ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Me kėmbė nė tokė”… dhe fetė pėrballė traditės laike

Shko poshtė

28052008

Mesazh 

“Me kėmbė nė tokė”… dhe fetė pėrballė traditės laike Empty “Me kėmbė nė tokė”… dhe fetė pėrballė traditės laike




“Me kėmbė nė tokė”… dhe fetė pėrballė traditės laike
Duke vazhduar praktikėn e braktisjes sė makinės dhe tė ecurit nė kėmbė nė kryeqytetin tonė tė stėrzmadhuar (tė paktėn pėr konceptin shqiptar relativ pėr metropolet) dhe sigurisht nėn reflektimin e fjalės sė urtė shqiptare: “Me kėmbė nė tokė”, m’u desh pasi tė lija pas rrugėn «Myslym Shyri» tė kaloja pėrballė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė vija re nė krah tė saj njė “bunker gjigand prej betoni”!
Sigurisht, nuk bėhej fjalė pėr njė bunker tė madh tė imponuar nga ftesa pėr nė NATO, por pėr Kishėn e re Ortodokse Shqiptare, e cila nė konturet e saj gjigande prej ēimentoje dhe hekuri mė dha pėrshtypjen sikur ėshtė konceptuar pėr kohė lufte dhe jo pėr tė pėrcjellė mesazhe hyjnore paqeje! Ndėrsa ecja pėrkrah kėsaj kishe nė ndėrtim dhe shikoja atė lloj arkitekture me dimensione gjigande, u mundova qė tė gjeja tė ngjashme me tė nė eksperiencat e mia jo tė pakta nė kryeqytetet e Evropės.
Pavarėsisht faktit, se nuk jam as arkitekt apo inxhinier ndėrtimi, nė raportet relative tė dimesioneve relative tė qyteteve dhe raportit me popullsitė pėrkatėse personalisht besoj se nuk mund tė gjendet njė e ngjashme as nė Athinė, Romė apo Bruksel! Duke vazhduar ecjen time drejt sheshit «Skėnderbeu» dhe nėn reflektimin e fjalės sė urtė, ndėrsa kalova pranė Bashkisė sė Tiranės, m’u desh t’i shmangesha rrugės nė trotuar, sepse ai qė rrethon Xhaminė e “Et’hem Beut” ishte mbushur nga besimtarėt myslimanė tė kryeqytetit, qė ndėrsa i faleshin Zotit, kishin shtruar qilima dhe sixhade! Pyetja, qė vjen nė tė tilla raste pėrqendrohet nė faktin se si duhet tė ndihen kėta besimtarė myslimanė shqiptar kur ecin nė kėmbė pėrpara Kishės sė re Ortodokse, e cila megjithėse besimtarėt ortodoksė janė mė tė paktė, ėshtė gjigande? Tė barabartė, sigurisht qė jo!
Nė tė dyja rastet aspak tė ngjashme pėrgjegjėsia bie mbi organet e shtetit laik, i cili ka lejuar (pavarėsisht numrit tė paqartė tė pėrqindjeve nė besime) njė disproporcion dimensionesh tė tillė tė institucioneve tė kultit nė Tiranė!
Parė nga kėndvėshtrimi dhe eksperienca personale
Personalisht mė duhet tė them se pėr traditė familjare i pėrkas fesė myslimane, por duke kujtuar eksperiencėn tranzitore ateiste dhe atė laike tradicionale nė Shqipėri; faktin qė si shumica e brezit tim jam i tėrhequr gjerėsisht nga kultura dhe gjuhėt perėndimore dhe fare pak nė kulturėn dhe gjuhėt orientale, ndihem thjesht vetėm besimtar dhe kurrė nuk kam qenė praktikant. Kam vizituar njė pjesė tė mirė tė vendeve evropiane (pėr ēudi as nė Turqi nuk kam shkuar akoma) dhe kam pasur mundėsinė tė vizitoj vetėm kisha tė ndryshme nė Romė, Athinė, Budapest, Bruksel, Paris e kryeqytete tė tjera tė Bashkimit Evropian.
Kam vizituar vetėm njė xhami, atė tė “Et’hem Beut” nė qendėr tė Tiranės, ku nė fakt kam shkuar vetėm pėr realizimin e njė emisioni televiziv, i cili synonte vetėm tė identifikonte arsyet, tė cilat nxisnin tė rinjtė Shqiptarė pėr tė zgjedhur fenė qė praktikonin: atė kristiane apo islame, sipas rastit. Eksperienca dhe formimi personal mė ka bėrė, qė nė tė gjithė historinė e shtetin shqiptar dhe shqiptarėt tė vlerėsoj mė shumė se ēdo gjė faktin qė konsiston nė praktikėn laike tė shtetit dhe harmoninė dhe tolerancėn fetare pėrkatėse.
Parė nga praktika e shtetit shqiptar qė nga themelimi
Nga rėnia e Perandorisė Otomane, shteti shqiptar ėshtė rast unik nė rajon pėr sa i pėrket laicitetit tė tij qė nga shpallja e pavarėsisė. Mendjet e ndritura tė kohės - sigurisht edhe me qėllim tė nevojės qė tė mbanin tė bashkuar shqiptarėt me fe tė ndryshme – zgjodhėn modelin e emancipuar liberal evropian, ku kisha dhe xhamia ishin tė ndara nga shteti. Padyshim kjo filozofi largpamėse ka dhėnė rrugėn e zgjidhjes sė problemeve relative me fetė dhe shtetin nė Shqipėri, por jo zgjidhjen pėrfundimtare tė tyre. Kjo vlen parimisht qė nga themelimi nė vitin 1912 deri mė sot nė vitin 2008. Besoj se, qė kjo arritje e emancipuar tė garantohej dhe garantohet ėshtė dashur dhe do tė duhet aplikimi nė vazhdimėsi i politikave proteksioniste tė mbėshtetura vetėm tek filozofia dhe praktika laike!
Gjatė periudhės sė Shqipėrisė Mbretėri, Ahmet Bej Zogollit pėr tė ruajtur ekuilibrin fetar dhe laicitetin e shtetit iu deshėn jo pak mund dhe politika largpamėse eficente. Nė fakt, pas tentativash tė ndryshme tė dėshtuara nė Parlamentin e asokohe, Mbretit Zog mė 16 korrik tė vitit 1929 ka dekretuar nė mėnyrė imponuese ligjin qė sanksiononte praktikėn laike tė shtetit, por edhe ndalonte financimin e feve tė ndryshme nė Shqipėri nga jashtė shtetit.
Kėtė gjė sigurisht qė nuk e bėri pėr t’u dhėnė mė pak tė ardhura klerikėve pėrkatės dhe institucioneve tė kultit, por pėr tė ruajtur harmoninė midis feve dhe tolerancėn e nevojshme, e cila duket sipas tė dhėnave qė dispononte ai nė ato vite, rrezikonte jo vetėm ekuilibrin e fesė, por edhe ekuilibrin e nevojshėm tė shtetit. Nė fakt, sipas studiuesish tė caktuar, kontributi i Ahmet Zogut ka qenė mjaft eficent edhe nė themelimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e duhet thėnė se kjo ka ndodhur pavarėsisht faktit qė nė krye tė saj ishte ish-kundėrshtari i tij politik, Fan Stilian Noli!
Nė vitin 2004 nė njė seminar pėr Tolerancėn Fetare nė Shqipėri organizuar nėn kujdesin e Presidentit tė atėhershėm tė Republikės, z. Alfred Mosiu, shkrimtari i mirėnjohur, Ismail Kadare, bėri thirrje qė shteti shqiptar tė aplikonte tė njėjtin ligj tė monarkisė pėr raportet me fetė. Sot nė 2008 Shqipėria akoma nuk ka njė ligj tė mirė pėrcaktuar pėr raportet e shtetit me fetė dhe kėtyre institucioneve tė kultit me individin shtetas shqiptar! Vazhdohet tė operohet vetėm nė bazė tė njė neni kushtetues, i cili pėrcakton me tė drejtė absolute qė pėrkatėsia fetare ėshtė njė e drejtė individuale!
Pėrveē njė marrėveshjeje qė ka shteti shqiptar me kishėn katolike, sot dhjetė vjet pas aprovimit tė Kushtetutės, kishat ortodokse, xhamitė apo teqetė sigurisht edhe komunitetet fetare pėrkatėse funksionojnė parimisht bazuar nė ligjin pėr OJF-tė, i cili as kėto tė fundit nuk mund t’i orientojė drejt, jo mė komunitetet fetare. Komiteti Shtetėror i Kulteve, i cili ka shumė pak personel nuk ka mundėsi reale dhe financiare pėr tė kontrolluar kaq shumė institucione tė kultit anė e mbanė Shqipėrisė sa edhe janė bėrė tashmė. Ky i fundit padyshim qė nuk ka shifra dhe njė fotografi tė plotė tė hartės fetare tė Shqipėrisė, por ndoshta operon dhe pėrdor tė dhėnat e shtypit tė ditės, i cili kujtohet pėr kėtė komponent shumė tė rėndėsishėm tė jetės sė shoqėrisė, pėrgjithėsisht vetėm nė rastet e incidenteve me bazė fetare!
Ē’mund tė bėjė shteti pėr rastin?
Jam i sigurt apriori qė kisha e re ortodokse tashmė nuk ka nevojė pėr legalizim, por nuk ka as nevojė pėr tė dėrguar atje fadromat e “vogla” tė Policisė sė Ndėrtimit tė Shtetit qė ta prishin atė! Unė besoj se ajo qė nevojitet ėshtė arsyetimi dhe veprimi laik i Shtetit qė ėshtė zgjidhje e vetme pėr rastin. Padyshim, qė bashkohem me tė gjitha ata besimtarė ortodoksė ( apo jo besimtarė), tė cilėt thonė qė Kreu aktual i Kishės Autoqefale Shqiptare, Hirėsia e Tij, Anastasiuos Janullatos ka meritėn e ngritjes nė kėmbė tė Kishės Ortodokse nė Shqipėri.
Kėtė aftėsi tė Tij padyshim e vėrteton edhe fondi i madh financiar qė duhet tė jetė duke u pėrdorur pėr Kishėn nė fjalė. Por, duke kujtuar fjalėn tonė tė urtė “Me kėmbė nė tokė” dhe pėr mė tepėr duke i konsideruar Institucionet e Kultit si instrumente tė rėndėsishėm tė formimit tė ndėrgjegjes dhe frymės shoqėrore dhe kombėtare, veēanėrisht pėr rastin shqiptar, besoj se Hirėsia e Tij nuk ka mundur tė bėj aq sa duhet nė kėtė drejtim.
Hirėsia e Tij nuk mundi tė arrijė as nė nivelin e popullsisė Ēame, e cila pėrtej shkakut qė ishin ndėshkuar nė Greqi nė vitet 1944–1945, sepse ishin tė pėrkatėsisė Myslimane, ju drejtuan tė katėr komuniteteve fetare nė Shqipėri njėherazi dhe pa dallim qė tė organizonin lutje, pėrshpirtje apo falje pėr viktimat e pafajshme tė tyre! Mungesa e Tij nė atė takim multi-fetar pa precedencė nė Shqipėri, padyshim nuk tregoi gjė tjetėr veē faktit se Kisha Ortodokse Autoqefale do tė duhet tė plotėsojė edhe tė vetmin kusht tė mbetur pezull nė Statutin e saj nė raport me kreun e kėtij institucioni tė rėndėsishėm fetar nė shtetin shqiptar.
Shteti dhe politika nuk mund ta lėrė mė nė harresė fenė si filozofi dhe fenomen, sepse ajo padyshim mund t’i kthehet nesėr nė njė bumerang, i cili nuk do tė rrėzojė thjesht qeveri, por do tė dėmtojė shtetin me pasoja afatgjata. Shteti duhet tė ngrejė grupet e punės nė bashkėpunim me grupet e interesit dhe tė aprovojė njė ligj adeguat pėr tė koordinuar dhe zhvilluar raportet e individėve me institucionet e kultit dhe shtetit me kėtė tė fundit.
Nėse kėrkesat e ardhura nga Komuniteti Mysliman pėr tė ndėrtuar njė xhami nė kryeqytet, apo hapur njė Universitet tė Teologjisė Islame do tė gjenin njė pėrgjigje pozitive, kjo do tė pėrfaqėsonte njė politikė largpamėse, sepse do tė ishte nė tė mirė tė shtetit shqiptar nėse klerikėt e tė gjitha feve tė ishin tė shkolluar nė atdheun e kombit!
Artur Nura
Gazeta “Standard”
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi