ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Investimet e huaja, PS bojkot ligjit

Shko poshtė

11092010

Mesazh 

Investimet e huaja, PS bojkot ligjit Empty Investimet e huaja, PS bojkot ligjit




Mazhoranca dhe opozita kane replikuar diten e djeshme per projektligjin qe ka te beje me mbrojtjen e investimeve te huaja. Perfaqesuesit e opozites e kane cilesuar si anti-kushtetues draftin ligjor qe mbron te gjitha investimet mbi 10 milione euro nga pretendimet e ish-pronareve. Deputetet e PS-se kane bojkotuar votimin e ligjit nen per nen duke vleresuar se pas tij fshihen interesa te mazhorances per te mbrojtur ne menyre selektive biznese te vecanta. Kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali dhe deputeti Eduard Halimi argumentuan se ku ligj i mbron investitoret strategjike nga pretendimet e pronareve jo te ligjshem, te cilet mund te shfrytezojne procedurat ligjore per te bllokuar investimin. "Me dokumente te sajuara, snajperi qorr i ferres, i drejtohet gjykates. Dhe ashtu sic e dini mire ju, qellon qe nga gjykata dhe merr nje mase sigurimi padie te vendosur mbi pronen. Sepse ashtu e fut ne kurth investitorin", u shpreh kreu i komisionit te ligjeve Ilir Rusmali. Por argumentet e mazhorances jane kundershtuar nga opozita duke i cilesuar si ligji paragjykon vendimeve te pushtetit gjyqesore ne lidhje me ceshtjet e pronesise. "Cili jeni ju dhe me c'tager kjo mazhorance gjykon ate qe nis nje proces gjyqesor. A nuk duhet qe kete gjykim ta beje ne cmimin me te pavarur vete gjykata ne zbatim te ligjit", u shpreh deputeti i PS-se, Saimir Tahiri. Nga ana tjeter deputeti socialist Damian Gjiknuri ka akuzuar mazhorancen se pas ketij ligji fsheh interesa per te shpronesuar qytetaret ne favor te biznesmeneve te perzgjedhur. Sipas tij ligji eshte i panevojshem sepse nje kompani serioze ne momentin qe hyn ne investime, i bene vete verifikimet ligjore per pronen dhe per ceshtjet e tjera qe kane te bejne me investimin ne nje vend te huaj. "Ky ligj qe kini sjelle eshte per nje gje tjeter, qe me nje vendim qeverie t'i jepet nje prone nje kompanie dhe pastaj pa pyetur per ligjet t'ia faturoni te gjitha shtetit shqiptar. Pra e keni bere me vendim qeverie, qe vendimi t'i ndaje njerezit kush eshte Damiani dhe kush eshte Fazllici dhe me pas te jap pronen", u shpreh Gjiknuri. Ai ka shtuar se ky ligj mbron investitoret dhe de fakto i shpronesoni pronaret e vendit ku behet investimi. "Pra, si ne rastin e Orikumit, ku ka dale nje keshilltare i investitoreve, qe nuk po ja them emrin, qe ja ka shitur pronen nje investitorit tjeter me te madh dhe u thote pronareve ikni tutje sepse pronen do ua demshperbleje shteti. Ky eshte realiteti, kete qe po bene me kete ligj eshte nje gje shume e rende", ka thene deputeti i PS-se. Pas debateve ne momentin qe Rusmali ka kerkuar votimit nen per nen te projektligjit, deputetet e PS-se kane lene sallen e Komisionit te Ligjeve. Shqyrtimi i projektligjit per investimet, pas bojkotit te opozites, projektligji u miratua nen per nen, ndersa votimit ne teresi u la per diten e hene. Kreu i ketij komisioni Ilir Rusmali u shpreh se ne kete mbledhje do te jene dhe grupet e interesit te cilat do te paraqesin dhe sugjerimet e tyre dhe nevojen se perse eshte i nevojshem ky ligj. Q.Xhani

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi