ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulla Eiffel, demokracia shqiptare dhe zoti 3000 euro

Shko poshtė

23012011

Mesazh 

Kulla Eiffel, demokracia shqiptare dhe zoti 3000 euro  Empty Kulla Eiffel, demokracia shqiptare dhe zoti 3000 euro




Kulla Eiffel, demokracia shqiptare dhe zoti 3000 euro  Edmondtupja1

/* */






Nga:EDMOND TUPJA
E di, lexuesi i vėmendshėm dhe i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės me tė drejtė do tė pyesė: “Po ē’lidhje mund tė ketė midis Kullės Eiffel dhe demokracisė shqiptare?”. Unė mendoj se ekziston njė lidhje e tillė. Pėr kėtė le tė mė lejojė t’i tregoj njė anekdotė: Dikur, njė grup turistėsh nga vende tė ndryshme, gjatė njė vizite nė Paris, po dėgjonin me kureshtje informacionet qė po u jepte shoqėruesi i tyre francez pėr monumentin nė fjalė. Pasi mbaroi sė foluri, ky i fundit deshi tė dinte nėse ndokush nga turistėt kishte ndonjė pyetje; e vėrteta ėshtė se, nė ēast, atė e bombarduan me plot tė tilla: sa tonelata ēelik, sa bulona e dado ishin pėrdorur pėr ndėrtimin e Kullės, sa herė nė vit kontrollohej qėndrueshmėria e saj, sa turistė kishin hipur deri nė atė moment nė tė tri katet veē e veē, sa parizianė ishin hedhur pėr t’u vetėvrarė nga maja e saj, etj., etj. Pastaj dikush pyeti pėr sa kohė ishte ndėrtuar ajo dhe, menjėherė pas pėrgjigjes, dikush bėri njė pyetje tė fundit, the last, but not the least, siē thuhet sot nė shqipanglishte (e fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja): “Pėr sa kohė mund tė prishet ajo?” A e pėrfytyron dot lexuesi im i vėmendshėm dhe i paanshėm nga ē’vend vinte turisti nė fjalė? Thjesht nga Shqipėria!
Nė suazėn e ngjarjeve tė kėtyre ditėve fare tė fundit, m’u kujtua papritmas kjo anekdotė, dhe m’u drodh shpirti: Dikush, midis nesh, i babėzitur pėr pushtet, po mban peng njė parti tė tėrė, njė popull “opozitar” tė tėrė, njė Shqipėri tė tėrė, sepse e vetmja pyetje qė shtron ai dhunazi ėshtė: “Pėr sa kohė mund tė prishet demokracia e brishtė shqiptare, pėr sa kohė mund tė prishen tėrė arritjet e mundimshme tė Shqipėrisė postkomuniste – futja nė Kėshillin e Europės, anėtarėsimi nė NATO, heqja e vizave pėr qytetarėt shqiptarė dhe rritja ekonomike e kėtyre viteve tė fundit, pavarėsisht pasojave tė krizės botėrore, nė mėnyrė qė unė, zoti 3000 € (Kaq pasuri kam, ju betohem, si i pastrehė qė jam!), dopiokryetari i PS-sė dhe i Bashkisė sė Tiranės, dopiogjashtėn e korrupsionit, e aferave tė dyshimta, e prapaskenave, e allishverisheve, e papunėsisė, e pėrmbytjeve, e epidemive dhe e tė gjitha problemeve sociale tė vendit, t’ia lė nė dorė sė djathtės, pra PD-sė dhe aleatėve tė saj?”. A thua se korrupsionin e shpiku PD-ja nga hiēi qė me themelimin e saj, a thua se, nė vitin e mbrapshtė 1997, me tė ardhur nė fuqi, PS-ja & Kompani nuk e ēuan mė tej duke e institucionalizuar korrupsionin fillestar, a thua se nė asnjė vend tė botės, pėrveē Tunizisė, Bregut tė Fildishtė dhe Shqipėrisė, nuk ka pasur, nuk ka e nuk do tė ketė kurrė korrupsion, a thua se, the last, but not the least, po tė vijė nė pushtet (largqoftė e qoftėlarg!) zoti 3000 €, korrupsioni do tė zhduket si pėr mrekulli, me njė tė rėnė tė shkopit magjik ose me Frymėn e Shenjtė, bashkė me tėrė dukuritė e rėnda negative qė vėrehen sot nė vendin tonė dhe pėr tė cilat, sigurisht, qeveria aktuale mban ose duhet tė mbajė detyrimisht pėrgjegjėsitė e veta.
Protesta e bujshme me, nė radhėt e saj edhe individė pa skrupuj, tė dhunshėm, grabitės e rrugaēė profesionistė, ndoqi pa pikė dyshimi njė skenar fare tė lexueshėm, me taktika tė ndėrtuara ftohtė dhe me njė strategji qė do ta kishte zili edhe vetė Lenini, tė cilit zoti 3000 € i ngjan, ndėr tė tjera, edhe nga mėnyra e tė qethurit dhe e tė veshurit, edhe nga stili pompoz i ligjėratave qė mban dhe i intervistave qė jep, por kryesisht, sidomos dhe veēanėrisht, nga makutėria e neveritshme pėr pushtet.
Kulla Eiffel, qė pėrfundoi sė ndėrtuari nė vitin 1889, ėshtė ende sot nė kėmbė me gjithė pyetjen shkatėrrimtare tė njė turisti shqiptar anekdotik, por tipik tė njė mendėsie negativiste: pėr mė tepėr, ajo konsiderohet si simbol i Parisit. Demokracia shqiptare, ende nė ndėrtim e sipėr, megjithėse e brishtė, pėrpiqet, me sa mundet, tė qėndrojė nė kėmbė; rrjedhimisht, shqiptarėt, tė gjithė pa pėrjashtim, pa dallim partiak, duhet tė nxiten, por edhe tė edukohen pareshtur qė tė luftojnė pėr konsolidimin e kėsaj demokracie e cila, pa diskutim, paraqet mangėsi tė theksuara, por qė ėshtė e vetmja alternativė sadopak shpresėdhėnėse pėr fėmijėt tanė tė pafajshėm, e ardhmja e tė cilėve duhet tė jetė ideali i atyre qė na qeverisin e do tė na qeverisin.
Pėr pak harrova tė shtoja: thonė se turisti shqiptar qė deshi tė dinte pėr sa kohė mund tė prishej Kulla Eiffel, kur ishte nė majė tė saj, u hodh pėr tė parė nėse mund tė fluturonte me ēadrėn e tij; sigurisht, qė ai vdiq, prandaj unė do t’i kėshilloja ēdo shqiptari qė do tė tundohej ta pėrsėriste njė eksperiment tė tillė vetėvrasės, tė pajisej me njė parashutė jo mė tė lirė se 3000 €.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37580
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi