ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Nga vendimi i Kolegjit varen fatet e vendit

Shko poshtė

11062011

Mesazh 

Rama: Nga vendimi i Kolegjit varen fatet e vendit Empty Rama: Nga vendimi i Kolegjit varen fatet e vendit




Rama: Nga vendimi i Kolegjit varen fatet e vendit Ram11“Vendimmarrja e ardhshme e Kolegjit Zgjedhor ėshtė njė vendimmarje qė ka nė vetėvete edhe pyetjen se nė ē’rrugė do tė shkojė ky vend paskėtaj.”
Kėshtu u shpreh kreu i opozitės, Edi Rama nė komunikimin e tij tė ditės me mediat, ku solli nė vėmendje edhe shqetėsimin e bėrė publik dje nga shefja e Njėsisė pėr Shqipėrinė nė Drejtorinė e Zgjerimit tė KE-sė, Marta Garcia Fidalgo pėr situatėn e krijuar nė vend.
Duke iu referuar vendimit tė shkuar tė Kolegjit, Rama tha se, “Kolegji ka thelluar njė hendek mes sė vėrtetės dhe sė drejtės, dhe nga ana tjetėr njė padrejtėsie dhe shpėrdorimit tė detyrės, tė legalizuar me vendim gjykatė”
“Vendimi i ardhshėm sigurisht qė ka njė rėndėsi themelore, sepse ka tė bėjė me gjykimin nė themel tė ēėshtjes”- tha Rama
Kreu i opozitės tha se reagimi i Bashkimit Evropian njė ditė mė parė, nėnvizonte faktin se problemet nisėn pas procesit tė numėrimit. Sipas tij, theksohet ajo qė shtė thėnė mė parė nė raportin e ODIHR, pėrveēse nga prononcimet e opozitės kėtu nė vend apo tė ekspertėve tė fushės, ėshtė njė shqetėsim i njėzėshėm qė ka tė bėjė me shkeljen e hapur tė kushtetutės, ligjit dhe praktikės sė konsoliduar nė Shqipėri lidhur me votat e hedhura gabim.
Kjo ėshtė njė ēėshtje qė shkon shumė pėrtej garės nė vetėvetė, vazhdoi kryesocialisti, duke theksuar se nga mėnyra se si do zgjidhet kjo ēėshtje, varen fatet e punėve tė vendit nė vijim.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi