ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Izolimi nga dėbora, ushtria hap dhe rrugėt nė fshatra

Shko poshtė

18022012

Mesazh 

Izolimi nga dėbora, ushtria hap dhe rrugėt nė fshatra Empty Izolimi nga dėbora, ushtria hap dhe rrugėt nė fshatra




Ushtria i hyn rrugeve rurale qe lidhin fshatrat me qendrat e komunave pas hapjes diten e djeshme te te gjitha akseve kombetare dhe te segmenteve qe te cojne ne komunat e bllokuara. Ministrat e Brendshem, Transporteve dhe Mbrojtjes, kane qene ne terren ne zonat e fatkeqesise natyrore diten e djeshme, duke ndjekur nga afer kete proces pune. Sipas Olldashit, mbi 95 per qind te akseve kombetare jane te kalueshme plotesisht, ndersa ne disa prej tyre qarkullohet me kujdes dhe zinxhire. Problematike mbetet vetem rruga Qafe Mali-Bajram Curri, e cila vazhdon te hapet nga borepastrueset. Kurse ministri Nishani ka ndjekur nga afer procesin e hapjes se rrugeve ne akset Shkoder-Puke, te cilat njihen edhe per rrezikun nga orteket. "Aktualisht vemendja eshte perqendruar tek hapja e segmenteve qe lidhin qendrat e komunave me fshatrat e bllokuar nga debora, pasi ato kombetare dhe dytesore jane te gjitha te hapura", tha ministri. Kurse kreu i Mbrojtjes, Arben Imami dhe shefi i Shtabit te Ushtrise, Xhemal Gjunkshi, ishin te pranishem ne vendkomanden e Kukesit ku jane vendosur mbi 40 mjete dhe mbi 350 forca qe punojne per hapjen e rrugeve dhe shperndarjen e ndihmave ne qark. Imami tha se ne dispozicion jane mbi 200 mjete per kete situate dhe mbi 800 forca. "Prioritet mbetet hapja e te gjitha rrugeve rurale, per te derguar ndihma me ushqime dhe ilace ne fshatrat e thelle", tha ministri dje ne Tropoje, ku monitoroi situaten ne qytet dhe ne komunen Margegaj. Komunat me te prekura ne kete rreth jane Lekbibaj, Valbone, Bytyc e Gegaj, ku mjetet e ushtrise, borepastruese, fadroma e traktore, vijojne te hapin rruget rurale.

Situata

Situata e krijuar nga reshjet e bores mbetet ende emergjente ne disa komuna ne veri te vendit, edhe pse dje nuk ka pasur reshje. Banoret ne keto zona kane kaluar 17 dite te izoluar, ndersa bora ne disa vende e ka kaluar trashesine 3 metra. Problem kryesor per ta mbetet hapja e rrugeve, furnizimi me ushqim pasi rezervat i kane drejt fundit, furnizimi me energji elektrike dhe ardhja ne ndihme ne kushtet e emergjencave shendetesore.

Aktualisht rezultojne ende te izoluara 6 komuna ne Tropoje, ndersa akset jane te kalueshme me zinxhire per shkak te pranise edhe te akullit. Ne Has jane te izoluara 3 komuna, ndersa ne Kukes, ku termometri shenonte minus 8 grade Celcius, jane 8 komuna jane te izoluara dhe ne 6 te tjera jane zhbllokuar vetem qendrat. Situate e veshtire dhe ne qarkun e Dibres, ku komunat e izoluara vuajne dhe mungesen e energjise elektrike. Problematik aksi Peshkopi-Qafe Bualli, qe kalohet me veshtiresi. I ftohti ka mberthyer dhe Librazhdin, Gramshin dhe Korcen, ku temperaturat kane rene. Ne Shkoder problematike mbetet zona e Thethit, Vermoshit dhe Selces, ndersa jane hapur rruget e tjera. Kurse ne Puke po behen perpjekje per te shkuar deri ne Iballe dhe Qafe Mali.

Ushtria can deboren ne Topojan, shpeton te semurin

Ne pamundesi per te care deboren me trashesi deri ne 2 metra, forcat e ushtrise kane transportuar dje nje te semure me probleme kardiake nga komuna Topojan, ne spitalin e Kukesit. Pacienti priste prej 3 ditesh ne gjendje te rende, ndersa sipas mjekut Sokol Hasho, jane dhe raste te tjera ne po te njejten zone, por ne gjendje me te perballueshme.

Nderkohe vetem gjate 24 oreve te fundit jane transportuar per ne maternitet dy gra shtatzena dhe ne pediatri nje femije me temperature te larte, po nga ky qark.

Koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34466
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi