ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjerimi i historicizmit tė inteligjencės shqiptare

Shko poshtė

31052008

Mesazh 

Mjerimi i historicizmit tė inteligjencės shqiptare Empty Mjerimi i historicizmit tė inteligjencės shqiptare




Mjerimi i historicizmit tė inteligjencės shqiptar

Nga Ergys Mertiri

Debati i ndezur prej romanit tė Ben Blushit, i cili vijon prej javėsh tė mbushė faqet e gazetave, pėrtej diskutimit qė zhvillohet ka vėnė nė pah edhe disa karakteristika tė ēuditshme tė retorikės sė inteligjencės shqiptare. Mė tepėr sesa njė debat serioz, ky libėr ka provokuar zbulimin e realitetit tė vėrtetė, mbi tė cilin prodhohet dhe zhvillohet mendimi nė kėtė vend. Mė tepėr sesa pėr tė prodhuar ide, ky debat ka shėrbyer si njė testim pėr nivelin e inteligjencės shqiptare, pėr tė njohur mė mirė botėkuptimin ideor dhe kulturor tė saj. Gjithashtu, debati ka shėrbyer edhe pėr tė kuptuar raportin e kėsaj inteligjence me tė vėrtetėn, pėr tė njohur nivelin etik dhe tė objektivitetit tė saj. Ajo qė karakterizon kėtė debat, i cili vijon tė shpaloset pa asnjė urė tė ndėrmjetme komunikimi, ėshtė shurdhėria e protagonistėve, tė cilėt, tė deliruar nga vepra, e zhvillojnė tė gjithė retorikėn e tyre nė njė garė tė kordave tė fytit, ku vlera e argumentit nuk vjen nga ndonjė rigorozitet racional, por thjesht nga volumi me tė cilin ato shqiptohen apo nga shpeshtėsia e pėrsėritjes sė ideve, me anė tė sė cilės forma asgjėson thelbin, duke bėrė qė frazat e pėrsėritura tė tingėllojnė si argumente. Pėrsėritja pa fund e fjalive tė tilla si p.sh., “vepra duhet lexuar nė mėnyrė letrare”, tė ngjan mė tepėr si njė ushtrim didaktik, i cili synon tė aftėsojė publikun pėr tė pėrvetėsuar nė mėnyrė refleksive pėrmendėsh sesa si njė pėrpjekje pėr ta kanalizuar debatin mbi arsyetimet e duhura. Fraza tė tilla shqiptohen nė njė mėnyrė tė atillė qė bėn tė duket sikur debati pėrfundon kėtu, a thua se letėrsia tė ofron privilegjin tė shkruash gjithēka qė tė vjen pėr mbarė, pa asnjė lloj kufizimi, rregulli, etike, parimi apo stili. Nė kėtė mėnyrė, debati ėshtė i destinuar tė mos sjellė frytet e duhura. Qė nga dita e parė e deri mė tani, duket se, pėrveē njė kategorie tė caktuar, e cila ka marrė mundimin t’i qaset objektivisht dhe profesionalisht veprės, asnjė argument i ri nuk ėshtė hedhur nė tavolinė. Po kėshtu, asnjė pėrgjigje nuk ėshtė ofruar pėr njė sėrė kritikash tė bėra nga autorė tė ndryshėm ndaj veprės. Amatorizmi dhe shpėrfillja e argumenteve duket se e kanė shtyrė debatin larg njė gjuhe serioze dhe konstruktive, duke na ofruar mė tepėr kore kaotike fishkėllimash, tė denja vetėm pėr shkallė stadiumesh, ku i gjithė interesimi ėshtė tė mbysėsh me tė shara tifozėt e skuadrės (ar)mike dhe aspak pėr tė shijuar lojėn nė fushė.
Ndėrhyrja e Fatos Lubonjės ishte nga tė paktat iniciativa serioze pėr tė vėnė sadopak rend nė kėtė anarki qė ndot akustikisht hapėsirėn publike mediatike nė Shqipėri qė prej daljes sė romanit nė shtyp. Pas njė shkrimi tė tillė, ndoshta gjithkush ka pritur me dėshirė dhe kuriozitet pėrgjigjen pėrkatėse tė palės mbrojtėse, gjė e cila do tė mund tė sillte ndoshta vėrtet vlera nė kėtė debat. Por, ēuditėrisht gjithēka vijoji, sikur asgjė tė mos kishte ndodhur. Skenari reklamues vijoji tė shpalosej shpėrfillshėm, me tė njėjtin ritualitet, pa u ngushtuar aspak nga argumentet qė godasin fort thelbin e veprės. Ēani, te “Zonė e lirė”, vijonte tė fluturonte librin e Blushit nga njėri cep i panelit nė tjetrin, duke ofruar me zell dhuratat publike apo publicitare ndaj tė ftuarve tė tij tė premten e radhės, njerėz tė tjerė nga fusha e politikės dhe e medias vijuan tė shprehnin nėpėr shtyp kėnaqėsitė qė romani iu kishte dhuruar gjatė orėve tė leximit, si dhe akuzat pėr fanatizėm apo prapambetje vijuan tė derdheshin me tė njėjtin cinizėm ndaj tė gjithė atyre qė nuk kishin pėrjetuar tė njėjtin afeksion, si dhe tė njėjtin admirim pėr vlerat anonime letrare apo erudite tė autorit. Nuk mund tė mos mungonte edhe Arbėn Xhaferri, i cili nė njė intervistė pėr njė tė pėrditshme nxitoi tė shprehte mrekullimin e tij pėr erudicionin e papritur tė shfaqur prej Blushit nė gjysmėn e veprės (pasi, siē shprehej vetė, deri tani kishte arritur tė lexonte vetėm gjysmėn e romanit). Si tė mos mjaftonte kjo, me gjithė moshėn e tij aspak tė re, biologjike, politike apo edhe publicistike, Xhaferri nuk ngurroi tė shprehte madje edhe sesi romani kishte arritur ta ndihmonte tė njihte mė mirė vetveten, duke e bėrė tė pėsojė njė katarsis pėr t’u ēliruar nga paragjykimet dhe stereotipet etnocentriste, tė cilat e bėnin ta shihte me sy jo tė mirė ortodoksinė e variantit sllav. Falė Blushit, pas kaq vitesh lider i shqiptarėve nė njė shtet multietnik si Maqedonia, Xhaferri paska arritur tė kuptojė se paska qenė i infektuar me pikėpamje jo tė drejta pėr fqinjėt tanė ballkanikė, pėr t’u ēliruar mė nė fund nga skemat paragjykuese qe e kanė bėrė t’i shohė ata me sy jo tė mirė.
Ndėrkaq, deputeti socialist, Andis Harasani, nuk ngurroi tė zhvillonte polemikėn e tij mbi ato qė ai i quante tezat e kundėrshtarėve tė Blushit, tė cilat, sipas tij, ishin asgjė mė pak se disa teza mjerane konspirative, ku pėrfshiheshin akuza pėr komplote kolektive socialiste antishqiptare. Mund ta marrim lehtėsisht me mend se autori i ka shpartalluar krejtėsisht teza tė tilla pėr tė ēuar nė vend nderin dhe vlerat e romanit, si dhe tė klasės politike ku autori bėn pjesė, por ajo qė nuk kuptohet nė kėtė mes, ėshtė se kush i ka shtruar kėto teza nė debatin publik! Askund, nė asnjė faqe gazete nuk kemi parė tė derdhet ndonjė akuzė konspirative kundėr Blushit. Edhe nėse kėto ekzistojnė, vepra nuk mund tė mbrohet duke hedhur poshtė pikėpamje tė tilla periferike tė kritikės sė bėrė ndaj saj. Tė krijohet ideja se polemika nė mbrojtje tė romanit zhvillohet mė tepėr me kundėrshtarė imagjinarė, tė cilėt rrjedhimisht, nė mėnyrė gjithashtu imagjinare, parashtrojnė teza qė nuk i pėrkasin askujt nė opinionin publik. Njė mėnyrė vėrtet interesante kjo, pėr t’u ekspozuar si fitimtar pėrballė publikut, pas njė beteje tė tillė virtuale, ku ke patur privilegjin qė kundėrshtarin ta zgjedhėsh vetė, si dhe kujdesin qė ai tė jetė sa mė i dobėt, nė mėnyrė qė edhe fitorja tė jetė sa mė spektakolare. Nė kėtė mėnyrė, debati vijon tė zhvillohet me gishta nė vesh. Dikush i pėrgjigjet tezave konspirative tė njė debutuesi anonim, dikush tjetėr pėrsėrit nė vijimėsi se romani ėshtė artistik dhe jo historik, tė tjerė godasin nė ajėr armiq anonimė kundėr fjalės lirė dhe krijimtarisė letrare, nė mbrojtje tė artit, ndėrkohė qė zėrat e vėrtetė kritikė kanė mbetur pa pėrgjigje, pėr njė sėrė argumentesh serioze, pėr tė cilat ia vlen vėrtet tė diskutohet. Duke u nisur nga mendimi i njė prej polemistėve dhe epistemologėve mė tė mėdhenj tė shek XX, Karl Poper, logjika e njė debati serioz kėrkon qė, pėr tė mbrojtur njė tezė, tė marrėsh nė analizė argumentet mė tė forta tė kundėrshtarit. Sipas metodės sė Poperit, kritika fillon me ndėrtimin e tezės sė kundėrt, duke mbledhur tė gjithė argumentet e mundshme, nė mėnyrė qė fillimisht teza qė do tė kritikohet tė mbrohet sa mė fort. Mė pas, polemika ndėrton kritikėn e saj, e cila fillon analizėn e saj, vetėm pasi teza tė ketė ofruar tė gjitha argumentet e mundshme. Sipas tij, sa mė fuqishėm tė mbrohet mendimi i kundėrt, aq mė e fortė dhe serioze bėhet kritika qė e pason. Ndėrsa metoda e pjesėmarrėsve nė kėtė debat merret me tezėn mė tė dobėt, si dhe me argumentet mė tė dobėta tė saj. Ajo qė bėjnė mbrojtėsit e Blushit, ėshtė kujdesi pėr tė amplifikuar teza tė stisura, periferike, tė pavlera, duke i sjellė nė kontekste tė gabuara, pėr tė krijuar pėrshtypjen sikur zhurma kundėr veprės bėhet thjesht nga zėra tė tillė periferikė dhe fanatikė qė nisen nga mendime tė verbėra, si dhe nga inate personale. Kjo logjikė ėshtė dėshmi e njė botėkuptimi tė kundėrt me atė shkencor, duke synuar tė ofrojė mė tepėr njė debat mediatik sesa objektiv. Kjo metodė ėshtė pikėrisht ajo qė Poperi ka thėrrmuar nė “Mjerimi i historicizmit”, ku teoritė historiciste (si marksizmi dhe frojdizmi) shfaqen tė interesuara tė shkojnė drejt pėrgjithėsimeve tė patestueshme dhe jo drejt pėrfundimeve tė qarta tė mbetura tė hapura ndaj kritikės dhe testueshmėrisė. Pikėrisht, kėto forma tė tė menduarit janė tė kundėrta me ato qė karakterizojnė “shoqėritė e hapura” tė Poperit, duke mbjellė vetėm ndrydhjen e mendimit brenda kornizave tė ngurta tė skemave ideologjike, tė cilat pjellin vetėm modele shoqėrore totalitare.
Mėnyra sesi zhvillohet ky debat, dėshmon pėr mbetjet ideologjike historiciste, tė trashėguara nga utopitė e rrėnuara tė sė kaluarės, tė cilat ushtrojnė ende gravitetin e tyre nė rrėnjėt e mendimit tė elitave kulturore nė kėtė vend. Prandaj ky debat, mė tepėr se pėr gjithēka tjetėr, ka shėrbyer si njė test pėr identifikimin e rrėnjėve tė tilla, tė cilat mbajnė ende tė paralizuar mėnyrėn e tė menduarit tė elitave shqiptare. Kjo pėrbėn edhe arsyen se pėrse zhvillimi i mendimit nė shoqėrinė shqiptare shfaq herėpashere mutacione tė tilla deformuese, duke dėshmuar ngėrēin kulturor dhe ideor qė vazhdon tė pėsojė ky vend.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi