ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia permbytet, Rama kerkon kutite nga Pogradeci

Shko poshtė

05122010

Mesazh 

Shqiperia permbytet, Rama kerkon kutite nga Pogradeci Empty Shqiperia permbytet, Rama kerkon kutite nga Pogradeci




Qamil Xhani
Asnjehere ne historine e politikes shqiptare nuk ka ndodhur qe ne ditet me te veshtira te saj, kur qindra mijera qytetare perballen me veshtiresi te vazhdueshme, nje politikan i nivelit te larte t'i bjere avazit per pushtet personal te hapjes se kutive te zgjedhjeve qe humbi. Opozita e Bashkuar ka zhvilluar dje ne qytetin e Pogradecit protesten e radhes per transparencen e zgjedhjeve nen moton"Sali Berisha deshtoi". Kryetari i PS Edi Rama u fokusua ne situaten e krijuar ne vend nga permbytjet e diteve te fundit. Ne takimin, ku ishin te pranishem disa nga drejtuesit e tjere te opozites se bashkuar si kreu i PSV Petro Koci, kryetari i PLD Spartak Ngjela, kreu i Partise se Gjelber Edlir Petanaj, si edhe kreu i Shoqates se te Perndjekurve Politike, Kurt Kola. Rama u shpreh se qeveria ia faturon natyres deshtimin per ta administruar vendin. Kreu i PS-se tha se eshte e papranueshme qe Shqiperia sot te jete kaq e pambrojtur. "Kush mund ta haje kete alibi, e cila nuk qendron me ne kembe. Vete Saliu nje vit me pare tha se keto jane permbytje qe ndodhin 1 here ne 100 vjet e nderkohe na doli se ndodhin 5 here ne vit. Si eshte e mundur. Eshte e mundur vetem per nje arsye dhe arsyeja eshte deshtimi i Sali Berishes. Kush i paguan keto cmime, kush i paguan te gjitha keto me radhe. I paguajne njerezit e zakonshem", tha kreu i PS-se. Rama ka theksuar dhe nje here se situata e diteve te fundit ka lidhje me vjedhjen e votes. Ai u shpreh se nje pushtet qe vjedh voten nuk mund te mendoje me per qytetaret. "Ja pse eshte shume e rendesishme qe ne te clirojme voten, sepse vetem duke cliruar voten, ne clirojme ekonomine, ne clirojme drejtesine, ne clirojme demokracine, clirojme arsimin dhe shendetesine, pasi vetem kur te varet nga populli, nga vota e tij, qeveria do te sillet me popullin si sherbetore e tij", tha kreu i PS-se. Rama u shpreh se sjellja e mazhorances gjate ketyre diteve me ate qe po ndodh ne Shkoder, eshte tallje. Ai ka sjelle dhe nje here ne vemendje faktin se permbytja ne kete qytet ka ndodhur pese here gjate nje viti. "Nderkohe qe per sa kohe qeveria do t'ia marre popullit voten edhe kur populli nuk ia jep, do ta trajtoje popullin si skllav, si rob, si vartes, do tallet me popullin, sic tallet Saliu perdite", tha Rama. Ai eshte ndalur dhe ne sulmet qe po i behen opozites nga mazhoranca. Kreu i PS nenvizoi se mazhoranca eshte per te qeverisur dhe eshte opozita ajo qe kerkon llogari dhe jo e kunderta. "Nderkohe qe qeveria eshte aty per te qeverisur dhe per ti dhene llogari popullit te vet, jo per te treguar me gisht opoziten si armikja e popullit dhe si i vetmi problem qe populli paska. Jo, eshte e kunderta. Opozita eshte forca permes se ciles populli i kerkon llogari qeverise", tha Rama. Kryesocialisti e ka cilesuar qeverisjen si te papergjegjshme duke sjelle ne vemendje dhe nje here mungesen e transparences me votat e popullit. "Nje qeveri qe zgjidhet me vota jep llogari sepse varet nga vota. Por nje qeveri qe i merr votat edhe kur populli nuk ja jep nuk do t'ia dije fare per popullin, nuk do t'ia dije fare se c'mendojne e c'ndjejne njerezit kur ajo ben padrejtesi pas padrejtesish pasi eshte e bindur se do t'ia marre perseri voten edhe po s'ja dhane", tha kreu i PS-se. Po dje, Rama vizitoi disa prej fshatrave te prekura nga permbytjeve ne Fushe-Kruje. Kreu i PS-se ka pare nga afer situaten dhe masat e marra per perballimin e saj dhe ka deklaruar se institucionet nuk kane marre masat e duhura per perballimin e situates. Pergjegjes per situaten Rama ka bere direkt kryeministrin Sali Berisha. "Saliu ka deshtuar, pikerisht sepse eshte faji i tij qe te gjitha ato masa qe duheshin marre nuk jane marre", tha kreu i PS-se Edi Rama. Nderkohe qe ne viziten e zhvilluar ne zonat e permbytura, Kreu i PS-se dhe anetari i Kryesise, Blendi Klosi kane pare nga afer ujerat e lumit Zeze qe kane sjelle permbytjen ne qytetin e Fushe Krujes, Nikel dhe Bubq. Gjate takimit me banoret, kreu i PS-se ka degjuar dhe shqetesimet nje pjese te tyre dhe ankesat ndaj mazhorances.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi