti i saj, nuk pasqyron voten e lire te zgjedhesve dhe nje vit i tere pune u cua dem ne debate te tilla, pa zgjidhje. Duke bere thirrje keshtu, qe mos te shperdorohet as ky sesion pa gjetur nje zgjidhje per krizen politike.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Oferta
» Kupa, Vllaznia e Flamurtari kerkojne fitoren ne tavoline
» Halimi: Kushtetuta jone, e vetmja me pakice bllokuese

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi