ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e kombit tonė gjindet nė muzgje tė kohėve ma tė vjetra

Shko poshtė

21012011

Mesazh 

Historia e kombit tonė gjindet nė muzgje tė kohėve ma tė vjetra Empty Historia e kombit tonė gjindet nė muzgje tė kohėve ma tė vjetra




NGA AT GJERGJ FISHTA
Fjalim i mbajtur nė Konferencėn e Paqes nė Paris (3)

Asht gabim me thanė se tė marrunit e gjakut shėnon barbarinė e nji kombi, nė qoftė se ne nėn fjalėn barbari kuptojmė egėrsinė ose breshtninė e shpirtit tė tij, ashtu siē duen me e kuptue kundėrshtarėt e tonė, kur e kanė fjalėn
pėr kombin shqiptar. Tė marrunit e gjakut buron prej ligjeve tė jashtme dhe prej tė metave tė organizimit shoqnor tė nji kombi, dhe jo gjithmonė prej gjendjes shpirtnore tė tij.
Gjakmarrja, njejt, sikur te Iliada
E vėrteta e kėtyne fjalėve pėrcaktohet edhe prej historisė sė popujve pėr tė cilėt nuk mund tė thohet se kanė qenė tė egėr e breshtnorė. Nė Biblėn shenjte lexohen kėto fjalė: Nė se dikush godet njė tjetėr me gur dhe mund t’i shkaktojė vdekjen, ai asht njė vrasės dhe asht i dėnuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrė viktimėn, e vret vrasėsin me rastin e parė. (Num. XXXV, 19, 21) Po kėshtu edhe nė Iliadė, nė librin e IX, gjejmė kėto vargje qė unė po i la
simbas pėrkthimit tė Montit:”.........Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio
o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora
col placido offeso.” (Ndėshkimin sejcili e pret si tė drejtė pėr vrasjen e tė birit ose tė tė vėllait; dhe ai qė e bėn kėtė vrasje pėr shpagim, mund tė jetojė pastaj i qetė nė tė njejtin qytet me atė familje sė cilės I bėri vrasjen - fyerjen e parė.)
Duket pra mirėfilli se prej tė marrunit tė gjakut - vendetta - nuk mund tė thohet se kombi shqiptar asht barbar e qė nuk asht i zoti me u qeverisė nė vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonė kundėrshtarėt tonė. Tė metat e organizimit shoqnor, si dhe tė marrunit e gjakut nė Shqipni, nuk janė tė shkaktueme prej faktoreve tė jashtėm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore tė egėr tė kombit shqiptar. Me fjalė tė tjera, shqiptari vret njeriun pėr instikt dhe jo pėr nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes sė tij, tė jetė e mbėshtetun mbi nevojė tė tė ruejtunit tė jetės, tė gjasė ose tė nderit tė vet. E pėr nė qoftė se asht e vėrtetė, - sikurse njimend asht e vėrtetetė! - se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit tė nji kombi, kjo duket ēiltas, - thonė ata, - prej kangėve popullore shqipe, sepse tė tana, ose gati tė tana, tregojnė punė tė veēanta vrasjesh ose gjaku.
Pėrpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrė i bashkuem nė nji shtet, kishte me u dashtė ma parė qė historia tė caktonte se nga e ka rrajėn ky komb, kė ka fis e vėlla mbi botė, - sepse ky nuk ka
mbijt vetvetiu mbi botė, - e se deri ku pėrfshihej vendi i tij. Por kėto historia ende s’i ka pėrcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i pėrcaktue, sepse historia e kombit tonė gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve tė muzgėta tė kohėve ma tė vjetra. Masandej do tė ishte dashtė qė historiografėt e hershėm, mbi tė cilėt
mbėshteten historianėt e sotshėm, t’i kishin dajtė me nji emen tė vetėm tė tanė elementet prej tė cilit pėrbahet ky komb.
Nuk po kuptohet qartė arsyeja pėrse sot shqiptarėt do tė bahen rob tė serbėve dhe tė grekėve
Kush mundet me e thanė me siguri se shqiptarėt, ilirėt, maqedonasit, thrakejt, epirotėt janė qė tė gjithi tė nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotė me
siguri se shqiptarėt s’kanė qenė kurrė tė bashkuem mė nja dhe s’kanė qenė shtet
mė vete. Por edhe po e zamė se shqiptarėt s’kanė qenė kurrė tė bashkuem nė nji shtet tė vetėm. Megjithkėtė armiqt tonė nuk kanė arsye kur thonė se pėr kėtė shkak kombi shqiptar nuk duhet qitė shtet mė vete, por ky vend duhet nda
ndėrmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekėt tė bashkuem nėn nji scepter dhe kunorė mbretnore pėrpara sė XIX qindvjetė? Sa jetė ka flamuri i Greqisė? Jo vetėm qė grekėt edhe nė kohėn ma tė lumnueshme tė historisė sė tyne s’kanė qenė tė bashkuem nėn nji shtet, por kėta kanė thirrė ushtritė e hueja pėr me shtypė shoqishoqin bash mbrenda kufijve tė vet. E pse pra shqiptarėt, tė cilėt gjithmonė ia kanė vu pushkėn tė huejve, dhe qė qenė faktori ma i parė i pamvarėsisė greke, nuk duhet tė kenė liri dhe pamvarėsi pėr arsye se s’na paskan qenė kurrė tė bashkuem nė nji shtet? Siē e dishmojnė vetė diplomatėt e sajė, Franca ka hy nė luftė botnore vetėm pėr me i dalė zot integritetit dhe pamvarėsisė sė Serbisė. Epo, aso kohe, serbt nuk kanė qenė tė bashkuem me Kroaci e Mal tė Zi e Sloveni, me tė cilėt sot po thohet se na qenkan tė tanė prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartė arsyeja pėrse sot shqiptarėt do tė bahen rob tė serbėve dhe tė grekėve. A pėr arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenė i bashkuem nė nji shtet tė pamvarun? Mandej, sa pėr atė fjalėn tjetėr qė thonė kundershtarėt tonė, se kombi shqiptar duhet mbajtun pėr barbar pėr arsye se asht i ndamė nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato tė shpifunat e tjera mbi tė cilat u fol ma sipėr. Tuj qenė e themelueme jeta shoqnore mbi bashkėsi tė interesave, prej vetit vjen si rrjedhojė se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallė) prej asajė bashkėsie, nuk mund tė pėrshtrihet ma pėrtej se sa i mbėrrin forca qė do t’i mbrojė ato interesa. Tash, tuj qenė se populli shqiptar,
pėr shkak tė pushtimeve tė huej tė vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat
e veta nė mėnyrė qi me mbrojtė e me drejtue interesat e pėrbashkėta tė kombit,
kėtij iu desh domosdo me u nda nė disa grupe ma tė vogla, e aty, pėrmbrenda
qarkut tė mundėsisė qė natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u
vėllaznue dhe me i mbrojtė interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetėn e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore qė mund tė realizohej deri mė sot nė Shqipni. Nė njanėn anė shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit tė huej, nė anėn tjetėr pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta nė mėnyrė qė ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjithė kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet nė krahina tė veēanta tuj I mbajtė sė bashku parimet e kanunit kombėtar si rregull jete. Prandej fakti qė kombi shqiptar gjindet i ndamė ndėr fise, nuk rrjedh prej shpirtit tė tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve tė pėrjashtme tė cilat ai nuk kishte mėnyrė se si me i shndėrrue. E, me e vertetue se kombi i ndamė nė shumė fise nuk asht gjithmonė barbar, mundet me u vėrtetue edhe prej historisė
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37485
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi