ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 shprehjet filozofike pėr paratė

Shko poshtė

29052008

Mesazh 

100 shprehjet filozofike pėr paratė Empty 100 shprehjet filozofike pėr paratė




1. "Paratė nuk janė gjėja mė e rėndėsishme nė botė. Dashuria ėshtė. Pėr fat tė mirė, unė dua paratė". Jackie Mason
2. "Tek Perėndia besojmė. Tė gjithė tė tjerėt duhet tė paguajnė para nė dorė". Thėnie amerikane
3. "Paratė janė mė mirė se varfėria, por vetėm pėr arsye financiare". Woody Allen 4. "Koha ėshtė mė e vlefshme se paratė. Paratė mund tė shumohen, por pėr kohėn themi tė kundėrtėn".
John Updike
5. "Nėse i detyrohesh bankės 100 dollarė, ky ėshtė problemi yt. Nėse i detyrohesh bankės 100 milionė dollarė, atėherė ėshtė problemi i bankės".
JP Getty
6. "Nuk ka rėndėsi a je i bardhė apo me ngjyrė ... ngjyra e vetme qė ka rėndėsi ėshtė e gjelbra".
Family Guy
7. "E vetmja mėnyrė pėr tė mos menduar pėr paratė ... ėshtė tė kesh shumė prej tyre".
Edith Wharton
8. "Nėse doni tė dini se ēfarė mendon Zoti pėr paratė, mjafton tė shihni njerėzit tė cilėve ai ua jep".
Thėnie e vjetėr irlandeze
9. "Jini tė pasur pėr veten tuaj ... dhe tė varfėr pėr miqtė"
Juvenal
10. "Nėse doni ta dini vlerėn e parave, provoni tė merrni hua disa".
Benjamin Franklin
11. "Me 10 mijė dollarė do tė ishim milionerė! Kėshtu do tė blinim gjithė gjėrat e nevojshme si ... dashuria!
Homer Simpson
12. "Mėnyra mė e lehtė qė fėmijėt tė mėsojnė pėr paratė do tė ishte kur ju tė mos kishit".
Katharine Whitehorn
13. "Financa ėshtė arti i kalimit tė parave nga dora nė dorė derisa mė nė fund tė zhduket".
Robert W. Sarnoff
14. "Gjithēka qė kėrkoj ėshtė njė mundėsi pėr tė treguar se paratė nuk mė bėjnė tė lumtur".
Spike Milligan
15. "E ē'vlerė ka lumturia? Ajo nuk t'i blen dot paratė".
Henry Youngman
16. "Shumė njerėz shpenzojnė paratė qė s'i kanė fituar, pėr tė blerė gjėra qė s'i duan, pėr t'i lėnė mbresa njerėzve qė s'i pėlqejnė".
Will Smith
17. "Sikur vetėm Perėndia tė mė jepte njė shenjė tė qartė ... si pėr shembull tė mė hapte njė llogari tė madhe nė njė bankė zvicerane".
Woody Allen
18. "Ai qė martohet pėr dashuri pa para kalon netė tė mira dhe ditė tė kėqija".
Thėnie amerikane
19. "Mes punės dhe familjes, vėrtet qė s'po kaloj shumė kohė me paratė e mia".
Thėnie amerikane
20. "Ndryshimi mes njė divorci dhe njė ndarjeje ligjore ėshtė se ndarja ligjore i jep burrit kohė pėr tė fshehur paratė e tij"
Johnny Carson
21. "Njė bankė ėshtė njė vend qė do tė tė japė para nėse i vėrteton se s'ke nevojė pėr to".
Bob Hope
22. "Kushdo qė thotė se paratė nuk e blejnė lumturinė, thjesht nuk dinė se ku tė bėjnė pazar".
Bo Derek
23. "Kur isha i ri mendoja se paratė ishin gjėja mė e rėndėsishme nė jetė; tani qė jam i rritur e di se janė vėrtet".
Oscar Wilde
24. "Monedha ėshtė e pavlefshme nė ditėt e sotme".
Yogi Berra
25. "Ēdo ditė ngrihet dhe shikoj listėn e "Forbes" pėr njerėzit mė tė pasur nė Amerikė. Nėse nuk jam atje, shkoj nė punė".
Robert Orben
26. "Gjithmonė merr para hua nga njė pesimist ... ai nuk pret qė ti t'ia kthesh".
Thėnie amerikane
27. "Nėse mendon se askujt nuk i intereson nėse je gjallė, provo tė mos paguash dy muaj fatura".
Earl Wilson
28. "Mos mė thoni se ku i keni prioritetet. Mė tregoni pėr ēfarė i shpenzoni paratė dhe unė do t'ju tregoj se ēfarė janė".
James W. Frick
29. "Arsimi formal do t'ju nxjerrė bukėn e gojės; mėsimet nga jeta do t'ju bėjnė tė pasur".
Jim Rohn
30. "Paratė janė realitetin, njė tipar permanent i jetės sė pėrditshme. Ato i japin jetės njė ritėm tė veēantė, njė "tėrheqje" tė caktuar, njė perceptim tė pazakontė tė botės dhe vendit tonė nė tė".
31. "Paratė i krijojnė problemet atėherė kur nuk i kemi; na i shtojnė ato edhe kur i kemi. Por ėshtė vetėm njė iluzion se ne jemi nė kontroll tė parave tona. E vėrteta ėshtė se ne e dimė dhe e kuptojmė sa kontroll ushtrojnė mbi ne".
32. "Paratė na bėjnė zotėrinj dhe skllevėr. Pushteti ynė mbi paratė ėshtė i vėrtetė, por vetėm kur kuptojmė pushtetin e tyre mbi ne".
Thėnie franceze
33. "Shumė prej nesh i konsiderojnė amerikanėt si ndjekės tė parave. Kjo ėshtė njė shpifje mizore, edhe pse ėshtė pėrsėritur nga vetė amerikanėt".
Albert Einstein
34. "Ai, opinioni i tė cilit ėshtė se paratė mund tė bėjnė gjithēka, mund tė bėjė gjithēka pėr para".
Benjamin Franklin
35. "Nėse do tė ishit tė pasur, mendoni edhe tė kurseni".
Benjamin Franklin
36. "Kush ėshtė i pasur? Ai qė ėshtė i kėnaqur. Kush ėshtė ai? Askushi.
Benjamin Franklin
37. "Pasuria mund tė na aftėsojė tė bėjmė favore; por hirin pasuria s'na e jep".
Charles Caleb Colton
38. "Tė ardhurat vjetore njėzet paund; shpenzimet vjetore nėntėmbėdhjetė; rezultati, lumturi. Tė ardhurat vjetore njėzet paund; shpenzimet vjetore njėzet e gjashtė paund; rezultati, mjerim".
Charles Dickens
39. "Nėse tė gjithė njerėzit e pasur nė botė do ta ndanin pasurinė mes tyre, nuk do tė kishte mjaftueshėm pėr tė tjerėt".
Christina Stead
40. "Paratė e tepėrta janė delli i luftės"
Cicero
41. "Paratė nuk kanė qenė kurrė motivim i rėndėsishėm pėr mua, pėrveēse pėr tė shėnuar pikė. Nxitja e vėrtetė ėshtė loja".
Donald Trump
42. "Paratė janė delli i dashurisė, si dhe i luftės".
Doktor Thomas Fuller
43. "Po jetoj kaq larg tė ardhurave tė mia, sa mund tė thuhet se po jetojmė tė ndarė".
Anonim
44. "Kurseni nga pak ēdo muaj dhe nė fund tė vitit do tė habiteni se sa pak qė keni".
Ernest Haskins
45. "Tė pasurit janė shkuma e tokės nė ēdo shtet".
G.K. Chesterton
46. "Mungesa e parave janė rrėnja e gjithė tė kėqijave".
George Bernard Show
47. "Njerėzit duhet tė jenė tė varfėr pėr ta kuptuar luksin e tė dhėnit".
George Eliot
48. "Paratė ju ēlirojnė nga tė bėrit e ēdo gjėje qė s'pėlqeni. Meqė s'mė pėlqen asgjė, paratė mė hyjnė nė punė".
Groucho Marx
49. "Vlera kryesore e parave ėshtė nė faktin se njerėzit jetojnė nė njė botė e cila mbivlerėsohet".
H.L. Mencken
50. "Bėjeni paratė perėndinė tuaj, dhe do t'ju shkatėrrojė si djalli"Henry Fielding
51. "Nėse mund t'i numėroni paratė, nuk keni njė miliardė dollarė".
J. Paul Getty
52. "Kam aq para sa tė mė mbeten deri nė fund tė jetės, deri nė momentin qė do tė blej diēka".
Jackie Mason
53. "Njė rrogė e mirė ėshtė receta mė e mirė pėr lumturinė qė kam dėgjuar ndonjėherė".
Jane Austen
54. "Njė njeri i zgjuar duhet ta ketė paranė nė kokė, por jo nė zemėr".
Jonathan Swift
55. "Mos u gėnjeni duke besuar se njė njeri i pasur ėshtė domosdo i zgjuar. Ka mjaft prova qė vėrtetojnė tė kundėrtėn".
Julius Rosenwald
56. "Kurrė s'e kam pėrfunduar gjimnazin, megjithatė jam i pasur dhe i suksesshėm".
Kėngėtar anglez
57. "Nėse doni tė ndiheni tė pasur, mjafton tė numėroni gjėrat qė keni dhe qė paratė s'i blejnė".
58. "Paratė janė si shqisa e gjashtė, s'mund t'i pėrdorėsh pesė tė parat pa to".
William Somerset Maugham
59. "Mund tė bėheni tė pėrkryer nė diēka qė doni. Mos i bėni paratė synimi juaj. Por, pėrkoni gjėrat qė doni tė bėni, dhe atėherė bėjini ato aq mirė, sa tė tjerėt s'do t'jua ndajnė sytė".
Maya Angelou
60. "Paratė ende s'e kanė bėrė njė njeri tė lumtur. Sa mė shumė tė ketė, aq mė shumė do tė dojė. Nė vend qė tė mbushė njė vakum, krijon njė tjetėr".
Benjamin Franklin
61. "Ju kujtoni se paratė janė rrėnja e tė kėqijave. E keni pyetur veten se cila ėshtė rrėnja e gjithė parave"?
Ayn Rand
62. "Intelekti ndėrtohet paralelisht me ekonominė e parave".
G. Simmel
63. "Paratė, nėse nuk tė sjellin lumturi, tė paktėn tė ndihmojė tė jesh i mjerueshėm nė luks".
Helen Gurley Brown
64. "Arti nuk ėshtė nė bėrjen e parave, por nė ruajtjen e tyre".
Fjalė e urtė
65. "Paratė janė vetėm njė mjet. Do tė tė ēojnė ku tė duash, por nuk do tė tė zėvendėsojnė ty si shofer".
Ayn Rand
66. "Paratė shpesh kushtojnė shumė".
Ralph Waldo Emerson
67. "Nuk do tė jetoni njė ditė tė lumtur, edhe sikur tė keni fituar shumė para, nėse nuk bėni diēka pėr dikė qė s'mund t'jua rikthejė".
Ruth Smeltzer
68. "Dilni nė botė dhe punoni sikur paratė mos kenė rėndėsi, kėndoni sikur askush s'ju dėgjon, dashuroni sikur kurrė mos jeni lėnduar dhe kėrceni sikur askush s'po ju sheh"
69. "Ėshtė mirė tė keni para dhe gjėrat qė i keni blerė me para, por ėshtė mirė qė ndonjėherė tė bėni njė kontroll se mos keni humbur ndonjė nga gjėrat qė s'i keni blerė me para".
George Lorimer
70. "Me para mund tė blini njė qen tė mirė, por vetėm dashuria do ta bėjė tė tundė bishtin".
Richard Friedman
71. "Paratė kurrė s'e krijojnė njė ide. Ėshtė ideja qė krijon paratė".
Owen Laughlin
72. "Sa ndryshim bėn sa shumė ke? Ajo qė s'keni ėshtė edhe mė e madhe".
Seneca
73. "Paratė janė barometri i virtytit tė shoqėrisė".
Ayn Rand
74. "Shumė njerėz nuk kujdesen pėr paratė e tyre, derisa ato pėrfundojnė, ndėrsa tė tjerė bėjnė tė njėjtėn gjė me kohėn e tyre".
Johann Wolfgang von Goethe
75. "Paratė dhe gratė janė mė tė kėrkuarat".
Will Rogers
76. "Paratė do tė vinė kur bėni gjėnė e duhur".
Mike Phillips
77. "Shkėlqimi i njė mendimi tė ngrohtė vlen mė shumė se paratė".
Thomas Jefferson
78. "Nuk jap rroga tė mira, pasi kam shumė para; kam shumė para, pasi jap rroga tė mira".
Robert Bosch
79. "Paratė zakonisht tėrhiqen, nuk kėrkohen".
Jim Rohn
80. "Paratė nuk kėrkohen pėr tė blerė njė nevojė tė shpirtit".
Henry David Thoreau
81. "Nėse paratė s'mund ta blejnė lumturinė, tė paktėn ju lejojnė tė zgjidhni njė formė mjerimi".
82. "Njė burrė ka njėqind dollarė dhe ju e lini me dy dollarė. Kjo ėshtė zbritja".
Mae West
83. "Paratė nuk rriten nė pemė".
Fjalė e urtė
84. "Paratė janė si dashuria; vret me ngadalė atė qė e mban dhe gjallėron atė qė e jep".
Kahlil Gibran
85. "Nuk kemi borxh njė miliardė miliardė dollarė, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshėm; kemi borxh njė miliardė miliardė dollarė, pasi kemi shpenzuar shumė".
Ronald Reagan
86. "Nuk mė interesojnė shumė paratė, se paratė s'ma blejnė dashurinė".
Tekst nga "Beatles".
87. "Mėnyra mė e mirė pėr ta dyfishuar paranė ėshtė ta palosėsh dhe ta fusėsh nė xhep".
Frank Hubbard
88. "Ekziston njė mėnyrė e lehtė pėr t'u kthyer nga kazinoja me njė shumė tė vogėl: tė shkosh atje me njė shumė tė madhe".
Jack Yelton
89. "Tė pėrzierat e makinės tė vijnė kur kalon afati i pagimit tė faturave".
90. "Inflacioni ka shkatėrruar gjithēka. Njė monedhė pėrdoret vetėm si kaēavidė".
Jackson Brown
91. "I kundėrshtoj milionerėt, por do tė ishte e rrezikshme sikur tė ma jepnin mua atė post".
Mark Twain
92. "S'mund ta pėrballoj tė humbas kohėn duke bėrė para".
Louis Agassiz
93. "Kur ka para nė poezi, por nuk ka as poezi nė para".
Robert Graves
94. "Kur has nė para e heq qafe shpejt, para se tė mė futet nė zemėr".
John Wesley
95. "Njė xhepmbushur shpesh rėnkon mė shumė se njė stomakbosh".
Franklin Delano Roosevelt
96. "Pas njė vizite nė plazh, vėshtirė tė mendosh se jetojmė nė njė botė materiale".
Pam Shaw
97. "Masa e vėrtetė e pasurisė ėshtė sa shumė do tė vlenit sikur t'i humbisnit paratė".
98. "Kur pema e fundit tė jetė fishkur dhe lumi i fundit tė jetė helmuar dhe peshku i fundit tė jetė zėnė, atėherė do tė kuptojmė se s'mund ta hamė paranė".
Fjalė e urtė indiane
99. "Do tė mė pėlqente tė jetoja si njė njeri i varfėr me shumė para".
Pablo Picasso
100. "Filozofia e parave kontribuon nė edukimin e njerėzimit dhe i ndihmon njerėzit tė kujtojnė se "matėsi i tė gjitha gjėrave" duhet tė jetė gjithmonė njeriu".
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29131
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi