ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bumci: Tre shkeljet e Rames ne shitjen e "Tajvanit"

Shko poshtė

27092010

Mesazh 

Bumci: Tre shkeljet e Rames ne shitjen e "Tajvanit"  Empty Bumci: Tre shkeljet e Rames ne shitjen e "Tajvanit"




Deputeti demokrat, Aldo Bumci ka deklaruar se ne shitjen te Parku "Rinia" u shkelen disa ligje. Vendimi i Rames bie ndesh me ligjin qe ndalon shitblerjen deri sa te perfundoje kompensimi i ish- pronareve". Nderkohe qe ajo rezultonte ne momentin e shitjes nje prone shteterore e regjistruar zyrtarisht ne Hipoteke. Nga ana tjeter, cmimi ka qene me te vertete i ulet, duke dhene te vetmin vend te rendesishem dhe qe sherbente dhe si vend argetimit per qytetaret e kryeqytetit me 12 mije leke metri katrori. Pavaresisht se cmimi ne kete vend, sipas Bumcit per apartamente eshte 2 mije euro per meter katror dhe per dyqanet 6 mije euro. Deputeti demokrat Bumci tha se Rama ka disa dite qe spekulon dhe bertet per abuzim dhe korrupsion me procesin e privatizimit te "Ish-Ekspozita", qe eshte pjese e procesit te kthimit te prones te pronaret historike. "Per te treguar se si qendron e verteta mjafton qe te krahasojme kete praktike privatizimi me praktiken e shitjes se truallit te Parku Rinia nga z.Rama. Ne Mars te 2005 z.Rama i ka shitur shoqerise "Tajvan" 1310 meter katror toke te Parku Rinia. Cfare perben nje shkelje te disa ligjeve. Me e rendesishme ne kohen e shitjes, trualli te Parku Rinia eshte regjistruar ne ZRPP(Hipoteke) si prone shteterore, pra nuk figuron si prone e regjistruar ne emer te bashkise. Me pak fjale bashkia e Tiranes, z.Rama, ka shitur nje prone, e cila nuk eshte e bashkise dhe nuk kishte asnje te drejte qe ta shiste. Gjithashtu me kete shitje shkelet dhe ligji per Kthim dhe Kompensim te Prones, i cili kerkon qe te 'Ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike deri sa te perfundoje kompensimi fizik i ish pronareve", ishte akuza e forte e deputetit te PD, Bumci ndaj Edi Rames. Sipas Bumcit, Kontrolli i Larte i Shtetit ne raportin e tij te dates 4 korrik 2008, ka konstatuar shkeljen e rende qe ka bere bashkia e Tiranes, me truallin qe nuk eshte prone e saj, por qe ia ka shitur pronarit te "Tajvanit", Besnik Sula. "Cfare ka ndodhur tek ish-Ekspozita "Shqiperia Sot"? Trualli te Ekspozita i eshte kthyer ish-pronareve, ose pronareve historike te cilet pervec marrjes se prones nga regjimi komunist ju eshte dashur edhe shume vite mbas rrezimit te komunizmit qe te rimerrnin pronen e tyre. Po ashtu ne baze te ligjit kur ish- pronaret rezultojne pronare te me shume se 70% te truallit nen objekt, kane te drejten e parablerjes per pjesen e mbetur. Cmimi per vleren e truallit ne kete zone si per te gjithe vendin bazohet ne harten e vleres se prones se nxjerre nga formula/metodika qe eshte miratuar ne Parlament ne vitin 2004. Pra pronaret e kane blere pjesen e mbetur me vleren e 42621 lekeve per meter katror", tha Bumcit. Per te cilin procedura qe eshte ndjekur nga bashkia e Tiranes nuk eshte bene te baze te ligjit. "Edi Rama truallin qe nuk kishte te drejte ta shiste e ka shitur te Parku Rinia per 12 mije leke ose me pak se 100 euro per meter katror. Edhe pse eshte ne zemer te Tiranes. Dhe jo disa parcela me tutje ku eshte Ekspozita", deklaroi dje Bumci, duke argumentuar ndryshimin mes procedures se ish-ekspozites me ate te parkut Rinia. Sipas deputetit demokrat, vetem nje njeri qe nuk ndjen asnje pergjegjesi ligjore dhe morale mund te sillet ne kete menyre dhe te akuzoje te tjeret kur eshte i zhytur koke e kembe ne shkelje te ligjit.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi