Berisha: Asnje jete e humbur, ky eshte qellimi yne kryesor
Faqja 1 e 1
05122010
Berisha: Asnje jete e humbur, ky eshte qellimi yne kryesor
Qeveria eshte teresish e perkushtuar per perballimin e situates se permbytjes ne Veri por dhe ne tere vendin. Gjate mbledhjes se Shtabit te Emergjencave ne Shkoder, kryeministri Berisha u beri thirrje qytetareve qe te shmangin cdo kercenim nga forcat e natyres per te mos patur asnje jete te humbur. "Situata nuk eshte optimiste as ne qytete te tjera te vendit, por premtoj perkushtimin e qeverise per te ndihmuar cdo person te demtuar", tha Kryeministri. Njeheresh kreu i qeverise percaktoi serish si detyre paresore evakuimin e banoreve, strehimin e tyre dhe furnizimin me uje te pijshem, ushqime dhe gjithcka tjeter te nevojshme per perballimin e kesaj situate. Lidhur me situaten dhe ecurine e operacioneve te evakuimi dhe furnizimit me ushqime ne zonat e permbytura, kryeministri Berisha tha se ne kete situate te jashtezakonshme, qytetaret e Shkodres dhe komunave te saj, autoritetet vendore, forcat e armatosura, policia, nen drejtimin e shtabit qendror te emergjences, te kryesuar nga zv/kryeministri Meta, kane bere gjate ketyre 24 oreve te fundit perpjekje te jashtezakonshme, per ta perballur me eficence kete situate, e cila per shkaqe natyrore vjen ne rendim. Moti i madh qe ka perfshire mbare Evropen, ku deri mbreme numeroheshin mbi 62 viktima, ne rajonin tone eshte i shprehur me permbytje te medha, ne Serbi, Bosnje-Hercegovine, Shqiperi, Malin e Zi dhe pjeserisht ne Kroaci", vuri ne dukje kryeministri. Duke shtuar me pas se operacionet e shpetimit kane qene plotesisht te suksesshme. "Fatmiresisht, keto nderhyrje kane bere qe gjer tani, ne nuk kemi as edhe nje jete njerezore te humbur, cka eshte edhe qellimi me kryesor i te gjithe veprimtarise sone", tha ai. Ne fund, kreu i qeverise beri me dije se po punohet me intensitet ne te gjitha frontet, se jane shperndare mijera pako ndihme dhe se jane evakuuar gjer tani rreth 4 mije familje apo 12 mije persona te regjistruar, ndersa po merren masa per te garantuar sherbimin shendetesor. "Dua te falenderoj mediat per angazhimin e tyre ne te kater anet e kesaj zone, ne fatkeqesi natyrore. Shtabi eshte i vendosur qe me te gjithe potencialin e tij te qendroje mbrapa cdo qytetari, por ne kete rast, rendesi te jashtezakonshme ka komunikimi. Ndaj duhet te bejme disponibel nje seri me te madhe numrash telefoni, ku qytetaret ne nevoje, mediat dhe cilido tjeter te jape apelin te beje thirrjen per ndihmen qe i nevojitet. Sado te perpiqemi, eshte absolutisht jashte cdo mundesie reale qe te imagjinohet per situaten e cdo qytetari ne kete zone, qe ka nje gjeresi te madhe permbytje", deklaroi Berisha. Teksa ka nenvizuar se garanton qytetaret e Shkodres, por edhe te mbare Shqiperise se shteti, qeveria eshte e tera e perkushtuar dhe e angazhuar qe te lehtesoje e te ndaje dhimbjen dhe problematiken e krijuar nga keto fatkeqesi natyrore. S.P Gjader Kryeministri u ndal edhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Rezervave te Shtetit, ne Gjader. Ai u njoh nga Drejtori Arapi me furnizimin me ushqime, uje dhe cdo gje qe nevojitet ne kete situate. "Ju falenderoj per punen shume te rendesishme qe beni. Te jeni sa me energjike dhe aktive, ne menyre qe te lehtesojme dhimbjet qe krijon kjo situate. Duhet te bejme cdo gje per ta lehtesuar kete situate", tha Berisha.
koha jone
koha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38520
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi