ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjensia e Lajmeve SOT - Komente dhe Analiza

Shko poshtė

08052012

Mesazh 

Agjensia e Lajmeve SOT - Komente dhe Analiza Empty Agjensia e Lajmeve SOT - Komente dhe Analiza




Agjensia e Lajmeve SOT - Komente dhe Analiza B_115_98_16777215_0___images_5Komentet_toptaniShumė njerėz nuk e dinė qė Bajram Curri ka qenė Ministėr pa Portofol, nė tė njėjtėn qeveri me Ahmet Zogun dhe shumė tė tjerė nuk e dinė se Fan Noli ka qenė disa here ministėr i Jashtėm, pėrpara se tė organizonte tė ashtuquajturin “Revolucion tė qershorit”.

Disa tė tjerė gjithashtu nuk e dinė se Aleksandėr Xhuvani ka qenė ministėr i Arsimit njėlloj si gjuhėtari Eqerem Ēabej, i cili drejtoi arsimin nė qeverinė kuislinge qė bashkėpunoi me nazistėt gjermanė, nė vitin 1943-44. Shqipėria ka njohur kriza reale ekonomike ose sociale qė janė shkaktuar nga varfėria, luftrat botėrore, ose ballkanike, si edhe nga marrėzitė e politikanėve tė brendshėm tė cilėt e kishin mendjen t’i ngrinin kurthe njėri - tjetrit pėr tė larguar politikanėt nga sferat publike. Pėr kėtė arsye ata i bėnin njėri - tjetrit, letra kėrcėnuese, shantazhe, rrahje me mjete tė forta, ose atentate me vrasje. Kėshtu ėshtė tepėr i njohur atentati i Ahmet Zogut pėr tė zhdukur nga faqja e dheut kundėrshtarėt politikė, por nga ana tjetėr janė tė njohura edhe tentativat e kundėrshtarėve tė tij pėr ta larguar Zogun me anė tė revolucioneve ose kundėrrevolucioneve. Kėtu mund tė pėrmendim edhe atentatin ndaj Zogut apo vrasjen me atentat tė Ministrit tė Drejtėsisė, Vasil Avrami.

Qeveri me jetė tė shkurtėr
Qeveritė shqiptare nė fillimet veta kanė pasur njė aktivitet shumė tė shkurtėr. Brenda njė muaji janė rrėzuar dhe dekretuar nga 2-3 kabinete qeveritare. Madje nė vitin 1921 brenda njė muaji u ndėrruan rreth 4-5 qeveri, tė cilat zgjatėn nga 3 ditė deri nė njė javė. Pa llogaritur kėtu qeverinė e Qazim Koculit, e cila zgjati vetėm njė orė e treēerek. Sepse pikėrisht, njė orė pas krijimit tė kabinetit, ishte pikėrisht kryeministri i sapoemėruar Qazim Koculi, i cili pasi piu kafen nė zyrėn e tij, menjėherė dha dorėheqjen nga ky post. Dhe pastaj u desh treēerek ore qė t’i mbushnin mendjen tė ripranonte por kjo nuk u arrit.
Qeveria njėditore e Qazim Koculit, 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921 ėshtė me tė vėrtetė njė rast specifik qė mund tė studiohet. Kjo ndodhi kėshtu: Pas dorėheqjes sė Pandeli Evangjelit, njė grup politikanėsh si Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, etj, bindėn mė pas Qazim Koculin tė formonte njė qeveri. Koculi pranoi, me kushtin qė nė kabinetin e kryesuar prej tij tė mos ishte prezent Hasan Prishtina. Por Koculi jep dorėheqjen pas njė ore nė mėnyrė tė papritur.
Dorėheqja e papritur e Koculit, detyroi Kėshillin e Naltė t’ia besonte mandatin e kryesimit tė qeverisė njėrit prej protagonistėve tė krizės, Hasan Prishtina. Emėrimi i Prishtinės ngjalli pakėnaqėsi tė shumta nė tė gjithė vendin, deputetėt ikėn nga Tirana, nė Durrės e nė qytete tė tjera. Kryeministri Prishtina, qė ditėt e para, u dha urdhėr Forcave tė Armatosura tė shtien nė dorė “me se s’bėn” deputetėt. Nė kėto kushte, njė grup deputetėsh shtuan trysninė ndaj qeverisė Prishtina, duke e detyruar atė tė japė dorėheqjen. Pas mbetjes bosh tė vendit tė kryeministrit, Kėshilli i Naltė dekretoi njė qeveri kalimtare, me drejtorė ose ndryshe sekretarė tė pėrgjithshėm, deri nė formimin e kabinetit tė ri. Pas qeverisė kalimtare, Kėshilli i Naltė, emėroi qeverinė e re, ku kryeministėr u vendos tė ishte Xhafer Ypi. Qeverisja e Xhafer Ypit pėrkon me zhvillime tė reja, si dhe ndryshime tė raporteve politike nė vend.
Ahmet Zogu forcon pozitat
Nė fund tė vitit 1922, pozitat politike tė Ahmet Zogut, ishin forcuar dukshėm. Si ministėr i Punėve tė Brendshme, ai kishte treguar vendosmėri dhe energji nė detyrėn e tij. Duke patur edhe pėrkrahjen e grupit tė pronarėve tė mėdhenj, Ahmet Zogu ishte gati tė merrte drejtimin e qeverisė. Pas zgjedhjeve pėr Kėshillin e Naltė, ku Xhafer Ypi u zgjodh Kėshilltar, nė vendin e tij si kryeministėr, Kėshilli emėroi Ahmet Zogun, i cili kryesonte edhe Partinė Popullore. Qeveria pati gjithmonė marrėdhėnie tė acaruara me Hasan Prishtinėn dhe pėrkrahėsit e tij. Madje, nė zgjedhjet pėr Kuvendin Kushtetues, pati njė atentat ndaj A. Zogut. Nė kėto kushte tė acaruara, Ahmet Zogu tėrhiqet nga drejtimi i qeverisė. Ndėrsa pas shpalljes sė Republikės, nė 31 janar 1925 Kuvendi Kushtetues zgjedh Ahmet Zogun tė parin President nė atė kohė quhej Kryetari i Republikės. Detyra e kryeministrit iu dha disa herė Evangjelit por kabineti qeveritar dorėhiqet, pas vrasjes sė Ministrit tė Drejtėsisė Vasil Avrami.

Qeveria e Qazim Koculit, 6 dhjetor 1021 -6 dhjetor 1921
Qazim Koculi - Kryeministėr
Fan Noli - Ministėr i Jashtėm
Luigj Gurakuqi – Ministėr i Brendshėm
Ahmet Dakli –Ministėr i Financave
Haki Tirana – Ministėr i Arsimit
Hoxhė Kadriu – Ministėr i Drejtėsisė
Zija Dibra – Ministėr i Luftės
Koēo Tasi – Ministėr i Punėve Botore


Qeveria e Hasan Prishtinės, 7 dhjetor 1921 – 12 dhjetor 1921
Hasan Prishtina – Kryeministėr
Fan Noli - Ministėr i Jashtėm
Luigj Gutakuqi - Ministėr i Brendshėm
Ahmet Dakli - Ministėr i Financave
Kristo Dako – Ministėr i Arsimit
Zija Dibra – Ministėr i Luftės
Haki Tefiku – Ministėr i Punėve Botore

Qeveria teknike, 12 dhjetor 1921 -34 dhjetor 1921
Idhomene Kosturi – Kryeministėr
Xhafer Vila –Ministėr i Jashtėm
Rauf Fico – Ministėr i Brendshėm
Sulejman Starova – Ministėr i Financave
Aleksandėr Xhuvani – Ministėr i Arsimit
Qerim Ēelo – Ministėr i Drejtėsisė
Shefik Kosturi- Ministėr i Luftės
Kostaq Paftali – Ministėr i Punėve Botore


Qeveria e Xhafer Ypit, 24 dhjetor 1921 – 2 dhjetor 1922

Xhafer Ypi - Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Pandeli Evangjeli – Ministėr i Jashtėm
Kolė Thaēi – Ministėr i Financave
Rexhep Mitrovica – Ministėr i Arsimit
Hysen Vrioni – Ministėr i Drejtėsisė
Ismail Tatzati – Ministėr i Luftės
Spiro G. Koleka – Ministėr i Punėve Botore

Qeveria e Ahmet Zogut, 2 dhjetor 1922 -25 shkurt 1924
Ahmet Zogu – Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Pandeli Evangjeli – Ministėr i Jashtėm
Kolė Thaēi – Ministėr i Financave
Rexhep Mitrovica –Ministėr i Arsimit
Hysen Vrioni – Ministėr i Drejtėsisė
Ismail Tatzati – Ministėr i Luftės
Spiro G. Koleka – Ministėr i Punėve Botore

Qeveria e Shefqet Vėrlacit, 3 mars 1924- 27 maj 1924
Shefqet Vėrlaci – Kryeministėr dhe ministėr i Brendshėm
Iljaz Vrioni – Ministėr i Jashtėm
Luigj Gurakuqi – Ministėr i Financave
Fahri Rashid – Ministėr i Arsimit
Myfit Libohova – Ministėr i Drejtėsisė
Mustafa Aranitasi – Ministėr i Luftės
Kostaq Kota – Ministėr i Punėve Botore

Qeveria e Iljaz Vrionit, 11 maj 1924 – 10 qershor 1924
Iljaz Vrioni – Kryeministėr dhe ministėr i Jashtėm
Abdurrahman Dibra – Ministėr i Brendshėm
Myfit Liohova – Ministėr i Financave
Fahri Rashid –Ministėr i Arsimit
Benedik Nimishti - Ministėr i Drejtėsisė
Mustafa Aranitasi – Ministėr i Luftės
Koēo Kota Ministėr i Punėve Botore

Qeveria e Fan Nolit, 16 qershor 1924 – 24 dhjetor 1924
Fan Noli – Kryeministėr
Sulejman Delvina – Ministėr i Jashtėm
Rexhep Shala – Ministėr i Brendshėm
Luigj Gurakuqi – Ministėr i Financave
Stavro Vinjau – Ministėr i Arsimit dhe Drejtėsisė
Qazim Koculi – Ministėr i Punėve Botore
Xhemal Bushati – Ministėr pa Portofol

Qeveria e Zogut, 6 janar 1924 – 31 janar 1925
Ahmet Zogu – Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Imzot Koleci– Ministėr i Jashtėm
Myfit Libohova – Ministėr i Drejtėsisė
Koēo Kota – Ministėr i Punėve Botore

Qeveria e Zogut, 1 shkurt 1925 – 23 shtator1925
Ahmet Zogu – President i Republikės
Myfit Libohova - Ministėr i Jashtėm dhe i Financave
Ceno Kryeziu – Ministėr i Brendshėm
Koēo Kota – Ministėr i Punėve Botore
Musa Juka – Ministėr i Bujqėsisė

Qeveria e Zogut, 28 shtator 1925- 1shtator 1928
Ahmet Zogu - President i Republikės
Hysen Vrioni - Ministėr i Jashtėm
Musa Juka – Ministėr i Brendshėm
Sulejman Starova - Ministėr i Financave
Milto Tutulani - Ministėr i Drejtėsisė

Qeveria e Koēo Kotės, 5 shtator 1928- 13 janar 1929

Koēo Kota – Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Iljaz Vrioni – Ministėr i Jashtėm
Milto Tutulani – Ministėr i Financave
Xheferr Ypi - Ministėr i Arsimit
Hiqmet Delvina – Ministėr i Drejtėsisė
Sali Vuēiterni – Ministėr i Punėve Botore
Musa Juka –Ministėr i Bujqėsisė

Qeveria e Koēo Kotės, 14 janar 1929- 5 mars 1930
Koēo Kota – Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Rauf Fico – Ministėr i Jashtėm
Milto Tutulani –Ministėr Financave
Abdurrahman Dibra –Ministėr i Arsimit
Hiqmet Delvina – Ministėr i Drejtėsisė
Sali Vuēiterni – Ministėr i Punėve Botore
Musa Juka –Ministėr i Bujqėsisė

Qeveria e Pandeli Evangjelit, 6 mars 1930 -11 prill 1931
Pandeli Evangjeli –Kryeministėr
Rauf Fico - Ministėr i Jashtėm
Musa Juka - Ministėr i Brendshėm
Hilė Mosi - Ministėr i Arsimit
Vasil Avrami - Ministėr i Drejtėsisė
Mehdi Frashėri – Ministėr i Bujqėsisė

Qeveria e Evangjelit, 29 prill 1931 – 7 dhjetor 1932
Pandeli Evangjeli – Kryeministėr
Hysen Vrioni - Ministėr i Jashtėm
Musa Juka - Ministėr i Brendshėm

Lame Kareco - Ministėr i Financave
Hilė Mosi –Ministėr i Arsimit
Milto Tutulani - Ministėr i Drejtėsisė
Izet Dibra - Ministėr i Punėve Botore
Seit Toptani - Ministėr i Bujqėsisė

Qeveria e Evangjelit, 11 janar 1933- 16 tetor 1935
Pandeli Evangjeli –Kryeministėr
Xhaferr Vila - Ministėr i Jashtėm
Musa Juka - Ministėr i Brendshėm
Abdurrahman Dibra - Ministėr i financave
Mirash Ivanaj – Ministėr i Arsimit
Vasil Avrami - Ministėr i Drejtėsisė
Sandėr Saraēi - Ministėr i Punėve Botore
Dhimitėr Berati - Ministėr i Bujqėsisė

Qeveria e Mehdi Frashėrit, 21 tetor 1935- 7 nėntor 1936
Mehdi Frashėri - Kryeministėr
Fuat Asllani – Ministėr i Jashtėm
Ethem Toto – Ministėr i Brendshėm
Rrok Gera - Ministėr i Financave
Nush Bushati – Ministėr i Arsimit
Ndoc Naraēi – Ministėr i Punėve Botore
Dhimitėr Berati - Ministėr i Bujqėsisė

Qeveria e Koēo Kotės, 9 nėntor 1936 – 7 prill 1939
Koēo kota – Kryeministėr dhe ministėr i Punėve Botore
Eqerem Libohova - Ministėr i Jashtėm
Nysa Juka - Ministėr i Brendshėm
Faik Shutka - Ministėr i Arsimit
Thoma Orollogai - Ministėr i Drejtėsisė
Terenc Toēi – Ministėr i Ekonomisė

Qeveria e pushtimit fashist, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941
Shefqet Vėrlaci – Kryeministėr
Xhemal Dino - Ministėr i Jashtėm
Malaiq Bushati – Ministėr i Brendshėm
Fejzi Alizoti - Ministėr i Financave
Ernest Koliqi – Ministėr i Arsimit
Xhaferr Ypi – Ministėr i Drejtėsisė
Anton Beēa – Ministėr i Ekonomisė
Tefik Mborja- Ministėr, sekretar i Partisė Fashiste

Qeveria e Mustafa Krujės, 10 dhjetor 1941- 4 janar 1943
Mustafa Kruja – Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Shuk Gurakuqi – Ministėr i Financave
Xhevat Korēai – Ministėr i Arsimit
Hasan Dosti – Ministėr i Drejtėsisė
Iljaz Agushi – Ministėr i Punėve Botore
Fuat Dibra – Ministėr i Ekonomisė
Tahir Shtylla – Ministėr i Tokave tė Ēliruara
Teki Mborja dhe Qazim Koculi – Ministra tė Shtetit
Jup Kazazi – Ministėr, sekretar i Partisė Fashiste

18 janar 1943 – 11 shkurt 1943
Eqerem Libohova – Kryeministėr
Fiqėri Dine – Ministėr i Brendshėm
Loro Musani - Ministėr i Financave
Ndoc Naraēi – Ministėr i Ekonomisė
Anton Kozmaēi – Ministėr i Drejtėsisė
Mihal Sherka – Ministėr i Kulturės
Iljaz Agushi – Ministėr i Punėve Botore
Ismet Kryeziu – Ministėr i Tokave tė Ēliruara
Kolė Mirakaj – Ministėr, sekretar i Partisė Fashiste

11 maj 1943 – 10 shtator 1943
Eqerem Libohova – Kryeministėr
Iljaz Agushi – Ministėr i Punėve Botore
Kolė Mirakaj – Ministėr i Brendshėm
Anton Beēaj - Ministėr i Financave
Anton Kozmaēi – Ministėr i Industrisė
Hilmi Leka –Ministėr i Kulturės

5 nėntor 1943 – 17 qershor 1944
Rexhep Mitrovica - Kryeministėr
Mehmet Konica dhe Bahri Omari – Ministra tė Jashtėm
Xhaferr Deva –Ministėr i Brendshėm
Sokrat Dodbba – Ministėr i Financave
Eqerem Ēabej dhe Koēo Muka - Ministra tė Arsmit
Rrok Kolaj – Ministėr i Drejtėsisė
Musa Gjylbegu – Ministėr i Punėve Botore
Ago Agaj –Ministėr i Ekonomisė
Kolė Tromara – Ministėr i Kulturės

18 korrik 1944-28 gusht 1944
Fiqėri Dine – Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Eqerem Vlora – Ministėr i Jashtėm
Koēo Muka - Ministėr i Arsimit
Rifat Begolli – Ministėr i Ekonomisė
Musa Gjylbegu – Ministėr i Punėve Botore
Mark Gjonmarkaj – Ministėr i Kulturės

7 shtator 1944 – 25 tetor 1944
Ibrahim Biēaku – Kryeministėr dhe Ministėr i Brendshėm
Ethem Cara - Ministėr i Financave
Rrok Kolaj – Ministėr i Arsimit
Lefter Kosova - Ministėr i Punėve Botore
Rifat Begolli – Ministėr i Ekonomisė
Akile Tasi – Ministėr i Kulturės

Qeveria e parė komuniste e dalė nga Kongresi i Pėrmetit
Enver Hoxha - Kryetar pėr Luftėn dhe Mbrojtjen Kombėtare
Myslym Peza - Nėnkryetar
Omer Nishani – I ngarkuar me punėt e jashtme
Haxhi Lleshi – I ngarkuar me punėt e brendshme
Ramadan Ēitaku – I ngarkuar me Financat
Gjergj Kokoshi – I ngarkuar me Arsimin
Medar Shtylla – I ngarkuar me Ekonominė
Bedri Spahiu – I ngarkuar me Rindėrtimin
Manol Konomi - I ngarkuar pėr Drejtėsinė
Sejfulla Malėshova – I ngarkuar me Propagandėn
Spiro Koleka – I ngarkuar me Punėt Botore
Ymer Dėshnica - I ngarkuar me Shėndetėsinė


Ilir Bushi
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi