ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

S'mund te jene te gjithe Gjermani

Shko poshtė

18112011

Mesazh 

S'mund te jene te gjithe Gjermani Empty S'mund te jene te gjithe Gjermani




Nga Frrok Cupi
Kur hyri i derguari i bajraktarit, askush nuk u ngrit. Burrat ishin ulur ne sofrat e dasmes dhe pinin raki. I derguari kishte pare se si ngriheshin per bajraktarin, dhe mendoi se do te ndodhte e njejta gje. I shkreti u turperua, sepse therriti mes burrash: "Buv!, burra!", por askush nuk u tund. Ma kane treguar ditet e fundit historine shekullore duke e afruar me sjelljet e opozites. Udheheqesit opozitare njesoj si i derguari i bajraktarit. Keta kane dy vjet qe hyjne mes popullit dhe tentojne ta ngrene me kembe; madje ta nxisin ne lufte. Luften me te madhe e kishin bazuar mbi "krizen" dhe "varferine"; kishin menduar se sapo te thone "Krize!" te gjithe do te ishin ne rruge.

Asnje gjethe peme nuk tundi propaganda negative e opozites per krizen? Keta kishin menduar se kishte ardhur koha per nje fitore "e te gjitheve" mbi vuajtjen e te gjitheve. Nuk kam degjuar deri me sot ndonje nga politikanet ose politologet te Majtes qe te thone "pse ndodhi deshtimi"? Domethene pse deshtoi ngritja e njerezve si ne triumfin e vjeter "buv, burra!"? Per fat te keq, politika e Majte, edhe pse populiste ne maksimum, i ka prezumuar turmat popullore si "turma idiote", si masa njerezore qe nuk dine asgje me shume se thirrjen e Partise. Ata e kane ditur se njerezit qe jetojne mes kesaj bote te qyteteruar, ne boten e informimit dhe te problemeve te dites, nuk kane kuptuar asgje cfare ndodh ne bote ose rreth tyre. Majtistet, qe tashme mund te konsiderohen edhe ekstreme, shpesh here kane prure ne tribunat e tyre "Pse nuk jemi si Amerika?... pse nuk jemi si Franca?... pse nuk jemi si Gjermania?" Kaq te paditur i kane prezumuar njerezit, qe keta te jene symbyllur dhe te hidhen ne lufte "pse nuk jemi si Gjermania?".

Kriza e borxheve, qe po quhet rendom "krize financiare", nuk ka vendlindje. Aq me pak mund te mendohet se lindi ne Shqiperi. Por nuk lindi as ne Itali, Spanje, apo Greqi... Por vendlindje ka modeli, fatmiresisht vendlindje ka modeli Gjermani. Por a mund te jene te gjithe Gjermani? Kjo eshte pyetja qe po shtrohet ne te gjithe filozofine dhe analizen financiare te Europes.

Dy vjetet e keq-menaxhimit te pergjithshem ne Eruozone te krizes se borxheve parathane nje krize mbi besimin e tregjeve duke rrezikuar seriozisht 17 vende ne Eruozone. Kjo jave solli eren e re te menaxhimit teknokratik ne Itali e Greqi, por megjithate akoma situata nuk eshte qetesuar. Ne qofte se Socialistet (ish-komuniste) kane verejtur atmosfere krize, ose edhe mos-pagesa ne afatin e caktuar, valle si mund te mendojne se njerezit nuk e dine cfare ndodh rrotull?! Praktikisht vendet e Eurozones jane duke paguar nje kosto me te larte se sa dobesimin e rritjes ekonomike. Banka Boterore parashikoi per Shqiperine e vitit 2012 nje rritje mbi 3 per qind, por askush nga opozitaret (ish-komuniste) nuk e konstatoi.

I vetmi vend ne Europe qe nuk po vuan nga pasojat e krizes eshte Gjermania... Por a mund te behen te gjithe vendet e Europes- Gjermani?! Kjo eshte e pamundur. Atehere a mund te behet Shqiperia France, Amerika apo Gjermani? Kjo ishte thirrja e leshuar mes tribunash me qellim qe te ngrene perpjete floket e te devotshmeve "per lufte". Por asnje gjethe peme nuk ka levizur akoma. Sigurisht, edhe njeriu i thjeshte e kupton se kur Europa thote "nuk mund te behemi Gjermani", cfare mund te pritet nga nje vend qe sapo ka dale nga diktatura me e eger komuniste si Shqiperia?!

Madje, sipas analisteve te kohes ne Perendim, edhe vete Gjermania nuk mund te mbetet pikerisht ajo qe eshte, nuk mund te mbetet e pa demtuar ose e paprekur, perderisa ekonomia e partnereve dhe gjendja e fqinjeve eshte kaq e pazgjidhur? Njesoj sic edhe thuhet ne sjelljen tone tradicionale se "kur fqinji vuan, as une nuk jam mire...; dhe, e kunderta".

Politika shteterore gjermane po nderton linja politike pro- Europiane. "Me shume Europe!", eshte ideja e kancelares Merkel, e perkrahur dhe e mbeshtetur prej fqinjeve evropiane dhe opinioni i brendshem. Duhet konstatuar me kujdes: Mendimtaret dhe shtetaret e shpetimit nga rreziku i borxheve nuk kane leshuar thirrjen "Me shume Gjermani", por "Me shume Europe!". E kunderta do te ishte ide shkaterrimtare. Opozita e Shqiperise therret pafund kunder idese "Me shume Europe", duke bertitur "pse nuk jemi Gjermani", me qellim qe te ngreje floket e varferise perpjete.

Dhe megjithate, qeveria e Gjermanise e di se sa humb per shkak te dembelizmit Europen Juglindore, e di se kercenimi kryesor mbi Gjermanine nuk eshte inflacioni... Rreziku kryesor tha Merkel eshte deshtimi ne mbare Europen. Gjermania do te humbte shuma gjigande ne qofte se do te copetohej Europa... Keto jane idete qe e lidhin modelin Gjermani me 17 vende te tjera qe "sigurisht nuk jane Gjermani", sipas studiuesve europiane.

Edhe dy vendet evropiane, qe tashme dihet sa te "semura" jane, (Itali, Greqi) po tentojne me te gjitha perpjekjet qe semundja e tyre te mos perhapet me shume ne Europe. Dy qeverite e reja qe u ngriten ne Itali e Greqi, qe jane konsideruar "te besueshme" per Bashkimin Europian, po presin ndihmen e pare nga zemra e Europes, por vecanerisht nga Gjermania. Askush nuk eshte Gjermani, por askush nuk mund te perdore modelin per te ngritur me kembe "te varfrit", d.m.th turmat popullore.

Lideret socialiste te vendit tone i prezumojne turmat sikur nuk kane as sy as tru, madje nuk dine as ku bie Gjermania...
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi