ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libia: Jehonė e Afganistanit

Shko poshtė

28082011

Mesazh 

Libia: Jehonė e Afganistanit  Empty Libia: Jehonė e Afganistanit




Libia: Jehonė e Afganistanit  Gadafi_iforte "Guardian"
Koloneli i Libisė, Muamer Gadafi, po duket gjithnjė e mė i lėndueshėm, derisa forcat e kryengritėsve, tė mbėshtetura nga NATO-ja, po vazhdojnė me fushatėn e planifikuar mirė pėr rrethimin dhe izolimin e bazės sė Gadafit, nė kryeqytetin Tripoli.

Qytetet e rėndėsishme Zavijah dhe Surman, nė perėndim tė kryeqytetit, dhe Garihan, nė jug, tashmė kanė rėnė nė duart e kryengritėsve.

Dezertimi i qartė i ministrit tė brendshėm, Nasėr al-Mabrouk, i cili arriti nė Egjipt, me nėntė anėtarė tė familjes, gjatė fundjavės sė kaluar, ėshtė njė goditje serioze pėr regjimin.

Gadafi ėshtė i rrethuar, i rraskapitur dhe nė kėrkim tė mėnyrės sė dinjitetshme pėr largim.

Prandaj, ėshtė vetėm ēėshtje e kohės, derisa regjimi i Libisė ta pranoj disfatėn. Por ēka do tė ndodhė pastaj?

Perėndimi po e humbė besimin nė Kėshillin Tranzicional Kombėtar (KTK), i cili duket se ėshtė i paaftė pėr bashkimin dhe kontrollimin e elementeve tė ndryshme brenda kryengritjes, pjesėmarrėsit e sė cilės jo vetėm qė nuk mund tė bashkohen, por duket se janė nė teh tė luftės me njėri-tjetrin.

Elementi islamist nė mesin e forcave kryengritėse ėshtė i fuqishėm, mirė i armatosur, nė saje tė ndėrhyrjeve nė depot e armatimit tė regjimit, por qė fuqishėm e kundėrshton NATO-n.

Militantėt kryesor islamist, Brigada Abu Ubaidah bin Xharrah, ka refuzuar tė luftoj nėn njė flamur, qė e kanė vlerėsuar si “tė pafe”, por qė e mbanė “sigurinė e brendshme”, shkruan e pėrditshmja Gardian.

Kėta, me gjasė, janė fajtorėt kryesorė pėr vrasjen mė 28 korrik, tė shefit tė shtabit tė kryengritėsve, gjeneral Abdul Fatah Junis, i cili kishte dezertuar nga regjimi i Gadafit, nė fazėn e hershme tė kryengritjes.

I ndjeri Junis ishte ministėr i brendshėm i Gadafit dhe kishte udhėhequr gjatė shtypjes brutale tė njė kryengritjeje islamike nė mes tė viteve tė 90-ta.

Tė gjitha variantet e ndryshme tė shpjegimeve pėr vrasjen e tij janė tė mundshme dhe paraqesin ilustrim tė mirė tė kaosit dhe tė luftės sė brendshme, qė e karakterizon opozitėn.

Njė kamp thotė se Junis nuk ishte dezertor i sinqert nga kampi i Gadafit, por se ishte spiun i regjimit dhe se ishte vrarė nga Kėshilli Tranzicional Kombėtar.

Nga ana tjetėr, Brigada e Martirėve Islamikė 17 Shkurti, qė udhėhiqet nga kleriku al-Sallabi, pretendon se Junis ishte vrarė nga infiltruesit e Gadafit.

Pėr vrasje ėshtė akuzuar edhe bashkėpunėtori i CIA-s dhe ish koloneli i armatės sė Libisė, Kalif Hifter, i cili nė mėnyrė tė hapur ėshtė pėrleshur me Junisin, lidhur me kontrollin e Unionit tė Forcave Revolucionare, q ėshtė ombrellė ushtarake e Kėshillit Tranzicional Kombėtar.

Zhvillimet e fundit nė KTK, me ē’rast kryesuesi, Abdel Mustafa Xhalil, e shkarkoi gjithė kabinetin, me pėrjashtim tė kryeministrit, Mahmud Xhibril, u bėnė pėr t’i siguruar mbėshtetėsit perėndimor tė kėtij kėshilli.

Pėrkundėr, shqetėsimeve tė arsyeshme tė tyre pėr Kėshillin Tranzicional Kombėtar, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe 28 shtete tė tjera, e kanė njohur atė si qeveri legjitime tė Libisė.

Libia ėshtė nė rrezik tė pėrfundoj me njė qeveri qendrore tė dobėt dhe jodemokratike, e mbėshtetur nga NATO-ja, dhe e udhėhequr nga njė president i dėgjueshėm, e i rrethuar nga militantėt islamikė. Sikur nė Afganistan, shkruan, pos tjerash, nė numrin e sotėm e pėrditshmja londineze Gardian.



Bota Sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi