ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimet nuk vjetrohen...

Shko poshtė

24072011

Mesazh 

Krimet nuk vjetrohen... Empty Krimet nuk vjetrohen...




Mexhid YVEJSI, Gjakovė

KRIMET NUK VJETROHEN

Nė kujtim tė ngjarjeve tė Qershor - Korrikut 1981 nė Gjakovė

Tė gjitha ngjarjet e Pranverės Shqiptare nė Kosovė, gjatė muajve mars, prill dhe maj 1981 u zhvilluan nė errėsirė tė plotė mediatike. Media tė huaja nuk u lejuan tė vizitonin Kosovėn dhe qėndrimet zyrtare tė Beogradit e tė Prishtinės zvogėlonin nė minimum shkallėn e vėrtetėsisė mbi ngjarjet dhe pasojat e shkaktuara nga demonstratat.
Demonstratat e vitit 1981 u pasqyruan me vėshtirėsi si gjatė zhvillimit tė tyre, po ashtu edhe mė vonė, nga shtypi ilegal nė Kosovė dhe shtypi zyrtar i Tiranės, i Prishtinės nė kontekst negativ...Nė Gjakovė, ngjarjet e Pranverės Shqiptare, nuk u kufizuan nė muajt mars, prill dhe maj 1981, por ato vazhduan edhe gjatė muajve qershor-korrik 1981.
Me rastin e 30 vjetorit tė kėtyre ngjarje, 1981-2011, kėtu nė vazhdim po sjellim disa kujtime, dėshmi, shėnime, tė cilat duhet duhet tė pėrkujtohen, sepse krimet nuk vjetrohen...
Nė kėto kujtime, dėshmi, shėnime tė Prof. Ruzhdi SEFA, dr.sci. pėrmenden shumė armiqė me emra, por, siē ka thėnė, ish-Kryetari i SHBA, Xhon Kenedi, siē ka lėnė porosi tė madhe, kur tha:
“Armiqtė duhet t’i falni, por kurrė tė mos ua harroni emrat…!”

Fajtor pa faj
/ Nė kujtim tė ngjarjeve tė Qershor - Korrikut 1981 nė Gjakovė/
Nė vend tė paratheniės:Tani mbi mua ka rėnė heshtja e mortit. S’flas dot, s’leviz dot, dhembje s’ndjej me, dėgjoj dhe me pėrzihen bisedat me pėrfytyrimet nė kllapi. Me duket se ekranin e kujtimeve ma mbulon momenti i arrestimit, burgu dhe e tanishmja. Trupi me ėshtė shtangur krejtesisht, qafa ka ngrirė, mendja po bluan herė si nė njė botė tė ndricuar dhe herė si nė natė pa hėnė, koka mė ka mbetur e kthyer pak nga ana e djathtė, ku rri ime bijė, ime shoqe, me rri mbi krye, mė tutje dėgjoj fjalė tė shkėputura tė grave qė kanė mbushur dhomėn. Pranė saj rri nėna, qė nuk heq nga goja fjalėt: "I bukuri i nėnės, ku po mė ikėn kėshtu? Matane venė e vijnė burrat, si tė hutuar se s’flasin dot njė fjalė, pėr cka me ndodhi mua. (Zhuliana Jorganxhi)

Nė Qershor 1981, nė Gjakovė sikurse edhe nė shumė vende tė Kosovės , erdhėn pėrforcime ushtarake e policore nga qendrat tjera tė Jugosllave,si pėrforcime me qėllim tė shtimit tė masave represive tė popullatės nė Kosovė. Nė Gjakovė u vendosėn nė objekte ushtarake por edhe me tenda nė Shkugėz. Qėllimi dihej e format ishin nga ato tė projektit tė Qubrilloviēit dhe Andriēit, tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė. Filluan me provokimet dhe bezdisjet e popullit, duke patur pėr shėnjestėr sidomon vend-takimet e tė rinjėve, nėpėr lokale tė ndryshme, ambėltore, shetitore etj.
Njeri nga protagonistėt e ngjarjeve tė asaj kohe ėshtė edhe Esat Ahma- Cati (1954). Sa herė udhtonim nė relacionin Gjakovė-Prishtinė e anasjelltas gjatė kohės kur unė isha nė detyrėn e Sekretarit Permanent e ai vozitės i kujtonim ditėt e kaluara nė burgjet e Jugosllavisė. Ai, edhepse kishin kaluar vite, i kujtonte dhe edhe tashti i kujton si sot ngjarjet e para 30- viteve. Ai do tė na pėrshkruajė njė ngjarje tė vėrtetė qė ka pėrjetuar para se edhe vet ta pėsonte me burgosje.
“Mė 2 Korrik 1981 si shumė tė rinj kisha dalė nė mbrėmje. Unė isha nė hotelin “Pashtrik”, duke shfrytėzuar telefonin nė recepcionin e hotelit , kur njė person civil serb mė rrėmbeu kufjen e telefonit nga dora dhe mė zė tė prerė me urdhėrojė : “Lėshoje telefonin !”. Unė e shtyva me forcė dhe i shkėmbyem disa fjalė jo tė kėndshme. Shpresova se u krye me kaq por jo ! Tė nesėrmen erdhi policia nė shtėpi dhe mė morrėn nė Sekretariatinė e Punėve tė Brendshme. Kur shkova atje mė pėrplasen akuzen se jam fjalosur me kapitenin e Armatės Popullore tė Jugosllavisė (APJ)! Unė reagova duke deklaruar se kam kėmbyer disa fjalė por jo me ushtarak por me njė civil (!?). Nė ndėrkohė erdhi njė ushtarak qė u prezentuar si kapiten i klasit tė parė, Lates Mirko! Ai hudhi akuza kundėr meje duke mos u kursye por pa asnjė argument dhe pa kurrfarė arsye. Mė dėrguan nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje, mė procedurė tė shpejtė me dėnuan me 15 ditė burg. Kėtė e bėri gjykatėsja Drita Bunjaku. Nė Burgun e Qarkut nė Pejė u takova me shumė qytetarė tė Gjakovė por edhe me professorin Shefqet Canhasin.
Mė 26 Korrik 1981 ditėn kur u mbajtėn Garat tradicionale tė kėrcimeve nga Ura e Fshejt nė Dri, ku si zakonisht morrėn pjesė garues nga e gjithė Kosova dhe mė gjerė. Ishte ditė e diel, tė rinjėt kishin pėrfunduar shkollėn e studentėt ishin kėthyer nėpėr shtėpi dhe si zakonisht nė mbrėmje, u bė njė shetitje masive nė Korzo tė Qytetit . Ishte gjallėri , ishte atmosferė e kėndshme dhe plotė jetė Vazhdojė kėshtu deri nė orėn 20.15, kur u vėrejten provokimet dhe ngacmimet e qėllimshme tė pjesėtarėve tė Ushtrisė Jugosllave nė vėllezėrit dhe motrat tona. Unė edhe atė natė isha para Hotelit, sė bashku me shokėt nė mesin e tyre edhe Fuat Lyta dhe Ahmet Babalia. I vėrejtem se numėr i ushtarėve, si me e zbatuar ndonjė urdhėr, dilnin nga Hoteli nė grupe- grupe. I pėrcollem me shiqime dhe u pa se ushtarėt nga kėto grupacione filluan tė provokonin e tė shpeshtohėn ekceset, tė cilat zhvilloheshin nė mėnyrė tė organizuar. Ushtarėt ishin tė armatosur me armė tė llojeve tė gjata.
Ndaj kėtyre provokimeve reagoi rinia gjakovare, nė mbrojtje tė nderit tė motrave tona . Nė ndėrkohė dy ushtarė erdhėn nga drejtimi i semaforėve nė Qendėr tė Korzos dhe po i raportonin “mikut” tim tashmė tė njohur : kapitenit Mirko Lates me tė cilin kisha pasur atė konfliktin nė recepcionin e Hotelit “Pashtrik”, e pėr tė cilin konflikt edhe e kisha vuajtur dėnimin me burg. Ai edhe atė natė ishte me rroba civile, tė cilin unė e njihja edhe me rroba civile edhe ato ushtarake . Unė atė e pėrcillja : Pas raportimit tė kėtyre dy ushtarėve, hyri nė oborrin e hotelit, nxorri revolen dhe e mbushi me plumba, dhe u nis menjėherė nė drejtim tė masės sė qytetarėve dhe filloi tė shtinte me armen. Me kėtė rast u plagosėn dy tė rinjė : Nesemi Zenel Dana dhe Malush Abrashi. Pasi u derdh gjaku i kėtyre dy tė rinjėve masa e njerėzve e revoltuar duarėthatė fillojė tė pėrleshej me ushtarėt !
Tė nesėrmen shkova nė SPB pėr tė dėshmuar realitetin si qytetar i lirė. Kur e pėrshkrova se si e ēka kishte ndodhur , nga zyrtarėt udhėheqės tė SPB-sė u falemnderova pėr dėshminė e saktė qė dhashė. E ndieva vetin tė lehtėsuar ngase kreva njė obligim qytetar ! Me kėtė deklaratė u tregua e vėrteta si e kisha pa unė dhe shumė nga qytetarėt e Gjakovės qė atė natė ishin nė shetitore. Deklarata ishte argument qė dėshmoi pėr pafajsinė e popullatės gjakovare. Dhe si e tillė nga ana e zyrtarėve dhe udhėheqsve tė atėhershėm tė qytetit nė SPB, nė Komitin Komunal tė LKJ , nė Kuvendin Komunal, tė cilėt u pėrballėn me Shtabin e Armatės Jugosllave .
Kėtu Cati ndalojė, ofshani dhe mbi bisedė ra njė heshtja e mortit. Pastaj vazhdojė me rrėfimin e ngjarjės sė asaj kohe.
I NDJERI NESIMI DANA, NGA BEOGRADI NĖ GJAKOVĖ I NDĖRROI KATĖR MAKINA, DERI NĖ SHTĖPINĖ E VET.
“Pas tre ditėve u hapė lajmi se shėndeti i tė plagosurve po pėrkeqėsohej ; Nesimiut ju keqėsua sė tepėrmi gjendja shėndetėsore. Prandaj edhe e dėrguan, dhe atė me helikopter, nė Beograd. Por, ai fatkeqėsisht vdiq! Udhėheqja komunale kishte vėndosur qė Hajdar Haxhikadria, Dr.Xhafer Xhiha, si dhe babai i tė ndjerit, Zenel Dervishdana tė udhėtonin pėr nė Beograd pėr tė marr kufomėn . Unė u urdhėrova personalishtė nga drejtori im, Fatmir Rexha, qė me makinėn e Industrisė sė Pambukut “E. Duraku” tė shkonim pėr nė Beograd pėr kufomėn. Kur arritėm nė Beograd, makina pėr bartjen e kufomės nga Gjakova e Ndėrmarrjės Publike “Ēabrati “ tashma kishte arrijtur para Spitalit Ushtarak (”Vojna Medicinska Akademia”). Nė kthim, kur i kishim kaluar vetėm 70 km. nga Beogradi, makina e “Ēabrati”-t u defektua …. Mua m’u desh tė kthehem pėrsėri nė Spitalin Ushtarak (VMA) qė tė kėrkoja njė makinė tjetėr pėr bartjen e kufomės. Kėrkuam ndihmė dhe nuk vonoi, erdhi njė makinė ushtarake. E sistemuam kufomėn nė makinėn ushtarake dhe vazhduam drejtė Kosovės dhe e vazhduam rrugėn pėr nė Gjakovė. Nė afėrsi tė hotelit nė Merdare (kufiri Serbi-Kosovė), na ndaluan dy patrolla tė pjesėtarėve tė Milicisė sė Kosovės me dy makina “Mercedes” , me targa tė policisė jugosllave.
Kur na ndaluan mė thanė se kanė urdhėr nga kryeshefi i policisė, Mehmet Maliqi, qė patjetėr tė shkojmė deri nė Prishtinė nė zyrėn e shefit, dhe na urdhėruan t’i ndjekim makinat e tyre. Dy makinat policore na pėrcillnin. Njėra qėndronte pėrpara, kurse tjetra prapa, deri nė Prishtinė, ku arritėm diku nė orėt e mesnatės. Makinat i lam nė oborrin e policisė. Neve na pėrcollen nė katin e tretė tė ndėrtesės sė policisė, ku ndodhej shefi – Mehmet Maliqi , atėbotė i pari i SPB tė Kosovės. Kėrkohej pėr tė biseduar rreth ēėshtjes sė varrimit tė tė ndjerit Nesimi Dervishdana.
Ishim unė, Zenel Dana, dr. Xhafer Xhiha dhe Hajdar Haxhikadria nė zyrėn e Mehmet Maliqit. Na dhanė nga njė kafe dhe pėr afro dy orė u munduan ta bindnin Babėn Zenel qė ta varroste kufomėn e djalit tė tij, Nesemisė, natėn dhe pa prezencėn e qytetarėve.
Kurse Baba Zenel nuk pranoi nė asnjė mėnyrė qė kjo tė bėhet ashtu siē i thuhej. Baba Zenel tha: ”Edhe me dashtė unė ta boj kėtė punė, nuk mė lėjojnė njerėzit dhe antarėt e Teqesė, qė tė mos i respektoj traditat dhe zakonet shqiptare”. Mehmet Maliqi vazhdimisht komunikonte me bazėn nė Beograd, ku raportonte pėr mosbindjen e Babės Zenel, qė varrimi tė kryhej sipas porosive tė zyrtarėve jugosllavė. Nė fund, Mehmet Maliqi dhe bashkėpunėtorėt e tij (prej tė cilėve dy ishin serbė dhe tre shqiptarė) filluan ta merrnin Babėn Zenel me fjalė tė buta dhe me dredhi, por kur e panė qė nuk po pranonte kurrsesi ta varroste djalin e tij pa prezencėn e qytetarėve, e ndryshoi kėrkesėn, duke e lutur Babėn Zenel tė ndikonte te antarėt e Teqesė dhe nė popullin e Gjakovės qė tė mos ndodhte ndonjė gjė tragjike.
Baba Zenel ju pėrgjigj: “Unė do tė mundohem ta qetėsojė mė sė pari familjes time. Myhybėt e edhe dashamirėt e mi do tė angazhohen poashtu pėr tė mos ndodhur ndonjė gjė e keqe” – u pėrgjigj Baba Zenel.
Para se tė niseshim mga Prishtina pėr nė Gjakovė, makina me kufomėn prapė u ndėrrua : nga makina e Ushtrisė Jugosllave nė makinėn e Milicisė sė Kosovės . Kėshtu udhėtuam deri nė Gjakovė .Nga Prishtina, nė hyrje tė Gjakovės, arritėm nė orėn 3 tė mėngjesit, ku te Bodrumi i verės sė KBI “Ereniku” u ndaluam nga Milicia e Gjakovės, me komandant Mustafė Pulanin nė krye. Na urdhėruan tė vendosnim arkivolin nė makinėn e zjarrfikėsve qė tė mos vėrehej nga popullata e qytetit dhe kufoma ėshtė bartur me makinėn e zjarrėfikėsve deri nė shtėpinė e tė ndjerit.

Tė nesėrmen, me 29.07.1981, kortezhi funeral u nis nga shtėpia e tė ndjerit, Nesimi Dervishdana pėr nė varrezat familjare nė Tyrben e Dervishdanės, nė fshatin Duzhnje, ku sikurse e dinė tė gjithė nė varrim morrėn pjesė mijėra qytetarė jo vetėm nga Gjakova por edhe nga e gjithė Kosova. Edhe varrimi i tij u bė me shumė nderime e respekt. U mbajt edhe njė fjalim rasti nga Prof.Bardhyl Qaushi.”
EH, JETA...FAL, POR NUK HARRON...E GJORA
Pas varrimit, strukturat politiko-shoqėrore tė qytetit, tė prirė nga anėtarėt e Komitetit Komunal tė LKJ tė Gjakovės, me nė krye Arsim Blytėn, filloi propaganda nėpėr mese tė punės e tjera, si nė fabrika dhe tubime tė partisė me porosinė se Ushtria Jugosllave qenka e pafajshme dhe kėtu fajsohej populli se ishte sjellur me arrogancė ndaj pjesėtarėve tė Ushtrisė Jugosllave. Shigjeta helmatisėse e kritikat vinin edhe drejtpėrdrejtė nga Beogradi, nga antarėt e Lidhjės Komuniste Jugosllave.
Esati pėrsėri u ba i heshtur. Sikur e dinte se pyetja tjeter do ta kthente nė kalvarin e ngjarjeve e viteve nė vazhdimin e “jetės” sė tij tė mėtejme.
Me 10 Gusht 1981, nė Gjakovė erdhėn pėrfaqėsues tė Gjykatės Ushtarake tė U.J. qė tė fajėsojnė popullin e Gjakovės pėr atė qė kishte ndodhur, dhe gjithėsesi se e kishin lexuar deklaratėn time dhėnė nė SPB me 27. Korrik . Nė “bisedė informative” (pyetje) mė morri njė kapiten i klasit tė parė. Aty ishin prezent edhe dy civilė, njėri serb e tjetri shqiptar nga KOS-i, tė cilėve u kishte bėrė pėrshtypje deklarata ime sepse aty ishte i cekur vrasėsi i Nesimiut, pra, Lates Mirko. Ata nuk mund tė pranonin realitetin, ta “gėlltitnin “ kėtė dhe filluan tė ma hedhnin poshtė dėshminė time, duke e gjykuar atė tė pabazė dhe m’u kėrcėnuan me fjalėt: ”Nuk ishin asgjė ato 15 ditė burgu qė i ke mbajtur, nė krahasim me burgimin qė do tė pėsosh tani”. Mirėpo, unė u pėrgjigja se edhe ato ditė tė burgosjes sime ishin pa fajin tim.
Ai mė akuzoi se unė gjoja e paskam sulmuar sėrish atė mbrėmje Lates Mirkon dhe unė e hodha poshtė akuzėn e tij, duke dėshmuar se ai nuk mė kishte parė fare natėn 26 Korrikut 1981. Pėrndryshe, po tė mė kishte parė, ai do tė mė denonconte menjėherė, e jo pas njė muaji, ngase na atėbotė “njiheshim” mirė !
Mė 20 Gusht 1981 MĖ ERDHI TELEGRAMI NGA Gjykata Ushtarake e Nishit, me kėrkesė qė mė 24 Gusht 1981 tė shkoja nė Gjykatė nė orėn 09.00. Nė thirrje shėnonte se ftohesha si dėshmitar. Telegramin ia tregova drejtorit tim, Fatmir Rexhės, meqė isha vozitėsi i tij. Ai mė udhėzoi tė shkoja me makinėn zyrtare tė fabrikės qė tė kryeja edhe disa angazhime pėr fabrikėn dhe mė pas tė paraqitesha nė Gjykatė. Me mua zyrtarisht ishin edhe Dr.Ali Iljazi dhe Ismet Kusari. Mė 24 Gusht 1981 u paraqita nė Gjykatėn Ushtarake tė Nishit, nė dhomėn nr.3, ku tė pranishėm ishin Prokurori dhe po ai Kapiteni Mirko Lates , i cili porsa hyri nė zyrėn e Prokurorisė, mė akuzoi qė e kam sulmuar edhe nė natėn e 26 Korrikut 1981.(!?)
Unė kategorikisht e mohova akuzėn, sepse kjo ishte kurdisje dhe shpifje. Gjithashtu shtova se unė kam qenė dėshmitar i tėrė ngjarjes sė 26 Korrikut 1981, duke pėrfshirė edhe veprimet qė i bėri vet Lates Mirko. Pas pak ditėsh, gjykatėsi lėshojė njė vendim pėr para burgosjen time me qėllim qė tė zhvillohen hetimet e mėtejme. Pas paraburgimit tim tremujor, filloi edhe gjykimi ndaj meje dhe dy bashkėqytetarėt : Selim Zhubit dhe Afrim Qerimit.
Gjatė gjykimit, shihej qartas se ky gjykim ishte krejtėsisht politik dhe I montuar. Avokat mbrojtės iSelim Zhubit ishte Adem Bajri, pėr mbrojtjen e Afrim Qerimin ishte angazhuar avokati Teki Bokshi, ndėrsa pėr mua familja kishte angazhuar Gajo Vuloviēin, avokat malazez nga Peja.
Avokatėt kėrkuan qė tė thirreshin dėshmitarėt nga Gjakova, tė cilėt ishin tė shumtė, por, me vendim tė Gjykatės, u lejuan vetėm pesė dėshmitar: Dr.Riza Binishi, i cili dėshmoi pėr llojin e plagosjes dhe operimin e tė plagosurit-Malush Abrashit. Pėr kėtė deklaratė, doktorit iu kėrcėnuan me burgosje, kurse dėshmitarėt tjerė ishin: Gazmend Stavileci, Ahmet Babalia, Fuat Lyta, tė cilėt edhepse dėshmuan tė vėrtetėn, dėshmitė e tyre nuk u morrėn pėr bazė.
Avokati im Gajo Vuloviē u mundua tė mė bindte ta ndryshoja deklaratėn time parėsore , pasi qė sipas tij mbi bazė tė kėsaj deklarate mė priste njė dėnim prej 5-20 vjet burgim I rėndė, sipas LPJ neni 123-pika 1 dhe pika 2. Por isha kėmbėngulės nė mospranimin e kėtij kompromisi pėr mua tė turpshėm dhe tė papranueshėm.
Gjykata vendosi sipas direktivave tė Beogradit dhe na dėnoi me denime drakonike. Qė tė gjithė u shpallėm fajtorė nga kjo Gjykate dhe u dėnuam : 7 vite burgim tė rėndė pėr Selim Zhubin, 6.5 vite burgim pėr mua dhe 5.5 vite burgim tė rėndė pėr Afrim Qerimin, si dhe u dėnua nė mungesė edhe Malush Abrashi dhe i ndjeri Nesimi Dervishdana.
Avokatėt tanė i parashtruan ankesa Gjykatės Supreme nė Beograd pėr padrejtėsitė e bėra gjatė gjykimit nė Nish dhe si pėrgjigje morrėm vėndimin e ri ashtu qė tė tre u denuam me nga 5 vite burgim. Pra, kjo ishte drejtėsia jugosllave, ndėrkohė qė kriminelėt dhe vrasėsit u dekoruan dhe u avancuan.
Mua mė transferuan nga Burgu Ushtarak nė nė burgun civil tė Nishit, ku edhe takova me shumė tė burgosur tė ndėrgjegjės nga Kosova.Nė mesin e tyre aty vuajta dėnimin edhe me Murteza Nurėn, Mr.Muhamet Rugovėn, Berat Luzhėn e shumė tė tjerė. Pas tre vjet burgimi, edukatori i burgut mė “udhėzoi” qė tė bėja njė kėrkesė pėr zbutjen e dėnimit, por unė nuk pranova, sepse me kėtė do tė pranoja fajin, gjė qė binte nė kundėrshtim me bindjet e mia politike dhe morale.
Edhe vet edukatori mė mirėkuptonte ngase e dinte tė vėrtetėn, por ishte i detyruar tė zbatonte urdhėrat e eprorėve tė vet. Kėshtu edhe u shpreh! Kėshtu I kalova ditėt nė burg nga 24.08.1981- e deri me 24.08.1986.


KĖSHILLIT PĖR MBROJTJEN E TĖ DREJTAVE DHE LIRIVE TĖ NJERIUT
PRISHTINĖ
Nė lidhje me apelin e titullit pėr kompletimin e dokumentacionit dhe fakteve pėr krimet kundėr popullit shqiptar (duke mos mundur pa thėnė se ate ka qenė dashur me e berė para se gjithash Shoqata e Juristėve dhe Avokatėve tė Kosovės, ngase profesionalisht janė tė thirrur pėr kėtė) po iu dėrgoj njė material qė pandehė se ėshtė me interes pėr Kėshillin.
Nė lidhje me krimin e planifikuar, tė realizuar dhe tė mfshehur, tė kryer kundėr qytetarėve tė Gjakovės mė 26.07.81, nga ana e pjesėtarėve tė Armatės Popullore tė Jugoslavisė ( APJ) tė bėhet fletėparaqitje kundėr:
1. HINKO ROT komandant I njėsitit nė PU 4445/54 nė kazermėn ushtarake “E.Duraku” nė Gjakovė;
2. MIERKO LATES – kapiten I kl.I nė PU 3038 nė Nish, I ardhur si pėrforcim nė kazermėn e pėrmendur;
3. NEVEN VIDAS – udhėheqės I patrullės ushtarake tė armatosur;
4. MILOJKO JELINA - udhėheqės I patrullės ushtarake tė armatosur;
5. VOJVODIQ – kapiten nė PU 4445/54;
6. ZHIVOJIN NIKOLIQ – nga Prishtina, rr.”Durmitori”, nr.30;
7. GORAN FURUNXHIQ – toger nė PU 4445/54;
8. SASHA LAZOVIQ – pjesėtar I patrullės ushtarake tė armatosur;
9. DIMITAR CVETANOVIQ - -“-
10. RATKO SOLAR - -“-
11. MIOGRAD MARIQ - -“-
12. DRAGAN KRISTIQ - -“-
13. PREDRAG RADAK - -“-
14. STANKO PETROVIQ - -“-
15. PREDRAG PETKOVIQ – toger nė PU 4445/53

Tė pėrmendurit, kush mė shumė e kush mė pak, kanė kryer pėrgaditjet dhe kanė marrė tė gjitha masat (varėsisht nga funksioni dhe detyrat qė I kanė pasur) pėr inskenimin e zėnkave nė mes tė qytetarėve nė njė anė dhe pjesėtarėve tė armatės nė anėn tjetėr, ashtu qė nė shėtitoren e qytetit, ku zakonisht tuboheshin tė rinjtė nė masė tė madhe, pėr disa netė rradhazi i kanė provokuar me fjalė e me gjeste tė rinjtė, e veēmas femrat kanė parapėrgatitur patrulla tė posaēme tė ushtarėve tė armatosur, dhe atė me armė qė nuk bien nė grupin e armėve pėr mbrojtje personale, por janė armė lufte (pushkė automatike, automatikė) dhe u kanė dhėnė instruksione pėr veprim dhe lėvizje nėpėr pjesėt e qytetit ku ka mė shumė njerėz dhe lėvizje – tė gjitha kėto tė kurorėzuara me sulmin me armė, nė mesin e shetitėsve (mbi 1000 veta), nė natėn e 26.07.81, nė orėn 20:30, nė qendėr tė qytetit (nė “Korzo tė Gjakovės”) me c’rast vrahet nga plumbat NESIMI ZENEL DANA nga Gjakova dhe plagosė rėndė MALUSH SAHIT ABRASHI nga Gjakova, e me lėndime tė lehta “kalojnė” shumė qytetarė tjerė. Nga plumbat e armėve ushtarake esemiu vdes menjėherė, kurse Malushi gjat kohė shėrohet, por megjithatė mbetet invalid (qalon me kėmbėn e majtė) dhe ndiqet penalisht, andaj shtrėngohet ta braktisė vendin dhe tani ndodhet nė Zvicėr si azilant politik.
Nė Gjakovė, gjegjėsisht nė kazermėn e kėtushme, nuk ka patur organe tė policisė ushtarake dhe me qėllime tė caktuara formohen mė shumė patrulla tė armatosura. Prezenca e disa qindra njerėzve – shėtitės , tė cilėt nė aktakuzė dhe nė aktgjykim identifikohen si “masė nacionaliste” shfrytėzohet pėr inskenimin e kinse sulmit mbi ushtarėt dhe masa sulmohet me armė zjarri. Falė gjakftoftėsisė dhe tė pėrmbajturit e masės, sulmi pėrfundon “vetėm” me kėto pasoja, pėrndryshe ato kanė mundur tė jenė shumė mė tragjike.
Ushtarakėt dhe personat tjerė tė pėrmendur janė bashkėpjesėmarrės edhe nė fshehjen e veprimeve inkriminuese, duke montuar procesin politik kundėr tre qytetarėve tė pafajshėm tė Gjakovės, tė cilėt akuzohen pėr kinse veprime kundėr ushtarėve dhe oficerėve, dhe atė pėr dhunė nga motive armiqėsore kundėr RSFJ nga neni 123 par.1 I LPJ.
Me aktvendimin e Gjykatės Ushtarake tė Nishit IK nr.139/81 tė 18.12.81, kėta (SELIM ZHUBI, AFRIM QERIMI, ESAT AHMA) edhepse persona jashtė APJ-sė (e nė gjendje paqeje) dėnohen me nga shtatė (7), pesė (5) dhe gjashtė vite e gjysėm (6.5) burgim, ndėrsa nga Gjykata Supreme Ushtarake nė Beograd, me aktgjykimin IIK nr.45/82 tė 06.04.82, dėnohen me nga pesė (5) vite dėnimi kėto qė I vuajnė deri nė fund.
Nė bazė tė deklaratave tė dėshmitarėve tė ngjarjes, tė dhėna gojarisht (Gazmend Stavileci, inxh. i diplomuar; Luan Vokshi, jur. i diplomuar; Fatmir Rudi, jur. i diplomuar; Fuat Lyta, vozitės; Ahmet Babalia, etj. dhe tė dėnuarve Esat Ahma e Afrim Qerimi), ushtarėt, tė cilėt kanė shkaktuar zėnka, kanė qenė nė grupe dhe nė gjendje tė dehur. Natėn kritike, ata, nga Hotel “Pashtriku”, qė gjendet nė afėrsi tė shetitores, ku janė dehur me alkool dhe me muzikė serbe nga njė shoqėri muzikore serbe, kanė dalur nė grupe dhe nė tri drejtime, ashtu qė janė infiltruar drejtpėrdrejtė nė masėn e atyre qė shėtiteshin. Kur njėri prej grupeve ia arrinė qėllimit tė provokojė grupin e tė rinjėve, njė ushtar I grupit kthehet nė hotel, prej nga dalin patrullat ushtarake tė armatosura dhe drejtohen nė masė. Atyre iu prinė kap. kl.I, Lates Mirko (nė rroba civile), toger Goran Furunxhiē dhe dhjetari Milojko Jelina. Pasi pjesėtarėt e Armatės shtijnė me armė nė popull, masa shpėrndahet, mirėpo kur shohin se nga rafali bien pėrdhe dy tė rinjė, kthehen dhe drejtohen nga ushtarėt. Nė kėtė moment ndėrhynė milicia lokale dhe masa shpėrndahet. Ushtarėt dhe eprorėt e tyre rreshtohen dhe duke kėnduar e marshuar me hapin ushtarak drejtohen kah kazermat e qytetit.
Shėnimet pėr tė dhėnat nė kėtė fletėparaqitje janė marrė nga aktgjykimet e shėnuara; nga shėnimet nė dorėshkrim tė avokatit Gavrilo (Gaja) Vuleviē (mbrojtės i tė dėnuarit Esat Ahma) dhe nga vendimi i Gjykatės Komunale pėr kundėrvajtje nė Gjakovė, nr. I-365/81.
30.10.92 Mr.sci.Ruzhdi Sefa,
Rr.”Tefik Ēanga”-8, Gjakovė

Ad.-Vendimi nr. I-365/81
-Aktgjykimet IK nr.139/81 dhe IIK nr.45/82

Pėrgatiti:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30165
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi