ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Kosovės

Shko poshtė

15022012

Mesazh 

Historia e Kosovės Empty Historia e Kosovės




Botime tė reja: ”Historia e Kosovės”


Kėto ditė tė ftohta dimri, janar, 2012, doli nga shtypi "Historia e Kosovės" e historianit nga Gjakova Jusuf Buxhovi.
Libri ka tri vėllime:
Vėllimi i parė: Antika dhe mesjeta,
Vėllimi i dytė: Perandoria osmane
Vėllimi i tretė: Nga konferenca e Londrės deri te protektorati ndėrkombėtar.
Botues tė kėtij projekti, tė parit nė historiografinė shqiptare, janė "Faik Konica" nga Prishtina dhe "Jalifat Publishing" nga Hjustoni i SHBA-ve.

Libri "Kosova" e Jusuf Buxhovit ėshtė libri i parė historiografik i kėsaj natyre. Nė hyrje, autori bėn tė ditur se fjala ėshtė pėr njė shkrim gjithėpėrfshirės tė historisė shqiptare nga antikiteti e deri nė kohėn tonė, ku Kosova jo vetėm qė nuk shihet e shkėputur nga koncepti i Shqipėrisė sė natyrshme, por ajo paraqitet si qendėr e saj shpirtėrore, kulturore dhe shtetėrore.
Me kėtė rast, autori, fokusimin e pėrqendron te Pellazgėt, ku Dardanėt dhe Dardania paraqiten si trungu kryesor i asaj qė mė vonė njihet si vazhdimėsi iliro-shqiptare.
Duke shfrytėzuar shumė burime nga historiografia botėrore, veēmas ato nga autorėt antikė, autori, Jusuf Buxhovi nxjerr pėrfundimin se Dardanėt janė themelues tė Trojės dhe bartės tė qytetėrimit antik, i cili me pa tė drejtė u ėshtė atribuuar grekėve, tė cilėt erdhėn shumė vonė dhe pėrvetėsuan gjithė qytetėrimin pellazg, madje edhe shkrimin e tyre. Sipas Buxhovit, edhe eposi i madh botėror "Iliada" dhe filozofia antike paraqesin trashėgimi shpirtėrore tė shqiptarėve.
Shikuar nga ky prizėn, "Kosova" e Buxhovit historinė shqiptare e zhvendos nga mileniumi i dytė (teoria ilire) te ai i katėr, gjė qė duke u ndėrlidhur me Pellazgėt, atė e kthen nė qendėr tė antikitetit. Autori, po ashtu, edhe themelimin e Perandorisė sė Romės dhe tė tė Bizantit e lidhė me trashėgiminė pellazge (dardano-ilirėt), ku ata dalin si bartės tė qytetėrimit perėndimor, por edhe tė ngrehinave tė tyre politike dhe shtetėrore.
Njė rishikim tjetėr ėshtė edhe ai qė ka tė bėjė me tė ashtuquajturin shteti mesjetar serb dhe kishė mesjetare serbe, tė cilat Buxhovi i sheh si konstrukte tė historiografisė hegjemoniste serbomadhe tė shekullit tė kaluar, gėnjeshtrat e sė cilės, pėr fat tė keq, i ka pranuar edhe historiografia ideologjike shqiptare, tė cilat, edhe sot e gjithėditėn, vazhdon t'i pėrdor "si tė vėrteta historike".
Duke u bazuar nė njė faktografi shkencore, Buxhovi nxjerr pėrfundimin se nė mesjetė nuk ka pasur shtet serb, e as kishė serbe, pos zhupani, tė cilat kanė qenė pushtuese dhe nė dėm tė etnisė arbėrore, mbi tė cilėn pastaj ėshtė ndėrtuar miti mesjetar serb. Buxhovi, madje vlerėson se edhe e ashtuquajtura Rashkė, qė proklamohet si "qendėr e shtetit serb", ka tė bėjė me Tribalėt (Dardanė tė sllavizuar).
Rishqyrtime tė rėndėsishme paraqiten edhe nė pjesėn qė ka tė bėjė me Perandorinė Osmane dhe me krizėn lindore nė pėrgjithėsi, ku po ashtu, Kosova shfaqet si qendėr e gravitetit politik dhe kulturor shqiptar, (Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Revolucioni Xhonrturk dhe Katėrmbėdhjetė pikat e Hasan Prishtinės, tė vitit 1912), qė i ka paraprirė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Me interes ėshtė edhe pjesa e tretė, ajo e shtetformimit shqiptar, me ē'rast autori sjell njė pamje tjetėr nga ajo qė ėshtė parė nga historiografia ideologjike shqiptare.

Kush ėshtė Jusuf Buxhovi?

Jusuf Buxhovi ka lindur nė Pejė, mė 4 gusht tė vitit 1946. Fėmijėrinė e kaloi nė Gjakovė, ku kreu shkollimin e mesėm. Nė vitin 1968 u diplomua nė Universitetin e Prishtinės (Dega e Gjuhės dhe e Letėrsisė Shqipe), ndėrsa nė vitin 1979 nė Degėn e Historisė tė Universitetit tė Prishtinės magjistroi nė temėn "Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet gjermane".
Karrierėn e gazetarit e filloi nė gazetėn "Rilindja" nė vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturės, e mė vonė redaktor i saj. Nga viti 1976 deri nė vinin 2000 ishte korrespondent i pėrhershėm i kėsaj gazete, i akredituar nė Bon tė Gjermanisė. Pas mbylljes sė saj, vazhdoi karrierėn si publicist i pavarur. Deri tash ka botuar kėto vepra:

1. "Cirku", tregime. "Rilindja" – 1972
2. "Pioni", tregime . "Rilindja" - 1975
3. "Matankrena" - roman. "Rilindja" - 1976
4. "Ēaste" - vėshtrime letrare. "Rilindja" -1978
5. "Dinozauri" - dramė. "Rilindja" - 1979
6. "Shėnimet e Gjon Nikollė Kazazit" - roman. "Rilindja" - 1982
7. "Ura e Fshejit" - novela. "Rilindja" - 1983
8. "Pranvera e zhveshur" - dy drama. "Rilindja" - 1984
9. "Nata e shekujve" - roman. "Rilindja" - 1985. (Fitoi Ēmimin vjetor tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės)
10. "Galeria e tė vdekurve" - roman. "Rilindja" - 1987
11. "Libri i tė mallkuarve"- roman triptik . "Rilindja" -1989. ( Fitoi ēmimin letrar "Hivzi Sulejmani")
12. "Prapė vdekja 1" - roman. "Rilindja" - 1991 (Fitoi Ēmimin vjetor tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės)
13. "Prapė vdekja 2" - roman. "Rilindja" -1993
14. "Prapė vdekja 3" - roman. "Rilindja" - 1995
15. "Qyteti i dėnuar me vdekje"- roman. "Faik Konica" - 2000
16. "Letrat pėr Kryeprincin"- roman. "Faik Konica" - 2003
17. "Vdekja e Kolonelit" - roman. "Faik Konica" - 2004
18. "Vera e fundit e Gjin Bardhit" - roman. "Faik Konica" - 2004
19. "Kujtimet e zonjės Von Braun"- roman. "Faik Konica" - 2005
20. "Kodi i dashurisė"- roman. "Faik Konica" - 2006. (U nderua me ēmimin kombėtar "Azem Shkreli", si vepra mė e mirė e vitit)
21. "Udhėtimi i Mendim Drinit"- roman. "Faik Konica" - 2006.
22."Libri i Bllacės - 1, Shėnime nga psikiatria" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
23."Libri i Bllacės - 2, Bota e pėrmbysur e Urtakut" - trilogji."Faik Konica" - 2007.
24."Libri i Bllacės – 3, Etėr e bij" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
25."Fletėza gjermane" - publicistikė. "Faik Konica" - 2008.
26."Kongresi i Berlinit 1878" - historiografi. Botoi "Faik Konica" - 2008.
27."Libri i Gjakovės" - roman. Botoi "Faik Konica" - 2008.
28. “Kthesa historike: Vitet e Gjermanisė dhe Epoka e LDK-sė” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
29. “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
30. “Kthesa historike – 2: Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
31.”Kthesa historike -3: Lufta e Perėndimit pėr Kosovėn” – historiografi. Botoi “Faik Konica", 200920. "Kodi i dashurisė"- roman. "Faik Konica" - 2006. (U nderua me ēmimin kombėtar "Azem Shkreli", si vepra mė e mirė e vitit)
21. "Udhėtimi i Mendim Drinit"- roman. "Faik Konica" - 2006.
22."Libri i Bllacės - 1, Shėnime nga psikiatria" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
23."Libri i Bllacės - 2, Bota e pėrmbysur e Urtakut" - trilogji."Faik Konica" - 2007.
24."Libri i Bllacės – 3, Etėr e bij" - trilogji. "Faik Konica" - 2007.
25."Fletėza gjermane" - publicistikė. "Faik Konica" - 2008.
26."Kongresi i Berlinit 1878" - historiografi. Botoi "Faik Konica" - 2008.
27."Libri i Gjakovės" - roman. Botoi "Faik Konica" - 2008.
28. “Kthesa historike: Vitet e Gjermanisė dhe Epoka e LDK-sė” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
29. “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
30. “Kthesa historike – 2: Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
31.”Kthesa historike -3: Lufta e Perėndimit pėr Kosovėn” – historiografi. Botoi “Faik Konica", historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
avatar
MEXHID YVEJSI

Numri i postimeve : 399
Reputation : 0
Points : 30155
Registration date : 18/06/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi