Shkodra nen uje, PS zgjedh kreun me grushte e shkelma
Faqja 1 e 1
09122010
Shkodra nen uje, PS zgjedh kreun me grushte e shkelma
Ne nje situate tejet problematike qe ka perfshire Shkodren prej me shume se nje jave, ku permbytjet kane shkaktuar katastrofe njerezore dhe Qeveria ka shpallur Gjendjen e Emergjences Civile, cudirat e Partise Socialiste vazhdojne. Ne oret e pasdites se te martes, ne qytetin e Shkodres, larg vemendjes mediatike qe normalisht eshte perqendruar te situata e emergjences, eshte bere zgjedhja e kryetarit te ri socialist per kete qytet. Ne krye te PS te kryeqendres se veriut eshte vendosur Keti Bazhdari, nje biznesmene e zones. Gjithcka, jo permes parimit te shumetrumbetuar "Nje anetar - nje vote", por me votat e mbledhura ne Asamblene vendore te PS. Per me teper, kreu i deri para votimit, as qe eshte ftuar te ishte i pranishem ne kete mbledhje. Por mbledhja e Konferences se Asamblese se Partise Socialiste eshte zhvilluar nen debate dhe incidente ku nuk kane munguar as perleshjet fizike, me grushte dhe shkelma mes anetareve e militanteve socialiste. Sikunder behet e ditur nga anetare te partise me te madhe te opozites ne Shkoder, gjate zhvillimit te konferences, nje prej anetareve te Asamblese dhe nje tjeter militant i PS, kane kercitur grushtet dhe shkelmat mes fyerjesh dhe sharjesh. Situata eshte kapercyer dhe ne sallen e kinema "Millenium" me kapacitet afro 200 vende, ka nisur procesi i votimit. I deleguar i selise qendrore te Partise Socialiste ka qene Astrit Beci, deputet i Shkodres. Votimi u krye me dy kandidatura, ajo e kryetares de facto te PS qyteti Shkoder, Keti Bazhdari dhe socialistit tjeter, Agron Metushi. Ne votim kane marre pjese 144 vete ku 85 kane votuar per kandidaturen e Bazhdarit, 54 votuan kunder saj, pro Metushit dhe pjesa tjeter prej pese votash dolen te pavlefshme. Kryetar i Partise Socialiste per qytetin e Shkodres ka qene i zgjedhur Edip Shiroka, nje nder emrat e njohur ne vite si socialist i kryeqendres se veriut. Por vitin e kaluar, Shiroka pati mosmarreveshje me kreun socialist Edi Rama. Gjithcka erdhi per shkak te menyres si u be perzgjedhja e kandidaturave per deputete ne Shkoder. Shiroka nuk u pajtua me emrat e propozuar nga kryesocialisti Rama. Atehere Shiroka doli hapur kunder Rames per menyren si zgjodhi emrat e kandidateve per deputete. Sipas Shirokes, Rama solli persona qe nuk kishin asnje lidhje me PS. Pas 28 qershorit 2009, Edip Shiroka, u shpreh publikisht se kerkonte largimin e Rames nga drejtimi i Partise, per shkak te humbjes ne zgjedhje. Ne kete menyre, menjehere Shiroka u shnderrua ne "delen e zeze" dhe u mbajt larg strukturave vendimmarrese te PArtise Socialiste, ne qender dhe ne baze. Sakaq, disa muaj me pare, ish-kryetari i Partise Socialiste te Shkodres Edip Shiroka akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po pengonte per te disaten here zhvillimin e zgjedhjeve per kreun e PS-se ne qytetin verior. Sipas Shirokes, Rama, urdheronte bllokimin e ketij procesi me mesazhe ne celular duke u tallur keshtu me socialistet ne kete qytet. "Rama dergon sms nga Dubai ku eshte me pushime per te anuluar zgjedhjet e kryetarit ketu ne Shkoder. Ai eshte duke u tallur me te gjithe elektoratin e PS-se ketu ne Shkoder", - u shpreh atehere Shiroka. Sipas Shirokes gjithcka ka ndodhur per arsye personale pasi Rama kerkon qe ne krye te PS-se se Shkodres te vendose te besuarit e tij. Dhe ashtu ndodhi, pas debateve qe shperthyen me Shiroken, Rama solli ne krye te PS, biznesmenin fasoniste Keti Bazhdari, e njohur si mbeshtetese e tij. Ndonese ajo nuk ishte as e emeruar dhe as e zgjedhur, e luajti per nje vit rolin e kreut vendor te PS. Kjo u be nen emrin e Levizjes Qytetare te Shkodres qe ajo drejtonte. Praktikisht Bazhdari drejtonte dhe partine pasi Edip Shiroka prej nje viti nuk ftohej ne mbledhjet e Kryesise se PS apo te tjerave aktivitete.
koha jone
koha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi