Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat
Faqja 1 e 1
16052008
Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat
Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat
Sonila Isaku
E Premte, 16 Maj 2008
Asnje nga spitalet e vendit nuk raporton numrin e sakte te gabimeve mjekesore apo edhe vdekjeve, te cilat ndodhin per shkak te ketyre te fundit. Nga nje monitorim i bere nga Qendra Kombetare e Cilesise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore ka rezultuar se te dhenat per rastet e gabimeve mjekesore jane te pakta, ose me zero. "Gjate nje monitorimi qe ne kemi kryer ne 12 spitalet me te medha te vendit, edhe ne dy maternitetet kryesore ne kryeqytet, ka rezultuar se nuk ka te dhena per rastet e gabimeve mjekesore. Keto institucione nuk kane nje protokoll per te shenuar keto te dhena, dhe ne rastet kur i kane ato jane ne shifra zero, ose shume te vogla qe mund te numerohen me gishtat e njeres dore", eshte shprehur Isuf Kalo, drejtor i Qendres Kombetare e Cilesise dhe Akreditimit te Institucioneve Shendetesore.
Te dhenat
Ne spitalet tona mungojne te dhenat mbi pacientet apo gabimet mjekesore, cka ben qe numri i vdekjeve prej tyre te jete shume me i larte nga cfare deklarohet dhe shkaqet te paqarta. Megjithese investimet ne sektorin e shendetesise jane shtuar, numri i vdekjeve prej semundjeve koronare dhe cerebrale eshte rritur me 40 per qind me shume, ne krahasim me vendet e Bashkimit Evropian. Jane vete mjeket dhe drejtuesit e qendrave me te rendesishme spitalore ne vend, te cilet deklarojne keto fakte. Keshtu, prej 15 vjetesh ne asnje nga spitalet e vendit nuk kryhet nje autopsi per pacientin pas vdekjes, pervec rasteve kur familjaret kerkojne hetim te ceshtjes. "Nga sondazhi i kryer rezultoi se spitalet nuk kane nje sistem monitorimi permanent te parametrave te sigurise dhe aksidenteve. Gabimet e mjekimit ose nuk regjistrohen, ose fshihen. Krahasimi i te dhenave eshte i paket, duket sikur ne spitalet tona nuk kryhet asnje gabim", theksoi Kalo. Sipas tij, siguria ne spitale eshte ne dobi te te semureve dhe personelit mjekesor i nevojitet nje strategji kombetare. Por pervec strategjise duhet edhe plotesimi i kushteve, pasi vetem gjate 10 viteve te fundit 40 per qind e pacienteve, te cilet kane kryer nje nderhyrje kirurgjikale kane marre nje infeksion spitalor.
Komisioni
Nje komision te posacem per kontrollimin e te gjitha procedurave qe kryhen ne spital kane kerkuar mjeket, drejtuesit e institucioneve shendetesore, perfaqesues te Urdhrit te Mjekut, perfaqesues te shoqatave etj. Sipas tyre, nje akt nenligjor apo edhe nje ligj i vecante i hartuar nga Ministria e Shendetesise mund te rregulloje kete hendek te sistemit tone shendetesor. Per te rritur sigurine dhe kujdesin spitalor, perfaqesuesit e ketij takimi sugjeruan se duhet te ngrihet nje sistem monitorimi periodik per rreziqet potenciale, te ndertohet strategji dhe masa parandaluese per to, te krijohet nje sistem specifik per sigurine, identifikimin dhe raportimin vullnetar per gabimet mjekesore. Kjo duhet bere permes nje sistemi ligjor, nje siguracion per rastet e gabimeve te personelit dhe nje platforme rregullatore ligjore. Nga ana tjeter, drejtori i QKCSAISH-se, propozoi qe per te permiresuar nivelin, ne te cilin gjendet sistemi yne shendetesor, duhet te ndryshoje e gjithe filozofia e tij. "Ne duam nje filozofi te re per sigurine, pasi nga nje sistem i gabuar, gabon me pas edhe individi, duke krijuar hapesira per rreziqe dhe gabime ne spitale", nenvizoi mjeku Isuf Kalo, duke vene ne dukje mangesite e sistemit spitalor. Po keshtu edhe mjeke te tjere kane kerkuar qe te behen te ditura se cilat jane ato gabime te denueshme dhe cilat jo. Perfaqesuesit e shoqatave te pacienteve nuk kane qene dakord me pranimin e gabimeve apo kryerjen e tyre, pasi pacientet demtohen dhe askush nuk mban pergjegjesi.
Fecorr Agaci: Te kthehet tradita e autopsive
Mungesa e autopsive, por edhe e konferencave anatomo-klinike per rastet e vdekjeve ne spitale ka qene nje nga verejtjet dhe gabimet kryesore qe vete mjeket e QSUT-se i kane vene ne pah. Keshtu, prej 15 vjetesh ne kete spital nuk eshte kryer asnje autopsi per rastet e vdekjeve dhe me pas te konferencave per te mesuar shkakun e vertete te vdekjes dhe si mund te evitohej ajo. "Nga ato konferencat anatomi-klinike ne mesonim shume, por sot nuk eshte kryer asnje e tille dhe ne nuk dime shkakun e vdekjes se pacientit. Ajo qe ne bejme eshte vetem nje analize pas vdekjes. Ndaj do te kerkoja qe me nje ligj apo edhe ligjin ekzistues qe eshte duke i bere ndryshimet e duhura, te rikthehet tradita e dikurshme e berjes se autopsise", ka pohuar shefi i sherbimit te endokrinologjise, Fecorr Agaci. Per sa u perket gabimeve mjekesore, per Agacin, sot asnje prej mjekeve nuk di se cilat jane te denueshme dhe cilat jo. Ndaj ngritja e nje komisioni qe te verifikoje rastet do te informonte edhe vete mjeket per ato gabime qe jane te falshme ose jo.
Din Abazaj: Gabimet, nga mosfunksionimit i hallkave
Mosfunksionimi si duhet i strukturave shendetesore ka bere qe rrezikshmeria dhe gabimet mjekesore te rriten gjate ketyre viteve te fundit. Ky ka qene edhe mendimi i perfaqesuesve dhe drejtuesve te Urdhrit te Mjekut. "I gjithe problemi vjen nga instancat drejtuese, qeveria duhet te kushtoje nje vemendje me te madhe, po keshtu edhe shteti dhe me pas Ministria e Shendetesise etj. Nese mjeku do t'i kerkoje me shume llogari infermierit, shefi i pavijonit mjekut, drejtori shefave, atehere cdo gje do te funksiononte me se miri dhe do te shmangeshin keto lloj konfliktesh dhe gabimesh", ka pohuar Din Abazaj, presidenti i Urdhrit te Mjekut. Sipas tij, nje sere rastesh jane duke u denoncuar gjate viteve te fundit per t'u hetuar, ku shkaku kryesor ka qene mjekimi i gabuar apo ngaterresat qe jane bere gjate ofrimit te sherbimit spitalor. Sipas Abazajt, duhet te vihen ne funksion te gjitha hallkat qe sistemi shendetesor te funksionoje nga poshte-lart, ne menyre qe te mos kete probleme.
shqiptar e bir shqiptari- Numri i postimeve : 98
Reputation : 0
Points : 30340
Registration date : 13/04/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi