ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Kryeministri tė hetohet edhe pasi e lė detyrėn

Shko poshtė

18022012

Mesazh 

PS: Kryeministri tė hetohet edhe pasi e lė detyrėn Empty PS: Kryeministri tė hetohet edhe pasi e lė detyrėn




PS: Kryeministri tė hetohet edhe pasi e lė detyrėn Tryeza1-300x151Partia Socialiste propozon njė paketė ndryshimesh nė Kodin Penal, tė cilat pritet tė futen nė mbledhjen e sė hėnės nė Komisionin e Ligjeve. Nė tryezėn me temė “Drejtėsia nė sfidėn e integrimit”. Deputetėt socialistė tė kėtij komisioni kanė bėrė 14 propozime, tė cilat prekin hetimin e zyrtarėve tė lartė pas lėnies sė detyrės, dėnimin e zyrtarėve qė falsifikojnė statistikat zyrtare, dėnimin e personave qė pengojnė zbardhjen e vendimeve tė gjykatave, si dhe masa tė forta pėr dhunėn nė familje.

HETIMI I KRYEMINISTRIT

Nė propozimin e parė tė deputetėve socialistė tė Komisionit tė Ligjeve ėshtė bėrė njė shtesė nė nenin 45 tė Kodit Penal, sipas tė cilit Kryeministri dhe ministrat, pasi lėnė detyrėn, mund tė hetohen pėr vepra penale qė kanė kryer gjatė ushtrimit tė detyrės. “Kryeministri dhe ministrat, edhe pas mbarimit tė detyrės, i nėnshtrohen juridiksionit tė zakonshėm pėr veprat penale tė kryera gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tyre. Ministrat janė pėrgjegjės kolegjialisht pėr aktet e Kėshillit tė Ministrave dhe individualisht pėr aktet e institucioneve tyre. Pėrgjegjėsia penale e Kryeministrit dhe e ministrave rregullohen me ligj tė veēantė (pjesė pėrbėrėse e Kodit)”, thuhet nė dispozitėn qė propozon PS-ja. Njė tjetėr amendim i PS-sė ka tė bėjė me falsifikimin e statistikave zyrtare. Nisur nga akuzat e shumta tė opozitės pėr INSTAT-in, veēanėrisht nė shifrat e botuara pėr rritjen ekonomike, ėshtė propozuar qė personat qė falsifikojnė kėto tė dhėna mund tė dėnohen me gjobė ose me burgim deri nė pesė vjet. “Falsifikimi i tė dhėnave statistikore zyrtare dhe administrative nga nėpunėsi publik nė ushtrimin e funksionit tė tij zyrtar, dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė pesė vjet. Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim ose mė shumė se njėherė apo ka sjellė pasojė tė rėnda nė deformimin e tregut ose ekonominė e vendit, dėnohet me burgim nga dy vjet deri nė dhjetė vjet dhe me gjobė nga pesėqind mijė deri nė dy milionė lekė”, thuhet nė nenin 191/a qė propozohet.

GJYQĖSORI

Sa u takon vendimeve tė gjykatave, opozita kėrkon qė moszbardhja brenda afatit tė parashikuar nė ligj dhe pa shkaqe tė pėrligjura tė vendimit pėrfundimtar gjyqėsor nga gjykata qė ka dhėnė vendimin, dėnohet me gjobė ose burgim deri nė dy vjet. Nisur nga situata qė po kalon vendi pėr shkak tė reshjeve tė shumta tė dėborės, por edhe precedentit tė pėrmbytjeve tė njė viti mė parė, opozita propozon masa tė forta mosmarrjen e masave pėr menaxhimin e ujėrave. Konkretisht, nėse nuk shmangen pėrmbytjet dhe kur janė shėnuar dėme tė mėdha nė gjėnė e gjallė, pronėn dhe trashėgiminė kulturore, dėnohet me gjobė ose burg deri nė pesė vjet. Sa i takon veprės sė prostitucionit, propozohet qė “shtytja, ndėrmjetėsimi, dhėnia ose marrja shpėrblim pėr ushtrimin e prostitucionit, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė pesė vjet”. PS-ja ka bėrė gjithashtu edhe disa amendime pėr dhunėn nė familje, tė cilat rrisin masėn me burg pėr dhunuesit.

Adi Shkėmbi
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

PS: Kryeministri tė hetohet edhe pasi e lė detyrėn :: Komentet

dini

Mesazh Sun Mar 04, 2012 10:13 pm nga dini

Dhe kush do hetoj kryeministrin?!!...dy FELA-t Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi