Berisha: Tirana blu, ne Europen blu
Faqja 1 e 1
24062011
Berisha: Tirana blu, ne Europen blu
Fitorja e Lulzim Bashes ne bashkine e Tiranes, i shtohet hartes se fitoreve te qendres se djathte ne Evrope, vleresoi mbreme nga Brukseli, kryeministri Berisha. I gjendur ne Belgjike ne kuadrin e Samitit te PPE dhe per Forumin e Krans Montanes, Berisha komentoi zhvillimet politike ne vendin tone, duke u ndalur edhe tek levizjet e opozites. Kryeministri kritikoi bojkotin e PS duke iu bashkuar keshtu diplomacise evropiane dhe me gjere nderkombetare, qe prje kohesh nuk resht kerkesat per ndalje te bojkotimit te institucioneve.
Zoti Kryeminister, ne Tirane do te gjeni perfundimin e numerimit te votave te hedhura gabim, ku kandidati i Partise Demokratike, zoti Basha, eshte ne avantazh...
Pata rastin te informoja gjeresisht bashkebiseduesit e mi, me transparencen absolute te numerimit, te nxjerrjes cdo vote ne televizion. Diskutuam gjeresisht. I njoha me vendimet e Kolegjit Zgjedhor, me zbatimin me perpikeri te ketyre vendimeve dhe proven e shkelqyer ne te cilen kaloi shteti ligjor. Garat e ngushta, per cdo vend e cdo demokraci, jane para se gjithash prove e shtetit ligjor. Mendoj se shteti ligjor ne Shqiperi deshmoi funksionalitet te plote, deshmoi maturi te plote. Natyrisht, nuk mund te mohohet gezimi qe lajmi krijoi tek te gjithe bashkebiseduesit e mi qe Tirana, kryeqyteti i Shqiperise, u be blu. Pra u shtua ne harten e fitoreve te qendres se djathte ne Evrope. Dhe fitorja e qendres se djathte ne Shqiperi ne teresi dhe ne Tirane ne vecanti.
Keto dy dite Evropa diskuton per krizen greke. Ju si jeni ndjere per ekonomine shqiptare sot?
Ekonomia shqiptare ne te gjitha vleresimet nuk ka njohur dhe nuk do te njohe recesionin. E verteta eshte qe kriza aktuale e borxheve, le ta quajme keshtu, eshte nje krize shume problematike. Nje krize e cila ne samitin qe sapo perfundoi mori nje pjese te gjere te diskutimit, por shqiptaret dhe Shqiperia, ne saj te modelit ekonomik te aplikuar nga qeveria, jane teresisht jashte krize. Ne rast se keto do te kishin qene biseda te hapura, ju do te degjonit kryeministra te raportonin se shkurruam rrogat me 25 per qind. Dhe kete e deklaronin per t'ia ofruar si model kolegut tjeter qe ka probleme. Apo duhet te ulen pensionet ne kete mase apo duhet shkurtime te tjera shume te dhimbshme. E verteta eshte se kjo krize ka imponuar shkurtimet me te dhimbshme te shpenzimeve te njohura ndonjehere. Sikunder rritje te madhe te taksave. Edhe kjo eshte po kaq e dhimbshme. Fatmiresisht Shqiperia po performon ne menyre te qendrueshme. Ka pasur vitin e kaluar nje rritje prej 4 per qind, kete vit kemi parashikuar nje rritje prej 5 per qind. Pra mund te themi se projektet e qeverise ne transformimin e infrastruktures, ne konsolidimin e nje sistemi arsimor qe te mbeshtese fuqishem endrren e shqiptareve per nje Shqiperi te zhvilluar, projektet e Shqiperise ne moshen dixhitale, projektet e medha kombetare per shnderrimin e Shqiperise ne kopshtin me te bukur te Evropes, dhe qe po ndodh cdo dite, vazhdojne te subvencionohen ne menyre te panderprere. Gjate samitit une para rastin te bisedoj me te gjithe te pranishmit, si per zhvillimet, ashtu dhe per perspektiven evropiane te Shqiperise, per perpjekjet e qeverise Shqiperia vend i zhvilluar ne vitin 2017.
Zoti Berisha, 16 ligje qe kerkojne 3/5 e votave nuk jane miratuar ne Parlament, cka ka frenuar edhe reformat e integrimit. Si do ta zgjidhni kete problem nese opozita do te vazhdoje te bojkotoje.
Une mendoj se perdorimi i fuqise i pushtetit qe te kane dhene zgjedhesit per te bllokuar dhe jo per te votuar, sigurisht ka nje cmim per vendin, por cmimin me te madh e ka per ate qe e perdor ne kete menyre. Uroj dhe deshiroj qe ne oferten e bere nga qeveria edhe para 3 ditesh, dhe qe serish do te perseritet, opozita te perfitoje per te dhene kontributin e saj real ne proceset e integrimit. Shteti ligjor eshte kushti me themelor per funksionimin e nje shoqerie te lire, eshte kushti me themelor per veprimtarine normale te nje opozite, por eshte njekohesisht dhe kushti i te gjitha kushteve per suksesin e reformave. Ndaj ne kuadrin e ketij parimi te madh mendoj se te gjitha zgjidhjet jane te mundshme. Opozita eshte e ftuar te bej te gjitha amendamentet, e ftuar te beje te gjithe propozimet e te gjitha kandidaturave qe jane me 3/5. Uroj dhe deshiroj qe ta lexojne mesazhin sic duhet. Opozita e lexon, por ca te tjere qe donin te perfitonin nga kjo lloj oferte ngaterruan edhe mediat, mire te tjerat.
Opozita ka deklaruar serish se do ta ankimoje rezultatin e Tiranes. A ju shqeteson ky fakt i cili me se pakti do ta zvarrise procesin?
Aspak nuk me shqeteson. Opozita dhe cdo qytetar ka te drejte ti drejtohet gjykates. E rendesishme eshte qe duhet ti shprehim besim gjykates, jo njeri vendim qe na pelqen e duartrokasim, vendimin tjeter e anatemojme. Opozita ka te drejte t'i drejtohet ne perputhje me ligjin. Eshte normale!
Koha Jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi