ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turneu i Obamės: Riafrim i aleancės me Evropėn

Shko poshtė

29052011

Mesazh 

Turneu i Obamės: Riafrim i aleancės me Evropėn  Empty Turneu i Obamės: Riafrim i aleancės me Evropėn




Turneu i Obamės: Riafrim i aleancės me Evropėn  Obama-elizePresidenti Obama ka arritur nė Irlandė, nė kuadėr tė turneut tė tij evropian, qė do ta ēojė atė edhe nė Britani, Francė e Poloni. Presidenti pritet ta shfrytėzojė kėtė udhėtim pėr tė kėrkuar nga partnerėt amerikanė tė ndihmojnė lėvizjen pėr ndryshimet demokratike, tė ofruar nga kryengritjet e pranverės arabe nė Lindjen e Mesme.

"Radio Evropa e Lirė"
Turneun e gjatė evropian, Obama e fillon nė Irlandė, me vizitėn nė qytetin e vogėl, nga i cili i ka rrėnjėt familja e tij.
Nga atje, ai udhėton nė Britani, ku do tė kalojė dy net nė Pallatin Bakingem, pėr tė pasuar me njė vizitė nė Francė, ku do tė takojė liderėt e G8-ės. Me ta pritet tė diskutojė ēėshtjet e ekonomisė globale, si dhe dėshirėn e tij pėr tė ndihmuar qytetarėt arabė nė aspiratat e tyre demokratike.
Ndalesa e fundit do tė jetė nė Poloni, ku do tė takojė krerėt shtetėrorė tė rajonit, me tė cilėt do tė flasė pėr ēėshtje tė sigurisė.
Sot, Obama pritet tė takojė ndaras presidenten irlandeze, Meri Mek Elizė, dhe kryeministrin e kėtij vendi, Enda Kenin. Zyrtarėt e Shtėpisė sė Bardhė thanė se tė dy takimet pėrfshijnė bisedime pėr njė gamė tė gjerė ēėshtjesh dypalėshe.
Irlanda ėshtė pėrfshirė nėn masa tė ashpra financiare pas krizės me borxhe, ēka e shtyu Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bashkimin Evropian tė ofrojnė njė pako shpėtimi.
Nė Irlandė, Obama dhe Zonja e Parė, Mishel, udhėtojnė nė Monigall, njė qytet i vogėl, rreth 135 kilometra nė juglindje tė Dublinit, prej nga vjen katragjyshi i Obamės, Falmut Kirnej.
Kjo vizitė duket se ėshtė vėnė nė agjendė pėr tė tėrhequr vėmendjen nė kėtė turne se Obama, sikurse edhe 37 milionė amerikanė tė tjerė, kanė prejardhje irlandeze.
Pas kthimit nga Dublini, ku do tė mbajė njė fjalim pėr lidhjet amerikano-irlandeze, Obama udhėton nė Londėr, ku do tė pritet me nderimet mė tė larta, nė njė vizitė tradicionale shtetėrore qė pėrfshin edhe dy net tė qėndrimit si mysafir i mbretėreshės Elizabetė, nė Pallatin Bakingem.
Vizita nė Londėr pėrfshin edhe njė fjalim para Parlamentit britanik, pėr tė cilin zyrtarėt e Shtėpisė sė Bardhė kanė thėnė se ka pėr qėllim tė theksojė “raportet e veēanta” mes SHBA-ve e Britanisė dhe miqėsinė tradicionale mes Uashingtonit e Londrės.
Nga aty, Obama udhėton pėr nė Deauvill tė Francės, nė takimin e G8-ės qė mbahet mė 26 dhe 27 maj.
Bisedimet do tė fokusohen nė ekonominė globale, por kėsaj here do tė pėrfshijnė edhe diskutimet pėr misionin ushtarak tė NATO-s nė Libi dhe planet amerikane pėr tėrheqjen e trupave nga Afganistani nė kėtė verė.
Zyrtarėt e Shtėpisė sė Bardhė thanė se Obama do tė bėjė presion te partnerėt e G8-ės qė tė pėrqafojnė vizionin e tij pėr promovimin e reformave demokratike nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn Veriore, ku kryengritjet popullore po sfidojnė liderėt autoritarė qė ushtruan pushtetin me dekada.
Nė fjalimin e tij tė 19 majit mbi pranverėn arabe, Obama shpjegoi se si ai e sheh ndihmėn ndėrkombėtare pėr Tunizinė e Egjiptin.
“Kemi kėrkuar nga Banka Botėrore dhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar qė tė paraqesė njė plan nė takimin e javės sė ardhshme tė G8-ės, nė lidhje me atė se ēka duhet bėrė pėr tė stabilizuar dhe modernizuar ekonomitė nė Tunizi dhe nė Egjipt. Sė bashku, ne duhet tė ndihmojmė rimėkėmbjen dhe tė mbėshtesim qeveritė qė do tė zgjidhen nė kėtė vit. Do t’iu kėrkojmė shteteve qė tė ndihmojnė Egjiptin dhe Tunizinė pėr nevojat e tyre tė menjėhershme financiare”, tha Obama.
Nė margjinat e G8-ės, Obama do tė ketė takime bilaterale me presidentin rus, Dimitri Medvedev, atė francez, Nikolas Sarkozi, dhe me kryeministrin japonez, Naoto Kan.
Zyrtarėt e Shtėpisė sė Bardhė kanė thėnė mė herėt se nė takimin me presidentin rus do tė diskutohet edhe anėtarėsimi i Rusisė nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė dhe rritja e bashkėpunimit me NATO-n.
Obama nė Poloni, mė 27 maj, do tė takojė presidentin Bronisllav Komorovski dhe kryeministrin Donald Tusk, pėr tė diskutuar agjendėn bilaterale, pėrfshirė NATO-n, sigurinė evropiane dhe bashkėpunimin ekonomik.
Shtėpia e Bardhė e ka quajtur pjesėn polake tė itinerarit tė Obamės si njė “ndalesė shumė tė rėndėsishme”, sepse Varshava shihet si aleati kryesor nė Evropėn Lindore dhe Qendrore, ku janė tė fokusuara pėrpjekjet amerikane pėr sigurinė nė Evropė.
Ish-presidenti Xhorxh Bush pati zgjedhur Poloninė si njė vend pėr vendosjen e mbrojtjes raketore, por plani u tėrhoq nga Obama nė vitin 2009, nė favor tė mbrojtjes lėvizėse detare.
Shtėpia e Bardhė tha se zhvillimet demokratike do tė jenė nė fokus tė bisedimeve me liderėt polakė, si nė botėn arabe, ashtu edhe nė Bjellorusinė fqinje, ku presidenti Aleksandėr Lukashenko ka kryer aksione brutale kundėr protestuesve pro-demokracisė dhe anėtarėve tė opozitės.
Nė natėn e dytė nė Poloni, Obama dhe presidenti Komorovski do tė shtrojnė darkė pėr krerėt shtetėrorė tė Evropės Qendrore dhe Lindore, tė cilėt do tė jenė nė qytet nė samitin CEE IPO, i cili ka pėr qėllim lidhjen e kompanive rajonale, qė planifikojnė investimet publike. (a.i.)
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi