ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politikanet, homazhe per Baba Reshat Bardhin

Shko poshtė

05042011

Mesazh 

Politikanet, homazhe per Baba Reshat Bardhin Empty Politikanet, homazhe per Baba Reshat Bardhin




Sonila Isaku
Flamuj ne gjysmeshtize, pezullim te aktiviteteve kulturore, fushates por edhe te axhendes se politikave per shkak te homazheve per percjelljen ne banesen e fundit te Kryegjyshit Boteror te Bektashinjve. Politikane, njerez te kultures, te artit, shendetesise, besimtare kane kryer homazhe gjate dites se djeshme ne nderim te Baba Reshat Bardhit.

Homazhet

Qeveria shpalli diten e djeshme, dite zie kombetare per vdekjen e kreut te Kryegjyshates Boterore te Bektashinjve. Haxhi Dede Reshat Bardhi u nda nga jeta te shtunen e kaluar ne moshen 76-vjecare pasi prej kohesh vuante nga probleme te renda shendetesore dhe dy here i ishte nenshtruar nderhyrjeve kirurgjikale.

Presidenti i Republikes, Bamir Topi beri homazhe ne Pallatin e Kongreseve, ne nderim te Kryegjyshit Boteror te Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit. Pasi vendosi nje kurore me lule para trupit te pajete te udheheqesit te larte fetar, te ndjerit Reshat Bardhi, ne mjediset e Pallatit te Kongreseve, kryetari i Shtetit u shprehu ngushellimet me te sinqerta familjareve, drejtuesve dhe anetareve te Bashkesise Bektashiane."Sot bejme homazh per nje njeri te madh. Si President i Republikes, kam ardhur ketu jo vetem te nderoj Baba Dede Reshat Bardhin, si nje institucion i jashtezakonshem dhe nje kontribuues i pamase per rivendosjen e besimit shpirteror, fetar, ne institucione, por per ta kujtuar ate edhe si nje atdhetar, si nje patriot. Mund t'ju them fare hapur, kam privilegjin qe e kam njohur kete njeri te madh, nje njeri i urte, nje njeri i ekuilibruar, i mencur, dhe besoj do te jete model per te gjithe, si nje pike referimi se si duhet te sillet njeriu ne shoqeri, per te qene yll polar per paqen ne institucione dhe per paqen ne shoqeri", theksoi Topi.

Qeveria

Edhe kryeministri Berisha zhvilloi homazhe, ne mjediset e Pallatit te Kongreseve, ku kreu i qeverise shprehu ngushellimet e tij me te sinqerta familjes dhe te gjithe udheheqjes se bektashinjve shqiptare, si dhe gjithe besimtareve. Kryeministri vleresoi lart virtytet dhe perkushtimin e Kryegjyshit Baba Reshat Bardhi ne rindertimin e bektashizmit shqiptar dhe ne shnderrimin e ketij besimi ne simbol te fuqishem harmonie, mirekuptimi e shprese. "Sot eshte nje dite zie, dhimbjeje e thelle per ndarjen nga jeta te udheheqesit shpirteror te bektashizmit shqiptar dhe boteror, Baba Reshat Bardhit. Baba Reshati, Kryegjyshi i Bektashizmit shqiptar e boteror, me perkushtimin e tij te madh, virtytet e tij, ia doli te rindertoje bektashizmin shqiptar, i cili ka qene per shqiptaret edhe besim edhe atdhetari. Ai ia doli ta shnderroje ate ne nje simbol te fuqishem te harmonise, te mirekuptimit, te tolerances, te besimit, te shpreses", u shpreh Berisha. Ky i fundit nuk ka harruar te shprehe edhe ngushellimet per familjen e te gjithe udheheqjes se bektashinjve shqiptare. Nderkohe qe kryeparlamentarja Topalli ka pohuar se Baba Reshat Bardhi ishte nje njeri me zemer te madhe, nje udheheqes shpirteror i dashur nga te gjithe besimtaret dhe nga cdo qytetar. Kurse kandidati i PD-se per bashkine e Tiranes, Lulezim Basha ka theksuar se qindra-mijera njerez rikthehen te ai, tek ky njeri, tek ky gjigant i mencurise, i forces.

Opozita

Nuk kane munguar as drejtuesit e opozites ne homazhet per kreun e bektashinjve. Kryetari i PS-se, Edi Rama ka theksuar rolin e Baba Dede Reshat Bardhit si nje nga protagonistet kryesore te harmonise fetare ne Shqiperi. "Baba Dede Reshat Bardhi i perket nje gjenerate klerikesh fale te cileve ne sot gjenerojme nje harmoni mes feve qe misherohet edhe kaq bukur edhe ne pritjen e sotme ku perfaqesuesit e komuniteteve presin ngushellime per Baba Reshat Bardhin", theksoi Rama.



Baba Reshat Bardhi, nje jete per Bektashizmin

Pas ndarjes nga jeta te Haxhi Dede Reshat Bardhit, dhjetera besimtare kane bere homazhe. Shenjteria e tij u nda nga jeta te shtunen ne moshen 76-vjecare pas problemeve nga semundjet e zemres. Haxhi Dede Reshat Bardhi lindi me 4 mars 1935 ne fshatin Lusen te Kukesit dhe qe ne vogeli iu perkushtua udhes bektashiane. Kur ishte vetem 19 vjec, ai u vesh dervish. Ne vitet '90, Baba Reshat Bardhi iu perkushtua plotesisht ringritjes dhe organizimit te bektashizmit dhe rihapi ne Tirane, Kryegjyshaten Boterore Bektashiane, ku ne vitin 1993 u zgjodh Kryegjysh Boteror. Fale punes se pashtershme te tij, jane hapur ne Shqiperi mbi 120 objekte kulti duke realizuar nje ringjallje te vertete te besimit bektashian. Ne vitin '93, Haxhi Dede Reshat Bardhi u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i Tiranes, Beratit, Kukesit e shume krahinave te tjera, "Pishtar i Demokracise" nga presidenti i Republikes, ne 2005 me titullin "Urdhri Naim Frashri i Arte", e ne 2010 u dekorua me titullin "Gjergj Kastriot Skenderbeu". Gjate gjithe jetes se tij, Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve u nderua edhe nga vende te tjera te botes per punen e tij si SHBA-te, Turqia, Kosova etj. Ai eshte vleresuar nga presidenti amerikan George W. Bush per qendrimin ndaj aktit terrorist te 11 shtatorit dhe nga Papa Gjon Pali II per dialog ne emer te paqes. Baba Reshat Bardhi njihet si udheheqes shpirteror i bektashizmit ne Shqiperi, si misionar i paqes, tolerances dhe harmonise fetare ne vend.



Kane thene per Kryegjyshin Boteror te Bektashinjve

Bamir Topi

"Sot bejme homazh per nje njeri te madh. Si President i Republikes, kam ardhur ketu jo vetem te nderoj Baba Dede Reshat Bardhin, si nje institucion i jashtezakonshem dhe nje kontribuues i pamase per rivendosjen e besimit shpirteror, fetar, ne institucione, por per ta kujtuar ate edhe si nje atdhetar, si nje patriot".

Sali Berisha

"Baba Reshati, Kryegjyshi i Bektashizmit shqiptar e boteror, me perkushtimin e tij te madh, virtytet e tij, ia doli te rindertoje bektashizmin shqiptar, i cili ka qene per shqiptaret edhe besim edhe atdhetari. Ai ia doli ta shnderroje ate ne nje simbol te fuqishem te harmonise, te mirekuptimit, te tolerances, te besimit, te shpreses".

Jozefina Topalli

"Baba Reshat Bardhi ishte nje njeri me zemer te madhe, nje udheheqes shpirteror i dashur nga te gjithe besimtaret dhe nga cdo qytetar. Ishte nje njeri qe besonte fort me optimizem ne te ardhmen".

Lulzim Basha

"Qindra-mijera njerez rikthehen te ai, tek ky njeri, tek ky gjigant i mencurise, i forces. Eshte nje njeri qe foli me vepra dhe vepra e tij mbetet e pavdekshme mes nesh".

Edi Rama

"Baba Dede Reshat Bardhi i perket nje gjenerate klerikesh, fale te cileve ne sot gjenerojme nje harmoni mes feve qe misherohet kaq bukur edhe ne pritjen e sotme, ku perfaqesuesit e komuniteteve presin ngushellime per Baba Reshat Bardhin".

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi