Kadare, leter Bashes: Hapi rruge budallait
Faqja 1 e 1
22052011
Kadare, leter Bashes: Hapi rruge budallait
Shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare i ben thirrje kandidatit te Aleances per Qytetarin, te terhiqet nga gara per Tiranen. E konsideron terheqjen si nje xhest emancipimi: "Desha t'ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, me 1912, ka qene njekohesisht themeluesi i doreheqjes shqiptare, kur me xhestin e tij madheshtor, pas kerkeses se fuqive evropiane, u terhoq nga posti i vet, per te miren e Shqiperise"
Shkrimtari i mirenjohur Ismail Kadare i ben thirrje kandidatit te Aleances per Qytetarin, Lulzim Basha, qe te terhiqet nga gara per Tiranen, si nje xhest emancipimi dhe si nje veprim qe do t'i hapte rruge shmangies se nje situate te provokuar plot babezi nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Thirrja e Kadarese vjen pikerisht ndersa z.Basha rezulton ne avantazh ndaj rivalit Rama me 76 vota ndersa numerimi i votave te mbetura, ende te panumeruara po shkon drejt fundit. Por thirrja e Kadarese me shume se nje kerkese per doreheqje ndaj vetem nje prej dy kandidateve, vjen edhe si nje apel per te qetesuar "budallain" dhe per t'i hapur rruge atij. Kjo thirrje, erdhi pikerisht per shkak se Rama nuk po resht me kercenime per te ruajtur mandatin e tij si kryebashkiak, qe e mban prej mese dhjete vjetesh.
Ndaj ne letren e tij derguar z.Basha e cila u be publike nga mediat, thuhet se "duke ju propozuar terheqjen prej kandidimit, desha t'ju kujtoj se xheste te tilla jane te njohura ne historine e pjeses me te emancipuar te njerezimit, jane te njohura dhe te cmuara si xheste te medha terheqja nga nje kembengulje, nga nje post, nga nje dyluftim, madje nga nje fron, nese kembengulja, posti, dyluftimi apo froni shkaktojne fatkeqesi". Per me teper, Kadare shton: "Desha t'ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, me 1912, ka qene njekohesisht themeluesi i doreheqjes shqiptare, kur me xhestin e tij madheshtor, pas kerkeses se fuqive evropiane, u terhoq nga posti i vet, per te miren e Shqiperise". Ne kete pike, Kadare kerkon qe Shqiperia te mos i harroje keto shenja te medha te qyteterimit te saj dhe shton: Shqiperia duhet t'i kultivoje ato, te tregoje se nuk eshte nje shtet tribal, por shtet evropian demokratik, pjese e familjes me te emancipuar te kombeve. Ajo duhet te tregoje se eshte ne gjendje, se mundet, se duhet te jete anetare e denje e familjes".
Kadare, ne letren e tij, duke i kerkuar terheqjen Bashes, thote se "xhesti i juaj do te jete nje mesazh emancipimi dhe shprese per brezin e ri shqiptar, duke perfshire edhe ate te politikaneve. Cdo gjest i tille, perpara se te nderoje nje politikan, nje krah apo nje stine te politikes, na nderon te gjitheve".
Shkrimtari i kujton z.Basha edhe faktin se "si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohet e fundit, ne qender te nje cikloni, i cili jo vetem mund t'ia mbylle rrugen perparimit te kombit shqiptar, por ta ktheje ate shume vite prapa ne histori" duke shtuar se "s'eshte nevoja ketu t'ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do te jete kjo mbrapshti". Nisur nga kjo, ne kushtet e nje fitimi ose te nje humbjeje fare te paqarte, do t'ju propozoja nje gjest, qe, sot per sot eshte i rralle, gati i perjashtuar nga jeta politike shqiptare: terheqjen nga kandidimi per kryetar bashkie, - deklaron Kadare. Kurse nenvizon: "Nuk e kam veshtire te marr me mend, ne kete rast, reagimet e militanteve te krahut tuaj politik. E bashke me te, hamendjet, dyshimet e gjithe britmat rituale. Do t'ju thoshja se prej kohesh ato s'me bejne asnje pershtypje. Nderkaq, meqenese kane lidhje me nje pjese te popullit shqiptar, do te doja t'ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me kete propozim, pavaresisht se si do ta kuptoni, une ju nderoj".
Ne fund, Kadare permbyll letren me frazen: "Jemi mesuar me shprehjen "turp i perbashket", qe mire a keq, e kemi perjetuar gjate shume viteve, por rralle here me shprehjen tjeter "nder i perbashket". Le te shpresojme se do te vije edhe koha e saj".
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi