ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Botime tė reja: Metush Krasniqi

Shko poshtė

23102011

Mesazh 

Botime tė reja: Metush Krasniqi Empty Botime tė reja: Metush Krasniqi




Mexhid Yvejsi, Gjakovė

Botime tė reja: Metush Krasniqi


(Personalitet integrues i Lėvizjes Kombėtare)



Kėto ditė nė Prishtinė doli nga shtypi monografia "Metush Krasniqi" (Personalitet integrues i Lėvizjes Kombėtare), shkruar nga Selatin Novosella.
Nė kėtė libėr ndriēohet jeta dhe vepra atdhetare e njėrit prej figurave mė tė mėdha tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė ish-Jugosllavi pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
Libri apo monografia "Metush Krasniqi" (Personalitet integrues i Lėvizjes Kombėtare), shkruar nga Selatin Novosella, pėrmban nėntė kapituj.
Nė kapitullin e parė flitet pėr familjen dhe kontributin nė lėmin e arsimit.
Nė kapitullin e dytė pėr themelimin e Partisė Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amė.
Nė kapitullin e tretė pėr vazhdimėsinė e veprimtarisė atdhetare pėr ēlirim e bashkim kombėtar.
Nė kapitullin e katėrt pėr Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare tė Kosovės dhe viseve tė tjera shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ).
Nė kapitullin e pestė vendimi i pushtetit jugosllav pėr likuidimin fizik tė Metush Krasniqit.
Nė kapitullin e shtatė - Metush Krasniqi nė kujtimet e familjarėve dhe tė miqve.
Nė kapitullin e tetė shkruhet pėr vlerėsimin e veprės sė Metush Krasniqit, ndėrsa nė kapitullin e nėntė, tė fundit, paraqiten dokumente nga gjykimet e tij nė gjykatat jugosllave.

Librin e botoi Shoqata e tė Burgosurve Politikė tė Kosovės, Prishtinė 2011. Libri ka 450.

Kush ishte Metush Krasniqi?

Metush Krasniqi lindi mė 19 gusht 1928 nė fshatin Dajkoc tė Komunės sė Kamenicės (Dardanės). Shkollėn fillore, klasat e para i kreu nė gjuhėn serbe nė fshatin Hodanoc, ndėrsa katėr klasėt tjera gjatė viteve 1942-1946 i kreu nė Gjilan nė gjuhėn shqipe.
Gjatė viteve 1947-1949 kreu njė kurs pedagogjik nė Pejė dhe Gjakovė, ndėrsa nė vitin 1950 diplomoi nė Shkollėn Normale tė Gjakovės. Nė vitin 1950-1951 filloi punėn si mėsues nė shkollėn fillore nė Shipashnicė tė Epėrme.
I frymėzuar nga veprimtarėt e LNDSH, nė Shipashnicė sė bashku me kolegėt e vet themeloi organizatėn ilegale "Partia Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė". Autoritetet e arsimit vetėm njė vit mė vonė Metush Krasniqin e transferojnė nė shkollėn fillore tė Strezovcit, fshat ky nė komunė tė Dardanės. Aty punoi njė vit dhe u transferua nė Hogosht. Pas njė viti Metush Krasniqin e transferuan nė shkollėn fillore tė Muēivėrcit dhe nė vitin shkollor 1955-1956 me vendimin e organeve arsimore tė Rrethit tė Dardanes (ish-Kamenicės), shkolla 8 klasėshe e Muēivėrcit me gjithė arsimtarėt dhe mjetet mėsimore bartet nė Roganė dhe pėr ēudi po me atė vendim Metush Krasniqin e emėruan drejtor tė shkollės nė kėtė fshat shkollė kjo e cila sot mban emrin e kėtij atdhetari tė denjė.
Nė vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet tė shpėrngulet nė Shkup. Atje krahas punės nė arsim me njė pėrkushtim tė veēantė vepron nė organizatėn "Partia Revolucionare..."
Nė nėntor tė vitit 1958 Metush Krasniqin do ta burgosin dhe e dėnuan me 18 vjet burg tė rėndė prej tė cilave i mbanė vetėm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metush Krasniqi i kaloi disa vite nė fshatin e lindjes nė Dajkoc. I entuziazmuar nga hovi qė kishte marrė shkollimi, Metush Krasniqi mė pas do tė regjistrohet nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė, dhe nė vitin 1970 u punėsua nė shkollėn e mesme teknike "19 Nėntori" nė Prishtinė. Mirėpo, axha Metushin as kėtu nuk e lanė tė punoj qetė. Me njė vendim tė Dushan Ristiqit - Kryetar i KK tė LKJ tė Prishtinės dhe tė kryeudbashit nė Gjilan Aleksandar Cana Periē, Metush Krasniqin e larguan nga procesi edukativo-arsimor.
Meqė atdhetari Metush Krasniqi gėzonte njė autoritet tė madh nė mesin e rinisė shkollore dhe universitare nė Kosovė e nė Maqedoni, ai kishte formuar njė rreth tė gjerė shokėsh besnik, ishin ata si : Hasan Dermaku, Rexhep Mala e Skėnder Kastrati, Njazi Korēa nga Gėmica, Kadri Zeka nga Poliēka, Ethem e Fehmi Bajrami nga Malisheva e Gjilanit ; Rexhep Elmazi e Rafet Bajrami nga Gjilani ; Jusuf Gėrvalla, Zeqir Gėrvallėn e Sabri Novosellėn nė Prishtinė e shumė tė tjerė.
Nė vitin 1976 Metush Krasniqi vihet nė krye tė Organizatės "Lėvizja Nacional-Ēlirimtare e Kosovės dhe e Viseve tjera Shqiptare nė Jugosllavi" LNĒKVSHJ. Gjatė atyre viteve bėnė pėrpjekje pėr bashkimin e tė gjitha grupeve ilegale nė njė organizatė tė fuqishme. Metush Krasniqi gjatė viteve tė 80-ta punoi nė ilegalitet tė thellė, por megjithatė UDB-a pėrmes informatoreve shqiptar, dinte pėr aktivitetin e Metushit dhe mė 4 nėntor 1981 sėrish burgoset, torturohet rėndė nga udbashi i Anamoravės Selim Brosha e shume tė tjerė. Pas katėr muaj lirohet nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.
Mė 4 nėntor 1985 Metush Krasniqi sėrish burgoset dhe gjatė shtatė muaj e pesėmbėdhjetė ditėve sa e mbajtėn nė burgjet e Prishtinės e tė Mitrovicės, rrahet e torturohet nė mėnyrat mė mizore. Pasi ishte i dėrmuar pėr vdekje UDB-a mė 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe mė 15 tetor 19896 ky atdhetar i devotshėm duke mos pasur shėrim ndėrroi jetė. Varrimi i tij u bė nė fshatin e lindjes nė Dajkoc.

Mexhid Yvejsi, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30010
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi