ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Artiste e mjeke, mesazhe kunder dhunes

Shko poshtė

24012011

Mesazh 

Artiste e mjeke, mesazhe kunder dhunes Empty Artiste e mjeke, mesazhe kunder dhunes




Intelektuale shqiptare dalin kunder formave te tilla te protestimit, qe mbjellin vecse shkaterrim Artiste dhe mjeke kane dhene dje, mesazhe kunder dhunes se shkaktuar gjate demonstrates se 21 janarit. Ata vleresojne profesionalizmin e policise, ndersa i bejne thirrje liderit socialist te jete me i qete dhe i moralshem. Edi Luarasi Artistja e njohur Edi Luarasi, e ka nisur reagimin e saj retorikisht, duke shtruar pyetjen se c'do te kishte ndodhur nese policia nuk do te kishte skafandra. Ajo ka folur me nota te ashpra kunder demonstrates se dhunshme te se premtes, duke deklaruar se ajo ishte nje dite e trishtueshme. Sipas saj, kjo ishte nje skice e hartuar prej kohesh. Madje arriti te thote ne cilesimet e saj rreth ngjarjes, se shume prej atyre demonstruesve iu duken si te droguar. Ne lidhje me thirrjen e re te opozites per protesta, ajo tha se kryesocialisti e ka shume gabim. "Shyqyr qe po na vjen pak ere Perendimi, c'eshte kjo dhune qe na con vite mbrapa. Kjo na e cenon imazhin dhe na con shume mbrapsht",-tha ajo. Sipas saj, duhet me shume dashuri se s'kemi ndonje armik perballe dhe se duhet te jemi me shume te unifikuar me njeri-tjetrin. Kumbaro Regjisori i njohur e quan te tepert dhe aspak te nevojshme, dhunen ne demonstraten e 21 janarit. "I bej thirrje Edi Rames, si shok i vjeter, por edhe si artist, qe te qetesohet dhe te mos degjoje ata qe ka majtas e djathtas, por te reflektoje mbi situaten". Ky ka qene apeli drejtuar ish-ministrit te Kultures, i cili sot eshte ne krye te opozites shqiptare, nga regjisori i njohur Saimir Kumbaro. Sipas ketij, ishte e tepert dhe aspak e nevojshme dhuna e ushtruar ne demonstraten e djeshme te opozites. "Imagjinoni sikur edhe te djathtet qe do te mblidhen ne nje tubim, te sulmojne Bashkine e Tiranes, ku do te shkonim atehere?",- tha ai mjaft i revoltuar nga gjithcka ngjau ne demonstraten e djeshme te opozites. Sipas tij, vendi eshte duke shenuar hapa te dukshem ne procesin e integrimit dhe prandaj duhet qe te mendojme me shume rreth tij dhe jo te shkaterrojme cdo gje qe kemi krijuar deri tani. Thereska I ashper ka qene edhe reagimi i nefrologut te njohur, Nestor Thereska. Ai deklaroi se dhuna sjell vetem dhune, prandaj gjerat duhen pare me shume qetesi. Profesori dhe mjeku i njohur, Nestor Thereska, tha se e premtja ishte nje dite e dhimbshme qe cdo shqiptari, sikur ia uli pak koken. Ne pozicionin e nje intelektuali shqiptar, ai paraqiti mendimin e tij paqesor, duke pohuar se gjerat duhen zgjidhur me maturi dhe ne kuadrin institucional. "E duke folur si intelektual, si mjek, por edhe si prind, bej thirrje qe duhet kuptuar se Shqiperia nuk eshte ajo qe pame me 21 janar",-tha ai duke i ftuar te gjithe qe te punojne me tej, sic kane bere edhe tani ne fakt shume intelektuale. Profesori dhe mjeku i njohur, Nestor Thereska, apel per qetesi dhe maturi dhe i rikujtoi politikes se ne demokraci, kryesore eshte zbatimi i ligjit. Mjeket kerkojne t'i jepet fund dhunes "shqiptari kunder shqiptarit" Duhet te respektojme institucionet, jo te qellojme mbi to Demonstrata e dhunshme e 21 janarit e organizuar nga opozita eshte denuar me force nga bluzat e bardha. Mjekesia shqiptare e cila u perball te premten me dhjetera te plagosur , per te cilet luftuan qe t'u shpetojne jeten , kane reaguar ashper ne mbrojtje te jetes njerezore dhe kunder dhunes. Mjeku Sulejman Kodra deklaroi se humbja e tre jeteve ishte nje humbje e madhe. "Ishte nje demonstrate e paralajmeruar qe kishte qellim dhunen",-tha Kodra. Ndersa mjeku dhe profesori i njohur Nestor Thereska u shpreh se: "Ajo qe u tregua nuk ishte fytyra e vertete e shqiptareve, por thjesht 100 veta te manipuluar qe kaluan caqet". Sa i perket policise, ai u shpreh se ka ndjere krenari per qendrimin e tyre. "Ata treguan fytyren e shtetit demokratik. Institucionet duhen respektuar",-tha ne reagimin e tij Thereska. Nderkohe mjeku Pal Xhumari deklaroi se dhuna e se premtes ishte dhune "shqiptari kunder shqiptarit", te cilen asnje nuk e kuptoi se per cfare duhej te ndodhte. Ai shtoi se duhet te mesohemi me ligjin dhe se populli duhet ta kete frike policine dhe jo te qelloje mbi te". Nderkohe, mjeku Arben Ivanaj u shpreh se Shqiperia ka institucione te mjaftueshem per te zgjidhur problemet dhe jo me manifestime te dhunshme". Por ndersa denojne dhunen dhe keto lloj protestash, profesorati i QSUT-se ka shprehur mirenjohjen me te madhe per uniformat blu. Ata kane perkrahur qendrimin e policise duke argumentuar se institucionet duhen respektuar. Duke denuar kete demonstrate qe gjeneroi ne dhune dhe per pasoje viktima, bluzat e bardha i kane bere thirrje opozites, me kerkesen per t'iu drejtuar institucioneve perkatese per zgjidhjen e problemeve. Demonstrata e 21 janarit, ka ndikuar ne opinionin e te huajve per Shqiperine, te cilet e shohin tashme ardhjen ketu me dyshime. Ketyre deklaratave te profesoreve te mjekesise shqiptare i jane bashkuar te gjitha bluzat e bardha ne vend.

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Artiste e mjeke, mesazhe kunder dhunes :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Jan 25, 2011 11:10 am nga lidabica

Jam me shprese ,se edhe socialistet e ndershem,patjeter jane kunder dhunes qe u perdor ne kete demostrate te organizuar nga deliranti Edvin me kriminelet qe e ndjekin pas.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi