ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria mund tė kurojė depresionin

Shko poshtė

18022012

Mesazh 

Dashuria mund tė kurojė depresionin Empty Dashuria mund tė kurojė depresionin




Dashuria mund tė kurojė depresionin Love-depressionDashuria e vėrtetė mund tė ndihmojė personat nė depresion tė shpėtojnė nga kjo gjendje. Kjo, falė veprimit tė njė hormoni qė luan njė rol tė rėndėsishėm tek impulset cerebrale

A mundet dashuria tė shėrojė depresionin? Ndoshta po. Por kjo mund tė ndodhė falė ndėrhyrjes sė njė hormoni, oksitocinės, qė sekretohet kur pėrqafon, prek apo puth njeriun qė do. Me pak fjalė, kur ke njė kontakt fizik tė kėndshėm me njė tjetėr person. Ky hormon, i quajtur ndryshe edhe hormoni i dashurisė, luan njė rol tė rėndėsishėm nė forcimin e lidhjeve sociale dhe nė ofrimin e shpresės atyre qė vuajnė nga depresioni. Kjo ėshtė ajo qė pritet tė dalė nga pėrfundimi i njė studimi tė bėrė nga kėrkuesit amerikanė nė Universitetin e Mjekėsisė sė Kalifornisė. Pėrmes njė komunikate, ata kanė arritur tė japin njė pasqyrė tė kėsaj qė mund tė quhet njė zbulim vėrtet i dobishėm pėr shumė njerėz tė prekur nga kjo patologji. “Te njeriu, oksitocina sekretohet kur pėrqafohesh apo kur ke eksperienca tė tjera tė kėndshme me njė person qė e ndien afėr. Po ashtu ky hormon ėshtė pėrgjegjės edhe pėr kėnaqėsinė gjatė njė raporti seksual”, shpjegon nė komunikatė Kai MacDonald, profesor i psikiatrisė nė kėtė universitet. Oksitocina, sipas kėrkuesve, mund tė “sillet” si njė ndėrmjetės i fuqishėm nė sjelljen sociale tė qenieve njerėzore. Duke vepruar mbi gjėndrėn amygdala, vihen nė aksion shumė stimuj tė rėndėsishėm emotivė, mes tė cilėve shenjat e lidhura me njohjen sociale, pėrmes shprehjeve jo verbale. Sė bashku me ndjesitė e prekjes, edhe syri bėhet njė ndėrmjetės i ndjenjave dhe emocioneve tė lidhura me ndjenjat. “Ja pėrse oksitocina shpesh quhet hormoni i dashurisė. Thuhet se sytė janė pasqyra e shpirtit. Por me siguri thuhet se janė dritarja emotive e trurit. Ne dimė qė komunikimi sy pėr sy, qė ndikohet nga oksitocina, ėshtė thelbėsor pėr komunikimin emotiv intim dhe pėr tė gjitha llojet e emocioneve: dashuri, frikė, besim, ankth”. Duke nisur nga ky konstatim, qė oksitocina mund t’i ndihmojė pacientėt e prekur nga skizofrenia, siē ka konfirmuar njė studim i mėparshėm, profesor MacDonald, bashkė me kolegun David Feifel, vendosi ta nisė kėtė kėrkim tė ri pėr tė ekzaminuar rolin e tij klinik nė trajtimin e depresionit. Me tė dhėnat e para klinike nė zotėrim ėshtė arritur nė pėrfundimin se oksitocina mund t’i ndihmojė plotėsisht gratė qė shfaqin simptoma ankthi. “Studimet mbi gjakun dhe faktorėt gjenetikė te pacientėt me depresion nxjerrin nė pah mundėsinė qė ky hormon natyral mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė ndihmėn ndaj depresionit klinik. Mė pėrpara, studimet tek individėt e shėndetshėm kanė treguar se dozat e oksitocinės tė marra pėrmes rrugėve endonazale reduktojnė aktivizimin e cirkuiteve cerebrale tė pėrfshira nė ndjenjėn e frikės, duke rritur nivelet e kontaktit viziv, besimit dhe bujarisė. Ėshtė vėrtet interesat fakti se personave qė iu dha oksitocinė nuk thonė se ndihen ndryshe, por vihet re qė vepronin ndryshe”. Pra, duke u bazuar te njė person i dashur qė mund tė japėsh dhe marrėsh dashuri, ekziston mundėsia qė personi i prekur nga depresioni mund tė nxjerrė avantazhe nga prodhimi natyral i oksitocinės pėrmes njė shikimi miqėsor, njė pėrqafimi, njė pėrkėdhelje. “Njė pėrqafim apo njė prekje qė shkakton aktivizimin e kėtij hormoni mund nė njė farė mėnyre tė modifikojė sinjalet e trurit. Duam tė shohim nėse mundemi ta shfrytėzojmė kėtė mundėsi pėr tė ndihmuar pacientėt qė vuajnė nga depresioni”, pėrfundon MacDonald. Kėshtu, nėse duam tė ndihmojmė njė tė dashurin tonė qė vuan nga depresioni, le tė provojmė t’i ofrojmė pak dashuri. Sigurisht qė keq nuk bėn, dhe nė rastin mė tė mirė do ta bėjė tė ndihet ndryshe.


Shpėtimi tek ilaēet

Melankolikė, depresivė apo viktima tė njė sjelljeje ēfarėdo, shpesh tė rinjtė drejtohen te mjeku i familjes, i cili, duke mos qenė ekspert nė kėtė fushė, u kėshillon ilaēe tė kėsaj kategorie, pa marrė parasysh rrezikun qė mund tė shfaqin. Ėshtė e vėrtetė, shpjegojnė psikiatrit, qė pėr tė kuruar njė njeri, i cili vuan nga depresioni, tė duhen ndėrhyrje komplekse, por mė parė veprohet me rrugė tė tjera, shqyrtohet situata nė tėrėsi dhe pastaj hartohet njė strategji veprimi. Po shtohen nė mėnyrė tė frikshme ilaēet qė pėrdoren pėr tė luftuar ankthin, frikėn dhe ērregullimet me ushqimin. Gjithmonė e mė shumė tė rinjtė kėrkojnė tek antidepresivėt zgjidhjen pėr shumė vėshtirėsi tė jetės, pa marrė parasysh rreziqet. Por pėrmirėsimi i shėndetit mendor mund tė arrihet vetėm nėse shikohet me kujdes qė terapia ēon nė pėrmirėsimin e gjendjes, apo qė pacienti duhet tė trajtohet nė klinika tė specializuara. Studimet e OBSH-sė nė 37 raporte ndėrkombėtare tregojnė se 56 pėr qind e personave qė vuajnė nga depresioni nuk janė diagnostikuar dhe nuk marrin ndonjė mjekim. Askush deri mė tani nuk ka mundur t’i japė pėrgjigje pyetjes se pėrse vėrehet njė rritje shumė e madhe mes tė rinjve antidepresivė qė janė nė mjekim tė vazhdueshėm, nė vend qė tė ndodhė e kundėrta.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi