ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria pėrgatitet pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė

Shko poshtė

13012012

Mesazh 

Shqipėria pėrgatitet pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė Empty Shqipėria pėrgatitet pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė




Shqipėria pėrgatitet pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė January-12-22 Nėn drejtimin e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha u zhvillua sot mbledhja e radhės e Komitetit Shtetėror pėr organizimin e veprimtarive festive pėr 100–vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, gjatė sė cilės u prezantua edhe logoja e 100 vjetorit tė pavarėsisė.

Gjatė fjalės sė tij, Kryeministri Berisha kėrkoi qė ēdo veprimtari nė kuadėr tė kremtimeve tė 100 vjetorit tė pavarėsisė tė zhvillohet me njė impakt sa mė real tė mundshėm. Nė kėtė kontekst, kryeministri Berisha u shpreh se “100 vjetori ėshtė njė vit nė tė cilin ne duhet tė synojmė qė tė prekė sa mė shumė zemrat dhe mendjen e qytetarėve shqiptarė. Nuk ėshtė ēėshtja se kjo arrihet nėpėrmjet glorifikimeve. Kjo arrihet, natyrisht, nėpėrmjet qėndrimeve realiste, por edhe njė pėrpjekjeje serioze qė ky 100 vjetor t’u shėrbejė shqiptarėve pėr tė vlerėsuar mė shumė veten dhe vendin e tyre.”

Kryeministri theksoi se ky 100 vjetor festohet me Kosovėn e pavarur, gjė qė e bėn kėtė jubile mė domethėnės pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen. “Imagjinoni ju nė qoftė se ne do tė festonim kėtė 100 vjetor pa Kosovėn e pavarur. Flamuri do tė gjendej nė gjysmė shtizė nė kėtė festė tė madhe. Pra ne e festojmė nė mėnyrėn mė tė merituar.”

Duke theksuar se pavarėsia ka qenė njė pėrpjekje mbarėkombėtare, Kryeministri vuri nė dukje se trajtimi mbarėkombėtar i kėsaj ēėshtje ėshtė njė detyrim pėr tė nderuar tė gjithė ata qė kontribuuan, prandaj, - u shpreh Kryeministri, - duhet tė ruajmė sensin mbarėkombėtar, pėrfshi edhe diasporėn, nė tė gjitha kremtimet dhe festimet pėr kėtė ngjarje tė rėndėsishme.

Pas diskutimeve, Komiteti sugjeroi qė logoja tė mos mbajė emėrtimin 100 vjet shtet shqiptar, por thelbi i saj tė jetė 100 vjet pavarėsi.

Nė fjalėn e mbajtur nė fillim tė mbledhjes, Kryeministri Berisha u shpreh: “Gjatė kėsaj periudhe nėnkryetari i Komitetit Shtetėror ka elaboruar njė dokument, tė cilin do ta paraqesė kėtu pėr shqyrtime dhe plotėsime, lidhur me aspektet, problematikėn e kremtimeve tė 100 vjetorit tė pavarėsisė sė vendit. Sikundėr, ministri i Kulturės sjell kėtu logon e 100 vjetorit tė pavarėsisė. Ministria e Kulturės ka shpallur edhe konkursin pėr njė monument qė duhet tė ngrihet nė 100 vjetorin e pavarėsisė sė vendit. Ndėrkohė, tė gjitha ministritė janė porositur qė ēdo veprimtari me njė impakt sa mė real tė mundshėm, nė asnjė mėnyrė artificial, le tė mendojnė pėr ta realizuar nė kėtė 100 vjetor. 100 vjetori ėshtė njė vit nė tė cilin ne duhet tė synojmė qė tė prekė sa mė shumė zemrat dhe mendjen e qytetarėve shqiptarė. Nuk ėshtė ēėshtja se kjo arrihet nėpėrmjet glorifikimeve. Kjo arrihet, natyrisht, nėpėrmjet qėndrimeve realiste, por edhe njė pėrpjekjeje serioze qė ky 100 vjetor t’u shėrbejė shqiptarėve pėr tė vlerėsuar mė shumė veten dhe vendin e tyre. Ky 100 vjetor tu shėrbejė shqiptarėve pėr tu njohur me tė vėrtetat mė tė rėndėsishme tė vendit dhe kombit tė tyre. Ky 100 vjetor tu shėrbejė shqiptarėve, jo si njė barut pėr tė shkuarėn, por si njė shpresė dhe besim pėr tė ardhmen. Pra, mendoj se nė tė gjitha vlerėsimet tona pėr kėtė 100 vjetor duhet tė ruajmė sensin e realizmit, si nė vlerėsimin e figurave tė historisė sonė kombėtare, por, gjithashtu, edhe nė vlerėsimin e ngjarjeve, tė cilat nuk mund tė mos kenė edhe dritėn e aktualitetit. Ata qė vendosėn pėr copėtimin e Shqipėrisė, nė fillim tė shekullit qė shkoi, po ata vendosėn pėr ēlirimin e Kosovės. Dhe ata u dėshmuan ndėr miqtė mė tė mirė tė kombit shqiptar.

Besoj se vėshtrimi ynė realist nėnkupton shprehjen qartė tė tė vėrtetave historike, por tė para edhe nė dritėn e sotme. Kėto vende pas Luftės sė II Botėrore i dhanė botės dhe njerėzimit njė rend tė ri, tė bazuar nė liri. Frymėzuan dhe ndihmuan shqiptarėt pėr tė ndėrtuar lirinė e tyre. Ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė ata miq tė paktė qė kemi, se ē’ėshtė e vėrteta nuk i kemi pasur tė shumtė, t’i nderojmė nė kėtė 100 vjetor, t’u japim hapėsirėn qė ata meritojnė. Ata kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė kėto 100 vjet nė mbėshtetje tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Kjo ėshtė njė e vėrtetė.

Njė pėrballje mbarėkombėtare ėshtė jetike pėr kėtė ēėshtje, sepse pavarėsia ka qenė njė pėrpjekje mbarėkombėtare. Ndaj dhe trajtimi mbarėkombėtar ėshtė njė detyrim pėr tė nderuar tė gjithė ata qė kontribuuan. Lėvizjet e mėdha tė shqiptarėve nė Kosovė, tė cilėt luajtėn njė rol pėrcaktues nė njohjen mė pak se pėrgjysmė tė sė drejtės sė shqiptarėve pėr pavarėsi, nuk kanė as edhe njė shenjė sot nė Kosovė. Nuk ka shenjė pėr ta, nuk ka monumente pėr ta, nuk ka nderime pėr ta. Autoritet janė plotėsisht tė vendosura, por duhet tė bashkėrendojmė. Po kėshtu nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė diasporė e kudo. Ndaj duhet tė ruajmė sensin mbarėkombėtar, pėrfshi edhe diasporėn, nė tė gjitha kremtimet dhe festimet. Duhet qė tė bėjmė gjithēka qė shqiptarėt ta prekin dhe ta ndjejnė kėtė vit, ta ndjejnė veten krenarė, sepse, sė pari, ėshtė nė natyrėn njerėzore: ai qė nuk vlerėson veten, nuk vlerėsohet nga tė tjerėt. Sė dyti, nė kėtė 100 vjetor shqiptarėt kanė shumė arsye pėr tė pasur njė vlerėsim qartėsisht pozitiv pėr veten e tyre, pėr tė pasur njė vlerėsim qartėsisht pozitiv pėr vendin e tyre, pėr tė pasur njė besim tė madh tek e ardhmja e tyre nė liri.

Koha po ecėn. Ne duhet tė jemi mė aktiv nė tė gjitha fushat. Ndonėse qeveritarėt vendorė edhe vetė kanė nisur tė mendojnė e tė parashikojnė ngjarje dhe zhvillime, ministria e Brendshme duhet tė pėrcjellė te ata mesazhin se janė tė ftuar dhe se ėshtė e domosdoshme qė nė tė gjitha rrethet e vendit, nė Vlorė, nė Durrės, nė Shkodėr, nė Korēė, nė Gjirokastėr, nė Kukės, nė Tropojė e kudo, tė parashikohen ngjarje, kremtime, zhvillime, ridimensionim tė gjithēkaje qė ėshtė e lidhur me 100 vjetorin e pavarėsisė. 100 vjetor qė fillon nė 1878 dhe mbaron nė vitin 2008, me pavarėsinė e Kosovės. Tė gjitha kėto ngjarje. Sepse imagjinoni ju nė qoftė se ne do tė festonim kėtė 100 vjetor pa Kosovėn e pavarur. Flamuri do tė gjendej nė gjysmė shtizė nė kėtė festė tė madhe. Pra ne e festojmė nė mėnyrėn mė tė merituar. Ndaj dhe duhet njė konceptim universal. Dhe me universal unė nėnkuptoj botėn shqiptare nė tė gjithė kozmosin e saj”.

***

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, kryeministri Berisha ia dhe fjalėn ministrit tė Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi, i cili paraqiti para komitetit pėrzgjedhjen e punimeve tė realizuara nga artistė tė ndryshėm pėr logon e 100 vjetorit tė pavarėsisė.

Bumēi informoi se nga konkursi kombėtar ku morėn pjesė 24 artistė, u pėrzgjodhėn me sistem pikėsh nga komisioni i ngritur pranė Galerisė sė Arteve, 6 punimet mė tė mira. Ndėr to ėshtė pėrzgjedhur punimi me pikėt maksimale, i cili propozon logon me njė stilizim tė shqiponjės dy-krenare, nė formėn e njė flake jubilare.

Pėr sa i pėrket kėtij varianti tė logos sė 100 vjetorit, kryeministri Berisha u shpreh se ėshtė njė variant i gjetur mė sė miri, ndėrsa pėr detajet teknike apo modifikimet e nevojshme, ai kėrkoi qė tė vendosė artisti krijues.

Gjatė mbledhjes, kryeministri Berisha ia dha fjalėn ministrit tė Punėve tė Jashtme dhe njėkohėsisht nėnkryetar i Komitetit tė 100 vjetorit, Edmon Haxhinasto i cili bėri njė ekspoze tė gamės sė gjerė tė aktiviteteve qė do tė zhvillohen nė Shqipėri dhe jashtė saj, nė kuadėr tė 100 vjetorit tė pavarėsisė.

Lidhur me kėto aktivitete dhe mėnyrėn e organizmit tė tyre, Haxhinasto u shpreh: “Duke patur parasysh qė rėndėsia e kėtij 100 vjetori ėshtė e tillė qė do tė gjenerohen nė mėnyrė tė vazhdueshme idera, aktivitete, tė cilat do tė pėrkujtojnė dhe nderojnė kėtė eveniment ėshtė propozuar qė tė organizojmė vendimmarrjen e kėtij komisioni nė mėnyrė tė koordinuar me sekretariatet teknike qė do tė filtrojnė propozimet pėr aktivitete pėr ngjarje tė ndryshme”.

Pėr sa i takon kategorizimit tė tematikave qė do tė zhvillohen, ato mund tė grupohen nė kėto vendimmarrje qė kanė tė bėjnė me ēėshtjen e mesazhit politik, tė logos qė shqyrtuam, por edhe tė publicitetit ndėrkombėtar, pasi ky ėshtė njė eveniment shumė i rėndėsishėm tė cilin ne duhet ta trajtojmė ashtu siē duhet, pėr sa i pėrket zhvillimit qė ka arritur Shqipėria edhe imazhin e ri qė ka ajo sot. Krahas kėtyre ėshtė e rėndėsishme tė kemi njė bllok tė veēantė qė ka tė bėjė me veprimtaritė publicistike, ekspozitat, botimet dhe aktivitete e tjera akademike.

Nė kėtė funksion ne kemi integruar disa aktivitete siē janė “Kolana e botimeve historike qė do tė bėhet kėtė vit, botimin pėrmbledhės sė gazetės sė Qeverisė sė Vlorės, mbledhjen e kujtimeve tė personave tė gjallė pėr atė ngjarje, e cila do tė organizohet nė tre pėrmbledhje “Shqiptarėt pėr Shqipėrinė” , “Tė huajt pėr Shqipėrinė” dhe “Shqiptarėt pėr botėn”. Gjithashtu i shtohen kėsaj agjende Albumi pėr Ismail Qemalin, fotoekspozita pėr shpalljen e pavarėsisė dhe pėr qeverinė e Vlorės, printimi i serisė sė 100 vjetorit nė monedhė dhe nė pullė postare, aktivitetet universitare qė ka planifikuar Universiteti i Tiranės nė bashkėpunimin me universitetet e tjera. Do tė pėrgatitet gjithashtu lista e dekorimeve tė figurave mė tė shquara pėr kontribute tė veēanta qė kanė dhėnė nė kėtė eveniment tė 100 vjetorit. Gjithashtu ėshtė planifikuar tė bėhet njė diplomė me logo tė pėrbashkėt pėr degėt Histori-Filologji pėr hapėsirėn Shqipėri, Kosovė, si dhe gjithashtu tė realizohet botimi digjital i gazetės zyrtare.

Nė vijimėsi tė tyre ėshtė njė agjendė tjetėr e veprimtarive kulturore, disa prej tė cilave kanė filluar. Ndėr to mund tė pėrmendim konkursin kombėtar pėr monumentin e 100 vjetorit, janė aktivitetet e Qendrės sė Studimeve Albanologjike me kalendarin pėrkatės, pėrmendorja e presidentit Willson, njė figurė shumė themelore e lidhur me kėtė ngjarje, ėshtė seria e koncerteve festive gjatė gjithė vitit 2012, tė cilat do tė kulmojnė me koncertin mė tė madh, i cili do tė bėhet simultan me evenimente kulturore dhe me shumė koncerte nė kryeqytete tė rajonit, tė Evropės dhe tė SHBA-ve, tė cilat propozojmė qė tė bėhen nė tė njėjtėn kohė. Gjithashtu, ėshtė planifikuar qė me rastin e 100 vjetorit dhe me rastin e Presidencės Shqiptare tė Kėshillit tė Evropės t'i japim dhe njė dhuratė kėtij institucioni shumė tė rėndėsishėm, pėr sa i takon konsolidimit tė sistemit demokratik shqiptar.

Ėshtė e nevojshme qė tėrėsia e kėtyre aktiviteteve tė ketė dhe njė dimension infrastrukturor. Ėshtė e rėndėsishme qė tė ndahen punėt dhe me rrethet dhe pushtetin vendor pėr tė bėrė dhe ata investimet e caktuara nė infrastrukturė.

Njė dimension i rėndėsishėm dhe njė grup i posaēėm do tė ngrihet pėr tė gjitha ato veprimtari qė do tė zhvillohen nė trevat shqiptare dhe nė ato qendra tė mėdha tė komunitetit shqiptar. Jemi nė komunikim tė vazhdueshėm me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė qeverisė sė Kosovės, tė Maqedonisė dhe sė shpejti tė Malit tė Zi, me qėllim qė tė ndjekim dhe agjendėn e aktiviteteve qė do tė zhvillohen nga shqiptarėt nė trevat shqiptare tė rajonit.

Njė dimension i rėndėsishėm i punės do tė jetė dhe dimensioni buxhetor, i cili do tė integrojė buxhetet pėrkatėse qė ka ēdo institucion pėr festimin e 100 vjetorit dhe kontributin e posaēėm qė do tė jetė alokuar pėr kėtė qėllim nga ana e qeverisė.

***

Mė pas, kryeministri Berisha u shpreh lidhur me disa nga propozimet dhe idetė e ngritura nga anėtarėt e Komitetit Shtetėror pėr organizimin e veprimtarive festive pėr “Vitin e 100 - vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė”, nė kėtė mbledhje:

“Duhet tė ngrihet njė komision qė tė konceptojė “Dekoratėn e 100 vjetorit tė pavarėsisė”, “Urdhrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė”, tė pėrzgjedhė listėn e personaliteteve tė huaja qė duhet tė nderohen me emrat e tyre nė rrugė, me pllakata, me dekorata, bazuar nė kontributin e tyre historik pėr kėtė komb. Me bashkinė e Tiranės, Korēės, Vlorės, Shkodrės, etj., duhet tė punohet nė mėnyrė qė tė hapet vend, sipas aktiviteteve dhe veprimtarive qė kanė, tė vendosen shtatore, buste, emra nė rrugė, nė shkolla dhe tė marrin vendin qė u pėrket personalitetet e vendit edhe ato tė huaja. Ne kemi thėnė qė nė Tiranė duhet tė vendoset, detyrimisht, shtatorja e Ismail Qemalit, e Ahmet Zogut, por duhet tė vendoset shtaroja e Hasan Prishtinės, nė qoftė se zgjedhim njė mė kryesorin, ose le ta pėrcaktojnė historianėt, tė kryengritjeve tė Kosovės. Sepse edhe ato ishin ngjarja mė madhore e zhvilluar nė ato vite.

Mendoj qė po ky Komitet tė pėrzgjedhė botimet. Ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme se ēfarė do tė botojmė ne, por edhe ēfarė duhet tė pėrkthejmė ne shkrime pėr shqiptarėt. Pėr Kosovėn ėshtė Noel Malcolm. Ka mjaft pėr shqiptarėt, por ju duhet tė pėrcaktoni se cilin nga librat e tjerė ne duhet ta pėrkthejmė nė anglisht.

Ministria e Mbrojtjes, organizimi i rikthimit tė eshtrave tė Mbretit Zog dhe tė ringritjes sė varrezės mbretėrore, e cila u shpartallua me dinamit dhe duke qenė aty e varrosur Nėna Mbretėreshė. Kjo duhet tė ecė paralelisht me monumentin. Tė pėrshpejtohen tė gjitha proceset.

Nė kėtė 100 vjetor duhet tė bėjmė pėrpjekjet mė tė mėdha qė nė kryeqytetet e vendeve mike tė mund tė gjejmė vend pėr pėrmendoren e Skėnderbeut. Ai ekziston nė disa vende. Le tė shohim dhe nė vende tė tjera. Njė komision duhet tė vendosė se cilėn pėrmendore duhet tė adaptojmė. Ne mund edhe tė hapim konkurs pėr njė pėrmendore tjetėr, por mund tė merren edhe kėta tė dy, si Janaq Paēo qė ka pėrmendoren nė Krujė apo Odise Paskali qė ka kėtė tė Tiranės, pasi janė artistė tė mėdhenj. Njė komision tė vendosė se cilėn tė adaptojė pėr ta vendosur. Ka disa vende qė janė tė gatshme dhe mirėpresin qė ne, nė bashkėpunim me bashkitė e kėtyre kryeqyteteve, t’i vendosim nė sheshet qė do tė caktojnė ata.

Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė, shumė e mirė dhe domosdoshme ideja e prerjes sė monedhės. Shteti nė historitė e tij pėr disa vite funksionoi me monedhėn e Unionit monetar Latin, e cila ishte flori dhe argjend, por u prish nga lakmia. Nė mos gaboj, historianėt ta saktėsojnė, ėshtė qeveria e Lushnjės ajo qė vendosi prerjen e parė, shkėputjen nga Unioni, por mund tė jetė dhe mė parė. E mora kėtė rast, sepse ndoshta mund tė bėhet njė stilizim i monedhės sė parė. Tė bėhet njė konkurs pėr kėtė. Kjo bėhet pėr tė nderuar, sepse ai ishte njė vendim shumė i rėndėsishėm qė u bė pėr ta formėsuar shtetin shqiptar me elementėt e tij themelor. Ta shfrytėzojmė kėtė 100 vjetor pėr promovim sa mė tė mirė te tė gjitha aspekteve tė kėtij vendi.

Tė nderuar zotėrinj, duhet tė kemi “Ēmimin e Pavarėsisė” pėr veprat mė tė mira, pėr botimet mė tė mira, pėr studimet mė tė mira. Duhet tė bėjmė diēka pėr ata qė pėrkushtohen nė kėtė drejtim, qė ata tė kenė njė mirėnjohje, tė kenė dhe njė shpėrblim. Kjo ėshtė njė nxitje.

Tė zhvillohet njė konkurs mbarėkombėtar pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, nė tė gjitha shkollat ku flitet shqip. Bėni ēdo gjė qė tė ndezim tek shkollarėt kėnaqėsinė e njė konkursi pėr pavarėsinė. Nė shkolla duhet japim bursa, stimuj dhe tė bėjmė mė shumė se kudo tjetėr, por nė mėnyrė fine, jo me folklor. Mė pėlqen shumė, por duhet tė shkojmė nė njė mėnyrė qė tė jetė sa mė e natyrshme pėr tė rinjtė. Nė tė gjithė kėto festime duhet tė bėjmė gjithēka tė ruajmė maksimalisht pėrmasėn e qėndrimeve tė qytetėruara dhe njerėzore. Ajo ėshtė dhe glorifikimi mė i bukur qė mund t’i bėjmė ne pavarėsisė.

Bumēi, ėshtė shumė e rėndėsishme qė Federata Shqiptare e Futbollit tė organizojė “Kupėn e 100 vjetorit tė pavarėsisė”. Kupa e 100 vjetorit do tė pėrfshijė tė gjitha skuadrat e futbollit, nga Mitrovica nė Gjirokastėr, Tetovė e Kumanovė, kudo ku ka skuadra tė kategorizuara. Pra tė jetė njė kupė mbarėshqiptare.”

* * *

Nė pėrfundim tė mbledhjes, Kryeministri Berisha theksoi se njė rėndėsi pėrcaktuese ka kostifikimi nė mėnyrė racionale i ēdo projekti dhe veprimtarie qė do tė realizohet nė kuadėr tė 100 vjetorit tė pavarėsisė. Kryeministri bėri tė ditur se janari do tė jetė muaji i shqyrtimit tė tė gjitha veprimtarive qė mendohen tė zhvillohen brenda dhe jashtė vendit, nė mėnyrė qė brenda datės 10 shkurt tė miratohen tė gjitha aktivitetet.
Bota Sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi