ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama shkon ne Shkoder, vetem ne 2 studio TV

Shko poshtė

06122010

Mesazh 

Rama shkon ne Shkoder, vetem ne 2 studio TV Empty Rama shkon ne Shkoder, vetem ne 2 studio TV




E diela ishte dite e thate ne te gjithe vendin, ca me teper ne qarkun e Shkodres qe eshte permbytur masivisht. Por sigurisht uji vazhdon te jete i pranishem ne shtate lagje te qytetit verior, ca me keq akoma fshatrat e komunave perreth. Ne kete dite te fundit te javes problematike te permbytjeve, Edi Rama shkoi ne Torovice te Lezhes dhe mandej kaloi dhe nje xhiro nga Shkodra. Ne qytet, te pjesa e thate, ku kepucet me lekure gjarpri nuk demtohen, Rama ka shkuar ne studiot lokale te News 24 dhe Top Channel, e atje ka folur dy llafe per njerezit. Edhe pse ishte fare afer, vetem disa qindra metra larg zones se fatkeqesise natyrore, z.Rama nuk u afrua tek ujerat qe kane pushtuar gati gjysmen e qytetit. Ai u mjaftua te dilte ne ekranet e ketyre dy televizioneve, te cilat i siguruan shpejt e shpejt nga nje mikrofon qe te shperndante idealin e tij, ate te ndihmes qe duhet t'i jepet qytetareve te permbytur, qe tha se jane ne pike te hallit e qe duhet t'u zgjidhen te gjitha hallet. Por as perpara dhe pas ketyre dy intervistave, z.Rama nuk denjoi te dale si te thuash, ne vendngjarje, per te takuar qofte dhe nje qytetar te vetem, e per ta pyetur si po shkojne hallet. Ca me keq, z.Rama nuk denjoi dje te takoje ne viziten e tij te vonuar deri ne pavleresi ne Shkoder, as edhe ndonje ithtar te tij, ose me thjesht akoma, as dhe nje anetar apo simpatizant te Partise Socialiste. Ego e tij, pamundesi e PS lokale per te mbledhur njerez, apo frike se kepucet e dashura me lekure gjarpri "te importuara"? kete e di vetem z.Rama. Qytetaret dijne vetem ate qe shprehen dhe mbreme ne media: "Ka ardhur Edi Rama ne Shkoder. Bah, na ne Shkoder jena, kurrkush nuk e pa".

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi