ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Personaliteti i Vitit

Shko poshtė

05012012

Mesazh 

Personaliteti i Vitit Empty Personaliteti i Vitit




Personaliteti i Vitit Ahtifete_jahjaga_165_4607531-629x335Njė ditė pasi qė kosovarėt ia dėgjuan emrin pėr herė tė parė, ajo u betua si Presidente e Kosovės. Kriza politike u tejkalua kur hyri nė Presidencė, por policja e shndėrruar nė politikane nuk u ballafaqua, e as nuk zgjidhi asnjė problem nė kėtė vend. Megjithatė, ky ėshtė viti i saj, i Atifete Jahjagės.
Ka shumė njerėz qė presin me vite tė tėra qė njė zarf i lojėrave tė fatit t’ua ndryshojė jetėn.
Por zor tė besohet se ka ndodhur deri mė tash qė njė zarf ta ngre dikė nė majėn e institucioneve shtetėrore tė njė vendi.
Pikėrisht kjo besohet se ka ndodhur nė fillim tė prillit, kur Ambasadori amerikan, Christopher Dell ua propozoi Hashim Thaēit, Isa Mustafės dhe Behgjet Pacollit emrin e polices Atifete Jahjaga pėr Presidente tė Kosovės.
Ato ditė, ē’ėshtė e vėrteta, kishte pak opsione pėr ta zgjidhur atė lėmsh tė madh qė kishin krijuar zgjedhjet e manipuluara, rrėzimi i Behgjet Pacollit nga Presidenca dhe kriza qė kishte kapluar Partinė Demokratike tė Kosovės.
Mė 7 prill, ajo u betua nė Parlament si Presidentja e parė nė historinė e shqiptarėve, duke marrė me lehtėsi votat – jo vetėm tė PDK’sė, LDK’sė dhe AKR’sė – por edhe ato tė AAK’sė.
Nė ditėt e para, askush nuk e tha asnjė fjalė tė keqe pėr tė. Thjesht dhe vetėm pėr shkak se askush nuk e kishte dėgjuar emrin e saj. Pėr mė tepėr, edhe pėr faktin se kumbari i zgjedhjes sė saj nė krye tė Shtetit ishte Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara.
Mė vonė, doli qė ajo kishte nė shtėpi njė diplomė tė paligjshme universiteti, derisa tash mėsohen edhe detaje tė tjera nga jeta e saj.
Presidentja e Kosovės nuk ėshtė e martuar ligjėrisht me Astrit Kuēin, megjithėse ky njeri gėzon ato pak privilegje qė i njihen “Zonjės sė Parė tė Shtetit”.
Gazeta Express sjell njė biografi tjetėr tė Atifete Jahjagės dhe njė bashkėbisedim me tė afėrm tė saj nė fshatin e lindjes, Rashkoc tė Gjakovės, tė cilin Presidentja nuk e ka vizituar tash e sa vjet.
Biografia zyrtare
Atifete Jahjaga u zgjodh Presidente e Kosovės nė raundin e parė tė votimit.
Prej 100 deputetėve tė pranishėm, 80 votuan pėr Jahjagėn dhe 10 votuan pėr kundėrkandidaten e saj nga AKR’ja, Suzanė Novoberdaliu.
Nė fjalėn e saj inauguruese, Jahjaga tha se njė nga qėllimet e saj kryesore si Presidente, ėshtė anėtarėsimi i Kosovės nė Bashkimin Europian dhe nė Kombet e Bashkuara.
“Ideal i tė gjithė Kosovės ėshtė anėtarėsimi nė BE dhe njė miqėsi e pėrhershme me Shtetet e Bashkuara. Unė besoj dhe jam e bindur se ėndrrat tona do tė bėhen realitet”, tha ajo nė fjalimin e saj tė parė nė Parlamentin e Kosovės si Presidente.
Jahjaga ishte Zėvendėsdrejtoreshė e Pėrgjithshme e Policisė sė Kosovės prej shkurtit tė vitit 2009 deri nė zgjedhjen e saj Presidente e Republikės sė Kosovės, mė 7 prill 2011.
Menjėherė pas luftės, ajo shėrbeu si pėrkthyese pėr policėt ndėrkombėtarė. Ndėrsa me themelimin e Policisė sė Kosovės, nė fillim tė vitit 2000, ajo shėrbeu si police, duke pėrparuar nė nivel rajonal dhe nė atė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Presidentja Jahjaga e kreu shkollėn fillore dhe Gjimnazin nė Prishtinė, ku gjithashtu i pėrfundoi studimet nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, nė vitin 2000.
Ka pėrfunduar Certifikimin Postdiplomik nė Menaxhimin Policor dhe tė Drejtėn Penale nė Universitetin e Leicesterit nė Mbretėrinė e Bashkuar mė 2007, si dhe certifikimin postdiplomik nė Shkenca Kriminalistike nė Universitetin e Virginias nė SHBA, po tė njėjtin vit.
Jahjaga po ashtu ka ndjekur edhe disa programe profesionale pėr studime nė fushėn e sigurisė nė Qendrėn Europiane pėr Studime tė Sigurisė “George C. Marshall”, nė Gjermani, nė Akademinė Nacionale tė FBI’sė dhe nė Departamentin e Drejtėsisė nė SHBA.
Ndėrkohė qė aktualisht e para e Shtetit ėshtė duke vazhduar studimet e Magjistraturės nė drejtimin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės.
Postin e Zėvendėsdrejtorit tė PK’sė e mbajti deri nė vitin 2010. Ndėrsa nė shėrbimet e saj si police, mbahet mend njė fotografi e saj me ish-Presidentin e SHBA’sė, George W. Bush.
Si duket, Presidentja ka pasur gjithmonė pėrkrahje ndėrkombėtare pėr ndonjė post politik.
Mirėpo, jo tė gjithė qytetarėt e dinė se kush ėshtė femra e cila do tė hyjė nė histori si Presidentja e parė shqiptare.
Atifete Jahjaga ėshtė lindur mė 20 prill tė 1975 nė fshatin Rashkoc tė komunės sė Gjakovės.
Banon nė Prishtinė nė njė banesė jo shumė tė madhe nė lagjen Bregu i Diellit.
Madje ende paguan qira, edhe pse njihet si udhėheqėsja mė e paguar nė Kosovė, me njė pagė mujore prej 2 mijė e 837 euro.
Ėshtė e martuar me stomatologun Astrit Kuēi nga Suhareka, tash e pesė vjet, mirėpo nuk kanė ende fėmijė.
Jahjaga ka njė vėlla, Astrit Jahjagėn, i cili po ashtu ėshtė stomatolog me profesion, si dhe dy prindėrit, Ibrahimin dhe Gjylėn. Ashtu si duket edhe ne ekran, e butė dhe me njė natyrė familjare, ėshtė edhe nė jetėn e pėrditshme. Vetėm disa metra pėrballė ndėrtesės ku banon Jahjaga, banojnė edhe prindėrit e saj.
E, Presidentja e ka nė qejf nipin e saj, djalin e vėllait.
“Nipi ma freskon jetėn dhe mė mbush me energji”, ka deklaruar ajo.
Duke folur pėr karrierėn e saj tė re prej Presidenteje, Jahjaga pati deklaruar pėr njė revistė mujore se mund ta bėjė shumė mirė ndarjen nė mes tė profesionit dhe familjes.
“Kėto tė dyja janė tė ndara, secila e ka vendin e vet dhe pėrkushtimin e vet”, ka deklaruar ajo.
Mirėpo, kohėve tė fundit ėshtė parė qė kjo realisht nuk ka ndodhur atėherė kur ėshtė fjala pėr pozitat e mira.
Ditė mė parė, nė media ka dalė lajmi se bashkėshorti i saj, Astrit Kuēi ėshtė pėrzgjedhur asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė mėnyrė tė kundėrligjshme.
Sipas burimeve, Kuēi kishte konkurruar disa vjet me radhė pėr kėtė post, por vetėm tani, kur gruaja i ka ardhur nė pushtet, ka arritur ta realizojė ėndrrėn e tij.
Statuti i UP’sė pėrcakton qė “asistent i ri” nė Fakultetin e Mjekėsisė s’mund tė bėhesh nėse ke kaluar tė 30’at. E kjo normė nuk ka vlejtur pėr bashkėshortin e Presidentes Jahjaga. Astrit Kuēi ka 36 vjet dhe ka marrė recension pozitiv pėr t’u bėrė “asistent i ri” nė Degėn e Stomatologjisė.
E, pėr tė mos pritur pėrfundimin e gjithė procedurės, UP’ja e ka angazhuar tashmė nė mėsimdhėnie.
“Kuēi nuk i plotėson kriteret e parapara me Statutin e UP’sė pėr ta marrė thirrjen ‘asistent i ri’. Ai ėshtė 36 vjeē. Ndėrkaq, nė konkurrencė me 11 kandidatėt e tjerė pėr kėtė thirrje akademike, ėshtė i treti nga fundi sa i takon edhe lartėsisė sė notės mesatare”, patėn deklaruar burime brenda UP’sė.
Martesa e pakurorėzuar
Nė krejt botėn, ėshtė rregull i pashkruar qė funksionarėt e lartė tė jenė “familje model”.
Por kjo nuk mund tė thuhet edhe pėr Presidenten e Kosovės.
Burime tė Expressit thonė se ajo nuk ka kurorė me burrin e saj, Astrit Kuēi.
Siē dihet, publikisht, Presidentja prezantohet me mbiemrin e vajzėrisė, Jahjaga.
“Ata tė dy nuk kanė kurorė. Nuk kanė pasur se si me u kurorėzue pėr shkaqe personale tė Kuēit, tė cilat nuk dua t’i them pėr opinion… Ligjėrisht nuk janė burrė e grua”, thotė njė i afėrt i Presidentes, nė kushte anonimiteti pėr Express.
Por kjo nuk e ka penguar Astrit Kuēin qė t’i gėzojė ato privilegje qė i takojnė me ligj bashkėshortit tė Presidentes.
Express mėson se Kuēi ėshtė pajisur me pasaportė diplomatike, ndėrkohė qė gjatė muajve tė verės, ai ka marrė pjesė edhe nė njė takim zyrtar qė Presidentja Jahjaga kishte nė Vlorė me homologun e saj shqiptar, Bamir Topi.
Nė Ligjin pėr Protokollin e Shtetit pėrcaktohen kompetencat dhe funksioni i “Zonjės sė Parė”. Aty nuk flitet pėr “Zotėrinė e Parė”, por nėnkuptohet se nė rastin e Astrit Kuēit, po tė kishte kurorė me Atifete Jahjagėn, do tė mund t’i gėzonte privilegjet e “Zonjės sė Parė”.
“Nė veprimtarinė zyrtare, Presidenti i Republikės paraqitet i pashoqėruar. Nė ceremonitė festive kur udhėton jashtė kryeqytetit ose jashtė shtetit, Presidenti i Republikės mund tė shoqėrohet nga njė person tjetėr tė familjes, sipas dėshirės, por jo nė rangun e Zonjės sė Parė. Shoqėruesi i Presidentit gėzon nė tė gjitha rastet tė drejtėn e njė protokolli tė veēantė”, thuhet nė paragrafin 4 tė nenit 22.
Express ka kontaktuar me zyrtarė tė lartė nė disa komuna tė Kosovės pėr tė verifikuar nėse ata tė dy kanė kurorė apo jo.
Natyrisht qė tė gjithė tė kontaktuarit kanė folur nė kushte anonimiteti pėr shkak tė frikės pėr tė dhėnė njė informatė tė tillė.
Nė Komunėn e Prishtinės, njė punonjės i Ofiēarisė ka thėnė se Jahjaga dhe Kuēi nuk figurojnė askund si tė kurorėzuar.
“I kam kontrolluar tė gjithė regjistrat, por ata tė dy nuk figurojnė askund si tė kurorėzuar”, ka thėnė zyrtari komunal.
Ai ka shpjeguar se pas luftės, banorėt kosovarė mund tė kurorėzohen vetėm nė komunat ku janė banorė tė pėrhershėm.
“Jahjaga dhe Kuēi janė banorė tė Prishtinės, por kėtu nuk i kemi tė evidentuar si tė martuar ligjėrisht”, shtoi zyrtari.
Njėjtė si ky janė pėrgjigjur edhe nė Suharekė, nga vjen Astrit Kuēi.
“Jo, jo askund nuk janė… S’di ēka koka puna, po ata qysh po doket, nuk paskan kurorė”, tha zyrtari komunal nė Suharekė.
Express ka tentuar qė tė flasė personalisht me Astrit Kuēin, por ky nuk ka pranuar tė deklarohet.
“Nuk ma lejon Protokolli i Shtetit”, ishte pėrgjigja e Kuēit, pėr Express.
Presidenca, po ashtu, nuk ka dhėnė njė pėrgjigje zyrtare.
“Po, e kemi marrė pyetjen tuaj dhe e kemi delegu atje ku duhet. Sapo tė marrim pėrgjigje, ne si Zyrė e Informimit do t’ua delegojmė pėrgjigjen juve”, ka thėnė Safet Zejnullahu pėr Express.
Por, as pas disa ditėsh, Presidenca nuk ka kthyer pėrgjigje.
Pėr shumėkėnd kjo nuk do tė ishte hera e parė qė Presidentja heziton tė bėjė publike diēka nga jeta e saj private, qė tashme nuk mund tė mbetet mister pėr shkak tė postit qė mban.
Rrėnjėt e Atifetes
Vetėm pas tetė muajve kur ėshtė vendosur nė pushtet, Presidentja Atifete Jahjaga ka folur pėr prejardhjen e saj.
“Rrjedh nga njė familje e anės sė Gjakovės, tė njohur si Agė e Rashkocit”, pati thėnė ajo pėr revistėn “Teuta”.
“Ėshtė familje e njohur pėr traditė dhe mikpritje. Ėshtė familje patriotike dhe antikomuniste, qė gjithmonė ndėr breza ka prezantuar vlera dhe traditė tė mirėfilltė”, ka thėnė Jahjaga.
Por, ky publikim kaq i vonshėm, tė cilin ua ka bėrė Jahjaga tė parėve tė saj, i ka lėnė tė zhgėnjyer Agėt e Rashkocit.
Express ka vizituar vendlindjen e Presidentes, pėr tė kuptuar si ndihet farefisi kur e bija e tyre ėshtė ajo e cila e udhėheq Shtetin e tyre.
Dushk dhe baltė.
Kėto tė dyja i gjen tek pėrshkon rrugėn e fshatit Rashkoc tė Gjakovės. Vetėm disa metra pasi kalon rrugėn e asfaltuar tė fshatit Cėrmjan, njė kthesė e vogėl tė shpie nė thellėsi tė Rashkocit, i cili nga larg duket tė mos ketė mė shumė se dy-tri shtėpi.
Krejt nė zemėr tė Rashkocit, gjendet njė shtėpi e vjetėr me tulla tė kuqe. Njė shtėpi dykatėshe me njė palė shkallė, tė cilat nga jashtė shpien deri te njė dhomė, pėr derėn e sė cilės thuhet se nuk ėshtė hapur pėr njėzet e pesė vjet. Ėshtė dera e dhomės sė Atifete Jahjagės, Presidentes sė Shtetit.
“Aty, pikėrisht nė atė dhomė ka lindė Atifeti”, rrėfen mėndesha e saj, 62-vjeēarja Gjyhene Jahjaga.
Ajo e kujton Atifeten Jahjagėn me plot krenari, si njė fėmijė tė urtė dhe tė sjellshėm.
“Gjithmonė ka qenė e butė siē ėshtė tash. Fėmijė ma tė edukum nuk ka pasė nė Rashkoc”, thotė Gjyhenja.
Rashkoci ėshtė njėri ndėr fshatrat mė tė vjetra tė Gjakovės.
I njohur pėr njė traditė pleqnarėsh tė cilėn e kishte filluar dhe vazhdon ta kultivojė familja e Agėve tė Rashkocit.
“Ajo ėshtė vajza e Brahim Bajram Agės nga fshati Rashkoc i Gjakovės dhe se ajo rrjedh nga familja e Agės se Rashkovcit, familje me emėr nė Malėsinė e Gjakovės”, thonė disa bashkėfshatarėt e saj nga Rashkoci, tek flasin me mburrje pėr Jahjagėn.
“Presidenten e kena kushėrinė… Po, po kushėrina jonė ėshtė ajo…”, thonė mė krenari.
Menjėherė afėr shtėpisė sė vjetėr tė Presidentes, gjendet Oda e Rashkocit. Oda e pleqnarit Osman Agė Rashkoci, kushėri i Presidentes Jahjaga.
Osman Aga flet me mburrje pėr traditėn 100-vjeēare tė familjes sė Rashkocėve pėr pleqnitė dhe patriotizmin.
“Kjo familje e ka prejardhjen nga fshati Tetaj (Rrucaj) i krahinės Nikaj Mėrtur (komuna Lekbibaj) tė Tropojės. Nė Bajram Curr pėrflitet se gjyshi i Atifetes ka zbritur nga malėsia nė fillimin e shekullit tė kaluar, nė vitet 1910-1912 duke u vendosur si shumė familje tė tjera nga kjo krahinė, nė rrethinat e Gjakovės, pėr arsye hasmėrie”, rrėfen ai.
Osman Aga numėron 21 shtėpi tė familjes sė tij nė kėtė fshat, nė tė cilin dominojnė si fis.
“Tė parėt tanė kanė ardhė prej Tropoje se atje kanė pasė hasmėri, kanė qenė edhe tė pėrndjekur nga pushteti i atėhershėm komunist. Pėr ata kanė ardhė kėtu”, rrėfen ai.
Osman Aga, njė burrė mbi tė tridhjetat, shpjegon pėr Express se familja e tij ėshtė njėra ndėr tri familjet kosovare qė kanė fituar nderin pėr tė pleqnuar gjaqet.
Osmani me kėnaqėsi flet edhe pėr mbesėn, Atifeten.
Ai rrėfen pėr natėn e 7 prillit, kur ajo u zgjodh Presidente.
“Atė natė kemi dalė nė Cėrmjan se nuk ka pas rrymė, kemi ndezė zjarr e kemi festu me tupana. Na ka krenu tė gjithėve”, thotė ai.
Por befas ndalon dhe ul kokėn e sytė.
Mendohet, pastaj kthen prapė shikimin nga ne dhe vazhdon.
“…Unė kur pleqnoj gjaqe, menoj mirė qysh po i pleqnoj”, vazhdon rrėfimin. “…Tutna qė po mė zėn nema e tė parėve, nėse boj diēka gabim, se varri i tyne mundet mem nem… e nuk du m’i zhgėnjy… Atifetja mu m’ka zhgėnjy pak”, shprehet ai.
“Kam dashtė me shku personalisht te baba i Atifetit edhe me vet a e ke mėsu ēiken naj sen, a i ke kallxu kah i ka rranjėt se nuk bon ashtu me dalė edhe kurrė mos me e pėrmen familjen e vet”, thotė pleqnari i Rashkocit.
Por, prapė mundohet ta arsyetojė kėtė me faktin se Jahjaga ka qenė e re kur ka dalė nga fshati i saj.
“Ajo u kon e re kur ka dalė, po u dashtė me i kallxu ata…. Po na ka dėshpėru, qe sa asht Presidente, edhe qe, sen s’ka folė pėr ne, na nuk jena familje pėr mos me u mburrė me ne apo me i ardhė marre prej neve”, vazhdoi ai.
Mė tej ai thotė se as nė dasmėn e saj nuk kanė qenė tė ftuar.
“Nuk na patėn ftuar. Ndoshta pėr tė njėjtėn arsye, pse s’na kanė pėrmendė kurrė”, shtoi ai.
“Njėherė kish pas thanė se ka lindė nė Gjakovė. Ajo as nė spitalin e Gjakovės nuk ka lindė, por nė dhomėn e shpisė sė saj tė vjetėr”, shfryen dėshpėrimin Aga

Revista Drini
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi