ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga bletėt vjen “arma” e re kundėr kancerit

Shko poshtė

08052012

Mesazh 

Nga bletėt vjen “arma” e re kundėr kancerit Empty Nga bletėt vjen “arma” e re kundėr kancerit





Nga bletėt vjen “arma” e re kundėr kancerit MjaltiHojet e mjaltit pėrmbajnė njė substancė aktive, e aftė tė ndalė zhvillimin e qelizave kancerogjene

Propolisi (ose dylli, siē i themi nė jetėn e pėrditshme), e cila ėshtė njė substancė rrėshinore e prodhuar nga bletėt, me qėllim pėr tė mbajtur mjaltin nė hojet e zgjoit njihet prej shumė shekujsh nė mjekėsinė popullore pėr shkak tė pėrdorimit tė saj tė shumtė kundėr sėmundjet e sezonit tė ftohtė si ftohjet, dhimbjet e fytit apo alergjitė e ndryshme.


Por, kohėt e fundit kjo substancė e prodhuar nga bletėt ėshtė bėrė objekt i njė studimi qė synon t’i japė statusin e njė ilaēi kundėr qelizave kancerogjene qė shkaktojnė kancerin e prostatės. Eksperimenti ėshtė ushtruar mbi disa minj, nga ka rezultuar se te ato kafshė qė u trajtuan me substancėn propolis vihej re njė reduktim nė masė i tumorit tė prostatės. Sipas studiuesve, nėse minjtė ushqeheshin ēdo ditė me propolis, qelizat kancerogjene pushojnė sė rrituri, pėrkundrazi, nė momentin qė trajtimi me kėtė substancė ndėrpritej, fillonte pėrsėri zhvillimi i tumorit.

Sipas studiuesve, nuk ėshtė se me kėtė substancė shkatėrrohet kanceri, por qelizat kancerogjene pushojnė sė rrituri dhe nė kėtė mėnyrė mund tė kapet nė kohė sėmundja pėrpara se tė pėrparojė. Kėshtu, aftėsia pėr tė mbajtur nėn mbikėqyrje rritjen e tumorit, bėn qė ai tė mund tė trajtohet mė me kujdes dhe tė ekzistojė njė shans mė shumė pėr tė pasur sukses nė shkatėrrimin e tij. Gjėja mė e mirė nė kėtė rast ėshtė se kemi tė bėjmė me njė mjekim mė se natyral, qė i shtohet ndėrkohė pėrpjekjeve tė tjera tė arritura nga mjekėsia nė luftėn kundėr sėmundjes sė kancerit.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi