ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basha: Si do te behet hipotekimi

Shko poshtė

03052011

Mesazh 

Basha: Si do te behet hipotekimi Empty Basha: Si do te behet hipotekimi




Kandidati i mazhorances per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, flet per ceshtjen e hipotekimit te banesave ne ndertimet e reja ne kryeqytet. Pohon se nje problem qe ka bllokuar nje kapital te madh qe shkon te pakten 700-800 milione euro. Ne nje interviste te premten ne mbremje ne "Zone e Lire" ne Vizion Plus, z.Basha dha alternativat konkrete qe cojne ne rrugen e zgjidhjes

Ju keni thene se 90% e te pahipotekuarve nuk kane probleme me pronesine?

Konstatojme se 90% jane raste kur nuk ka asnje problem, por bashkia nuk e jep lejen e shfrytezimit. Ka dhe raste qe eshte lejuar devijimi i projektit po nga bashkia. Ka raste qesharake si per shembull mund te jene 20 centimetra te nje muri per te cilat bashkia nuk ka reaguar ne kohe. Ky eshte nje problem qe ka bllokuar nje kapital te madh qe shkon te pakten 700-800 milione euro.

Po kur ndertuesi nuk ka leke te paguaje per momentin dhe leja e shfrytezimit eshte marre, si do te veprohet?

Baza fiskale tek Hipoteka nuk mund te pengohet me nga pagesa, sepse amnistia apo falja fiskale qe u miratua, kap edhe keto gjoba. Pra keto gjoba jane falur dhe nuk jane me pengese. Paradoksi qendron se edhe nese gjobat jane falur nepermjet amnistise, kjo nuk ka asnje vlere kur nuk ke lejen e shfrytezimit.

Si do te behet konkretisht, si do te nderhyni, tek banori apo do te kaloni serish nga ndertuesi?

Ka dy menyra. E para, bashkia nje per nje, por me nje sistem te shpejte, ne nje kohe fare te shkurter, te shqyrtoje te gjitha rastet. Te zhbllokoje te gjitha rastet qe nuk kane asnje problem ligjor apo gjyqesor, per te marre hipotekat. Do te analizohet pse ka ndodhur ky bllokim. Duhet te hartohen disa akte nenligjore qe te mos ndodhe me ky problem. Kjo eshte pergjegjesia qe ka bashkia ndaj qytetareve. Me kete do te merrem, por dhe shume gjera te tjera, ku bashkia ka qene nje "mur memec" per qytetaret. Sepse bashkia ekziston per t'i sherbyer qytetarit. Bashkia ka qene nje memece ndaj qytetarit. C'kuptim ka qe te financojme nje bashki, ne rast se nuk eshte ne sherbim te qytetarit. Do te rishikohen me shpejtesi te gjitha lejet e ndertimit. Do te menjanohet menjehere problemi i atyre qe nuk kane devijuar nga projekti. Do te jepet leje ndertimi e kushtezuar per ato pjese qe nuk jane ne perputhje me projektin. Sigurisht, kur keto ndertime nuk kane cenuar sigurine e projektit dhe nese nuk kane cenuar prone apo interesa private. Per pjesen tjeter do te jepet leje-shfrytezimi e kushtezuar deri sa ndertuesit te paguajne detyrimet e tyre. Po keshtu, ekipi im po diskuton aktualisht dhe me mysafiren e madhe ne qytetin tone, se qeveria eshte mysafire ne Tirane. Kjo mund te behet me nje ligj te vecante qe mund te kurseje kohe, qe do te thote se ky proces mund zgjidhet edhe me nje ligj te ri. Ligji i 1998 parashikon te gjitha hapat, ku etapa e fundit jane ato te kolaudimit, qe kane mbajtur peng hipotekat gjithe kete kohe. Me keto nderhyrje, brenda nje kohe te caktuar i gjithe problemi zgjidhet pa pasur nevoje te kaloje ne analet e bashkise.

Cfare perqasje do te zgjidhni?

Une do te zgjedh perqasjen qe eshte me e thjeshte per qytetaret se kjo, me nje ligj te vecante.

Pse nuk e ka bere qeveria deri tani?

Ky problem nuk eshte ngritur nga askush. Ky eshte nje problem qe une e kam hasur tek qytetaret. Kam marre persiper ta zgjidh kete problem. Do ta zgjidh sepse ky problem perben nje pjese te prioritetit tim qe une kam shpallur, i cili eshte punesimi.

Keto para shkojne ne xhepin e qeverise?

Shkojne ne xhepin e qytetarit, se hipoteka nuk do te jepet kundrejt nje takse.

Po flas per para, qe une si qytetar do te paguaj per te marre nje hipoteke?

Tarifa qe paguan i shkon qeverise qendrore, po kjo fature nuk eshte 800 milione euro. Fatura shkon shume me pak. 800 milione euro eshte vlera e shtepive qe kane ne pronesi qytetaret, shume qe eshte e ngrire. Keto para mund te perdoren per nje kredi, per nje investim. Jane 800 milione euro qe futen ne qarkullim. Tirana nuk e ka kete luks qe te mos i fuse ne qarkullim keto para. Kjo i sherben punesimit i cili eshte problemi kryesor qe ka qyteti. Si mund te mos mendosh se kemi 800 milione euro te ngrira per shkak te pergjegjesise tende si kryebashkiak. Duhet nxjerre ky kapital i cili sot eshte tulla dhe beton e ta kthesh ne kapital likuid. Ky kapital do te krijoje para, sepse paraja krijon para, krijon me shume vende pune, mireqenie.

Njerezit po me thone se nese nuk ke vertetim tatimesh nuk e merr dot hipoteken?

Sipas informacionit qe une kam, keto jane detyrime tatimore qe jane falur me ligjin e faljes fiskale. Falja fiskale perfshin dhe detyrimet qe kane pasur pa paguar. Ajo qe e pengon hipotekimin eshte mungesa e lejeve te shfrytezimit. Kur ke lejen e shfrytezimit, deri ne fund te vitit 2010, jane falur te gjitha detyrimet. Edhe nje here, ju jap fjalen se ky kapital i qytetit, do te shkrihet brenda 6 mujorit te pare. Qytetaret do te kene hipotekat.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34476
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi