Meta: Prioritet, punesi dhe ekonomia
Faqja 1 e 1
19042011
Meta: Prioritet, punesi dhe ekonomia
Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta deklaroi dje se prioriteti i mazhorances eshte punesimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Ne prezantimin e kandidatit te LSI-se, ne komunen Bucimas te Korces, Rozhi Tollozhina kreu i LSI-se u shpreh se vota per kandidatet e "Aleances per Qytetarin" eshte vote per nje te ardhme te sigurte te vendit. Ne prezantimin e kandidati te koalicionit, ishte i pranishem edhe deputeti i Partise Demokratike ne Pogradec, Fatbardh Kadilli. Duke folur per projektet e realizuara ne kete komune kandidati Tollozhina, Meta u shpreh se ai do te marre dhe votat e kandidatit te PS-se, pasi ketij te fundit kryesocialisti Edi Rama nuk i dinte as emrin. "Roshi eshte nje njeri qe flet me vepra dhe jo me fjale. Roshi eshte nje perfaqesues i denje i ketij komuniteti, i cili nuk i ka ndare asnjehere banoret e Staroves dhe te gjithe komunes ne ngjyra partiake, perkundrazi ndaj dhe une jam i bindur se te gjithe te majte dhe te djathte do te votojne per Roshi Tollozhina edhe per 4 vitet e ardhshme. Jam i bindur se per Roshin do te votoje edhe kandidati tjeter, te cilit kryetari i partise se tij nuk i dinte emrin, sepse dhe ai vetem emrin e Roshit dinte dhe ate mbante mend", tha dje kreu i LSI-se gjate takimit me banoret e zones. Kreu i LSI-se u shpreh se kandidati Tollozhina kerkon nje mandat te dyte edhe per faktin se ka punuar dhe ka sjelle nje sere projektesh te rendesishme per zonen. "Roshi do te dije qe ne bashkepunim me qeverine dhe me mbeshtetjen e deputeteve te qeverise se koalicionit, t'i realizoje te gjitha keto projekte dhe te jeni te sigurt se pas 4 viteve nuk do te kete rruge, e cila do te mundet te pasqyroje te gjitha veprat qe do te behen gjate ketij kater vjecar. Ndaj votoni per Roshi Tollozhinen. Votoni per njeriun e veprave. Votoni kandidatin e Aleances per qytetarin", tha dje Meta. Ne fjalen e tij, Meta eshte ndalur dhe ne premtimet e mbajtura nga qeveria, duke theksuar se arritja me e madhe ka qene liberalizimi i vizave. "Gjate kesaj periudhe te pare te qeverisjes se koalicionit ne arritem, sikurse premtuam, ne nje kohe rekord te plotesonim te gjitha kushtet e BE-se ne menyre qe te gjithe qytetaret shqiptare te fitonin te drejten per te levizur ne menyre te lire, ne te gjithe hapesiren evropiane", tha dje Meta. Ne qarkun e Korces, Levizja Socialiste per Integrim kandidon ne gjashte zona elektorale, ndersa ne zonat e tjera mbeshtet kandidatet e Partise Demokratike dhe te koalicionit. Ne Pogradec per LSI-ne garon Luan Topciu, ne Erseke Zhaneta Prifti, ne komunen Hocisht Ylli Cenkolli, ne komunen Trebinje Femi Jashallari, ne komunen Bucimas Roshi Tollozhina dhe ne komunen Libonik Bujar Kervaci.
Koha Jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi