ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si mund ta shėrojmė shpirtin?

Shko poshtė

21042011

Mesazh 

Si mund ta shėrojmė shpirtin?  Empty Si mund ta shėrojmė shpirtin?




Psikoterapia, nė disa sėmundje, ėshtė mė shumė efikase se ilaēet, por ndonjėherė janė tė domosdoshme edhe ilaēet dhe terapitė e tjera ndihmėse. Ja si mund ta ēlirojmė mendjen nga fiksimet, depresioni, frikat dhe ankthi...
Psikoterapia, nė disa sėmundje, ėshtė mė shumė efikase se ilaēet, por ndonjėherė janė tė domosdoshme edhe ilaēet dhe terapitė e tjera ndihmėse. Ja si mund ta ēlirojmė mendjen nga fiksimet, depresioni, frikat dhe ankthi...
Tė shėrohesh me fjalė
Disa vit burg, pastaj tetė vjet martesė tė turbulluar, droga, njė pasuri prej 400 milionė dollarėsh e harxhuar me njė frymė dhe borxhe pa fund. Pika kulmore ishte kur gjatė njė ndeshje nė ring, boksieri i "tmerrshėm" i kafshoi veshin kundėrshtarit tė tij Evander Holyfield. Ky ėshtė Majk Tajson, boksieri i privuar nga autokontrolli. Pėrkundrazi, ky ishte Majk Tajson, nėse duhet t‘i besojnė asaj qė ai tha nė njė intervistė televizive mė 12 tetor: "Nėse nuk e di kush jam, mund tė humbas kontrollin, tė shkatėrroj familjen time tė mrekullueshme ose veten dhe unė nuk dua ta pėrshkoj mė atė rrugė". Sot, Tajson ėshtė i bindur se kush ėshtė dhe ēfarė kėrkon, falė njė psikoterapie tė nisur dy vjet mė parė.
Fjalė dhe dėgjim
Psikoterapia apo "kura e shpirtit" tregon njė ndryshim, duke pėrdor fjalėt dhe dėgjimin, mendimin dhe marrėdhėnien. Ekzistojnė mė shumė se 300 tė tilla. Por a ekzistojnė provat shkencore se ato funksionojnė? Cila metodė ėshtė mė efikasja nė luftėn kundėr depresionit dhe cila pėr tė luftuar ankthin? Rilindja e psikoterapisė nė mėnyrė paradoksale nisi kur Hans Jurgen Eysenck (1916-1997), docent i psikologjisė nė Institutin e Psikiatrisė nė Universitetin e Londrės, e kritikoi me njė serė artikujsh qė provonin joefikasitetin e saj nė krahasim me ndėrhyrjet e tjera. Eysenck, nė fakt tregonte se, pėr tė vlerėsuar njė terapi duhej llogaritur sa pacientė pėrmirėsohen apo shėrohen nė 100 tė kuruar, nė njė interval tė caktuar kohor dhe pastaj t‘i krahasosh me evolucionin natyror tė sėmundjes nė njė grup analog pacientėsh. Duke analizuar 19 studime mbi 7 mijė pacientė, ai kishte treguar se psikanaliza arrinte tė pėrmirėsonte rreth 44 pėr qind tė pacientėve kundrejt 64 pėr qind tė pacientėve qė pėrmirėsoheshin duke biseduar me njė person tė gatshėm pėr ta dėgjuar nė mėnyrė empatike dhe 72 pėr qind tė pacientėve tė trajtuar nga mjekė specialistė. Me pak fjalė, psikoterapia rezultonte metoda mė pak efikase. Sot, studimet kanė treguar se psikoterapia funksion shumė herė mė mirė.
Rezultate tė dukshme
Pothuajse gjysmė shekulli distancė, psikoterapistėt e terapisė konjektive tė sjelljes (CBT) punojnė mė shumė mbi modifikimin e sjelljeve vetėshkatėrruese, duke e lėnė analizėn nė sfond dhe kontrollojnė sistematikisht rezultatet e punės sė tyre. Shėrimi apo pėrmirėsimi i pacientit janė dokumentuar jo vetėm nga pėrballja me pacientėt e kuruar nė njė mėnyrė tjetėr, por edhe nga analizat biologjike, madje edhe nga diagnostikimi i imazheve": CBT nė fakt modifikon plasticitetin cerebral. Jo vetėm kaq. Te pacientėt nė terapi me antidepresivė vihet re njė reduktim 15-20 pėr qind i hormoneve tė tiroides, si tiroksina, tė konsideruar si tregues tė depresionit. Tė njėjtat rezultate, sipas njė studimi tė Russell Joffe, nga "Mcmaster University Medical Center" nė Hamilton, Kanada, arrihen edhe te pacientėt depresivė tė shėruar me 20 javė psikoterapi. Pastaj janė provat e diagnostikimit tė imazheve. Lewis Baxter dhe Jeffrey Schwartz, psikiatėr nė Universitetin e Kalifornisė nė Los Anxhelos, ndanė disa pacientė nė obsesi-kompulsiv (qė tentojnė tė pėrsėritin nė mėnyrė tė fiksuar disa sjellje) nė dy grupe: i pari i trajtuar dy muaj me psikoterapi dhe i dyti me njė antidepresiv tė quajtur fluoxetina. Para dhe pas terapisė tė gjithė iu nėnshtruan PET (Positron Emission Tomography) tė trurit. Rezultati: psikoterapia funksionon.
Emocionet
CBT ndėrhyn te mendimet dhe emocionet. Emocionet dhe marrėdhėniet janė tė lidhura me interpretimin e ngjarjeve tė pėrditshme dhe mendimeve qė "prodhohen" nė ndėrgjegje. Psikoterapia propozon modifikimin e interpretimit tė ngjarjeve, rrjedhimisht edhe atė tė sjelljeve, duke pėrdorur dialogun sokratik: d.m.th ta stimulojė pacientin t‘i gjejė pėrgjigjet brenda vetes dhe me ushtrime qė synojnė tė forcojnė sjellje alternative tė shėndetshme. Studime tė shumta tregojnė se ėshtė efikase sa ilaēet nė terapinė e depresionit tė lehtė dhe tė moderuar. Po ashtu, njė nga avantazhet e saj ėshtė se njerėzit nė depresion tė trajtuar me CBT kanė njė rrezik shumė herė mė tė vogėl se sa ata me ilaēe pėr t‘u sėmurė sėrish.
Edhe nė rastet e rėnda
"CBT ėshtė rruga mė e mirė edhe pėr kurimin e bulimisė dhe arrin rezultate pozitive nė 70 pėr qind tė rasteve. Nė krizat e panikut ka sukses 87 pėr qind", thotė Sandra Sassaroli, psikiatre dhe drejtoreshė e studimeve konjektive nė shkollėn e psikoterapisė nė Milano. "Por funksionon edhe pėr sindromėn e stresit pas traumės, fobitė nė pėrgjithėsi dhe fobinė sociale nė veēanti. Sot, shtėpitė farmaceutike u kėshillojnė edhe gėnjeshtarėve ilaēe dhe antidepresivė". Por, pėr tė arritur rezultatet e duhura nevojitet kohė. Pėr tė kuruar njė depresion tė rėndė apo shqetėsimet me ankthin duhen muaj ose javė tė tėra. Pėr mė tepėr problemet me personalitetin mund tė kėrkojnė vite. Terapia e krizave tė panikut kėrkon tė paktėn 12 seanca, ku njė prej tyre kushton nga 50 deri nė 150 euro dhe po kaq duhen pėr tė kuruar simptomat e bulimisė. Psikoterapia e sjelljes jep rezultate edhe nė rastin e sėmundjeve tė rėnda. Nė shqetėsimet bipolare (ajo ku alternohen faza depresive dhe euforie) ndihmon nė kontrollin e stresit dhe tė njohėsh shenjat e kalimit nga njė fazė nė tjetrėn, pėr tė ndėrhyrė nė kohė me terapinė farmakologjike. Edhe nė pacientėt e tjerė redukton rrezikun e vetėvrasjes. Po terapitė e tjera psikoterapeutike apo psikanalitike? Pėr momentin mungojnė studimet shkencore qė tregojnė efikasitetin. Por shumė shpejt metoda e pėrdorur pėr tė provuar kėto rezultate mund tė aplikohet edhe aty.
Ilaēet nuk mjaftojnė
Sėmundjet mendore janė mė tė pėrhapura se sa mendohej. Ato prekin njė nė katėr persona. Pjesa mė e madhe e europianėve janė tė bindur se nuk kanė tė bėjnė fare me kėtė sėmundje. Por studimet tregojnė se njė nė katėr veta ėshtė i prekur dhe vuan. "Godet" burra dhe gra, por nė mėnyrė tė ndryshme. Gratė kanė njė probabilitet 1.5 herė mė tė madh pėr t‘u sėmurė nga ankthi dhe depresioni. Burrat vuajnė mė shumė nga toksikodipendenza (1 nė Cool dhe nga personaliteti antisocial dhe janė mė tė ekspozuar ndaj rrezikut tė vetėvrasjes (75 pėr qind e atyre qė vrasin veten janė meshkuj dhe kryesisht tė rinj). Edhe rastet e rėnda tė sėmundjeve mendore janė mė tė shpeshta nga sa mendohej, 1 nė 100 persona preket nga skizofrenia. Megjithatė tė dhėnat bazohen vetėn nė shifrat e atyre qė kėrkojnė ndihmė.
Rastet e fshehura
Pjesa mė e madhe e tė sėmurėve mendorė "fshihet" brenda nė shtėpi: jeton keq, pa diagnozė, pa terapi. Kohėt e fundit njė studim ka treguar se simptomat patologjike, si halucinacionet apo mendimet delirante janė tė pranishme dhe nė atė pjesė tė popullsisė tė cilėsuar tė "shėndetshme". Nga kėrkimi doli se te 250 individė tė shėndetshėm qė iu nėnshtruan njė testi psikiatrik u zbuluan simptoma qė besohej se i kishin vetėm njerėzit qė vuanin nga sėmundjet mendore. Por ka edhe lajme tė mira. Para sė gjithash, edhe nga sėmundjet mė tė rėnda mendore mund tė shėrohesh. Natasja Melezes, njė psikiatre nė Universitetin e Torontos, nė Kanada, ka ndjekur pėr rreth njė vit 150 pacientė tė shtruar pėr episodin e parė tė psikozės nė katėr qendra universitare kanadeze, deri nė rinisjen e aktiviteteve sociale dhe punėtore. Rreth 70 pėr qind e tyre nisi shkollėn dhe punėn si mė parė. 51 pėr qind u shėruan plotėsisht, ndėrsa 74 pėr qind nuk kishin mė asnjė simptomė. Vetėm toksikodependentėt kishin ende simptoma 6 muaj pas episodit tė parė: sot, thonė psikiatrit, krizat e skizofrenisė janė nė rritje pasi "zgjohen" nga konsumi i drogave si kokaina, marijuana dhe ekstazia.
Jeta nė familje
Merita e shėrimit qėndron jo vetėm te terapitė farmakologjike, por mbi tė gjitha edhe te terapeutėt psikosocialė. "E ndihmojnė pacientin tė kurohet, tė bėjė vizitat e kontrollit, apo tė shtrohet nė spital. I mbėshtesin nė punėn e tyre ose nė rrugėn drejt shėrimit. Por rol tė rėndėsishėm luan edhe familja e tė sėmurit, qė ndikon nė gjendjen e tij emocionale. Kjo lloj asistence sociale mund tė duket e parėndėsishme por ajo rrit efikasitetin me 30 pėr qind", tregojnė psikologėt. Ideale do tė ishte tė kujdeseshe pėr pacientin, kur sėmundja ėshtė nė fillimet e saj. Pacientėt skizofrenikė zakonisht shkojnė te psikiatri tre vjet pas simptomave tė para, qė shfaqen mes moshėn 15 dhe 20 vjeē dhe manifestohen me tėrheqjen sociale, braktisjen e shkollės apo punės. Pėrmes terapisė me ilaēe dhe asaj psikosociale edhe njė skizofren mund tė jetojė mirė, sepse kėshtu mėson t‘i trajtojė zėrat brenda vetes si trupa tė huaj. Pikėrisht strategjia e tė "injoruarit" tė zėrave brenda vetes bėri qė edhe njė skizofren si John Nash tė punonte fort dhe tė fitonte ēmimin "Nobel" nė ekonomi.
Mė mirė tė parandalosh
Kujdesi i nėnės, ushqyerja me gji, njė baba i pranishėm, jo droga dhe pak alkool. Pastaj aktivitet fizik, shėtitje nė natyrė, njė ushqyerje korrekte dhe njė jetė sociale stimuluese deri nė plakje. Kėshtu mund tė eliminosh rrezikun pėr t‘u prekur nga sėmundjet mendore.
Shkaku i vėrtetė i sėmundjeve mendore nuk dihet ende. Dihet qė gjenet mund tė luajnė rol tė rėndėsishėm, por edhe se binjakėt, qė ndajnė tė njėjtėn "pasuri" gjenetike, njėri sėmuret, kurse tjetri jo. Qė kėtej del se gjenet nuk mjaftojnė dhe se njė rol nė shėndetin mendor luan edhe ambienti. Por nėse kjo qė themi ėshtė e vėrtetė, atėherė kėto lloj sėmundjesh mund tė parandalohen. Atėherė ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė ruajtur sa mė gjatė shėndetin tonė dhe tė njerėzve tė afėrt? Disa masa mbrojtėse janė tė njohura prej kohėsh.
Taksa parandaluese
Dimė qė alkooli ėshtė njė prej faktorėve qė ndikon nė zhvillimin e kėtyre sėmundjeve, ndaj rritja e taksave tė alkoolit mund tė ēojė nė ndalimin me abuzimin e tij. Por nėse dikur ishin tė pakta strategjitė e mundshme, sot njė numėr i madh studimesh ka shtuar tė tjerė elementė.
Vetėmjekimi
ėshtė parė se tė gjitha substancat abuzuese pengojnė prodhimin e neuroneve si te kafshėt ashtu dhe te njeriu. Por jo vetėm kaq, studimet kanė treguar se tė gjitha substancat abuzuese, pėrfshi edhe ato tė pranuarat, si pėr shembull kanabisi, mund tė shkaktojnė kriza psikotike nė subjektet e predispozuara. Por, para njė krize tė tillė askush nuk e di nėse ėshtė i predispozuar apo jo. Kėshtu qė njė gotė verė nė drekė mund tė jetė njė rregull pėr njė jetė tė shėndetshme. Shpesh mendojmė se alkooli ėshtė njė mėnyrė pėr tė qenė mirė, por mes atyre qė vetėvriten shumė kanė probleme me pijen. Mund tė ēojė drejt depresionit tė fshehur dhe tė dėmtojė kapacitetin e trurit pėr tė kujtuar. Ka edhe mėnyra tė tjera pėr tė qenė mirė, tė zbuluara nga eksperimentet te minjtė. "Ushtrimet fizike, si pėr shembull ecja rrit prodhimin e neuroneve, ose ‘neurogjenezės‘. Aktiviteti fizik rrit fluksin e gjakut nė tru dhe kjo ka shumė rėndėsi", shpjegojnė psikiatrit. Njė tjetėr faktor i dėmshėm pėr trurin ėshtė stresi, i cili mobilizon kortizolin qė bllokon neurogjenezėn. Ndaj nėse stresi pėrsėritet vazhdimisht pėr shkak tė stilit tė keq tė jetesės, ėshtė shumė i dėmshėm.
Kura e natyrės
Deri tani ishin studiuar shumė pak, por janė rritur provat qė tregojnė se ėshtė faktor i rėndėsishėm. Kėrkuesit pėr shėndetin nė Holandė publikuan njė studim tė gjerė me 345 mijė pacientė dhe dolėn nė pėrfundimin se treguesit e ankthit dhe depresionit ishin shumė inferiorė nė komunitetet fshatare dhe nė subjektet me status social ekonomik mė tė ulėt. Me pak fjalė, sasia e hapėsirave tė gjelbra nė ambientin rrethues ėshtė faktor me rėndėsi nė shėndetin psikik.
Lojėra pozitive
"ėshtė provuar se neurogjeneza, sintomi i mirėqenies sė trurit zgjat gjithė jetėn", tregojnė mjekėt. Kjo mund tė arrihet duke mos e lėnė trurin tė gjenerojnė drejt plakjes. Mirė ėshtė ta stėrvitėsh atė pavarėsisht moshės, por jo me aktivitete pasive si shikimi i televizorit, por me stimuj tė rinj kulturorė, si loja me letra, zgjidhja e fjalėkryqeve dhe njohja e njerėzve tė rinj. Por sot dihet edhe njė tjetėr faktor i rėndėsishėm: Kujdesi i nėnės nė fėmijėri. Ushqyerja me gji dhe pėrkėdheljet e saj favorizojnė zhvillimin e qelizave cerebrale dhe e bėjnė trurin e fėmijėve mė tė fortė. Kėta fėmijė arrijnė ta menaxhojnė edhe stresin mė mirė. Nė fund, rėndėsi tė madhe luan edhe ushqimi. "ėshtė thelbėsor. Tė gjitha ushqimet qė favorizojnė obezitetin dėmtojnė trurin. Yndyrat shtazore, sheqernat dhe insulina luajnė rol negativ, sepse transportohen edhe nė tru. Diabetikėt, pėr shembull ose ata qė vuajnė nga kolesteroli i lartė nė gjak janė mė tė prirė pėr depresionin", shpjegojnė specialistėt. Me pak falė njė dietė e pasur me fruta dhe perime dhe e varfėr nė yndyra shtazore bėn diferencėn.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi