ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi i paqartė pėr partinė e re

Shko poshtė

13012012

Mesazh 

Topi i paqartė pėr partinė e re Empty Topi i paqartė pėr partinė e re






Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi deklaroi mbrėmė se ai nuk do t'i drejtohej Gjykatės Kushtetuese pėr tė marrė njė interpretim mbi procedurat parlamentare e zgjedhjes sė presidentit tė ri nė muajin qershor. Presidenti Topi i bėri kėto komente nė njė emision televiziv.


"Presidenti dhe palėt politike kanė tė drejtė qė t'i drejtohen Gjykatės Kushtetuese. Meqenėse ky debat ka lindur tek palėt politike, atėherė janė ato qė mund t'i drejtohen Gjykatės Kushtetuese. Unė nuk do ta shfrytėzoj kėtė atribut tė presidentit sa kohė qė kėtė mundėsi e kanė tė tjerėt" tha Presidenti Topi, i cili ka bėrė tė ditur prej disa javėsh se nuk do tė kandidojė mė pėr kėtė post.

Topi hodhi poshtė komentet politike mbi votėn e tij nė zgjedhjet vendore tė 8 majit, duke lėnė tė kuptohet se ajo votė nuk ishte ashtu si u tha nė media. Ai tha me ironi se "pėrvoja ka treguar se vota e presidentit nuk ėshtė mė e fshehtė", dhe se "pavarėsisht si voton presidenti, tani ka specialistė qė e lexojnė si duan votėn e presidentit, duke e modifikuar atė".

Presidenti Topi ironizoi gjithashtu edhe marrėveshjen PD PS kur u bėnė ndryshimet e fundit nė Kushtetutė 3 vjet mė parė, duke thėnė se "inercia e shpejtėsisė sė atyre ndryshimeve kushtetuese mund tė kishte vendosur edhe presidencėn nėn varėsinė e qeverisė".

Ai pėrsėri la prapa shumė paqartėsi rreth mundėsisė nėse do tė krijojė apo jo njė parti tė re, si raportojnė mediat, tė cilat "po shkruajnė shumė pa parė ndonjė veprim konkret".

Bota Sot
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi