ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Gėrdeci”, Shefi i Shtabit, Luan Hoxha ikėn me familjen nė SHBA

Shko poshtė

10022012

Mesazh 

“Gėrdeci”, Shefi i Shtabit, Luan Hoxha ikėn me familjen nė SHBA Empty “Gėrdeci”, Shefi i Shtabit, Luan Hoxha ikėn me familjen nė SHBA




“Gėrdeci”, Shefi i Shtabit, Luan Hoxha ikėn me familjen nė SHBA Shefi_i_Shtabit_Luan_Hoxha Prokuroria kėrkoi dėnimin me 8 vjet burg, gjenerali largohet nga Shqipėria para se gjykata tė japė vendimin pėr Gėrdecin.

Pritet vendimi nga gjykata pėr Gėrdecin, nga 1 janari 2012 ish-kreu i FA nuk ėshtė paraqitur nė punė.

Prokuroria kėrkoi 8 vjet burg, ish-shefi i Shtabit nė SHBA.

Gjenerali Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare, i pandehur nė dosjen “Gėrdeci”, ėshtė larguar nga Shqipėria prej mė se njė muaji. Ish-zyrtari i lartė i Forcave tė Armatosura, mėsohet se ka lėnė Shqipėrinė nė datėn 1 janar 2012, duke u larguar siē thuhet zyrtarisht, “sė bashku me familjen nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės”. Nga burime jozyrtare mėsohet se gjenerali Luan Hoxha nuk ėshtė paraqitur nė punė nė Tiranė qė nga data 1 janar 2012. Ai jepte mėsim si pedagog nė disa institucione arsimore, me tė cilat ka ndėrprerė kontratat qė nga fillimi i janarit. Nė lidhje me largimin nga Shqipėria te gjeneralit tė akuzuar nė dosjen “Gėrdeci”, zyrtarėt e Prokurorisė sė Tiranės konfirmuan mbrėmė vetėm faktin se Luan Hoxha, prej muajsh nuk paraqitet nė gjyq. Sipas burimeve nga organi i akuzės, Prokuroria apo Gjykata nuk kishin vendosur ndaj Luan Hoxhės ndonjė masė ndalimi pėr tė dalė jashtė Shqipėrisė. Nė kėto kushte, sipas burimeve, ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura nuk ka pasur ndonjė ndalim sa i pėrket lėvizjes jashtė shtetit. Nga ana tjetėr, burimet nga Policia konfirmojnė daljen e Luan Hoxhės jashtė Shqipėrisė, por theksojnė se lėvizjet e tij kanė qenė tė shpeshta. Kėshtu, mėsohet se pėr periudha disamujore Luan Hoxha ka qėndruar edhe nė Kosovė, ku ka dhėnė mėsim nė disa institucione arsimore private.
Largimi nga Shqipėria
Luan Hoxha ėshtė njėri nga tė akuzuarit kryesorė tė Prokurorisė nė ēėshtjen penale tė tragjedisė sė Gėrdecit, pasi nė pretencė ndaj tij ėshtė kėrkuar dėnimi me tetė vite burg dhe 5 vjet pėrjashtim nga funksionet publike. Pas kėtij dėnimi, pėrmes avokatit, Luan Hoxha ka kėrkuar pafajėsi dhe nuk ėshtė paraqitur mė nė gjyq. Po kėshtu, ai nuk ėshtė paraqitur as nė punė qė nga 1 janari 2012, duke u larguar nė SHBA sė bashku me familjen, siē thonė burimet, i pajisur me dokumentacionin pėrkatės tė nevojshėm. Ky largim ndodh pak muaj pasi nė shtator 2011, nė kabllogramet e publikuara nga WikiLeaks, Luan Hoxha pėrmendej pėr njė bisedė nė tė cilėn ai kishte informuar ambasadorin amerikan Widhers nė lidhje me Gėrdecin. Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thėnė Widhersit se vendimmarrėsi kryesor pėr Gėrdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gėrdecit si vend pėr shkatėrrimin e municioneve deri te llojet e municioneve qė do tė shkatėrroheshin dhe planifikimi i kohės se kur do tė bėhej shkatėrrimi. “Hoxha pranoi se stafit tė tij i ishte thėnė tė transportonte municionin nė atė vend dhe tė ruante vendin. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gėrdecin, nė mes tė 2007-s, ushtarėt e tij po bėnin kėto dy detyra, dhe nė sipėrfaqe u duk se nuk kishte asgjė tė gabuar. Gjatė pjesės sė dytė tė projektit, nisur nė dhjetor 2007, ishte urdhėruar nga Mediu, pavarėsisht shqetėsimit tė tij drejtuar me njė letėr Kryeministrit Berisha, zonjės Topalli dhe Mediut. Pas kėsaj, presioni mbėrriti pėrmes telefonit nga njė djalė i ri, i cili mė pas u konfirmua si Shkėlzen Berisha, djali i Kryeministrit, qė e urdhėroi tė vijonte dėrgimin e municionit tė kalibrit tė lartė nė Gėrdec, pa pasur asnjė vonesė”, shkruhet nė kabllogramin e Ambasadės sė SHBA-ve. Nė dokument thuhet se “i pyetur nėse e kishte raportuar kėtė informacion pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme, Hoxha u pėrgjigj po, ai kishte dhėnė tė gjitha informatat dhe dokumentet pėr hetuesit, me pėrjashtim tė informacionit lidhur me djalin e Berishės”. “Mbi kėtė, ai tha se nuk ishte i sigurt qė tė fliste”, thuhet nė kabllogram.

Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi