ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare eshte Fati ?

Shko poshtė

29052008

Mesazh 

Cfare eshte Fati ? Empty Cfare eshte Fati ?




Cfare eshte Fati ?



Arthur Schopenhauer mendonte: "Nje fjale e urte antike thote, me shume te drejte, se ne bote mbizoterojne tri fuqi: dituria, forca fizike dhe fati. Mendoj se kjo e fundit eshte me e fuqishmja. Ne te vertete, rrjedha e jetes mund te krahasohet me lundrimin e nje barke ne det; me diturine tone e drejtojme barken dhe me forcen fizike veme ne levizje rremat. Fati luan rolin e eres."

Poeti filozof Gibran mendonte keshtu: "Fati vjen pa paralajmeruar dhe te veshtron me sy te frikshem, te mberthen nga gryka dhe te perplas perdhe, te godet me shqelma te hekurt dhe pastaj iken duke u zgerdheshur. Por, shpejt, ai kthehet e, duke kerkuar ndjese, te ngre me gishtat e lehte si mendafshi e kendon per ty nje kenge shprese."

Friedrich Nietzsche mendonte: "Perpara se fati te na godase, duhet ta marrim per dore si nje femije dhe ta rrahim; por, pasi na ka goditur, duhet te perpiqemi ta duam."

De la Rochefoucauld mendonte : "Fati korrigjon ato te meta qe arsyeja nuk do te mund te na i korrigjonte."

Filozofi i lashte Erakliti ishte i mendimit :se "Karakteri i njeirut eshte fati i tij."

Nderkohe qe Feuerbach permblidhte: "Fuqite qe percaktojne fatin e njeriut jane intelekti dhe vullneti."

De la Rochefoucauld mendonte : "Fati ben qe te shkelqejne virtytet dhe veset tona, ashtu sikurse drita ben qe te shkelqejne sendet.

Po ju si mendoni , si e perkufizoni fatin? Jeni dakort me ndonje nga keto filozofe apo keni perkufizimin tuaj ?
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29131
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi