ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksander Biberaj: Me Bamir Topin do tė formojmė nėj parti tė re

Shko poshtė

10012012

Mesazh 

Aleksander Biberaj: Me Bamir Topin do tė formojmė nėj parti tė re Empty Aleksander Biberaj: Me Bamir Topin do tė formojmė nėj parti tė re




Aleksander Biberaj: Me Bamir Topin do tė formojmė nėj parti tė re Aleksander-Biberaj1-300x200Njė nga ish-zėrat kritikė brenda Partisė Demokratike pėr mėnyrėn e drejtimit tė saj dhe njė ndėr mbėshtetėsit e presidentit Bamir Topi, bėri me dije nė emisionin “Shqip” nė Top Channel pėr formimin e njė partie tė re tė djathtė, lideri i sė cilės do tė jetė Bamir Topi.

Bėhet fjalė pėr Aleksandėr Biberajn, i cili tha se nė Shqipėri s’ka mė Parti Demokratike, e cila sipas tij, ėshtė shndėrruar nė njė parti tė formulės dhe vulės sė kryetarit, ku mungojnė forumet dhe debatet. Biberaj i dha fund gjithashtu edhe zėrave pėr njė lidhje mes Aleancės KuqeZi dhe partisė sė re qė pritet tė krijojė, e cila, sic tha ai, ėshtė ende nė fazė projekti. Biberaj shprehu optimizmin pėr njė rezultat pozitiv nė zgjedhje, madje ai foli pėr fitore tė tyre.




Biberaj: Sot s’ka PD, me keqardhje e them. Pas 2005-s ėshtė shndėrruar nė parti tė formulės sė kryetarit. Kam bėrė pėrpjekjet e mia pėr demokratizimin e kėsaj partie, por zėri im ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. E shoh pa shpresė reformimin e PD. Shpresa e sė djathtės ėshtė njė parti e re e sė djathtės, ku lidershipi dhe kryetarėt tė zgjidhen me 1 anėtar 1 votė. E shoh zotin Topi si lider tė kėsaj partie. Aktualisht po punoj me programin, me organizimin dhe mendoj qė do kemi pėrkrahje tė jashtėzakonshme. Demokratėt e zhgėnjyer do tė jenė njė pėrkrahje pėr ne. E djathta ka nevojė pėr njė formacion tė ri politik, PD nuk ėshtė mė parti e djathtė, me njė qeverisje tė korruptuar, ku nga i pari tek i fundit punojnė 24 orė pėr aferat e tyre personale. Do zhvillojmė luftė pėr tė qenė forcė e parė politike. Partia e re nuk ka dhe nuk do tė ketė kurrėfarė lidhje me Aleancėn KuqeZi.

Tė ftuar nė emisionin “Shqip” ishin edhe analistėt Shpėtim Nazarko dhe Mustafa Nano dhe anėtari i Partisė Demokratike, Besnik Mustafaj tė cilėt nė takimin e parė pėr vitin 2012, qė pritet tė jetė njė vit shumė i rėndėsishėm nė historinė e shtetit shqiptar, ku disa ngjarje tė mėdha janė tė paralajmėruar qė tani, dhanė opinionet e tyre lidhur me disa data e cėshtje kyce.

E para, 16 janari, ėshtė dita kur gjykata do tė japė vendimin mbi fajėsinė e ish-zėvendėskryeministrit Ilir Meta dhe do tė ndiqet nga parakalimi pėrkujtimor i 21 janarit, qė do tė nderojė katėr viktimat qė humbėn jetėn njė vit mė parė nė bolevardin “Dėshmorėt e Kombit”.

Gjithashtu, ky do tė jetė viti i zgjedhjeve presidenciale. Dy janė figurat qė kanė konfirmuar interesin e tyre pėr kėtė rol, Fatos Nano, qė tenton pėr herė tė dytė pas 2007-s dhe presidenti aktual, Bamir Topi.

Njėkohėsisht, nė 2012 duhet tė pėrcaktohet kodi i ri zgjedhor, shansi i radhės pėr statusin e vendit kandidat nė BE dhe mbi tė gjitha, do tė festohet 100-vjetori i pavarėsisė sė vendit.

Gjyqi i Metės dhe 21 janari

Ngjarja e parė e madhe e vitit ėshtė vendimi pėr fajėsinė e Ilir Metės pėr akuzat e korrupsionit, pėr tė cilin gjykata do tė shprehet nė datėn 16 janar. Njė ēėshtje e tillė ėshtė e lidhur njėkohėsisht me parakalimin pėrkujtimor tė 21 janarit, tė shpallur nga opozita ditėn e hėnė.

Nano: “Personalisht, nuk pres qė nga procesi tė ketė tė papritura. Nga informacionet qė kam, me pėrjashtim tė gjykatėsit Dvorani, tė tjerėt janė kompakt, janė kundėr pretendimeve tė Prokurorisė dhe e kanė dėshmuar edhe mė parė kėtė me qėndrimin e tyre gjatė procesit. Unė nuk pres qė gjykata tė shpallė pretendimet nul dhe Meta tė dalė i pafajshėm. S’kemi tė drejtė tė parashikojmė vendimet e gjykatave, por mund tė japim opinione. 21 janari, pėr mua ėshtė njė vijė demarkacioni qė ndaj mesjetėn nga e tashmja. Njė popull i tėrė u bė idiot nga ēadrat pistoletė, qėndrimi faktik i mbajtur turpėron gjithė shoqėrinė qė fali krimin qė u bė. Ata qė mbrojnė idenė qė ua bėri mirė se mbrojti institucionet, unė ndaj njė botė krejt tjetėr. Atė ditė, katėr njerėz u dėnuan me vdekje dhe ne ende nuk e dimė pėrse. Mė i rėndė se akti i vrasjes, ėshtė tentativa pėr ta justifikuar, duke trajtuar nė mėnyrė idiotike njė shoqėri tė tėrė”.

Mustafaj: “Nuk ėshtė mirė tė paragjykohet vendimi i gjykatės. Lufta ndaj korrupsionit ėshtė theksuar nga komuniteti ndėrkombėtar nė raportet e 2011-s dhe besoj se kjo trupė gjykuese do ta marrė me seriozitetin qė meriton njė proces tė tillė. Megjithatė, pėr mua, 21 janari shėrben pėr tė thėnė qė drejtėsia njė vit pas nuk ka thėnė ende fjalėn e saj”.

Biberaj: “Nuk duhet paragjykuar vendimi qė do tė japė gjykata, por pėrtej ēėshtjes Meta, drejtėsia ėshtė dėshtimi mė i madh i demokracisė shqiptare dhe reformimi i saj ėshtė absolutisht i domosdoshėm tė kryhet sa mė shpejt”.

Nazarko: “Kėta jenė njerėz pa asnjė lloj turpi, qė tashmė na kanė shkuar nėpėr samite dhe i japin mend botės se si tė ruajė lekėt e saj. Nė 21 janari do tė jetė njė pėrvjetor i zakonshėm, qoftė edhe sepse opozita e ka trashur lėkurėn e saj, qė nė 1997-n. Mendoj se e gjithė shoqėria shqiptare, djathtas e majtas, ka arritur njė nivel jashtėzakonisht tė ulėt, nė disa drejtime edhe mė tė ulta se nė kohėn e Enver Hoxhės. Drejtėsia, jam dakord qė ėshtė dėshtimi mė i madh, por jo vetėm nė ēėshtjet Meta e Gėrdec, por nė ato tė pėrditshmet, tė atyre njerėzve tė zakonshėm, qė enden pėrditė nėpėr dyer e gjykatave pa gjetur kurrė tė drejtė”.

Zgjedhjet pėr Presidentin e Republikės

Nė fund tė vitit 2011, Presidenti Bamir Topi pėrshėndeti gazetarėt duke thėnė se ishte viti i fundit qė ai qėndronte nė Presidencė, tė paktėn pėrsa kohė kushtetuta do tė ishte e njėjta. Nga ana tjetėr, Nano ka pranuar publikisht ambiciet e tij pėr t’u shndėrruar nė kryetar tė shtetit. Ēfarė do tė ndodhė nė 2012-n?

Nazarko: “Nuk besoj se Topi do tė krijojė njė parti tė re politike, por shanset mė tė mėdha janė tė bėjė presion brenda Partisė Demokratike. Besoj se ai do tė jetė njė ndėr pikat dhe shpresat mė tė forta tė PD-sė. Historitė me skema dhe parti politike tė reja qė krijojnė premisa dhe shanse tė mira pėr atė qė ka 4-5%, qė tė bėjė rolin e LSI-sė, nuk di t’i bėj. Mendoj se Presidenti ka njė tagėr tė madh brenda PD-sė dhe nė momentin e parė qė do tė vijė lėkundja, sepse ekonomia s’do tė shkojė siē e mendon PD, me vendin qė po shkon si Greqia. Nuk e mendoj qė brenda natyrės individuale tė Berishės, tė vendosė nė kėtė pozicion njė njeri tė pamenaxhueshėm. Nuk pres qė historia tė pėrfundojė me Berishėn nė pension dhe Nanon nga sipėr, njė histori qė nisi me kėtė tė fundit nė burg e atė President. Pėr mė tepėr, nėnkupton organet e drejtėsisė dhe ato Berisha nuk mund t’I lėshojė”.

Nano: “Fryma e kushtetutės sonė kėrkon president konsensual pasi shprehet qė ai pėrfaqėson unitetin kombėtar. Prandaj, nė versionin fillestar tė kushtetutės zgjidhej me 3/5. Rama ka bėrė gabimin mė fatal, mbase edhe njė poshtėrsi, qė ndryshoi kėtė moment tė kushtetutės dhe do tė mbetet njė disfatė e madhe nė karrierėn e tij, pavarėsisht asaj qė ndodhi pas. Sipas meje, Berisha ka tė drejtė qė me 71 veta zgjedh presidentin qė do, por gabimin qė bėn ai ėshtė qė e trajton kėtė si njė obligim kushtetues, por njė mundėsi kushtetuese. Nėse e bėn me konsensus dhe e zgjidh me 84, edhe mė mirė. Dhe Jozefina Topalli nuk mund tė jetė Presidente e Shqipėrisė, pasi ėshtė shumė partizane dhe nuk mund tė pėrfaqėsoj unitetin e vendit. Ajo nuk ėshtė njė njeri institucional, me tone tė qeta, qė kanė demonstruar respekt pėr gjykatėn, drejtėsinė, si Napolitano nė Itali, gjithė jetėn komunist, por gjithmonė respektues ndaj institucionet”.

Mustafaj: “Mendoj se duhet tė flasim pėr njė kandidat, pasi ka vetėm njė tė tillė qė nė kėtė moment ėshtė Fatos Nano. Bamir Topi ėshtė shprehur se nuk ka ndėrmend qė tė ushtrojė mė kėtė funksion. Megjithatė, unė mendoj se kėto zgjedhje janė njė test i madh pėr demokracinė shqiptare, pikėrisht pėr tė parė nėse bashkėpunimi nė parlament po funksionon me tė vėrtetė. Nuk ėshtė Avokati i Popullit qė tregon kėtė dhe pėr institucionet ndėrkombėtare, do tė jetė pikėrisht ky testi i madh”.

Biberaj: Sė djathtės shqiptare i duhet njė parti tjetėr e fortė, sepse Partia Demokratike ka rrėshqitur shumė majtas, sidomos koalicioni me LSI-nė e ka dėmtuar shumė PD-nė. Mendoj se pėr krijimin e njė partie tė tillė zoti Topi i ka mundėsitė dhe aftėsitė. Ndėrsa sa i pėrket kandidaturės sė Nanos, mendoj se Nano e ka mbyllur ciklin si politikan dhe nuk mund tė bėhet president.

Top Channel
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi