ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja e Bulqizės

Shko poshtė

29052008

Mesazh 

Vdekja e Bulqizės Empty Vdekja e Bulqizės




Vdekja e Bulqizės

“Njė tjetėr minator vdiq sot nė Bulqizė. Ai i shtohet kėshtu numrit tė shumtė tė viktimave nė minierat e qytetit verior”- kėshtu niste dje, njelloj si tė mėrkurėn e kaluar ky lajm nė ekranet televizive. Ėshtė bėrė aq i zakonshėm sa edhe nė renditje e fundosin. Ėshtė bėrė aq rutinė sa pa pikė mundimi e pėrcjellin lajmin tė thatė. Vdiq edhe njė kryefamiljar tjetėr nė Bulqizė. U bėnė 15 nė 15 muaj. E qė nga i pari deri tek i 15-ti dėgjohet refreni i pangjyrė: “njė tjetėr minator vdiq sot nė Bulqizė”. Minator! Kaq. Mos sipas medias fjala Bulqizė ne shqipen moderne thjesht do tė thotė “vendi ku vdesin dhe harrohen minatorėt” dhe ne nuk e dimė akoma?
Vdekja e Bulqizės Mk_242_Minator%EB

Pėrse nuk i bėhet ndonjė gjysmė pyetje pronarėve, shfrytėzuesve, fitim-nxjerrėsve tė atyre minierave vdekje-prerėse? Ēdo ditė shumica dėrrmuese e meshkujve tė Bulqizės, qė nuk kanė alternativė tjetėr punėsimi, futen nė minierė me ndjesinė se po futen nė varr. Ēdo mėngjes secili pyet veten “a do tė dal gjallė sot nė mbrėmje”? Kėshtu duket sikur thonė fytyrat e tyre nė pamjet arkiv qė pėrdorin televizionet kombėtare e ē’kombėtare sa herė qė ka njė vdekje nė Bulqizė.

Por akoma nuk ėshtė munduar ndonjė kamera qe prej grevės sė urisė vitin e kaluar, tė shkojė deri tek kamaret e zeza nga del kromi, por nga ku nuk del njeriu te pakten njė herė nė muaj. Sa ton minerale nxjerrin pėrditė prej aty kėta fakirė qė takojnė vdekjen? Sa eksportohet? Cila ėshtė kostoja? Po fitimi? Po pėrfitimi i shtetit? Po paga e kėtyre mjeranėve? Pagesa qesharake qė disa familjarė thonė se nuk i kalon 35.000 lekėt nė muaj, ėshtė ēmimi qė pronarė vendas e tė huaj i kanė vėnė frymorėve qė i pasurojnė me kromin dhe me jetėn e tyre.

Nė njė rast tė vetėm ku vdekja nuk u mjaftua me njė trup, pushtetarė tė dorės sė dytė e opozitarė tė etshėm pėr popullaritet zbarkuan pėr tė ndenjur nė Bulqizė pėr njė gjysmė ore. Pas saj e ndjenė tė panevojshme tė sfidonin dhimbjen e familjarėve tė fundosur, erėn e rėndė tė mineralit qė kishin sjellė me vete kufomat dhe erėn e ftohtė brisk tė zonės sė mprehtė “larg qytetėrimit”. Mbi tokė mund tė duket ashtu, por poshtė saj ai “vend i harruar” vazhdon tė joshė vėmendjen dhe xhepat e kryeqytetasve pushtetarė, qė me koncesion kanė dhėnė jo vetėm minierat, por edhe jetėn e banorėve tė pazot qė ndajnė ditėt me vdekjen aty.

Kushtet e punės, pagat, sigurimet, e prapė kushtet e punės. U lodhėn tė shkretėt familjarė duke folur pa pikė shprese nė kamerat e rralla qė ju drejtohen nė fytyrat e rraskapitura nga pamundėsia pėr ta ndryshuar fatin e tyre. Por kjo nuk ėshtė muzikė pėr veshėt me pushtet. Bulqiza po pėrsėritet pak si shpesh dhe as pėr median nuk pėrbėn mė lajm tė “cilėsisė sė parė”. Fatkeqėsia ėshtė e tė gjithėve.

Sigurisht qė Ministri nuk mund tė japė mendim pėr vdekjen e njė njeriu tė vetėm. Por kur ky njeri vdes 15 herė nė trupa tė ndryshėm nė tė njėjtin vend, kambanat duhet tė jenė duke shurdhuar edhe tė vdekurit vetė, e jo mė Ministrin apo pushtetarėt apo median qė s’kanė kohė tė merren me Bulqizėn. Me njerėzit e saj s’merren, po me mineralet merren qė ē’ke me tė.

Pas tragjedisė sė minierės sė Selenicės u duk sikur institucionet shtetėrore do ta merrnin gjithė seriozitet sigurinė e kushteve tė punės nėpėr kėtė sektor tejet tė vėshtirė tė industrisė. Po ē’seriozitet? Tė gjitha palėt janė tė zėnė me ture dialogu, festash pėr anėtarėsime maskuese e zira kombetare. Shoqėria civile e sheh ndėrhyrjen dhe mbėshtetjen tė kombinuar me zvogėlimin gjithnjė e mė tė rėndė tė fondeve; media ėshtė totalisht pre e politikės dhe interesave tė ngushta tė botuesve; rrjedhimit, minatorėt duhet tė vazhdojnė tė vdesin siē kanė bėrė deri tani. Pa zhurmė, pa bujė dhe me rigorozitet.

Vetėm kur viktimat ta kalojnė sėrish numrin 3 brenda njė dite (dhe kjo duhet idealisht tė ndodhė nė periudhė elektorale ose promovimi); atėherė po. Do tė zbarkojnė edhe politikanėt, edhe media, edhe shoqėria civile nė Bulqizė. Do fryjnė situatėn pa e shfryrė problemin dhe do ikin me tė njėjtėn shpejtėsi qė do vijnė.

Nė Bulqizė vdekjet do tė jenė tė lira tė shėtisin po njėlloj sa nga njė familje nė tjetrėn. Tė pllakosin dyert e atyre qė akoma ju ka ngelur kryefamiljari nė kėmbė.

“Njė tjetėr minator vdiq sot nė Bulqizė” – Po pse duhet transmetuar sikur ėshtė diēka qė thjesht duhet tė ndodhte? Pse tė jepet me idenė e ftohtė akull, armiqėsore dhe johumane se kjo ėshtė pjesa qė ju ka rėnė pėr hise atyre njerėzve tė mjerė? S’ėshtė aspak kėshtu! Atje ka kompani, pronarė, koncesionarė dhe shfrytėzues tė dukshėm e tė padukshėm qė po pasurohen jo vetėm me kromin, por mbi tė gjitha me shfrytėzimin maksimal pėr njė pagesė qesharake tė njerėzve qė iu vėnė pa asnjė mungesė jetėn nė rrezik mėngjes pėr mėngjes. Ē’e ka gjetur fjalėn “ndjenjė pėrgjegjėsie” ndėr shqiptarėt? Ėshtė zhdukur nga fjalori e nga pėrdorimi bashkė.

Prandaj askush nuk sillet para ekranit, tė shpjegojė mė nė fund: “Pėrse vdekjet nė Bulqizė raportohen ftohtė, por pėrpikmėrisht, kurse ndodhitė e tjera pėr ato miniera jo?”. Varrimin e minatorit e filmonte sėrish njė kamera amatore. Njėlloj si filmi me tė cilin xhirohet jetė-vdekja e atij qyteti ēdo ditė!

P.s. Pėr kujtesė tė pushtetarėve, medias dhe shoqėrisė civile, Bulqiza ndodhet 219 km nė veri tė Tiranės. Minierat e saj janė dhėnė me koncesion pėr kompani vendi dhe tė huaja, qė shpesh sillen si “pronaret” e Bulqizės dhe tė jetės sė banorėve tė saj. Lista e firmave mund tė gjendet pranė Ministrisė sė Ekonomisė. Transporti publik pėr nė Bulqizė kryhet vetėm nga makinat qė transportojnė krom. Nėse vendosni tė pėrdorni ato, sigurohuni tė mos keni hipur mbi ndonjė kufomė qė po transportohet gabimisht bashkė me kromin qė s’e mbushi kurrė me bukė barkun e familjarėve tė tij.

t_red
emigranti
emigranti

Numri i postimeve : 878
Reputation : 5
Points : 30473
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Vdekja e Bulqizės :: Komentet

avatar

Mesazh Thu May 29, 2008 3:37 pm nga Iliriada Portal

VENDIM

Nr. 461,datė 22.7.1998

PER REGJlSTRIN QE MBAN PUNEDHENESI PER AKSIDENTET NE PUNE DHE PER SEMUNDJET PROFESIONALE

Ne mbeshtetje nenit 42, te ligjit nr.7691, date 12.7.1995 "Kodi i punes se Republikes se Shqiperise", me propozimin e Ministrise se Punes dhe Ēeshtjeve ,Sociale, Keshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Punedhenesi ose personi pergjegjes, i ngarkuar prej tij, duhet te mbaje ne ndermarrje regjistrin e aksidenteve ne pune dhe te semundjeve profesionale. Ne kete regjister duhet te regjistrohen te gjitha aksidentet dhe gati-aksidentet, qe ndodhin ne ndermarrje dhe te gjitha rastet e semundjeve profesionale.

2.Regjistri duhet te permbaje keta elemente:

a) emrin, mbiemrin e te punesuarit;
b) datelindjen;
c) profesionin;
d) repartin ku ndodh aksidenti;
e)daten e aksidentimit;
f) gjitha aksidentet ne pune, me pasoje vdekjen;
g)te gjitha aksidentet ne pune, te cilat kane sjelle humbje te aftesise per pune te punemarresit
h)te gjitha ndodhite ne te cilat mund te ishte shkaktuar aksidenti (gati aksidenti) ;
i)pjesa e demtuar e trupit;
j)diagnoza e semundjes profesionale;
k)data e diagnostikimit; .
l) faktoret shkaktues te semundjes ne mjediset e punes;
m) ditet e paaftesise per pune per shkak te aksidentit ose semundjes profesionale;
n) masat qe duhen marre per te ardhmen.

3. Ne rastet e demtimit te me shume se te nje punemarresi, regjistrimi te behet per secilin punemarres te demtuar, ne te njejtin aksident.

4. Ēdo f1ete e regjistrit, perpara perdorimit te tij, te nenshkruhet nga inspektori i punes dhe duhet te ruhet nga punedhenesi per nje periudhe 5-vjeēare. Pas kesaj , periudhe keto regjistra arshivohen prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore.

5. Edhe ne rastet e mbylljes se veprimtarise para afatit 5-vjeēar dhe kryesisht ne ēastin e mbylljes se veprimtarise, punedhenesi eshte i detyruar t'i arshivoje regjistrat prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore.

6. Punedhenesi eshte i detyruar te vere regjistrin ne dispozicion te Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore, sa here qe do t'i kerkohet.


7. Regjistri-tip hartohet nga Inspektoriati Shteteror i Punes.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE

FATOS NANO



NR RRETHI ZONA URBANE ZONAT RURALE

0-14 VJEC MBI 14 VJEC 0-14 VJEC MBI 14 VJEC



1 TIRANA 5800 9600 2200 3600

2 SHKODER 5000 8400 2200 3600

DURRES 5000 8400 2200 3600

ELBASAN 5000 8400 2200 3600

VLORE 5000 8400 2200 3600

KORCE 5000 8400 2200 3600

FIER 5000 8400 2200 3600

BERAT 5000 8400 2200 3600

GJIROKASTER 5000 8400 2200 3600

KAVAJE 5000 8400 2200 3600

KRUJE 5000 8400 2200 3600

LEZHE 5000 8400 2200 3600

LUSHNJE 5000 8400 2200 3600

POGRADEC 5000 8400 2200 3600

SARANDE 5000 8400 2200 3600

3 DIBER 4300 7200 2200 3600

GRAMSH 4300 7200 2200 3600

KOLONJE 4300 7200 2200 3600

KUKES 4300 7200 2200 3600

KURBIN 4300 7200 2200 3600

LIBRAZHD 4300 7200 2200 3600

MIRDITE 4300 7200 2200 3600

MAT 4300 7200 2200 3600

PERMET 4300 7200 2200 3600

PUKE 4300 7200 2200 3600

SKRAPAR 4300 7200 2200 3600

TEPELENE 4300 7200 2200 3600

TROPOJE 4300 7200 2200 3600

BULQIZE 4300 7200 2200 3600

DELVINE 4300 7200 2200 3600

DEVOLL 4300 7200 2200 3600

HAS 4300 7200 2200 3600

KUCOVE 4300 7200 2200 3600

MALLAKASTER 4300 7200 2200 3600

PEQIN 4300 7200 2200 3600

MALESI E MADHE 4300 7200 2200 3600

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

interesanti

Mesazh Thu May 29, 2008 6:31 pm nga interesanti

-
People: Dilaver Perkoxha
-
Vdekja e Bulqizės Dilaver Dilaver Perkoxha


Dilaver Perkoxha has been living in Bulqiza, in the northeast of Albania, for 24 years. He is a miner on the 17th level, in the depths of Bulqiza's chromite mine.
<BLOCKQUOTE>
"I have lived in the workers' accommodation for a long time. It used only to be one room in which I lived alone. Now I live here with my wife and children so we have divided the room. But these are very difficult living conditions. We live here without running water and without our own toilet."</BLOCKQUOTE>
The workers in the Bulqiza mine had been demanding better working conditions and higher pay for many years. Even worse than the hardship they had to contend with, were the repeated accidents. Headlines about deaths in Bulqiza came to be commonplace.
<BLOCKQUOTE>
"There were supposed to have been investments in the mine. This never happened! Our salaries were very, very low and the work extremely dangerous. Our bosses enriched themselves without taking care of anything. They lived a comfortable life at our expense and left us in the lurch." </BLOCKQUOTE>
On June 1, 2007 660 miners went on strike. As the head of the striker's committee in the Bulqiza Miner's union Dilaver Perkoxha was one of their leaders. The miners' anger increased when two more miners were killed on the 11th of June.
<BLOCKQUOTE>
"We even went on hunger strike. Here and in Tirana. We protested because we demand better working conditions. We also want to eat our fill, earn a little money and work in peace and security. I am concerned about how to continue providing food for my family, not about wearing a tie."</BLOCKQUOTE>




//

The miners' protest. © 2008 pre tv. All rights reserved.


The civil rights movement MJAFT decided to come to the miners' aid. With their help the miners were bussed to Tirana, so that their protest could be heard by a wider public. They demonstrated in front of the Ministry of Finance, the Ministry of Work and the Prime Minister's office, and spent two nights camping in the streets of Tirana. Finally, their efforts proved successful when the administration of the company which owns the Bulqiza mine, agreed to negotiate directly with the miners.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi