ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ka depresioni anė pozitive?

Shko poshtė

28042011

Mesazh 

A ka depresioni anė pozitive? Empty A ka depresioni anė pozitive?




A ka depresioni anė pozitive? 29depressionEkspertėt besojnė tani se njė depresion i shkallės sė ulėt dhe i moderuar mund tė jetė i mirė pėr ne – dhe madje tė na ndihmojė qė tė jetojmė mė gjatė. Ja si mund tė pėrfitojmė nga njė situatė depresive

Nė mėnyrė tė vazhdueshme dėgjojmė se si depresioni ėshtė duke na shkatėrruar jetėt, duke nga gėrryer ekzistencėn, por ka disa ekspertė tė cilėt kanė dalė sė fundi me njė teori shumė interesante edhe pse shumė kundėrthėnėse qė tė paktėn nė disa raste depresioni ėshtė njė forcė e mirė nė jetėn tonė. Pėr tė gjithė ata qė janė nė prag tė depresionit, apo tė pėrfshirė prej tij nga format mė tė lehta deri nė ato mė tė rėnda, njė logjikė, apo njė pėrfundim i tillė mund tė duket absurd dhe madje edhe tallės apo dashakeq. Depresioni klinik – njė situatė e ndryshme nga ajo qė provojmė nga mungesa e lumturisė apo ndjenja e tė qenėt i “vrarė shpirtėrisht” ėshtė njė sėmundje e frikshme qė mund tė shkatėrrojė jetėt e njerėzve dhe t’ua tronditė jetėn qė nė themele, por sipas ekspertėve, pėr disa njerėz mund tė ketė edhe nė njė situatė tė tillė disa pėrfitime. “Nėse keni depresion, i cili nga vetė pėrcaktimi i termit do tė thotė mungesė motivimi dhe paralizė emocionesh mund tė jetė shumė e vėshtirė qė tė shohėsh ndonjė gjė pozitive nė kėtė situatė, por unė mendoj se ata qė arrijnė tė kalojnė njė situatė tė tillė bėhen mė tė fortė. Njė situatė e tillė mund tė jetė njė forcė e madhe mbijetese, sepse vetėm kjo situatė tė bėn qė me tė vėrtetė tė prekėsh fundin dhe tė shohėsh kulmin e errėsirės”, thotė Majorite Wallace, njė mjeke dhe paciente e depresionit. Njė deklaratė e tillė mund tė tingėllojė thjesht si njė dėshirė e mirė, por kėsaj i shtohet edhe argumenti. Dy vjet mė parė, profesori Jerome Wakefield nga Universiteti i Nju Jorkut shkaktoi shumė diskutime kur nė librin e vet: “Humbja e Udhėtimit” ndėr tė tjera shkruante se si psikiatria e ka transformuar ndjenjėn e asaj qė mund tė quhet njė hidhėrim normal nė njė sėmundje depresive, se nėse do tė pėrballemi me depresionin kjo do tė na i ndryshonte jetėt pėr mirė duke na ndihmuar pėrmes gabimeve qė kemi bėrė tė kuptojmė se ēfarė duam nė tė vėrtetė. Ka edhe njė kėrkim tjetėr shkencor i bėrė nė Holandė, i cili sugjeron qė njerėzit, pasi kanė kaluar depresionin, duket se ia dalin qė tė pėrballojnė jetėn mė mirė me njė vitalitet shumė mė tė lartė dhe me shėndet psikologjik tė pėrmirėsuar. Ndėrsa nė vitin 2002, nė studimin e “Duke University” arriti qė tė dilte nė konkluzionin se gratė qė kanė pasur nė jetėn e tyre momente depresioni ka mė shumė shanse qė tė jetojnė mė gjatė duke nxitur spekulime nė kėtė rast se depresioni i lehtė mund tė ndihmojė qė tė pėrballojmė mė mirė situatat e vėshtira nė jetė dhe tė shmangim situatat e dėmshme. Ekspertė tė tjerė me shumė kujdes pohojnė se depresioni mund tė ēojė njė individ nė vetėvrasje ndaj nuk duhet marrė shumė lehtė, por ka shumė nga ata njerėz qė e kanė kaluar depresionin dhe qė thonė se ai pas shumė tė kėqijave qė u ka shkaktuar mė nė fund i ka ndihmuar qė tė vlerėsojnė se ēfarė ėshtė e rėndėsishme, sepse mėsojnė se si mund tė mbijetojnė ēka ėshtė njė burim pėr vetėbesim dhe forcė. Sipas njė tjetėr mjeku qė ėshtė ekspert nė ērregullimet psikiatrike dhe nė atė tė ndryshimit tė humorit te njerėzit, depresioni edhe pse ėshtė i tmerrshėm nė vetvete dhe e transformon njeriun pėr keq dhe se askush nuk do ta zgjidhte kalimin e njė pėrvoje tė tillė nė disa raste mund tė na ndihmojė qė tė bėhemi mė realistė. Dhe pikėrisht se ėshtė kaq i dhimbshėm, ne pėrpiqemi me tė gjitha mėnyrat qė tė mos biem mė nė kurthin e tij dhe tė arrijmė qė ta shmangim. Sipas tij, mjekimet ndihmojnė deri diku, por nėse ndėrkohė sillesh nė tė njėjtėn mėnyrė si edhe kur re pre e depresionit, askush nuk mund tė tė ndihmojė. Tamara Mercieca, njė balerinė dhe autore e librit “Nga lart, poshtė” ėshtė njė njeri qė pasi vuajti njė situatė depresioni tė thellė pėr njė kohė tė gjatė nė jetėn e saj e madje pasi e ka shkuar shpesh ndėrmend vetėvrasjen, vendosi qė tė bėnte ndryshimin e madh nė jetėn e saj. Kėtė e filloi me ndalimin e bėrjes sė njė pune me turne dhe tė qėndronte pėr njė kohė mė tė gjatė nė ajėr tė pastėr dhe jo e mbyllur brenda. Puna me turne dhe qėndrimi brenda ishin disa nga shkaqet kryesore qė e ēuan nė depresion dhe ajo vendosi qė t’i shmangte. Ndėrkaq, vendosi qė tė hante nė mėnyrė mė tė shėndetshme dhe tė bėnte njė jetė mė tė pastėr dhe higjienike larg alkoolit dhe duhanit. Pasi arriti qė tė dilte nga gjendja e rėndė, sot ajo i ėshtė “mirėnjohėse” depresionit “Nė tejkalimin e sėmundjes unė fitova aftėsi qė mė kanė ndihmuar qė tė kaloj edhe pengesa tė tjera. Kam pasur besime negative dhe mė ėshtė dashur qė tė punoj shumė pėr t’i hequr nga mendja dhe vetja ime. Kam qenė njė perfeksioniste dhe asgjė dhe askush nuk ishin mjaftueshėm pėr mua dhe gjithēka ishte njė shkak pėr njė pakėnaqėsi, por tani kam njė marrėdhėnie shumė tė mirė me veten. Depresioni mė ndihmoi qė tė ndihmoja edhe tė tjerė pėrmes pėrvojės sime. Sipas saj, njė pėrvojė depresive kur tejkalohet i bėn njerėzit qė tė kenė njė dimension mė shumė nė jetėn e tyre, dimension qė tė tjerėt nuk e kanė. Ka tė tjerė qė mendojnė se paraqitja kėsisoj e depresionit, pra e anėve pozitive tė tij ėshtė shumė e rrezikshme. Kjo, sepse, sipas tyre, njerėzit mund tė mendojnė se njė fat i tillė mund t’u ndodhė tė gjithėve atyre qė kanė depresion. Nė fakt, jo tė gjithė e kanė kėtė fat, pra pėr tė pėrjetuar anėt e mira tė kėsaj sėmundjeje dhe se gjithēka ėshtė nė radhė tė parė individuale dhe nė varėsi tė shkallės sė sėmundjes dhe tė kohėzgjatjes sė saj.
Ajo pėr ēka tė gjithė ekspertėt janė nė njė mendje ėshtė se marrja e mbėshtetjes sė duhur ėshtė kyēe pėr njė shėrim tė shpejtė. Gjėja mė e rėndėsishme pėr shėrimin nga sėmundja dhe ardhmėrinė ėshtė mbėshtetja e tė afėrmve dhe shokėve. Kanali i komunikimit duhet qė tė jetė i hapur. Njė pjesė e madhe e njerėzve arrijnė qė tė shėrohen dhe tė mos kenė rikthime tė situatės dhe kjo ėshtė njė tjetėr anė e mirė dhe shkak pėr tė qenė optimistė dhe pėr ta parė sėmundjen si njė nga sfidat e jetės.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37500
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi