ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martohet Edi Rama, anulohen protestat e PS

Shko poshtė

18102010

Mesazh 

Martohet Edi Rama, anulohen protestat e PS Empty Martohet Edi Rama, anulohen protestat e PS




Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka vendosur t'i jap fund beqarise fundjaven e ardhshme duke anuluar keshtu dhe protestat e opozites qe ishte planifikuar te nisnin kete muaj e te perfundonin me 30 tetor me mitingun e Tiranes. Vete lideri i opozites, ka pohuar historine roze mes tij dhe Lindita Bashes (Xhillari). Ne nje njoftim te zyres se shtypit te Partise Socialiste, Edi Rama ka konfirmuar jo vetem "thashethemet" per nje histori dashurie te liderit te opozites, por edhe dasmen qe pritet te mbahet shume shpejt. "Deshiroj te konfirmoj vertetesine e lajmit te sotem, per lidhjen time ne martese me Linden. Eshte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit dhe miqte ne fund te javes se ardhshme", ka thene dje kreu i PS-se, njeheresh dhe kryebashkiaku Rama. Per 46-vjecarin Edi Rama, kjo eshte martesa e trete. Vec aktores Matilda Makoci, me te cilen ka dhe nje djale, Gregorin 19-vjecar, Rama ka qene me pas i martuar dhe me Delina Ficon. Detajet per ceremonine e dasmes me Linda Bashen mbahen te rezervuara, nga selia roze kane dale dhe te dhenat e para per bashkeshorten e ardhshme te kryetarit. Mesohet se lidhja mes tyre ka nisur prej disa vitesh dhe prej disa muajsh cifti bashkejetonte. Nderkohe qe per shkak te pozites publike te Rames, cdo gje eshte mbajtur e fshehte edhe per nje pjese te bashkepunetoreve politike te kryetarit. Por cila eshte gruaja qe do te martohet me nje prej njerezve me me pushtet ne vend? Lindita Basha (Xhillari) eshte lindur ne Tirane, ka kryer studimet ne Universitetin e Tiranes dhe mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike. Basha eshte drejtuese e bordit te Fondacionit "Soros" per Shoqerine e Hapur ne Shqiperi dhe ka nje aktivitet te pasur ne shoqerine civile dhe ne fushen akademike. Ne te dhenat e selise roze per bashkeshorten e ardhshme te kryetarit theksohet se "Linda nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit te saj publik ka qene dhe mbetet shoqeria civile shqiptare, ku ajo eshte angazhuar vijimesisht per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, vecanerisht te femijeve, grave dhe minoriteteve". Martesa e pare e Edi Rames ka qene me aktoren e njohur Matilda Makoci ne vitin 1987. Martesa e pare e Rames zgjati rreth 4 vjet dhe fryt i saj eshte dhe djali 19-vjecar, Gregori. Qe nga ndarja pas marteses se pare, Rama ka pasur disa lidhje me personazhe te njohura te botes se artit. Nderkohe qe mungesa e nje bashkeshorteje zyrtare, ka qene shpesh here dhe nje prej pikave ku kundershtaret politike e kane sulmuar. Per Lindita Bashen, kjo eshte martesa e saj e dyte. Nga martesa e pare me pedagogun e Shkencave Natyrore, Thanas Xhillari, Lindita Basha ka nje vajze, Rean 20-vjecare, e cila studion per Arkitekture. Rama Rreth 4 vite ka zgjatur martesa e pare e Edi Rames. Ai u martua ne vitin 1987 me aktoren e njohur Matilda Makoci. Ne vitin 1990 nga martesa e tyre erdhi ne jete dhe djali i Rames Grigori. Nderkohe qe nje vit me pas Rama shpall divorcin me aktoren e njohur. Nje tjeter martese e deshtuar per kreun e PS-se ka qene dhe ajo me Delina Ficon. Basha Bashkeshortja e ardhshme e kryetarit te PS-se, Edi Rama, eshte nje personazh i njohur ne aktivitet e shoqerise civile. Drejtuese e Bordit te Fondacionit "Soros" ne Shqiperi dhe pedagoge ne Universitetin e Tiranes dhe ate Evropian te Tiranes. Ashtu si Rama edhe Linda Basha ka qene e martuar me pare dhe ka nje vajze, Rean. DEKLARATA "Deshiroj te konfirmoj vertetesine e lajmit te sotem, per lidhjen time ne martese me Linden. Eshte nje moment i vecante ne jeten time qe deshiroj ta ndaj me te afermit dhe miqte ne fund te javes se ardhshme", ka thene dje kreu i PS-se, njeheresh dhe kryebashkiaku Rama. Ceremonia Detajet e ceremonise se dasmes se kryetarit te PS-se, mbahen sekret me fanatizem ne seline roze. E vetmja gje e konfirmuar nga vet kryesocialistit Rama, eshte qe dasma do te zhvillohet fundjaven e ardhshme. Nderkohe qe me ceremonine, listen e te ftuarave dhe vendin ku do te zhvillohet dasma, po kujdesen njerezit me te afert te kryetarit. Sipas burimeve afer kryetarit te opozites ne fund te javes se ardhshme pritet te zhvillohet nje ceremoni e thjeshte, ku do te jene te pranishem vetem te afermit dhe disa miq te ngushte te kryetarit te Partise Socialiste. Batuta se ku do te kurorezohet Rama, pasi eshte vete kryetar ashkie Berisha uron Ramen, nje jave para martese. "Jete te lumtur, te trashegohet e lumturohet cifti" "Trashegime dhe jete te lumtur". Nuk ngurroi asnje sekonde kryeministri Sali Berisha, qe te uroje menjehere diten e djeshme, kundershtarin e tij politik qe aq shume e kritikon, per vendimin e tij per t'u martuar fundjaven qe vjen. "Jete te lumtur, te trashegohet, i uroj shendet, lumturi dhe urimet me te mira qe mund t'i urohen nje cifti shqiptar", tha dje Berisha, si per te qene keshtu i pari qe uron kryetarin e bashkise se Tiranes, ndonese dasma nuk eshte zhvilluar ende, por eshte ne prag. Madje pas ketyre urimeve, kreu i qeverise, cuditerisht nuk e akuzoi fare dje Ramen per asnje ceshtje, ndonese nuk ngurron ta beje perdite, duke theksuar se keto aspekte njerezore nuk i konfondon me problemet politike. Por pavaresisht kesaj, kryeministri nuk ngurroi te beje edhe batuten e radhes ne prag te marteses se kryetarit te bashkise se kryeqytetit, por edhe te Partise Socialiste Rama. "I uroj gjithe te mirat ciftit te ri, po kuroren ku do ta vendose, pasi ai eshte kryetar bashkie? Me siguri do te shkoje ne minibashki. Shume mire", tha Berisha duke qeshur pas kesaj thenieje. Urimin publik, kreu i qeverise, e beri dje menjehere sapo u be publik edhe nga vete Rama, lajmi se ai do te martohet javen qe vjen. Madje Berisha shprehu edhe gezim dhe tha fjalet me te mira per ciftin, i cili do te kurorezohet me martese fundjaven e ardhshme. Pak minuta para se kreu i qeverise ta uronte, Edi Rama, nepermjet nje reagimi, pohoi faktin se ai do te martohet ne nje ceremoni me te afert javen qe vjen.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Martohet Edi Rama, anulohen protestat e PS :: Komentet

ADMIN

Mesazh Mon Oct 18, 2010 5:03 pm nga ADMIN

Cuditem qe nuk e kane lene daten e lindjes te xhaxhit ,Nardushe do shkosh ne dasem ti apo jo ,nuk e lexova krejt filloj te me dhimbte koka

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Oct 28, 2010 1:33 pm nga lidabica

Keta i martoi xhaxhi SOROS-i,i duhej ky bashkim tashme edhe masonit-SOROS......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Thu Oct 28, 2010 2:28 pm nga Iliriada Portal

Nuk e besoj plotesisht qe i martoj SOROS-i, pavarsisht se kjo ka pak rendesi. ajo qe me ka rene ne sy ne te gjithe kete histori eshte fakti se qe te dy krijojne dyshimin se jane lidhur me njeri tjetrin ne nje koh kur kishin nga nje partner ne krah. Edi Rama kishte Rudina Magjistarin kurse zonja ishte e martuar. Nga te gjitha artikujt qe kam lexuar ne gazeta te ndryshme lidhur me historine e "dashurise" se ēiftit, ndjehet kudo hija e dyshimit se kjo lidhje ka filluar shume me heret se sa zonja te ndahej nga i shoqi. Duke e pare ne kendveshtrimin moral, si njeri si tjetri kane thyer kodin themelor moral te familjes qe eshte besnikeria. Nese kjo eshte e vertete, nuk besoj se eshte SOROS-i ai qe e lidhi kete ēift, as dashuria (aq me pak), mendoj se eshte thjesht nje levizje e detyruar e Rames jo per te shmangur kritiken ndaj personit te tij, jo per te mohuar zerat ne lidhje me orjentimin e tij seksual etj, por ndoshta thjesht per tju shmangur nje skandali te mundshem ne prak te zgjedhjeve lokale, qe mund te sillte publikimi e aresyes se vertete te prishjes se familjes te zonjes Basha sot Rama. Gjithsesi nuk dyshoj ne faktin se kjo martese eshte nje martese e bere pikerisht per interesa te caktuara e cila do te mbaroje atehere kur dhe interesat e kesaj lidhjeje te kene mbaruar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Thu Oct 28, 2010 2:57 pm nga lidabica

Nuk e besoj plotesisht qe i martoj SOROS-i, pavarsisht se kjo ka pak rendesi.

Keshtu duket se nuk ka shume rendesi,por,n.q.s. i referohemi programit te masoneve:
1-SHKATERRIMI I TE GJITHA QEVERIVE PAQEDASHESE
2-HEQJA E TRASHEGIMISE
3-ZHDUKJA E PRONES PRIVATE
4-ZHDUKJA E PATRIOTIZMIT
5-ZHDUKJA E FAMILJES
6-HEQJA E FESE
7-KRIJIMI I NJE QEVERIE BOTERORE
Atehere perse mos te mendoj se duhet kjo martese per te realizuar shume nga keto pika te programit......
Mund te thuhet se ai tashme ka 1 familje...e tera me duket per SHOW

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Oct 31, 2010 10:26 pm nga Iliriada Portal

Te gjitha keto jane ide utopike. Perkundrazi globalizmi ka rritur shume si numrin ashtu edhe agresivitetin e te djathtes ekstremiste.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Nov 03, 2010 12:04 pm nga lidabica

utopike....utopike....,por kete enderrojne ata dhe per kete punojne

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi