Kunder SHBA, nen kujdesin e vecante te zotit Edi Rama
Faqja 1 e 1
29092010
Kunder SHBA, nen kujdesin e vecante te zotit Edi Rama
Basir Collaku
Shtetet e Bashkuara ofrojne se paku 200 milione dollare projekte, ne mbeshtetje te krijimit te Gjykates Administrative, nisme e domosdoshmeri e biznesit qe ka ngecur pa votuar per shkak te kundershtise socialiste nen kujdesin e vecante te kryesocialistit zotit Edi Rama. Kjo mbeshtetje eshte vetem nje pjese e projekteve te Sfides se Mijevjecarit ku vendi yne eshte kualifikuar, duke mos harruar se mbeshtetja amerikane per Shqiperine ne te vertete kapercen miliarda euro., nuk matet me monedhe dhe do ishte pamundesi praktike te mberrinte ne nje forme tjeter. USAID e ka ofruar para, ndihme teknike e profesionale per shume sherbime te transparences, per QKR, QKL, etj, nje investim ne reformen rregullatore duke bere qe Shqiperia te perparoje pabesueshmerisht ne raporte nderkombetare, te nise faqe reformash, ka paralajmeruar qarte e me seriozitet te pakrahasueshem. E ne vijueshmeri te kesaj mbeshtetje ligjore e ekonomike ishte edhe Gjykata Administrative, nje domosdoshmeri per biznesin qe gjendet me vite dyerve te gjykatave duke lene pafund kohe, para dhe energji per zgjidhje mosmarreveshjesh me administraten apo subjekte te tjera. Indiferenca e pakuptimte e Partise Socialiste ne perpjekjet per te bere opozite me cdo ngjarje me rendesi sjell gjasa qe te mos shnderrohet ne produkt politik vleresues nga institucionet dhe shtetet qe ndjehen te lodhura nga vizioni i munguar e deshira per te perfituar aksione aty ku bursa luan ndryshe. Edi Rama pasi ka luajtur pa rregulla loje, pandershme me Keshillin e Evropes, pasi ka refuzuar por edhe fyer deri diku perfaqesues te qeverise se Brukselit, me fjalorin e tij te kohes se piktorit, mendon ta ktheje ne format sjelljen JO. Projektligji ka kaluar ne institucione, ka marre miratim nga Komisioni i Ligjeve ne parlament qe ne prill te vitit 2009, ka marre ne konsiderate opinionet, sugjerimet e grupeve te interesitdhe nuk ka mundur te marre votat e opozites qe jane ne menyre te perseritur refuzuese dhe kushtezuese. Ambasada e Shteteve te Bashkuara nepermjet zevendesambasadores jep alarmin se "deshtimi per miratimin e ketij legjislacioni do te coje ne mbylljen e fondeve qe administrohen nga USAID", ligji per gjykatat administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor, te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike". Kerkuesit nepermjet grevave te urise te paprecedent ne kete kohe, socialistet nen regjimin e Rames, nuk votojne themelet gjyqesore te transparences qe ofron ligji, per Gjykaten Administrative. Ky institucion shume i rendesishem, do te mundesonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje si punesimi, taksat, pensionet, regjistrimin e pronave, kompensimin e pronave, e ceshtje te tjera te rendesishme. Dhe selia diplomatike me me peshe ne Shqiperi, mbeshtetja me e madhe e Shqiperise ne planet, kerkon qe ne politikisht te biem dakord me te drejten, te mos leme shteg per abuzime e sorollatje pa fund. Por deshira roze kerkon te djege vetem me nje te rene te kartonit 200 milione dollar projekte, vetem me nje pertese fizike e inat individual miliona dollar investime, por dhe miliarda te tjere perkrahje te pazevendesueshme. Shqiptaret munden te nderrojne partite politike, bindjet e tyre, te nderrojne kahje sepse nuk jane gjendur mire politikisht me kryetaret e partive, drejtuesit e tyre. Mund te jene deputete demokrate, socialist, votues te majte e te djathte. E keto sjellje i kane teresisht ne dore ti zgjedhin vete, duke percaktuar se daten e zgjedhjeve qofte lokale apo parlamentare te vendosin per kete te kene deshire, per cilindo qe i ka bindur me teper. Ne kete drejtim, ne kete udhe te orientimit politik nuk ka gje qe merr kandar ndikimi. Por ne kapercim te kesaj trimerie pushteti, ne nuk kemi aspak luks qe te refuzojme ate qe eshte e dobishme per ne, e konkretisht kur oferta vjen per shqiptaret, e jo per partite politike. SHBA, ne projektin e investimeve, mbeshtetjes per Shqiperine nuk kane bere asnjehere diferencime, per te marre parasysh se kush qeveris, ne cdo rast kane konsideruar se ndihmat jane ne dobi te qytetareve te ketij vendi qe edhe sot e kesaj dite voton maksimumi 50-55 per qind per koalicionet qeverisese, por voton 95 perqind si popull proamerikan, Ne kete cilesi te qendrimit, politikanet socialiste duhet te bejne zgjedhje me te mire se te thone jo, per me shume se dy vjet, e te vene si gur prove kutite e Rames, kuti qe nderkombetaret i kane hapur procedurialisht. Munden opozitaret e sotem kur te jene neser ne pushtet te refuzojne po njelloj projekte te ngjashme, te behen "te forte" e te diktojne perralla me lepuj. Jo jo, kete karshillek nuk e kane aspak ndaj mbeshtetesve tane te medhenj qe qeverisin planetin, por ndaj vetes, e votuesit kane nje mundesi per tu kujtuar e terhequr vemendjen, duke i lene ne te njejtin post politik qe mbajne per nje kohe ende me te gjate. Nese nen kujdesin e vecante te Zotit Rama nje pjese e politikes shprehet kunder qendrimit, perkrahjes, projekteve amerikane, ne shqiptaret nuk e duam si takse. Nuk ka as kundershtim nga opozita per nene te caktuara, nuk ka asnje draft tjeter te cilin ata ta kishin ofruar ne dy vjet si perpjekje per te bashkepunuar, ka nje dygermesh JO aspak politik, me te cilin kryebashkiaku Rama, sillet si pushtetar lokal me gjithe pretendimin qendror qe shfaq ne udhetimet ne rrethe. Shqiperia gjendet e lire, jashte dhunes se pashembullt komuniste, genocidit, pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut, si nje emer tjeter, tani faktor ne rajon, ne Ballkan, me fqinj Kosoven si shtetin me te ri te lire e te pavarur, thjesht, qarte, pa asnje lloj dileme, nen kujdesin e vecante te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne te kundert, humbja e kujteses, eshte gjithnje nje problem per te ardhmen e cilido lideri, pavaresisht profesionit, qofte ai edhe politikan i ri apo i vjeter. Opozita ka dhe pak ore te korrigjoje Ramen dhe sjelljen e tij, te votoje Gjykaten qe nuk eshte as e majte e as e djathte, te votoje pas marrjes se vendimit tjeter te komisionit te Brendshem me 28 tetor per liberalizim te vizave. Ka dhe pak ore qe te vazhdoje te na binde demokrateve e socialisteve, te majteve e te djathteve, se meritojme te jemi me fat nen kujdesin e vecante te SHBA.
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi