ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur

Shko poshtė

29052008

Mesazh 

Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur Empty Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur




Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur
Fatos Lubonja

Nė javėn qė kaloi mė tėrhoqi vėmendjen nė mėnyrė tė veēantė njė shfaqje e ministrit Pango dhe bashkėpunėtorit tė tij Malltezi nė emisionin Opinion tė Fevziut ku paraqitėn projektin e zhvillimi turistik tė Jugut si dhe njė vizitė e presidentit Topi njė apo dy ditė mė pas, po nė Jug, ku pėrsėri u fol pėr zhvilimin e turizmit atje.

Mė tėrhoqėn vėmendjen sepse ka kohė qė ndjek me shqetėsim atė qė gjithnjė e mė shumė mė shėmbėllen me pėrgatitjen pėr njė “sulm” pėrfundimtar shkatėrrues edhe ndaj asaj pjese tė mbetur tė bukurive natyrore dhe trashėgimisė kulturore tė bregdetit shqiptar tė Jugut. Kėtė sikur ma pėrforcoi edhe njė thėnie e Topit gjatė vizitės sė tij, qė, tė nesėrmen, u vu nė faqet e para tė shumė gazetave. E kam fjalėn pėr deklarimin e tij se: “Ėshtė e pafalėshme qė gjendja e turizmit paraqitet si ajo e viteve 50”.

Ēfarė mė shqetėsoi nė kėtė thėnie ishte pikėrisht krahasimi me gjendjen e Bregut nė vitet ‘50 dhe thirrja pėr ta ndryshuar kėtė “gjendje”. Sepse, sikur njė turist perėndimor tė dėgjonte se paska mbetur diku nė brigjet e Mesdheut gjendja e viteve ’50 ai do tė sulej me vrap pėr ta vizituar kėtė vend dhe ky do tė bėhej shpejt njė nga vendet mė turistike tė Mesdheut. Nė vitet ‘50 nė Jugun tonė nuk ka pasur thuajse fare turizėm, prandaj ai breg ka qenė ashtu siē ka qenė ndoshta edhe njė shekull mė parė, edhe dy shekuj mė parė dhe kjo ėshtė mrekullia qė kėrkojnė turistėt sot. Ndoshta fakti qė regjimi komunist e mbylli vendin ndaj turizmit, pasi i konsideronte turistėt si agjentė potencialė tė armikut, ka bėrė qė shumė pjesė tė vendit tonė tė mos pėsonin, gjatė komunizmit. masakrėn e turizmit masiv qė zhvilloi Evropa pikėrisht pas viteve ’50 qė sot e konsideron si dėm tė pariparueshėm. Thėnia e Topit mė kujtoi njė thėnie tė Pier Paolo Pazolinit nė vitet ’50 kur flet pėr rrezikun qė i kanoset bukurive natyrore e trashėgimisė kulturore tė Italisė sė atyre viteve. Ai shprehet se, paradoksalisht, e vetmja shpresė qė kėto tė ruhen ėshtė varfėria. E ka fjalėn se, po ra paraja nė duart e italianėve, me paditurinė dhe babėzinė e tyre modernizuese e komercializuese do tė shkatėrronin shumėēka. Dhe pas disa vitesh, duke konstatuar vėrtetimin e frikės sė tij, Pazolini bėn kėtė koment pėrpara disa ndėrtimeve tė fashizmit: “Shikojeni kėtė qytet. Ne e kemi sharė shumė arkitekturėn fashiste, por gjithsesi fazhizmi nuk ka shkatėrruar aq shumė. Fashizmi ka ruajtur kulturėn tonė rurale. Ndėrsa akulturimin e vėrtetė e ka krijuar shoqėria e konsumit nė njė mėnyrė dramatike saqė ne, brenda disa vjetėsh, po zgjohemi dhe po shohim se ka humbur gjithshka.” Janė fjalė qė i shkojnė shumė shoqėrisė shqiptare tė viteve tė pas komunizmit.

Nga ky kėndvėshtrimi e shoh me shumė shqetėsim atė qė po i pėrgatitet Jugut. Nė fakt duhet thėnė “Jugut tė mbetur” sepse ajo qė ka ndodhur e po vazhdon tė ndodhė nė Sarandė dhe Ksamil apo edhe nė Vlorė ėshtė e tillė qė edhe nė ėndrrat mė tė kėqija pazoliniane tė akulturimit nuk do tė mund tė parashikohej.

Shqetėsimi qė kam ėshtė se “Jugut tė mbetur” po i pėrgatitet njė masakėr ku ndėrtimeve abuzive qė vijnė si rezultat i mungesės sė kontrollit tė territorit do t’u bashkohen forcat tashmė tė njohura tė ushtrisė barbare qė i ėshtė vėrsulur prej kohėsh bregdetit shqiptar: batalione tė akulturuarish qė nuk kanė haber pėr ato qė konsiderohen vlera tė trashėgimisė kulturore dhe tė peizazhit natyror, tė udhėhequr nga njė elitė qė ka nė dorė pushtetin dhe paranė qė nuk mendon as pėr turizėm, as pėr gjė, por thjesht pėr veten, pėr tė ndėrtuar vilat e tyre nė bregdet, pėr t’u pasururar nėpėrmjet lejesh ndėrtimi, pastrimi parash tė pista e mė the tė thashė - tė gjitha kėto tė veshura me propagandimin e njė vizioni tė turizmit masiv tė zhvilluar nė vitet 60 nė Evropė dhe tė pėrēmuar sot edhe nė vendet e botės sė tretė.

Kjo barbari ka bėrė qė plazhi i Durrėsit, qė deri nė vitet ‘90 ka qenė njė nga plazhet mė tė bukur nė Evropė, brenda 15 vjetėsh tė shndėrrohej nė njė plehėr ku vetėm pėr turizėm nuk mund tė flitet. E njėjta gjė ka ndodhur nė Sarandė, Shėngjin, Vlorė e kudo ku ka vėnė dorė e kėmbė sadopak barbaria shqiptare e paskomunizmit.

Sipas meje ajo qė e ka shpėtuar pjesėn e mbetur tė Jugut nga masakra, sėbashku me rrugėn e ngushtė e tė rrezikshme, ėshtė konflikti i pronave si dhe frika e banorėve tė minoritetit se do t’u vijnė nga tė katėr anėt e do t’i zaptojnė. Kam shumė frikė se fushata qė shohim, madje edhe sulmet ndaj “grekut” Bollano, janė tentativat pėr tė kapėrcyer edhe kėto pengesa dhe pėr tė filluar masakrėn.

Nuk mund tė hyj dot nė detaje tė shtjellimit tė njė vizioni alternativ, por di tė them se Vlora dhe Saranda, dhe gjithė ēka ėshtė ndėrtuar nė zonėn midis tyre deri mė sot, kanė hoteleri tė majftueshme pėr turistėt. E kam fjalėn jo vetėm pėr hotelet e motelet e ndėrtuar, por edhe pėr tėrė ato apartamente e shtėpi private tė ndėrtuara ashtu edhe pėr qejf, ku pronarėt ose janė jashtė shtetit ose shkojnė vetėm dy tre javė nė vit, e qė, tė paktėn, mund tė jepen me qira duke siguruar tė ardhura edhe pėr ta. Nė kėto kushte ajo ēka duhet bėrė pėr tė ruajtur vlerat kulturore e bukuritė natyrore edhe pėr tė ndėrtuar njė turizėm tė shėndetshėm e afatgjatė - sepse nuk duhet tė harrojmė se njė vend mbi tė gjitha ėshtė vend pėr tė jetuar vendasit, jo turistėt, sepse po u turistizua krejtėsisht ai humbet bash shpirtin dhe jetėn e tij - ėshtė restaurimi i fshatrave tė Jugut dhe ruajtja sa mė e virgjėr e pjesės tjetėr tė detit dhe maleve mbi ta e rrotull tyre. Shtatė fshatrat e bregdetit e kanė bukurinė pikėrisht tek vjetėrsia e tyre, tek karakteri i tyre qė nuk duhet tė prishet me ndėrtime tė reja nė ta e rrotull tyre. Turisti shqiptar apo edhe i huaj qė mund tė vijė aty do tė vijė pėr tė shijuar bukuritė natyrore tė puthjes sė detit blu me shkėmbinjtė e Bregut qė bien mbi tė, pėr tė vizituar fshatrat e Jugut nė bukurinė e tyre arkitektonike nė traditėn dhe papėrsėritshmėrinė qė paraqesin. Ai do tė vijė pėr tė parė njė vend qė ėshtė i ndryshėm nga vendet e tjera qė ka parė. Kurse ēdo njollė e re ēimentoje e betoni qė vendoset atje me vulėn e modernitetit dhe uniformizimit banal qė ai sjell nė pėrgjithėsi dhe me atė super kiē shqiptar nė veēanti, me tė cilat njolla kemi shėmtuar e ndotur peizazhin thuajse kudo ku kemi ndėrtuar, vetėm se e largon atė. Mirėpo nė fjalėt e ministrit Pango dhe tė bashkėpunėtorit tė tij Malltezi nuk e dėgjova fare fjalėn “ruajtje”, nuk e dėgjova fjalėn “restaurim” qė sipas meje duhet tė mbizotėronin, por dėgjoja vazhdimisht fjalėt “ndėrtim”, “fshatra turistike” – duke na siguruar se do tė ruajtkan distancėn 100 metra nga deti a thua se kjo qenka e gjithė nevoja e ruajtjes. Po me kėto fjalė e pėrktheva edhe thirrjen e Presidentit pėr tė kapėrcyer prapambetjen e viteve ‘50.

Gjiri i Kakomesė, pėr tė cilin u fol aq shumė edhe nė atė emision e ka bukurinė dhe tėrheqjen kryesore tek virgjėria. Turistėt nuk kanė nevojė tė vijnė nė Kakome pėr t’u futur nė vila fshatrash turistike qė mund tė ndėrtohen atje. Atje duhet tė shkojė vetėm makina, madje edhe ajo nė njė distancė prej bregut, apo varkat. Hotelerinė turistėt qė do tė duan tė shkojnė nė Kakome mund ta kenė fare mirė nė Sarandė. Kėshtu ka vepruar bota e qytetėruar sot pėr tė rekuperuar dėmet qė ka kryer veēanėrisht pas viteve 50 duke i shpallur bukuri tė tilla park kombėtar. Kurse pronarėt tė kompensohen Por duket sheshit se kjo nuk do tė bėhet, pėrkundrazi atje do tė ndėrtohet ndonjė “fshat turistik” qė do tė pėrkthehet nė interesa tė njė grushti njerėzish kurse shqiptarėt do t’i thonė lamtumirė edhe asaj pjese tė bregut qė me siguri do tė rrethohet pastaj edhe me gjemba.

Sot, kur mazhorancė dhe opozitė, siē po tregon edhe masakra akulturuese mbi Tiranėn, kanė vendosur tė jetojnė sėbashku nė vilat e tė njėjtit “fshat turistik” shpresat se mund tė ndodhė ndryshe ngjajnė mė shumė me ėndrra tė marrėsh. Kam pėrshtypjen se tashmė ka kaluar kaq kohė sa pėr t’u pėrvijuar qartė fizionomia e njeriut tonė tė paskomunizmit e veēanėrisht tė elitės plitike. Basoj se ajo ēka ata i kanė bėrė e po i bėjnė njėrės prej pasurive mė tė vyera tė vendit, bregdetit tė Adriatikut e Jonit, do tė shėrbejė shumė pėr tė pėrmbyllur portretizimin e tyre. Pėr ta do tė flasin shėmtirat qė kanė ngritur apo lejuar tė ngrihen nė bregdet ashtu siē flasin pėr elitėn komuniste bunkerėt: si izolues tė Shqipėrisė nė emėr tė interesave tė tyre meskine. Kush mendon se nuk e meriton kėtė cilėsim duhet tė ngrejė zėrin mė lart dhe mė fort pėr tė ndaluar masakrėn pėrfundimtare qė po i pėrgatitet Jugut.

Korrieri
interesanti
interesanti

Numri i postimeve : 192
Reputation : 5
Points : 29373
Registration date : 05/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Masakra qė i pėrgatitet Jugut tė mbetur :: Komentet

interesanti

Mesazh Thu May 29, 2008 6:24 pm nga interesanti

Per hir te se vertetes duhet thene se Lubonja ka plotesisht te drejte.Turistet perendimor te lodhur nga plazhet e betonuara jane gjithnje e me shume ne kerkim te viseve te virgjera. Sot ēdo gje natyrale konsiderohet nje pasuri e paēmuar, dhe nuk besoj se Pango eshte aq injorant sa te mos e dije kete, por eshte pangopesia e pushtetareve dhe ish pushtetareve qe po e shkaterron kte vend nga ēdo pikpamje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi