ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakra e Srebrenicės, ora mė e zezė e OKB-sė

Shko poshtė

29052011

Mesazh 

Masakra e Srebrenicės, ora mė e zezė e OKB-sė  Empty Masakra e Srebrenicės, ora mė e zezė e OKB-sė




Masakra e Srebrenicės, ora mė e zezė e OKB-sė  Srebrenica%20emrat"Daily Telegraph"
Srebrenica ishte paraparė si “strehim i sigurt” i Kombeve tė Bashkuara. Supozohej se 600 ushtarė tė Holandės do t’i mbronin mijėra civilė tė zhvendosur nga ofensivat e mėhershme serbe, nė pjesėn verilindore tė Bosnjės.
Derisa forcat serbe filluan ta bombardojnė Srebrenicėn, luftėtarėt myslimanė tė Bosnjės nė kėtė qytet kėrkuan kthimin e armatimit qė e kishin dorėzuar te paqeruajtėsit e Kombeve tė Bashkuara. Kėrkesa e tyre u refuzua.
Koloneli Tom Karmans, komandant holandez, u kėrcėnua me thirrjen pėr sulme ajrore, nėse serbėt nuk tėrhiqen. Mlladiqi refuzoi. Sulme ajrore nuk kishte, meqė koloneli Karmans e kishte bėrė kėrkesėn e tij nė formė tė gabuar.
Gjenerali Ratko Mlladiq hyri nė Srebrenicė dhe thirri komandantin holandez pėr t’ia dhėnė njė ultimatum pėr myslimanėt, qė tė dorėzohen – takim ky qė ishte njė simbol i paaftėsisė pėr ndihmė nga ana e Perėndimit, nė ballafaqim me gjenocidin.
Vetėm njė ditė mė vonė, mė 13 korrik tė vitit 1995, ndodhėn vrasjet e para tė myslimanėve tė paarmatosur nė njė depo nė fshatin e afėrt, Kravica. Tri ditė mė vonė, holandezėt u tėrhoqėn nga Srebrenica dhe rruga ishte e pastėr pėr forcat serbe tė Bosnjės, pėr ta marrė kontrollin e qytetit. Mė 21 korrik tė vitit 1995, thuhet se u vranė mė se 8 mijė djem e burra myslimanė.
Dėshtimi i komunitetit ndėrkombėtar pėr t’i ndihmuar civilėt dhe pėr ta parandaluar njė akt tė gjenocidit, i ka traumatizuar fuqitė evropiane e perėndimore, si dhe ka vendosur botėn nė njė kurs pėr doktrinėn e re tė “intervenimit liberal”.
Nė vitin 1999, derisa serbėt kėrcėnonin se do ta bėjnė nė Kosovė atė qė kanė bėrė nė Srebrenciė, e ndoshta nė njė shkallė edhe mė tė madhe, Toni Bler, kryeministri i britanik, premtoi se kėsaj radhe Perėndimi nuk do tė qėndrojė nė krizėn qė ai e pa si “testin e parė real dhe moral” tė tij.
Derisa Bill Klinton, presidenti i Shteteve tė Bashkuara, qė qėndroi ndaj Bosnjės, pėrsėri hezitoi, zoti Bler tėrhoqi vėrejtjen se Kosova ishte test nėse shtetet e civilizuara mund tė zgjohen ndaj shenjave paralajmėruese tė sė keqes, para se tė bėhej shumė vonė.
“Kjo nuk ėshtė betejė pėr territor; kjo ėshtė betejė pėr humanitet, ėshtė vetėm njė shkak i drejtė”, ka argumentuar ai nė mėnyrė emocionale.
Pėrfshirja britanike nė aksionin e suksesshėm ushtarak nė Kosovė, shėnoi pikė kthese nė politikėn e jashtme tė zotit Bler, “nė bazė etnike”.
Vitin pasues, trupat britanike intervenuan, pėrsėri me sukses, nė Sierra Leone.
Nė vitin 2003, zoti Bler pėrdori shembullin e Srebrenicės pėr tė ilustruar pasojat e mosveprimit perėndimor, derisa luftonte pėr t’i bindur aleatėt hezitues evropianė, se pėrdorimi i forcės ushtarake kundėr regjimit tė Irakut, ishte domosdoshmėri.
Megjithėqė lufta dhe okupimi nė Irak e diskredituan zotin Bler, nė vitin 2011, njė tjetėr lider i ri, kryeministri britanik, Dejvid Kameron, pėrdori spektrin e qėndrimit nga ana e Perėndimit nė ballafaqim me gjenocidin, qė ta afrojė Barak Obamėn, njė tjetėr president amerikan hezitues.
Nė muajin mars, zoti Kameron me sukses i tuboi aleatėt amerikanė dhe evropianė me kėrkesėn emocionale, derisa kolonel Gadafi masakroi civilėt nė Libi, duke thėnė se “fjalėt nuk mjaftojnė, pasi ato nė bazė tė tė cilave do tė vlerėsohemi, janė aksionet tona”.
“Ne nuk mundemi vetėm tė qėndrojmė”, tha ai.
Nė Libi sot janė fantazmat dhe fajėsia e akteve tė gjenocidit nė Srebrenicė tė gjeneralit Mlladiq, qė kanė krijuar mundėsi pėr intervenim ushtarak.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi