ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės

Shko poshtė

25052008

Mesazh 

Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės Empty Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės




Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės
Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės Sp
URAN ASLLANI
Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės Sp
Nė historiografinė shqiptare organizimi i Kongresit tė Lushnjes ishte njė veprimtari atdhetare, e realizuar me nismėn e atdhetarėve qė ishin kundėr njė protektorati italian. Dhe kjo ėshtė e natyrshme, por nė kėtė veprimtari kaq tė rėndėsishme, majori anglez Morton Frederick Iden ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm, madje vendimtar. Pėr rolin dhe veprimtaritė e tij do tė mbėshtetemi nė disa burime bibliografike tė rėndėsishme. Sipas raportit, rezulton se Ideni situatėn e atyre ditėve nė Shqipėri e njihte shumė mirė dhe atė e ndiqte nga afėr, ndaj shkruante: «...Sipas informacioneve nga burime tė sigurta, shumė delegatė nė Lushnja u shprehėn nė favor tė njė marrėveshjeje me jugosllavėt, meqenėse ata ishin tradhtuar nga italianėt, sepse ata jo vetėm kishin bėrė marrėveshje me Greqinė, por kishin shkaktuar edhe shpėrbėrjen territoriale tė Shqipėrisė... Italianėt duken shumė tė alarmuar nga qėndrimi i delegatėve nė Lushnje, tė cilėt pėrgatitėn peticione pėr qeveritė italiane, angleze, franceze, amerikane dhe shtypin ndėrkombėtar. Kėrcėnimit me armė tė italianėve ata iu pėrgjigjen me pėrcaktimin e tyre si armiq tė kombit si grekėt dhe serbėt. Mė tej Ideni informonte se “…Shumica e delegatėve e dinė se ēfarė kėrkojnė. Ata shprehėn se Shqipėria e vitit 1913 u pėrket shqiptarėve dhe se do ta mbrojnė me armė nė dorė. Si njė mik i madh i shqiptarėve, majori Iden, me kurajo qytetare kritikon Fuqitė e Mėdha, midis tė cilave ishte edhe Anglia, atdheu i tij. Ai shkruante se «…shqiptarėt kuptuan me keqardhje se ishin tradhtuar nga tė gjithė dhe se Konferenca e Parisit po bėnte tregti me ta, po tė lejohej, ata kishin pasur mendimin dhe shpresėn nė ndihmėn e huaj dhe nė parimet e deklarata gjatė luftės nga aleatėt, kur faktet po i tregojnė atyre ndryshe”. Sipas Idenit “Italianėve u kishin mbetur dy kurse pėr t’u ndjekur: 1-Tė njohin qeverinė e re shqiptare dhe tė fitojnė diēka nga influenca e tyre e humbur ose 2- Tė inkurajojnė turbullira, tė marrin pėrforcime e tė vendosin autoritetin e tyre me forcė. Besoj qė italianėt do tė ndjekin kursin e parė, qė ėshtė mė i zgjuari, tė njohin qeverinė e re. Shumė prej trupave italiane nė Shqipėri janė indiferente dhe kėrkojnė tė kthehen nė Itali. Disa italianė tė tjerė pėlqejnė dhe kanė marrėdhėnie tė mira me nacionalistėt shqiptarė». Morton Ideni ishte i pranishėm nė Lushnje gjatė zhvillimit tė Kongresit tė Lushnjes dhe kaloi orė ankthi derisa u bė e qartė sjellja e milicisė kundrejt kongresit. Ai u tėrhoq pėrkohėsisht nga Shqipėria fill mbas mbarimit tė Kongresit tė Lushnjes, me porosi tė Foreing Office-s, sepse u mendua si kohė e pėrshtatshme pėr largimin e tij, para se italianėt tė zbulonin personin dhe detyrat e kėtij funksionari anglez. Rolin e tij nė ndihmesė tė thirrjes sė Kongresit tė Lushnjes dhe gjatė zhvillimit tė vet kongresit disa autorė si Myfid Libohova, konsujt italianė tė asaj kohe si Ugo Perricone, Salvatore Meloni dhe gjeneral Settinio Piacentini si edhe njė autor qė firmos me pseudonimin “fshatari vlonjate” nė gazetėn “Bashkimi i Kombit” e konsiderojnė si promotor tė zhvillimit tė kongresit. Studiues tė tjerė si Eqerem Vlora e shihte Idenin si agjent apo korrespondent gazete ose konsull anglez», ndėrsa Muin Cami e cilėsonte si emisar qė synonte «zgjerimin e ndikimit politik tė Anglisė nė radhėt e borgjezisė shqiptare pėr tė zėnė vendin e parė nė shfrytėzimin ekonomik te vendit». Nė kthimin nė atdhe nė 1920-ėn M. F. Ideni u zgjodh menjėherė anėtar i Kėshillit Ekzekutiv i Shoqėrisė Anglo-Shqip-tare, me kryetar kolonelin Aubrey Herbertin, nėnkryetar Lordin Lamington, me sekretar-arketare M.Edith Durhamin, me anėtarė tė tjerė dr.Cunnigton, kolonelėt W.Guiness, James, H.W.Nevinson, Evan MacRury; C.F.Rydes, major George Paget, gjeneral Mark H. Julker, tė cilėt qė tė gjithė ishin tė mirėnjohur si albanofilė. (AQSH;F.570, D 20;fl.21) Me rastin e zgjedhjeve tė para parlamentare tė vitit 1921 M.Iden kthehet serish nė Shqipėri. Asokohe, mė 4 maj 1921, gazeta «Mbrojtja Kombėtare» kishte botuar njė artikull tė gjatė ku tregohej me shumė detaje, ēelja e Parlamentit tė parė shqiptar, mė datėn 21 prill. Nė atė artikull shkruhej: “Nė llozhėn e parė u vendosėn anėtarėt e Regjencės, ndėrsa nė llozhėn e dytė, e caktuar pėr diplomatėt, kishin marrė vend konsulli i pėrgjithshėm i Anglisė, miku i vėrtetė i shqiptarėve, i provuem nė kohė tė liga, Z.Iden si edhe pėrfaqėsuesi italian Castoldi dhe nėpunėsi i tij Gobi. Nė llozhėn tjetėr ishte edhe z.Moseley Williams. Mė tej nė artikull shkruhet pėr fjalimin pėrshėndetės tė mbajtur nga dr.Mihal Turtulli, anėtar i Regjencės, midis fjalėve tė tė cilit u thanė: “Kemi nderin midis nesh edhe dy pėrfaqėsonjėsit diplomatikė tė dy vendeve mike tė rėndėsishėm pėr ne”. Mė tej pėrsėri z.Iden pėrmendet kur shkruhet edhe pėr paradėn e Ushtrisė Shqiptare, e para e atij lloji, qė u mbajt atė ditė feste, nė tė cilėn mori pjesė edhe ideatori, majori Iden. Nė atė paradė morėn pjesė njė batalion i regjimentit II, njė kompani ndėshkimore (policia ushtarake U.A.), batalioni shėtitės nėn komandėn e kapiten Prenk Jakut, njė kompani mitraljerėsh dhe njė bateri topash. Ali Kėlcyra nė kujtimet e tija shkruante: «Kur emigrantėt shqiptarė, nė fund tė dhjetorit 1924, mbėrritėn nė skelat e Italisė, dy njerėz qė simbolikisht pėrfaqėsonin dy imperializmat mė tė mėdha, rivale nė Evropėn e atėhershme, i prisnin nė Brindizi e Romė. Njėri nga kėta ishte bullgari komunist Likov, i dėrguari i Kominternit, tjetri ishte miku i vjetėr i demokratėve shqiptarė, anglezi M.F.Iden, i cili, moralisht, si kėshilltar, kishte lozur njė rol me rėndėsi nė mbledhjen e Kongresit tė Lushnjes dhe nė pėrgatitjen e Luftės sė Vlorės. Sipas A.Kėlcyrės, “ Sinqeriteti i ndjenjave tė Idenit shprehet nė interesimin dhe simpatinė qė ka treguar vazhdimisht pėr problemet shqiptare gjatė shumė viteve edhe kur nuk kishte asnjė lidhje pune”. Salvatore Meloni, konsulli Italian nė Vlorė, gjatė viteve 1922-32 qė e njihte shumė mirė majorin Iden, mė 30.12 1924, pėrmes Legatės Italiane nė Durrės, i telegrafoi M. P. Jashtme Italiane, me tekstin si vijon, qė shprehte mllef tė madh: “Ideni ėshtė mjaft i njohur nė Shqipėri pėr shėrbimet qė u ka bėrė nacionalistėve gjatė pushtimit Italian tė Shqipėrisė duke thurur intriga kundra komandave italiane duke i lehtėsuar aksionet e komiteteve revolucionare qė ēuan nė ngjarjet e Vlorės. Nė rast se ai vjen nė Itali dhe do tė qėndrojė atje e tė mbajė lidhje me refugjatėt, veprimtaria e tij duhet mbikėqyrur se e meriton plotėsisht, po tė kemi parasysh qėndrimin armiqėsor qė ai ka mbajtur ndaj nesh”.

Megjithatė, Ideni erdhi nė Itali e u takua me miqtė e tij tė dikurshėm dhe fjalėt e para tė tij ishin: «Jeni viktima tė petrolit qė shpresohet tė gjendet nė vendin tuaj». Nė kujtimet e tij Sejfi Vllamasi shkruante: “Nė kohėn e emigracionit nė Paris, mė 1934 u takova me zotin Iden, i cili mė kishte ftuar pėr darkė. Ky konsull qė i kishte bėrė gjithė ato shėrbime Shqipėrisė nė kohėn e Kongresit tė Lushnjes me tha: “Vajguri qė ia shkėputi Turqisė vilajetin e Mosulit pėr shkak tė burimeve vajgurore pėr t’i dhėnė Irakut, po ai vajgur ju pėrzuri juve nga Shqipėria dhe pruri Zogun ne fuqi”. Morton Ideni, miku i shqiptarėve, aty nga fundi i prillit 1939, mbas pushtimit tė Shqipėrisė nga italianėt, shkoi nė Zvicėr pėr t’u takuar me Ali Kelcyrėn e Qazim Koculin. Ata biseduan disa ditė radhazi, ku pėrfundimisht majori Iden ishte shprehur nė kėtė mėnyrė Ali Kėlcyrės: “Ajo qė u paratha me kohė dhe me kaq insistim nė tė gjitha anėt e botės pėr 14 vite radhazi, u vėrtetua plotėsisht, fashizmi me bajoneta tė zhveshura pushtoi aleaten e vogėl,tani pėr ju nuk ka mbetur asgjė pėr tė bėrė jashtė vendit. Ju kėshilloj nxehtėsisht qė tė ktheheni njė orė e mė parė nė atdhe. Vazhdimi i qėndrimit tuaj nė mėrgim, nė gjendjen e sotme mė duket jo vetėm i kotė, por edhe joprodhues. Kam besim dhe bindjen e plotė se ju mund t’i bėni mė shumė shėrbim ēėshtjes kombėtare nė Shqipėri, sepse ajo rishtazi ka pėr tė shpėtuar si nė vitet 1912 dhe nė 1920, nė luftėn nė malet e saj dhe prej djemve tė saj. Kėto nuk janė vetėm mendimet e mia, por edhe tė disa qarqeve politike londineze qė merren me ēėshtjet e Shqipėrisė dhe tė Ballkanit e sidomos miqve tė Shqipėrisė”. Lec Kurti, ministri i fundit shqiptar nė Londėr, nė qershor tė vitit 1939, para se tė largohej nga Anglia kishte pasur njė bisedė me Marry Herbertin, e cila i kishte treguar se major Ideni e kishte takuar atė zonjė dhe i kishte thėne se mė nė fund i kishte bindur drejtuesit e refugjatėve politikė tė ktheheshin nė atdhe. Fatkeqėsisht, pėr kėtė mik tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nuk kemi tė dhėna pėr vitet e fundit tė jetės sė tij.
TANDART
mira
mira

Numri i postimeve : 225
Reputation : 2
Points : 30026
Registration date : 16/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi