ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsimtaret, rroga deri ne 50 mije leke

Shko poshtė

31052008

Mesazh 

Arsimtaret, rroga deri ne 50 mije leke Empty Arsimtaret, rroga deri ne 50 mije leke




Arsimtaret, rroga deri ne 50 mije leke

Luljeta Ndoka
E Premte, 30 Maj 2008

Asnje page nen 40 mije leke per arsimtaret e shkollave te mesme. Te pakten kjo del nga perllogaritja paraprake e tyre, duke pasur parasysh pagen aktuale te punonjesve ne arsimin parauniversitar dhe shifra qe pritet te dale nga nje rritje e mundshme ne masen 15 per qind e kesaj kategorie punonjesish. Mesatarisht, i bie qe arsimtaret te kene ne llogarine e tyre mujore rreth 5 mije leke me shume sesa kane pasur deri tani. Megjithate, shifra konkrete e rritjes ndryshon sipas kategorive te arsimtareve.

Rritja

Rritja e cmimeve te ushqimeve, rritja e sherbimit te transportit, apo e cdolloj sherbimi tjeter ne vendin tone, te pakten do te shoqerohet me nje rritje modeste pagash. Vazhdimisht kane qene punonjesit e sektorit te arsimit, ata qe jane ankuar per paga te uleta. Por, pas dates 1 korrik te ketij viti, shtesa e pages do te mund te kompensoje te pakten rritjen e cmimeve dhe sherbimeve te ndryshme ne vendin tone. Masa e rritjes se pages do te jete standarde, pra 15 per qind, megjithate jo te gjithe arsimtaret do te mund te marrin te njejten sasi page. Rritja eshte konceptuar ne baze te kategorive, pra ne shkallen e kualifikimit dhe ne sasine e viteve te punes. Nje mesues qe jep mesim per here te pare dhe nuk ka pervoje pune do te marre 5370 leke me teper, ndersa nje mesues qe ka mbi 20 vjet pune do te marre plot 6425 leke me teper ne nje muaj. Miratimi i projektbuxhetit do te conte ne nje rritje te ndjeshme te pagave per arsimtaret e shkollave te mesme. Pyetjes se sa pritet te jete rritja reale e pages per mesuesit e shkollave te mesme, specialistet i pergjigjen se kjo ndryshon ne baze te kategorive te tyre.

Kategorite

Keshtu, nese nje mesues i kategorise se katert (fillestar, pa pervoje pune) aktualisht paguhet me 35 mije e 800 leke ne muaj, me rritjen e vitit 2008, pagesa mujore pritet t'i behet 41170 leke. Fakti qe paga mujore do te kete kete vlere per nje mesues qe mund te mos kete punuar asnje dite, do te thote se nuk do te kete paga nen kete shifer. Me shtimin e numrit te viteve te punes, shtohet edhe pagesa mujore. Per mesuesit e kategorise se trete, qe kane mbi 5 vjet pune, paga do t'u arrije ne 42903.05 leke, nga 37307 leke qe e kane pasur deri ne castet kur vendimi te botohet ne Fletoren Zyrtare. Arsimtaret e kategorise se dyte (me mbi 10 vjet pune ne kete profesion) do te behet 44637,25 leke nga 38815 leke qe eshte aktualisht. Ndersa kategoria e pare duket se do te shperblehet me mire per punen mbi 20-vjecare. Rritja e re qe pritet te aplikohet ne vitin 2008 pritet t'ua rrise pagesen mujore me 6425 leke. Kjo do te thote se, nga 42835 leke qe e kane aktualisht mesuesit e kesaj kategorie, rroga do t'u behet atyre ) rreth 50 mije leke, ose me sakte, 49260,25 leke ne muaj. Edhe per mesuesit e shkollave 9-vjecare dhe arsimit parashkollor pritet te kete rroga 15 per qind me te larta. Gjithsesi, parashikimet per rritjet e tyre do te mund t'i botojme ditet ne vazhdim. Rritja e fundit e pagave per sektorin e arsimit (por edhe te shendetesise) eshte bere ne korrik te vitit te kaluar, duke i shtrire efektet financiare qe nga 1 korriku 2007. Megjithate mesuesit te perfaqesuar nga sindikatat e tyre kane shprehur pakenaqesi per kete rritje, duke deklaruar se ajo nuk ishte reale. Kjo per shkak te taksave, e sidomos asaj te sheshte. Sipas kesaj te fundit, arsimtareve u mbahen pagat ne masen 10 per qind si tatim mbi te ardhurat. Sindikatat e arsimit kane protestuar vazhdimisht per pagat, duke u shprehur se Arsimi eshte sektori me i diskriminuar.

Pagat e arsimtareve te shkollave te mesme:

Ishin

Kategoria 4 (mesues fillestar pa pervoje pune) 35.800 leke

Kategoria 3 (mesues me 5 vjet pune) 37.307 leke

Kategoria 2 (10 vjet pune) 38.815 leke

Kategoria 1 (20 vjet pune) 42.835

Behen:

Kategoria 4 (mesues fillestar pa pervoje pune) 41170 leke

Kategoria 3 (mesues me 5 vjet pune) 42903.05 leke

Kategoria 2 (10 vjet pune) 44637,25 leke

Kategoria 1 (20 vjet pune) 49260,25 leke

Mesuesit perfituan rritje me ane te atestimit

Atestimi, i zhvilluar me 29 mars te ketij viti ndikon ne rritjen e pages se mesuesve. Keshtu, per shembull, nese nje mesues para momentit te atestimit klasifikohej ne shkallen e dyte te kualifikimit, atestimi e ka nxjerre ate ne shkallen e pare, nese ka arritur qe te shpallet kalues ne provim. Kjo do te thote se ky mesues i marre si shembull, perfiton rreth 5 mije leke me shume ne muaj sesa kur ishte ne kategorine e dyte. Very Happy
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35531
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Arsimtaret, rroga deri ne 50 mije leke :: Komentet

avatar

Mesazh Sat May 31, 2008 5:16 pm nga neni 55

Aresimtaret e meritojne te vleresohen, nese vertet duam qe aresimin ta vendosim ne themele te forta. Nuk mun te punoj me pasion nje mesues me barkun bosh. Eshte pikerisht rroga e ulet ajo qe mban larg ketij profesioni shume kuadro te talentuar ne kete fushe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi