ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Detyrimet vendore, 73 tarifat qe u zbrazin xhepat qytetareve

Shko poshtė

19042011

Mesazh 

Detyrimet vendore, 73 tarifat qe u zbrazin xhepat qytetareve Empty Detyrimet vendore, 73 tarifat qe u zbrazin xhepat qytetareve




Kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, po kembengul ne ditet e fundit se qytetaret i paguajne ketij institucioni si dhe atyre ne varesi te bashkise, vetem 550 leke ne muaj dhe se pjesen tjeter te taksave e tarifave ia paguajne qeverise. Por, mjafton te hedhesh nje sy ne listen e tarifave vendore te Bashkise se Tiranes, qe te vertetosh krejt te kundert. Jane jo pak, por 73 lloje tarifash, (pervec 9 llojeve te taksave) te cilat u kushtojne mjaft banoreve te Tiranes dhe rrethinave te saj. Ato nuk paguhen nga cdo qytetar apo biznes, por ne shumicen e tyre, ne varesi te llojit te biznesit qe kane.

Tarifat

Tarifat e pastrimit dhe largimit te mbeturinave, tarifa e parkimit te automjeteve dhe ajo e sherbimit administrativ, jane vetem tre tarifa qe degjojme me shpesh, nga dhjetera ekzistente. Ne listen e tarifave vendore jane disa te padegjuara ne jeten e perditshme, por me sa duket, mjaft te degjuara nga bizneset apo qytetaret qe kane nevoje per ato sherbime ne institucionet ne varesi te Bashkise se Tiranes. Keshtu, duket se dhenia e certifikatave (jo vetem atyre qe kane te bejne me dokument identifikimi), por per sherbime te ndryshme, jane mjaft te larta. Keshtu, per shembull, nje certifikate per transport mallrash apo pasagjere, certifikim teknik-autobusesh dhe taksi, kushton plot 2.000 leke per automjet. Nje leje apo certifikate per veprimtari servis te automjeteve, lavazheve apo parkingut, kushton 10.000 leke. Ne kete liste behet fjale per shifra te majme qe paguhen per dhenie autorizimi per pikat e tregtimit me pakice te karburanteve, leje per sherbim tregtar ambulator, leje per sherbim 24 oresh bar-kafe, restorant, pub, diskoteke, kazino, lojera fati etj. Edhe tarifat e inspektoratit veterinar te bejne pershtypje, pasi jane te larta. Keshtu, kontrolli i produkteve me origjine shtazore per cdo makine kushton 1000 leke/cdo makine. Nje certifikate per lejimin e konsumit te peshkut dhe produkteve te detit kushton 2.000 leke/cdo rast. Edhe per ceshtjet qe kane te bejne me urbanistiken, tarifat jane te larta. Behet fjale per kontrolle pas perfundimit te themeleve, kontrolle pas perfundimit te karabinase, kontrolle te sistemimit te ambientit rrethues pas perfundimit te punimeve, azhornimi i genplaneve, azhornime per reklama, vendosje tavolinash, etj. Shifra te larta kane edhe tarifat qe paguhen per sherbimet ne njesite Bashkiake.

Heqja e taksave

Qe ne nisje te fushates elektorale, kandidati i PD-se per kryebashkiak te Tiranes, Lulzim Basha, ka premtuar se nese fiton, do te heqe 60 taksa dhe tarifa vendore, nderkohe qe do te ule ndjeshem ato qe mbeten. "Nga 82 taksa qe ka bashkia, 60 prej tyre do t'i heq, te tjerat do t'i ule minimalisht dy here, por deri ne pese here", ka thene ai. Nderkaq, para pak ditesh, ulje taksash ka premtuar edhe kandidati kundershtar, Edi Rama. Ai eshte shprehur se do te ule taksat, ndersa ndaj ketij premtimi kane reaguar qytetaret e thjeshte. "Ne dore e ka pasur, nese ka dashur t'i ule taksat, por jo vetem qe nuk e ka bere kete, por i ka rritur shume ne keto vitet e fundit", jane shprehur banore te ndryshem te qytetit te Tiranes. E verteta eshte se vlerat e taksave dhe tarifave vendore jane mjaft te larta, madje ne nivelet, ose me lart se ato te vendeve te tjera, me te zhvilluara.



Paradoksi

Tarifa per mbjellje pemesh, te larta

Tarifa qe Bashkia e Tiranes ka vendosur per mbjelljen e pemeve ne zona te ndryshme te Tiranes, eshte mjaft e larte. Kjo nuk duket aspak si stimulim i shtimit te gjelberimit, pasi nje qytetar qe deshiron te mbjelle nje Bli ose Rrap ne Rrugen e te Dashuruarve, duhet te paguaje plot 10.000 leke. Nderkaq, ata qe duan te mbjellin Mimoza ose Ullinj ne "Kopshtin e te dashuruarve", brenda Parkut te Liqenit duhet te paguajne 7.000 leke.







Tarifat vendore qe i paguhen Bashkise se Tiranes dhe institucioneve ne varesi te saj:



Tarifa e pastrimit & largimit te mbeturinave 5 mije leke per qytetaret

Tarifa e parkimit te automjeteve 100 leke ora



Tarifa per sherbime ne drejtorine e taksave

Terheqje dokumentesh dhe njehsim me origjinalin nga

Arshiva e Bashkise Tirane 100 leke/dokumenti



Tarifa per sherbime te strehimit:

Pergatitje dokumentacioni per privatizim objektesh te kthyera ne fond banese 100 leke

2 Pergatitje dokumentacioni per te pastrehet 100 leke



Tarifa per sherbimin ne fushen e transportit te pasagjereve dhe mallrave:

1 Dhenie certifikate per transport mallrash apo pasagjere, certifikim teknik-autobuzesh dhe taksi 2.000 leke/automjet

2 Dhenie autorizimi si dhe konfirmimi per plotesimin e kushteve te autorizimit per subjektet ne veprimtarine e transportit nderqytetes 3.000 leke

3 Dhenie autorizimi per levizje te automjeteve brenda unazes per periudha te perkohshme 500 leke/muaj/mjet

4 Leje apo certifikate per veprimtari servis te automjeteve, lavazheve, parkingut 10.000 leke

5 Licence per lejimin e aktivitetit ne pergatitjen e kursanteve per automjete (Autoshkolla) 5.000 leke

6 Dhenie autorizimi per pikat e tregtimit me pakice te Karburanteve 5.000 leke

7 Leje per sherbim tregtar ambulator 2.000 leke

8 Leje per sherbim tej kohes normale te punes (me orar te zgjatur te kufizuar) 5.000 leke

9 Leje per sherbim 24 oresh. Bar kafe, restorant, pub, diskoteke, kazino, lojera fati etj. 15.000 leke

10 Tarife per mirembajtjen e rrugeve qytetase 100 lek





Tarifa te inspektoratit urban:



Dhenie certifikate pastertie per firmat e ndertimit (leje ndertimi dhe leje shfrytezimi) 500 lek



Tarifa te inspektoratit veterinar:

1 Certifikate nderkombetare eksport lekure 2.000 leke/cdo rast

2 Certifikate nderkombetare eksport bretkosa, kermij dhe peshk 2.000 leke/cdo rast

3 Certifikate nderkombetare per eksport leshi 2.000 leke/cdo rast

4 Certifikate shoqerimi, qen , mace, produkte ushqimore shtazore perdorim vetjak 1.000 leke/cdo rast

5 Kontroll i produkteve me origjine shtazore per cdo makine 1000 leke/cdo makine

6 Kontroll dhe leshim raporti ne njesi prodhimi te produkteve dhe nenprodukteve te sallamit dhe qumeshtit 200 leke/cdo rast

7 Certifikate per lejimin e konsumit te peshkut dhe produkteve te detit 2.000 leke/cdo rast

8 Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar per nje kre ka, lope, buall, buallice 200 leke/kre

9 Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar per nje kre mez e meshqerre 200 leke/kre





TARIFA TE URBANISTIKES

1 Terheqje dokumentesh dhe njehsim origjinali Arshiva Teknike dhe ajo e Kadastres Urbane 100 lek?/dokum.

2 Kontrolli i piketimit te objekteve per objekte deri ne 3 kate mbi toke 3.200 leke

- per objekte mbi 3 kate mbi toke 4.800 lek?

3 Kontrolli pas perfundimit te themeleve

- per objekte deri ne 3 kate mbi toke 3.200 lek?

- per objekte mbi 3 kate mbi toke 4.800 lek?

4 Kontrolli pas perfundimit te karabinase 2.000 leke/kat

5 Kontrolli i sistemimit te ambientit rrethues pas perfundimit te punimeve

- per objekte deri ne 3 kate mbi tok? 3.200 lek?

-per objekte mbi 3 kate mbi toke 4.800 lek?

6 Akt kontrolli i perfundimit te punimeve

- per leje shfrytezimi deri ne 3 kate mbi toke 8.000 lek?

- per leje shfrytezimi mbi 3 kate mbi toke + 1.000 lek?/kat

7 Fotokopjimi i planshetave ne shkallen 1/500, 1/2000

- Format A4 400 lek?

- Format A3 600 lek?

- Format A2 800 lek?

- Format A1 1.200 lek?

- Format A0 2.000 lek?

8 Azhornimi i genplaneve (azhornimi perfshin dhe nje brez 30 metra rreth prones qe azhornohet):

- Per leje ndertimi etj 40 lek?/ m²

- Per procedure legalizimi te shteses ne ndertime me leje 40 lek?/ m²

- Per procedure legalizimit te ndertimeve pa leje, te vecuara dhe ne zone informale, ne

rastet kur ky sherbim ofrohet nga Bashkia e Tiranes ose Njesia Bashkiake 10 lek?/ m²

9 Dhenia e genplanit te paazhornuar te zones ku do te ndertohet per subjekte private A4 1.200 leke, kurse A3, 3200 leke

10 Matja, percaktimi i zones se vendndodhjes se objektit, azhornimi i genplanit, sipas kerkeses (qera, privatizim, shitje etj) 6.000 lek?

11 Azhornime per reklama, vendosje tavolinash 2.000 lek?





TARIFA PER SHERBIME NE DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TAKSAVE

1 Dhenia e Vertetimit per detyrimet vendore 200 leke

2 Komisione per sherbimin te arka 100 leke



TARIFA PER NJESITE BASHKIAKE

Nr Lloji Tarifa leke/muaj

1 Leshim vertetimi per banor lagjeje 100 leke

2 Kryerja e procedurave per ndarje ose bashkim familjar 200 leke

3 Dhenie autorizimi per pensionistet Pa pagese

4 Vertetim deklarate per marrjen e kompensimit per personat e punesuar ne shtet qe kane pjesetar te familjes pa pune 50 leke

5 Shqyrtimi i dosjeve per leje ndertimi dhe kalim per miratimin perkates prane Bashkise Tirane

- Subjekte fizike 1.000 lek?

- Subjekte Juridike 2.000 lek?

6 Pergatitja dhe kontrolli i dokumentacionit per privatizim dhe strehim dhe percjellja e tij prane Bashkise Tirane 200 leke

7 Pergatitja dhe kontrolli i dokumentacionit per perfitimin e statusit si i pastrehe dhe percjellja prane Bashkise Tirane 100 leke

8 Tarife per regjistrim fillestar ne biblioteka 100 leke

9 Tarife e sherbimit ne tregjet publike (mirembajtje, ruajtje, shpenzime uje, drita etj):

Artikuj industrial 3.500 lek?/muaj

Te tjera 100 leke/muaj





DREJTORIA E PERGJITHSHME NR.1 E PUNETOREVE TE QYTETIT

1 Tarifa p?r largimin e mbeturinave voluminoze (inerte, dhera, skeletike etj) 1.000 lek?/ora

2 Hyrja ne Kopshtin Zoologjik:

- P?r f?mij? 50 leke/ore

- P?r t? rritur100 leke/ore

3 Tarife per mbjellje peme

- Bli ose Rrap ne Rrugen e te Dashuruarve 10.000 leke

- Mimoza ose Ullinj ne "Kopshtin e te dashuruarve" brenda Parkut te Liqenit 7.000 leke





DREJTORIA NR. 3 E PUNETOREVE TE QYTETIT

1 Tarifa per vertetime 200 lek?

2 Tarifa e plotesimit te dokumentacionit per privatizim 500 leke





3 QENDRA KULTURORE "TIRANA", paguhen tarifat si m? posht? vijojn?:

1 Tarifa e dh?nies n? p?rdorim t? sall?s 10.000leke/ore

2 Hyrja per shfaqjet e Cirkut 200leke/ore

Per shfaqjet e organizuara per kopshte e shkolla dhe per shfaqjet e lira per publikun, pa pages?

3 Hyrja p?r shfaqjet e varietese

a. Ne llozhe 500 leke/ore

b. Ne aneks llozhe 300 leke/ore

c. N? an?sore 200 leke/ore

4 Hyrja per shfaqjet e baletit

a. Ne llozhe 700 leke/ore

b. Ne aneks llozhe 500 leke/ore

c. Ne anesore 300 leke/ore





4 KLUBI SPORTIV TIRANA

1 Tarife e perdorimit te fushave te tenisit 300leke/ore

2 Tarife e perdorimit te palestr?s 1.500leke/ore

3 Tarife e perdorimit te fushave te hapura te basketbollit 300leke/ore





5 KLUBI I FUTBOLLIT TIRANA

Hyrja ne stadium per ndeshje, kur Klubi eshte organizator i veprimtarise sportive

Pozicioni Per ndeshje kombetare Per ndeshje nderkombetare

a) Ne anesore 200 leke/hyrja 400 leke/hyrja

b) Perballe 300 leke/hyrja 600 leke/hyrja

c) Ne tribune 500 leke/hyrja 1000 leke/hyrja



Tarifa per dhenien ne shfrytezim te mjediseve sportive te Stadiumit "Selman Stermasi" per zhvillimin e aktivitetit sportive 50.000 leke/ ora



QENDRA EKONOMIKE E ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT TE FEMIJEVE

Per femijet qe frekuentojne kopshtet dhe cerdhet paguhet tarifa :

Tarife per Ushqimin ne kopshte 160 leke/dite/femije

Tarife per ushqimin ne cerdhe 130 leke/dite/femije



NDERMARRJA E PERPUNIM PLEHUT

Tarifa per depozitimin e mbeturinave ne fushen e Sharres 95 Leke/ton

koha jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38545
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi