ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vota qe nuk nxjerr fitimtar Ramen perben nje "maskarade"

Shko poshtė

20052011

Mesazh 

Vota qe nuk nxjerr fitimtar Ramen perben nje "maskarade" Empty Vota qe nuk nxjerr fitimtar Ramen perben nje "maskarade"




Sigurisht te githeve na kujtohen protestat e PS dhe Edi Rames nen sloganin “Dua te shoh voten time”, protesta qe u perhapen deri ne Athine. Nen kete slogan, militante e deputete te PS nuk ngurruan te ngujohen, ne te ashtequajturen greve urie,brenda kampingut te ngritur para kryeministrise ne bulevardin qendror te Tiranes. Vete kengetarja Elsa Lila mori udhen nga Italia dhe zbarkoi ne Tirane, duke lene pas te gjitha impenjimet e saj, per te pare voten qe nuk e kishte hedhur kurre. Ende sot jane me dhjetra faqet ne Facebook, dhe forume te ndryshme funksionojne akoma nen Logon ‘Dua te shoh voten time". Per dy vjet rrjesht Shqiperia nuk ka patur qetesi nga protestat e perditshme te opozites me kerkesen per hapjen e kutive.Ende sot politika shqiptare nuk e ka kapercyer krizen e shkaktuar per shkak te "kutive". Vete fushata elektorale e PS ne zgjedhjet vendore u konceptua si nje fushate per zgjedhje politike, ku theksi u vu ne numerimin nje per nje te ēdo vote, madje edhe pergjat procesit te votimit, dhe procesit te numerimit te votes, Rama nuk ka reshtur se apeluari per leximin dhe numerimin e ēdo vote, duke paralajmeruar se ne ēdo rast do te kete protesta. Ne nje nga daljet e tij ne konferencen per shtyp kur procesi i numerimit ende nuk kishte perfunduar dhe, kur Basha rrezultonte te ishte ne diference votash ne favor te tij, Edi Rama thekson ; "Te gjithe qytetaret te ruajne qetesine dhe te jene te gatēem per te rreaguar si qytetare ne rrugen demokratike qe rreagon populli sovran ne mbrojtje te votes se tyre ne rast se kjo do te lypet ne oret ne vijim … " Sigurisht qe Rama kte apel padyshim qe nuk e ka per popullin ne teresi por per "popullin pozitar" te Tiranes,(per Tiranen termi "popull opozitar" eshte i papershtatshem per faktin se shumica e qytetareve te Tiranes te cilet ne zgjedhjet e kaluara per kryetar bashkie i dhane voten Rames, deri ne momentet kur ende nuk jane shpallur rrezultatet perfundimtare te zgjedhjeve, perbejne ne fakt "popullin pozitar".) Por ajo qe nuk kuptohet ne kte deklarate te Rames eshte se; ne fund te fundit per cilen vote duhet te jete i gatēem te rreagoje "populli pozitar" i Tiranes, per voten e numeruar, apo per ate te panumeruar por, qe ne kto momente po numerohet ??? Tashme eshte e qarte se per Ramen, ēdo vote e "popullit pozitar" te Tiranes qe nuk nxjerr fitimtar Ramen, perben nje "maskarade", dhe si e tille ajo nuk duhet numeruar. Qartesisht kemi kuptuar se Rama nuk njeh dhe rrespekton asnje institucion tjeter demokratik e ligjor te ktij vendi, perveē instutucionit qe ai vete ka ngritur, dhe mbi bazen e te cilit ai ka ndertuar te gjithe veprimtarine e vet dhe ate te PS, qe eshte institucioni i vetgjyqesise. Fatkeqesia e Rames eshte se ai po tregon se ende pas dy vjetesh deshtim politik, ai ende nuk e ka kuptuar se i gjithe thelbi i deshtimeve te tij te njepasnjeshme qendron pikerisht tek ky "institucion" i gabuar (vetgjyqesia ), pas te cilit ai mban te gozhduar te gjith veprimtarine e tij politike dhe ate te PS. Natyrisht qe kjo nuk eshte e demshme vetem per Ramen dhe PS, Kjo rruge e gabuar e PS ka demtuar rende edhe imazhin e vendit e ate te shqiptareve. Stimulimi ne menyre te papergjegjshme e te pajustifikuar i krizave te njepasnjeshme politike ne vend nga ana e PS, ja kane veshtiresuar Shqiperise rrugen e integrimit te metejshem. Monitoruesit e Shqiperise nuk e analizojne situaten politike te Shqiperise sipas kampeve, por e analizojne ate ne teresi, duke ngarkuar per ēdo rast me pergjegjesi, klasen politike shqiptare ne teresi. Por nga ana tjeter, ate qe "harron" ta beje Edi Rama dhe PS, nuk harrojn ta bejne nderkombetaret, te cilet ne ēdo deklarate te tyre bejne kujdes te mos cenojne integritetin e institucioneve te ktij vendi, duke dashur ti japin nje leksjon te mire politikes shqiptare se, vetem institucionet legjitime te ktij vendi, kane tagrin, per te marre vendime, pavarsisht sa te pelqyeshme apo te papelqyeshme mund te jene ato per njeren apo tjetren pale, dhe se ēdo tentative per vetgjyqesi do te jete njelloj e denuesheme dhe e papranueshme per ta. Duke patur parasysh kte fakt, "rruga rrevolucionare" si rruga e vetme, permes se ciles Rama kerkon te zgjidhe ngerēet e tij, padyshim qe do ti sjelle atij deshtimin e rradhes.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vota qe nuk nxjerr fitimtar Ramen perben nje "maskarade" :: Komentet

emigranti

Mesazh Sat May 21, 2011 8:30 pm nga emigranti

Tashme eshte e qarte se per Ramen, ēdo vote e "popullit pozitar" te Tiranes qe nuk nxjerr fitimtar Ramen, perben nje "maskarade", dhe si e tille ajo nuk duhet numeruar.
aty esht gjith ēelsi, po duhet ta kishe trajtuar me thelle.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi