ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndėrpritet festa nė PD. Berisha sėmuret nė podium, mjekėt: Njė ulje tensioni

Shko poshtė

13122011

Mesazh 

Ndėrpritet festa nė PD. Berisha sėmuret nė podium, mjekėt: Njė ulje tensioni Empty Ndėrpritet festa nė PD. Berisha sėmuret nė podium, mjekėt: Njė ulje tensioni




Ndėrpritet festa nė PD. Berisha sėmuret nė podium, mjekėt: Njė ulje tensioni Berisha-duke-u-mbajtur-nga-truprojat-e-tij-300x193
kryeministri Berisha dje gjate momentit te renies se tensionit ne festen e PD

Truprojat e shoqėrojnė jashtė sallės. Ēfarė ndodhi pas stendės sė festės nė Pallatin e Kongreseve. Kryeministria: Berisha mjekohej pas njė viroze.

Festimet pėr pėrvjetorin e 21-tė tė themelimit tė Partisė Demokratike u ndėrprenė dje pėr shkak tė gjendjes sė rėnduar shėndetėsore tė Kryeministrit Sali Berisha. Kreu i qeverisė pėsoi njė gjendje tė fikėti gjatė fjalimit para qindra tė ftuarve nė festėn e PD duke u larguar menjėherė nga podiumi, i ndihmuar nga truprojat e tij. Shefi i Qeverisė ka qėndruar pėr disa minuta nė shoqėrinė e mjekėve Mentor Petrela, Fedhon Meksi e Tritan Shehu nė pjesėn e pasme tė skenės nė Pallatin e Kongreseve pėr t’u larguar pas disa minutash i shoqėruar nga stafi i tij i ngushtė.
Ceremonia
Kryeministri erdhi nė ceremoninė e themelimit tė partisė qė nė 18:10 dhe pas shfaqjes sė njė dokumentari pėr historikun e PD-sė, ai nisi tė mbajė fjalimin e rastit. Sipas stafit tė Kryeministrit, fjala ishte parashikuar tė zgjaste 24 minuta. Nė podium, nė krahun e majtė, Berisha shoqėrohej nga pėrfaqėsues tė Forumit Rinor, ndėrsa nė krahun



Ndėrpritet festa nė PD. Berisha sėmuret nė podium, mjekėt: Njė ulje tensioni Berisha-duke-u-mbajtur-nga-truprojat-e-tij2-300x222


djathtė nga ish-studentė tė Dhjetorit ‘90. Pranė tyre qėndronin truprojat. “Sot ne jemi tė vendosur tė ecim nė rrugėn e integrimit pėr t’u bashkuar me Europėn”, ishin fjalėt e kreut tė qeverisė pėrpara se tė ndalonte pėr pak ēaste, kur konsumoi njė gotė me ujė. Nė atė moment, truprojat u afruan mė shumė nga podiumi. Por Berisha nisi sėrish fjalėn e tij teksa tha: “Ndaj dhe le tė shprehim ne nderimin mė tė madh pėr ata qė sollėn dhjetorin ’90, pėr miqtė tanė kudo nė botė”. Pasi artikuloi kėto fjalė ai i zgjati dorėn truprojės nė krahun e majtė, Arjan Adhami, i cili ėshtė afruar menjėherė duke e mbajtur nė podium, teksa i mblodhi dhe letrat e fjalimit. Nga ana e djathtė u afrua shpejt edhe truproja tjetėr. Fillimisht Kryeministri i vendosi tė dyja duart mbi podium dhe pranė tij erdhi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndėrsa Basha i bėri me shenjė truprojave qė ta ēonin Berishėn nė krahun e majtė tė sallės, pas ekraneve tė mėdha qė ishin vendosur pėr tė shfaqur dokumentarin. Largimi i kreut tė qeverisė u shoqėrua me duartrokitje nga salla.
Ndėrpritet festa nė PD. Berisha sėmuret nė podium, mjekėt: Njė ulje tensioni Berisha2-150x150Gjendja shėndetėsore
Pasi truprojat larguan kreun e demokratėve nga podiumi, nė pak sekonda, pjesa pas ekraneve u mbipopullua nga zyrtarėt e lartė tė PD-sė. Fillimisht ishin Topalli, bashkėshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, Lulzim Basha dhe deputeti i PD-sė, mjeku Tritan Shehu, tė cilėt iu gjendėn pranė atij dhe mė pas erdhėn edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri Olldashi, deputetja Mesila Doda. Tė paktė ishin tė ftuarit qė e kuptuan qė Berisha u largua nga podiumi pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore. Stafi i Kryeministrit sajoi nė pak sekondave njė ambient me tavolina e karrige ku Berisha u shtri, i asistuar nga Tritan Shehu dhe Vangjel Tavo, tė dy mjekė nė profesion. Pas dy minutash pranė grupit u afruan mjekėt Mentor Petrela e Thedhon Meksi. Pėr rreth pesė minuta Berisha ka qėndruar i shtrirė, ndėrkohė qė sa vinte e shtohej kureshtja e tė ftuarve nė 21-vjetorin e themelimit tė PD-sė. Shumė prej tyre iu afruan banakut tė sajuar pėr vendosjen e pijeve, qė tani ndante Kryeministrin nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore me tė ftuarit e shumtė. Njėri nga mjekėt tha pėr gazetėn se nė ato minuta kur ka qėndruar shtrirė, kreu i qeverisė ka pėrmendur vazhdimisht fjalėt: “Jam mirė. Jam mirė. Mos kini merak”. Mė pas ai ka kėrkuar qė tė ēohet dhe tė shkojė tė presė tortėn e ditėlindjes sė PD-sė, por kjo kėrkesė e tij ėshtė kundėrshtuar kategorikisht nga doktorėt. Nė kėto kushte, Berisha ėshtė dorėzuar dhe ka dėgjuar fjalėn e tyre pėr t’u larguar nga salla me ajėr tė rėnduar dhe tė shkonte nė njė ambient tė pastėr. Duke dalė nga Pallati i Kongreseve, ai ka pėrshėndetur simpatizantėt e PD-sė dhe ėshtė larguar nėn mbikėqyrjen e rreptė tė truprojave, i shoqėruar nga bashkėshortja dhe kryetarja e Kuvendit. Nga stafi i ngushtė i kryeministrit u tha se ai ka qėndruar pėr pak ēaste nė njė nga ambientet e Pallatit tė Kongreseve, ku ka konsumuar njė kafe dhe pasi e ka siguruar edhe njė herė stafin se ėshtė shumė mirė, ka zbritur nė kėmbė shkallėt e kėsaj ndėrtese dhe me makinėn qė e priste te dera ėshtė drejtuar pėr nė shtėpinė e tij, pak metra mė larg. Pranė Pallatit tė Kongreseve qėndroi nė gatishmėri njė autoambulancė dhe pėr njė moment u shpėrnda lajmin se ajo do tė pėrdorej pėr tė dėrguar Kryeministrin nė Spitalin Amerikan, por ai zgjodhi qė tė shkonte nė shtėpi, ku gjatė darkės ka pasur komunikim tė vazhdueshėm me anėtarė tė kabinetit qeveritar. Mėsohet se nė shtėpi e kanė vizituar Topalli, Basha e ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili.


Kryeministria: “Berisha piu kafe para se tė largohej pėr nė shtėpi”
Nė mbrėmje, zyra e shtypit e Kryeministrisė shpėrndau njė njoftim pėr mediat, ku informoi mbi gjendjen e kreut tė qeverisė. “Sot nė mbrėmje, Kryeministri Berisha pati njė gjendje lodhjeje nė pėrfundim tė fjalės sė tij me rastin e 21-vjetorit tė PD-sė. Pas njė konsulte mjekėsore u konstatua njė gjendje lipotimie (debolese), e lidhur me njė virozė pėr tė cilėn Kryeministri ėshtė mjekuar gjatė ditėve tė fundit. Konsulta mjekėsore tregoi parametra normalė dhe gjendje tė stabilizuar. Kryeministri Berisha ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi njė kafe me miq e tė ftuar dhe mė pas u kthye nė apartamentin e tij. Kryeministri Berisha u shpreh mirėnjohje tė gjithė anėtarėve dhe simpatizantėve tė PD-sė, miqve dhe tė ftuarve nė pėrvjetorin e krijimit tė PD-sė pėr interesimin e treguar dhe uron dhe njėherė gėzuar festėn”, thuhet nė njoftimin e Kryeministrisė.


Axhenda
Berisha, dje 5 takime zyrtare
Axhenda e ditės sė djeshme e Kryeministrit konsiderohet si mesatare nga stafi i tij. Nė faqen e internetit, deri nė mesditė ishte hedhur njoftimi pėr takimin qė Berisha pati me ambasadorin e ri italian, Massimo Gaiani, takimi me deputetėt nė mbledhjen e radhės sė Grupit Parlamentar demokrat, si dhe thirrja e Komisionit Shtetėror pėr veprimtaritė festive nė 100 – vjetorin e pavarėsisė. Gjithashtu, gjatė paradites ai ka pasur edhe njė takim me ambasadoren australiane. Nė orėn 18:10 ai ka shkuar nė Pallatin e Kongreseve pėr tė festuar 21-vjetorin e themelimit tė PD-sė. Sipas stafit tė tij, Berisha ka zhvilluar edhe disa takime tė brendshme me ministrat e kabinetit qeveritar. Por, sipas bashkėpunėtorėve tė tij, dita e djeshme nuk ka qenė njė nga mė tė lodhshmet pėr ta bėrė atė shkakun kryesor tė rėndimit tė gjendjes shėndetėsore nė festėn e krijimit tė PD-sė.


Topalli zėvendėson Berishėn nė podium: Kaloi gjysmė tė fikėti


Nuk pritet torta e ditėlindjes sė PD, tė gjithė nė ankth pėr shėndetin e Kryeministrit
Pas pėrmirėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė Kryeministrit dhe nė momentin kur ai po linte Pallatin e Kongreseve pėr t’iu drejtuar apartamentit tė tij, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dha lajmin se Berisha kishte kaluar njė gjendje tė fikėti dhe tani ishte mė mirė. Pasi u fut sėrish nė hollin ku po zhvillohej ceremonia, e shoqėruar nga ministrja Bregu, Topalli iu drejtua podiumit ku tha se kryetari i PD-sė kaloi njė gjendje gjysmė tė fikėti. “Kryeministri kaloi njė gjendje gjysmė tė fikėti pėr shkak tė njė viroze. Nuk ka asgjė pėr t’u shqetėsuar, gjendja e Kryeministrit ishte momentale dhe ai ndjehet mė mirė. Sali Berisha ėshtė shumė mirė dhe tani ėshtė nėn kontroll. Rroftė Sali Berisha!”, ishin fjalėt e nėnkryetares sė PD-sė, tė cilat u pritėn me duartrokitje dhe brohoritje nga tė pranishmit nė festė, tė cilėt prisnin lajme pėr shėndetin e kryetarit tė tyre. Pas kthimit nė hollin e Pallatit tė Kongreseve nuk e patėn tė lehtė as Bregu, Basha e Tabaku, tė cilėt u ndaluan disa herė nga simpatizantėt qė i pyesnin pėr shėndetin e Kryeministrit. Pas lajmeve tė mira tė ardhura nga nėnkryetarja e PD-sė, tė pranishmit u janė drejtuar tavolinave tė koktejit por ajo qė ka mbetur e paprekur pėr njė kohė tė gjatė ka qenė torta e ditėlindjes sė Partisė Demokratike. Pas rreth 60 minutash nga nisja e ceremonisė, njė kameriere e caktuar pėr tė prerė tortėn kur tė mbaronte fjalėn Kryeministrit, duket se ėshtė zėnė ngushtė nga kėrkesat e simpatizantėve, tė cilėt kanė dashur ta provojnė, dhe ka nisur ta ndajė atė. Rreth orės 19:30, holli i Pallatit tė Kongreseve nisi tė boshatisej. Nė ato momente tė ftuarit ishin mė tė qetė se shėndeti i Berishės, ndėrkohė qė shumė prej tyre ishin njoftuar se ai tani kishte mbėrritur nė apartamentin e tij.
Ceremonia
Nė festėn e krijimit tė PD-sė kanė marrė pjesė ambasadorėt e BE, SHBA, OSBE-sė, si dhe aleatėt e demokratėve nė qeverisje. Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe opozitari Nard Ndoka ishin tė pranishėm nė ceremoninė e djeshme, teksa kanė munguar pėrfaqėsuesit e PS dhe Presidenti Topi, tė cilit i ishte dėrguar njė ftesė. Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Kėto 21 vite, Partia Demokratike provoi se programi i saj ka nė themel liritė e tė drejtat e qytetarėve, se pasioni shpirtėror i demokratėve ka qenė dhe do tė mbetet liria. Unė jam sot kėtu pėr t’i garantuar shqiptarėt se liritė e tė drejtat e tyre, zgjerimi e garantimi i tyre ėshtė dhe mbetet pėrparėsi e tė gjitha pėrparėsive tė Partisė Demokratike e maxhorancės sė saj, ėshtė arritja e madhe e jetės sonė”.


Ēfarė ėshtė Lipotimia
Lipotimia (rėnia e tė fikėtit) ėshtė ulja e tensionit tė gjakut nė shifra poshtė 60mmHg. Shenjat janė: djersė nė tė gjithė trupin, dobėsi e menjėhershme sa i sėmuri gati rrėzohet, humbje e ngjyrės sė lėkurės. Nė kėto raste i sėmuri duhet tė shtrihet dhe t’i ngrihen kėmbėt mė lart sesa koka.


Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi