ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Rrumi” e “Palla”

Shko poshtė

19052008

Mesazh 

“Rrumi” e “Palla” Empty “Rrumi” e “Palla”




“Rrumi” e “Palla”
Fillimisht, po shpjegoj pak “etimologjinė” e kėtyre fjalėve, tė cilat kanė hyrė nė fjalorin e pėrditshėm si njė e vetme qė kur kryetari i socialistėve Rama pėrdori sinonimin “Doktor Rrumpalla” pėr kryetarin e demokratėve Berisha. Pėr kundėrpeshė kryetarit socialist po i kthejnė monedhėn: “Piktor Rrumpalla”. Rrum, nė dialekt, i thonė bocės sė misrit. Pra, njė kalli misri, pas i hiqen kokrrat, mbetet rrumi ... Rrum, nė dialektore, pėrdoret si sinonim i njeriut kot, tė padobishėm; afėrsisht e barabartė me “pemė pa kokrra”… - ai ėshtė budalla, ėshtė kot, ėshtė rrum…; ik ore rrum kollomoqi (misri)…Pallėn nuk po e shpjegoj, pasi kjo fjalė ėshtė kaq shumė e pėrdorshme dhe e ditur, sa e dėgjon kudo nė fjalorin e ditės, tė politikės, tė spektakleve. Madje, kjo fjalė ka hyrė edhe nė fjalorin e pėrditshėm tė nxėnėsve tė shkollave, pėr fat tė keq. -Ai ėshtė pallė; ik mor pallė; ata tė dy janė palloshė…
Fjala rrumpallė tregon pak a shumė pėr njė kaos qėndrimesh e veprimesh tė papėrgjegjshme, pėr drejtim pa sens, kuturu; “bjeri t’i biem”...(!) Nuk e di nėse fjala “rrumpallė” ka lidhje gjuhėsore me kėto dy fjalė, por gjithsesi, po t’i referohemi kuptimit veēmas tė tyre, nuk ėshtė se janė krejt pa lidhje me njėra-tjetrėn, ēka tė le tė kuptosh se “rrumpalla” ka lidhje edhe me “rrumin”, edhe me “pallėn”…
* * *
Rrum dhe pallė, pra rrumpallė, duket politika qė bėjnė sot formacionet politike qė drejtohen nga Rama dhe Berisha. Tė dy kanė dalė kėto ditė nė ture dialogjesh me popullin, ku ky i fundit, pra populli, thotė se tė dy thonė “llogje”. Nuk mendoj kėshtu nė kėtė rast, pra jam kundėr popullit, pasi ata thonė plot gjėra qė nuk kanė lidhje me “llogjet”.
I pari, vazhdon tė ketė si simbol tė fushatės sė tij dialogare luftėn ndaj “politikės sė vjetėr” e promovimin e asaj tė re. E nisi si fillim me luftėn ndaj “politikės sė vjetėr tė F. Nanos”, liderit historik qė i zuri karrigen (me votė). Mė pas vazhdoi me luftėn ndaj politikės sė vjetėr tė Berishės. Nė ēdo takim, ai theksonte se koalicioni i tė majtės, qė pėrmblidhte partitė qė drejtoheshin nga Rama, Meta, Ceka, Gjinushi, Milo, ishte politika e re, e cila do tė “ngadhėnjente” mbi politikėn e vjetėr tė Berishės e atyre qė kishin shtatėmbėdhjetė vjet qė nuk linin tė renė tė pėrparonte. Por, ndėrsa ishte nė koalicion, bisedat pėr kodin zgjedhor i bėnte vetėm me Berishėn, politikanin qė pėrfaqėsonte politikėn e vjetėr?!... Aleatėt u shkėputėn nga ky “pazar” dhe e denoncuan atė si papėrgjegjshmėri politike. Tė nesėrmen, Rama i anatemoi ata dhe vazhdon akoma si pėrfaqėsues tė politikės sė vjetėr. Ky ėshtė njė shembull i keqadministrimit tė trashėgimisė politike dhe i mungesės sė kohezionit politik.
Domethėnė, rrumpallė politike!…
* * *
I dyti, ka nisur njė tur, si plagjiaturė dialogu, me njė simbolikė triumfatore “Shqipėria nė NATO”. Pak a shumė, ėshtė si puna e “boshit”, rrugė apo punė bosh, si i thonė. Sepse, tashmė Shqipėria e hapi rrugėn dhe anėtarėsimin nė NATO nuk e ndal dot as vetė Berisha, edhe sikur ta dojė njė gjė tė tillė. Nuk e ndalon dot, sepse siē edhe ėshtė komentuar mė parė nga kolegė e politologė, nė organizatėn mė tė madhe ushtarako-politike mė shumė na anėtarėsojnė se anėtarėsohemi. Do ta bėjnė kėtė, pra do tė na bėjnė anėtarė tė NATO-s pikėrisht qė nė kėtė vend tė mos sundojė politika e politikanėt “rrumpallė”. Nėse Berisha do ta kishte seriozisht turin qė ka nisur, do tė duhej t’u shpjegonte militantėve e qytetarėve pa dallime partiake se pse korrupsioni ėshtė nė kėto nivele; pse administrata ėshtė e paaftė e nė nivele mediokre si pasojė e mbizotėrimit nė tė, tė militantėve partiakė tė partive e partiēkave koalicionare; pse niveli ekonomik po arrin shpesh nė kufijtė e mbijetesės; pse ndryshimet kushtetuese kapėn edhe dispozitat qė kanė lidhje me zgjedhjen e njė presidenti partiak; pse nė partinė e tij vėrehet mungesa e oksigjenit demokratik dhe e ndrydhjes sė mendimit ndryshe etj., etj.
Pra, pse nė qeverisje dhe nė PD sundon kjo rrumpallė politike?!...
***
Kėta tė dy, pra Berisha dhe Rama, po krijojnė vėrtetė njė “rrumpallhane politike”, sa ēdo ditė e mė tepėr po delizionojnė mbėshtetėsit. Nga njėra anė akuzojnė e anatemojnė njėri-tjetrin, nga ana tjetėr bashkėpunojnė pėr mrekulli. Sigurisht, pėr hir tė “reformave”. Eshtė pak e ēuditshme se si ky bashkėpunim e kjo simbiozė ėshtė arritur mes njė “politikani tė ri” e njė “politikani tė vjetėr”?!
Para pak ditėsh, nga selia rozė, njė politikan socialist akuzonte kryeministrin pse ky nuk po gjente zėvendėskryeministrin, vendin vakant pas kalimit tė kėtij nė detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes. Kėsaj i thonė tė tallesh me veten. A nuk ishin socialistėt qė lanė vakant disa poste ministrash pėr muaj tė tėrė dhe kėtė vend nuk e gjeti ndonjė e keqe?!... Pastaj, ēfarė opozitarizmi ėshtė ky, kur opozita ka pushuar sė qenuri e tillė qė kur nuk mundi dot tė trondiste qeverinė edhe pas njė katastrofe si ajo e Gėrdecit, me pasoja tė jashtėzakonshme njerėzore e ekonomike e me bazė korrupsionin qeveritar?! Jo mė kot ėshtė krijuar aluzioni se Rama dhe Berisha po bashkėpunojnė pėr bukuri, janė bėrė “armiq” tė dashur! Sigurisht, pėrfitimet politike i merr ky i fundit, por kjo s’ka rėndėsi pėr tė parin, pasi ky mendon pėr tė ardhmen…
Nė kushtet kur ky bashkėpunim “pėr reforma” po funksionon pėr bukuri, pse atėherė Berisha duhet tė prishė qejfin me gjithė sojsorollopin e koalicionit tė tij, tė cilėt duan tė gjithė poste qeveritare? A nuk po e “kryen” Rama mė mirė kėtė detyrė?!...
Martin Leka
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi